VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gazetari Gjençaj: Policët më tërhoqën dhe shtynë se po filmoja.

By | July 27, 2021
blank

Komentet

blank

Evi Kokalari: Bashës i ka mbetur vetëm vula e PD dhe Grida Duma. Firmosni thirrjen e Kuvendit

Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari ka marrë fjalën në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj, Kokalari është shprehur se Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së. Ajo tha se, Basha ka emëruar deputetë njerëz si Grida Duma e disa të tjerë, të cilët janë të vetmit që i kanë mbetur.

Pjesë nga fjala e aktivistes, Evi Kokalari:

Sot pas 30 vitesh PD është marrë peng nga PS-ja dhe ne nuk kemi opozitë. Unë jam shumë dakord që Basha të jetë ish-kryetar i PD-së.

Problemi është se Basha nuk ka mundur të ketë bazën me vete. Nëse Basha do të shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën e PD-së, nuk do të mblidheshin më shumë se 5 veta. Unë shikoj se kudo që shkon Sali Berisha, ka një bazë shumë të fortë, e kjo është ajo që do e shpëtojë PD.

Sali Berisha ka një detyrë shumë të rëndësishme që të rindërtojë PD-në me parimet e Partisë Republikane në SHBA.

Po përfitoj nga rasti që të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në PD. Duhen parë ndryshimet mes PD dhe PS, dhe ndryshimet janë të mëdha.

Fushatat primare është gjëja më e rëndësishme në një parti. Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë.

Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.

Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA.

blank

VIDEO VIRALE- SYRI TV- Tensionet, Serbia drejton armët nga Kosova

Serbia rreshton ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën.

Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim. Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar.

Serbia pretendon se me këtë po dërgon një mesazh të qartë për palën tjetër.

Ndërkohë një video e SYRI TV, e cila tregon se si xhandarmëria serbe i ka drejtuar pushkët për nga Kosova, u bë virale në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, forcat speciale të Kosovës janë në gatishmëri të lartë.

Ajo tregon edhe njëherë se sa e rënduar është situata, ndërkohë që retorika është ndezur në maksimum.

blank

VIDEO- Arifi: E kemi mirëpritur vendimin e Kurtit për reciprocitetin, u forcua shtet-ndërtimi i Kosovës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për moderatoren Armela Ferko, për Syri Tv, foli për reciprocitetin e targave që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Arifi thekson se vendimi është mirëpritur nga shqitarët që jetojnë në Luginë, pasi qytetarët mendojnë se kështu forcohet shtet-ndërtimi i Kosovës.

Ne e kemi mirëpritur vendimin e marrë nga Albin Kurti. Ky vendim forcon shtet-ndërtimin e Kosovës. Të gjithë shqiptarët janë të kënaqur me këtë vendim, madje thonë se është vendim i vonuar.

Reciprociteti duhet edhe në nivel kombëtar. Serbët në veriun e Kosovës e përdorin flamurin e Serbisë, ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk e përdorin flamurin shqiptar.

Serbia, duke mos pasur reciprocitetin, ka forcuar pozitën e serbëve në Kosovë. Vendimi është brenda kornizës së mbrojtjes së autoritetit të shtetit të Kosovës dhe reciprociteti duhet të zgjerohet e nuk duhet të ketë kthim mbrapa. Institucionet tona vetë duhet të forcohen.

Fatkeqësisht Tirana e Prishtina vazhdojnë të kenë politikë të pakoordinuar për reciprocitetin, por duhet ta kishin të përbashkët, sepse vlen për të forcuar autoritetet tona’, deklaroi Arifi.

blank

Arkiv: Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi interviston Pjetër Arbnorin, kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë

 

Intervistë e ish-Kongresmenit Joe DioGuardi me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Pjetër Arbnori.

Z.Joe Dioguardi kishte shkruar ne Shqipëri i shoqëruar me një delegacion kongresual përfaqësues i tre komiteteve të Kongresit për të mbledhur fakte dhe për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës Verio-Atlantike. Është vitit 1993. Më poshtë po ju sjellim intervistën e plotë:

blank

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.

Intervistat e Inva Mulës janë ngjarje për jetën artistike.

Ajo është gjithmonë primadona, jo vetëm si soprano me famë botërore, por edhe sepse me zërin e saj ajo shqipton të vërtetat për të cilat shumë artistë të tjerë heshtin.

Inva Mula është artiste e madhe dhe indipendente.

