Voal – Gazetari i Zenit sulmon ambasadorin amerikan: Heshtja për drogën ngre shumë pikëpyetje ndaj teje shkruan Çlirim Peka, që është vëllai i një ish-nënministri në kabinetin Berisha
Gazetari Çlirim Peka, i afërt me Shkëlzen Berishën, ka sulmuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, nëpërmjet portalit të financuar nga Zeni.
Ai akuzon ambasadorin se po hesht për drogën e mbjellë në Shqipëri.
Çlirimi shkruan se heshtja e Donald Lu, ngre shumë pikëpyetje për ambasadorin amerikan.
“Ku je fshehur Don!??? Te pakten qe nga fillimi i viteve 2000, qeveria dhe opozita kane pritur me ankth Raportin Vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi kultivimin dhe trafikun e droges. Raporti eshte konsideruar si dokumenti me serioz dhe i paanshem, dhe rrjedhimisht eshte perdorur nga cdo qeveri si deshmi e sukseseve ne luften ndaj droges, po ashtu edhe opozita ka studiuar me pike e presje per te gjetur verejtjet.
Misioni policor amerikan ICITAP, ka qene aq prezent ne ndihme, asistence dhe kritike ndaj policise se shtetit saqe edhe struktura e policise rrugore nuk miratohej po te mos ishin ata dakord. Lere me pastaj, gradimet, marrjen ne pune apo te tjera si keto.
Tashme e gjithe kjo duket e kaluar. Vetem ne vitin e pare te mandatit socialist, u hoqen mbi 600 oficere policie si dhe e gjithe kupola e policise se shtetit. Asnje fjale nga ICITAP. Asnje fjale nga ambasada.
Te thuash se amerikanet ne Tirane nuk e dine cfare po ndodh me policine e shtetit, kultivimin e droges apo rolin e policise eshte e kote. Ata dine me shume e me mire se ne. Pyetja me e natyrshme qe duhet te drejtohet sot, i duhet drejtuar ambasadorit Lu: cfare po ndodh zoti ambasador?
A nuk ishe ti ‘babai i Reformes ne Drejtesi’?
A nuk ishe ti qe kercenove deputetet qe nuk votonin reformen?
A nuk je ti, i kudogjenduri, i kudo shprehuri, edhe per gjera qe nuk kane lidhje as me diplomacine, as me marredheniet midis dy vendeve?
Te gjthe po presin qe ti te flasesh. Edhe kryeministri ta la ty topin ne dere.
Heshtja u hap rrugen shume pikepyetjeve dhe pse jo dhe teorive konspirative.
Nese nuk flet per drogen, atehere hesht per gjithcka tjeter, edhe per reformen, edhe dekriminalizimin, edhe demokracine, edhe vlerat qe percon Amerika”, shkruan gazetari Çlirim.
Komentet