Intervista sot tek Tiranapost ka marrë shkas për një scoop skandal të drejtuesave të Teatrit të Operas dhe Baletit të cilët në mbrëmjen gala organizuar me rastin e 65 vjetorit dhe rinkonstruksionit të TOB nuk e ftuan  në skenë sopranon, dhe jo vetëm kaq, në atë skenë mungonin edhe plot emra të tjerë të rëndësishëm për Teatrin e Operas dhe Baletit.

Në këtë gala ishte i ftuar i madhi Placido Domingo, emri i të cilit kishte direkt lidhje me sopranon, sepse Inva Mula është artistja e parë shqiptare që fitoi konkursin e Pacido Domingo në Paris.

Në këtë intervistë Inva thotë se i erdhi shumë keq që në këtë gala as si imazh nuk u shfaqën prindërit e saj, artistët Nina Mula dhe Anvi Mula.

Por asaj i vjen keq që aty mungonin edhe plot artistë të tjerë, që kishin dhënë jetën për artin, sepse thotë Inva Artistët japin jetën për artin.

“Unë isha e ftuar si spektatore, por unë nuk mund të isha spektatore, unë mund të isha edhe 99 vjeç dhe nuk mund të isha spektatore”, thotë Inva Mula.

Pastaj ajo shton: “Ne nuk kemi të drejtë që të harrojmë Artistët.

Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.

Problemi në Shqipëri është se ne në Shqipëri nuk kemi memorie.

Në 65 vjetorin e këtij teatri të gjithë Artistët kanë kontributin e tyre, secili nga një tullë.

Shumë artistë shqiptarë janë larguar nga kjo botë shumë të varfër. Për këta Artistë nuk pati as një homazh..

Ne nuk duhet të heshim, për gjëra të rëndësishme ne nuk duhet të heshtim…”

Më poshtë po e sjellim intervistën e plotë:

 

blank

blank

blank

VIDEO nga SYRI TV- Braçe akuza qeverisë: Skemat për fshatin kanë dështuar

Ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të bëjë opozitën e qeverisë Rama, duke e kritikuar për politiken fiskale në sektorin e Bujqësisë. Braçe ka deklaruar se keqqeverisja dhe taksimi jo i duhur ka zhytur këtë sektor në krizë e për pasojë ka larguar krahun e punës e ka mbyllur ferma bujqësore.

Nga SYRI TV

Vetëm një ditë pasi boshatisi zyrën e tij në kryeministri, ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka marrë rolin e opozitarit ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Sot, me anë të një statusi, Braçe ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, ku për vite ishte numri 2, se ka lënë në harresë sektorët jetikë duke thelluar hendekun e varfërisë për shqiptarët. Ai ka shigjetuar Kryeministri Rama për deklaratat e tij se s’ka krah pune, duke publikuar të dhëna për numrin e punëtorëve të larguar.

‘S’kemi punetore!

S’kemi punetore!

Po humbim punetore ne fakt!

A e mbani mend 2018-ten?

Koha kur nje politike fiskale vrau punen e qindra mije bujqeve!

Duhet ndryshim tani qe te mos humbim punetoret e rinj te bujqesise e blegtorise!

Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë.

Rroga e referuar nga INSTAT aty është vetëm 35. 580 lekë’, shkruan Braçe në Facebook.

Më tej ish-zv. Kryeministri Braçe ka bërë edhe një pasqyrë të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë, duke dhënë shifrat se si politikat fiskale e kanë shkatërruar këtë sektor.

Madje, nëpërmjet të shifrave Braçe ka nxjerrë se si superprodhimi I rajonit ka dëmtuar fermerët vendas, kjo një paralajmërim për rritjen e pasojave me zbatimin e projektit të Open ballkan, ku prodhimi i rajonit nuk do të ketë më asnjë barrierë doganore.

‘Kemi humbur 100.000 krerë nga 2018, 54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit; Kemi humbur 300. 000 krerë të leshta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit prej tyre; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye:

Nuk humbin para te sjellin qumeshtin nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, nuk humbin para te sjellin mishin nga Argjentina, Brazili, nuk humbin para te sjellin ullirin nga Greqia, te sjellin perime per konservim nga cilido vend i botes;

TVSH ka rregjimin 20 me 20% ne rastet e importit te lendes se pare per perpunim!’, vazhdon Erion Braçe me shënimin e tij në rrjetet sociale.

Duke shmangur angazhimin e qeverisë, ku nuk është më pjesë, Erion Braçe ka theksuar se ardhja në ndihmë të fshatit me politika të reja fiskale është një detyrë e Partisë Socialiste.

blank

VIDEO LIVE- Pritje madhështore në Fier, mijëra qytetarë presin Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Fier, ku do të takohet me anëtarësinë e PD-së.

Ai është pritur nga qindra qytetarë që në Lushnje që e kanë shoqëruar deri në Fier.

Në këtë qytet ishin mbledhur mijëra qytetarë si jashtë dhe brenda sallës.

Sali Berisha është pritur nga kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi ai i cili e ka shoqëruar në ambientet e brendshme.

blank

VIDEO – Shqipëria po plaket dhe varfërohet, shtesa natyrore më e ulëta në rajon

Emigracioni nga varfëria, ulja e lindshmërisë dhe numri i lartë i vdekjeve, pritet të shkrijnë popullsinë shqiptare me 25% deri në vitin 2050. Në vendin tonë, lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh.  Nga ana tjetër 80% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë vitale duke thelluar më tej fenomenin e ‘ikjes së trurit’.

Nga SYRI TV

Shqipëria pritet të humbasë 25% të popullsisë deri në vitin 2050, pasi politika e 30 viteve të fundit nuk ka mundur ta ndalë emigracionin dhe uljen e lindshmërisë, referuar të dhënave të Eurostat. Popullsia e vendit po tkurret me ritme më të shpejta se parashikimet, si rrjedhojë e rënies së lindshmërisë, por edhe emigracionit. Nga viti 1990, kurba demografike ka pësuar tkurrje, madje më të mëdha se projeksionet e bëra nga organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Nga viti 1989 deri më 2020, grupmosha 15-29 vjeç ka pësuar rënie me 30%, kjo pasi emigrimi i tyre ka qenë në nivele të larta, duke u pasuar ndjeshëm edhe me norma negative lindshmërie nga viti në vit. Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë dhe kjo situatë është e lidhur ngushtësisht me emigracionin dhe faktorë të tjerë ekonomik të brendshëm.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga viti 2010 deri në vitin 2019 kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së, 219 mijë shqiptarë, 80% e të cilëve të moshës nën 34 vjeç. Arsyet e dhëna nga ta, në sondazhe lidhen me papunësinë dhe mungesën e shpresës. Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë shqiptare dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë. Një factor më shumë ky ër të kuptuar se popullsia shqiptare po shkon drej plakjes me largimin e të rinjvë në moshë vitale. Ekspertët analizuan se ikja e trurit sjell një rënie ekonomike duke ulur edhe më shumë mirëqenien e kombeve më të varfra. Ky fenomen shkakton probleme komplekse shoqërore që e lënë vendin të pazhvilluar nga ana intelektuale dhe teknologjike, si dhe thellon edhe më shumë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Krahas emigracionit dhe ikjes së trurit, Shqipëria është goditur në humbje njerëzore edhe prej situatës me pandeminë. Një raport i Komisionit Europian njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.

blank

“Helena, njeriu që më dha gjithë gëzimet e kësaj bote”! Ismail Kadare urim të ndjerë për bashkëshorten: S’ka fjalë që përkufizon lidhjen tonë

TIRANË

Në përvjetorin e lindjes të shkrimtares Helena Kadare, bashkëshorti i saj, shkrimtari i mirënjohur botërisht, Ismail Kadare, ka një mesazh urimi. Studiuesja Alda Bardhyli ka marrë një mesazh prej tij, për Newsw24 dhe BalkanWeb.

Ismaili e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një far mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.

Ndërsa pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.

Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

Helena është ndër të paktat romanciere të regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, nder te cilat Kohë e pamjaftueshme, Bashkëshortët, Një grua nga Tirana, dhe Një lindje e vështirë. Veprat e saj flasin për ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.

Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve 90-të, emri i Helena Kadaresë, do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve 70-të (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve 90-të) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe. Ndoshta se shkrimtarja brenda saj e bënte më të ndjerë përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë, e libra që i ka dashur. Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip nobelistin polak Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze përmes prozës së Ysushi Inoue.

blank

Nderimi i të persekutuarve në Mursi të Sarandës

Raimond Kola

Mursia, një zonë kufitare me Greqinë, gjatë viteve të regjimit komunist përjetoi persekutime të rënda të banorëve të saj. Dhjetëra persona nga ky fshat bënë mbi një mijë vite burg ndërsa pati pushkatime, humbje jetësh në burgje dhe interrnime të familjeve. Banorët i nderojnë çdo vit familjarët e tyre në një memorial në qendër të fshatit.

Banorët e Mursisë, një fshati të vogël buzë kufirit me Greqinë, mblidhen çdo vit para një memoriali në nderim të të persekutuarve nga regjimi komunist. Bilanci është tragjik për një fshat të vogël ku dhjetëra banorë vuajtën burgje dhe internime. Lefter Rubija thotë se 32 të burgosur nga ky fshat vuajtën mbi një mijë vite burg.

“27 familje të tjera u internuan, 40 banorë u arratisën dhe 9 persona humbën jetën në burgje dhe internime. Ka qenë një bilanc tragjik për fshatin tonë që e bën atë nga zonat më te persekutuara të Shqipërisë”.

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikoministë Nebil Çika tha se ky fshat është një nga simbolet e qëndresës antikomuniste në Shqipëri.

“Gratë dhe burrat e këtij fshati u përndoqën kur të tjerët ulën kokën ose më tepër bashkëpunuan me diktaturën komuniste. Qëndresa e tyre është ajo që nderojmë sot. Ata ishin antikomunistë, ata ishin demokratë, ata ishin për Shqipërinë e lirë dhe demokratike. Për këtë u persektuan”.

Shumë prej personave nuk u janë gjetur eshtrat, tha më tej zoti Çika, dhe është detyrë e autoriteteve të bëjnë hetime.

Andrea Gjika thotë se babain dhe xhaxhain e tij i pushkatoi regjimi komunist dhe pesë vëllezërit kaluan pesë interrnime në kampe të ndryshme të Shqipërisë.

“Na dërguan në Krujë, atje na e morën dhe e vranë babanë. Pasi e vranë nuk na treguan, na thanë se vdiq. Na kthyen më Mursi pasi u vra babai dhe më pas na dërguan në interrnime pesë herë : në Krujë,në Cërrik të Elbasanit,në Dukat të Vlorës, në Valias të Tiranës.”

Edhe Jorgulla Mici thotë se babai i tij u dënua me 25 vite burg dhe kur doli nuk arriti ti njihte fëmijët e tij. Jeta më pas ishte plot persekutime dhe vuajtje, thotë Jorgulla.

“Babai u dënua 25 vite burg dhe kur erdhi nga vuajtja e dënimit nuk na njohu ne fëmijëve. Djalë i ri, i varfri kur ra në burg, dhe doli prej andej pas shumë vitesh. I humbën rininë, i humbën dhëndërrinë, i humbën mirësinë dhe i humbën zotësinë se ishte i zgjuar dhe i ditur babai. Të gjithë këta që janë në memorial ishin më të diturit ,më të zgjuarit , dhe ata morën nëpër burgje”.

Ndërsa Antigoni Diamanti thotë se dëshmitë, sidomos të grave që vuajtën në internime, ishin të dhimbshme.

“E kisha fqinje. E kishte emrin Aleksandra Danga. Ajo u persekutua pasi djali që donte u arratis dhe nuk u kthye më. Nga i fejuari u interrnua në Savër të Lushnjës. Më ka thënë shumë gjëra të saj dhe nuk do ia harroj vuajtjet që më ka rrëfyer se ishim derë më derë me shtëpitë dhe flisnim shpesh pasi u kthye nga interrnimi”.

Banorët e Mursisë të prekur nga persekutimet, megjithëse shumë bashkëfshatarë të tyre dolën dëshmitarë gjatë regjimit, thonë se kanë kalur në mirëkuptim dhe paqe me familjet e tyre pas përmbysjes së regjimit. Por sipas tyre krimet e komunizmit duhet të mos harrohen dhe burrat dhe gratë që sakrifikuan meritojnë nderimin e përjetshëm.

blank

VIDEO- Reciprociteti për targat, Abrashi: Serbia të njohë Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave, që Kosova ka vendosur në raport me Serbinë.

Abrashi thekson se ndërhyrja e Serbisë në punët e Kosovës është e papranueshme, duke shtuar se shteti serb duhet të njohë realitetin, Kosovën e pavarur

“Serbia nuk lejon që të ketë targa të Kosovës, kur automjetet kalojnë në shtetin serb. VV ka premtuar reciprocitet. Vendimi po implementohet në pikat kufitare. Ndërhyrja e shtetit serb është e papranueshme. Ne jemi absolutisht për reciprocitet. Shteti ynë respekton subjektivitetin. Serbia duhet që të njohë realitetin, ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosovën si shtet, sepse kështu ka paqe në rajon.

Vendosja e reciprocitetit është diskutuar në të gjitha takimet e Kurtit me qeverinë në Prishtinë. Ne do të bëjmë, ashtu siç bëjnë ata, gjithçka do jetë me reciprocitet. Ne BE e shohim si partner të rëndësishëm, por trysnia nuk duhet të jetë mbi Kosovën, por mbi palën që ka vendosur barriera. Serbia të njohë Kosovën. Nuk pranojmë marrëveshje, që cenon shtetësinë tonë. Në lidhje me Open Balkan, ne e kemi bërë të qartë se është kundër interesit të Kosovës”, deklaroi Abrashi.

blank

“Shekulli i Martirëve”, një ekspozitë kundër diktaturave

Pëllumb Sulo

Ekspozita “Shekulli i Martirëve”, që u hap sot në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, sjell foto dhe dëshmë të 28 martirëve nga disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët qëndruan fort përballë regjimeve fashiste, naziste dhe komuniste të shekullit të 20-të.

Përgjegjësi i muzeut, Pjerin Mirdita, i tha Zërit të Amerikës se, krijuar nga platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, ekspozita është mbështetur nga platformat “MEMO” dhe “Kujto” dhe hapet për herë të parë në Shqipëri.

“Ekspozita titullohet “Shekulli i Martirëve” dhe në të janë ekspozuar 28 profile të martirëve nga e gjithë bota, që kanë humbur jetën gjatë shekullit të 20-të si pasojë e tri diktaturave ideologjike, më të egrat që ka njohur bota gjatë shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për komunizmin, nazizmin dhe fashizmin. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me profilin e imzot Vinçens Prennushit”, tha ai.

Në çeljen e ekspozitës “Shekulli i Martirëve”, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, doktor Lukasz Kaminski, i cili tha se synimi i ekzpozitës është t’u jepë zë matirëve dhe viktimave të shoqërive totalitare.

“Ndër miliona viktimat e sistemeve diktatoriale të shekullit të 20-të, shumë prej tyre mbeten anonimë, tha zoti Kaminski. Megjithatë, kemi arritur të identifikojmë emrat dhe të dhënat e 27 martirëve të riteve të ndryshme, të cilët dhanë jetën për parimet që kishin dhe mënyrën si i janë qasur diktaturave. Ata na mësojnë mbi parimet universale si e vërteta, drejtësia, dinjiteti njerëzor dhe si t’i qëndrojmë besnik besimeve tona. Jam shumë i lumtur, tha ai, që kjo ekspozitë u hap për herë të parë në Shkodër, qytetin e martirëve. Dhe besoj shumë që zëri i martirëve do të dëgjohet në Shkodër, në Shqipëri dhe kudo në Europë”, tha zoti Kaminski.

Përfaqësuesi i platformës “MEMO”, Gjon Radovani, vlerësoi faktin që, mes 28 martirëve të shekullit të kaluar, në ekspozitë është përfshirë edhe një shqiptar, monsinjor Vinens Prennushi, i dënua me 20 vite burgim nga regjimi komunist i kohës dhe që u shua në burgun e Durrësit në mars të vitit 1949.

“Për ne është një nder që në listën e 28 martirëve, ekspozita e të cilëve do të shetisin nëpër Europë, të kemi edhe Vinçens Prennushin. Minsinior Vinçens Prennushi kryeson listën e 38 martirëve të lumnum për herë të parë dhe të vetme deri tani, në historinë e kishës katolike. Ata janë lumnu në vitin 2016. Është një rast unik, në 2000 vjet të kishës katolike dhe mendoj se për Shkodrën dhe Shqipërinë është një ngjarje shumë, shumë e rëndësishme”, tha zoti Radovani

Mes 28 martirëve nga e gjithë bota, të përzgjedhur për këtë ekspozitë, janë edhe një fermer austriak që refuzoi të luftonte për Hitlerin, një misionare skoceze në Aushvic, një aktiviste kineze si dhe dy françeskanë të rinj polakë. Pas Shkdorës, ekspoztita “Shekulli i Martirëve” do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të vazhduar më pas udhëtimin drejt Europës Lindore.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend