Këshilli Bashkiak i Gjenevës në Zvicër ka miratuar rezolutën “L’Albanie n’est pas à vendre” (“Shqipëria nuk është në shitje”), me të cilën shpreh mbështetje për protestat qytetare në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera të përbashkëta.
Rezoluta R-338, e paraqitur më 15 shtator 2026, u miratua me 41 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.
Në tekstin e rezolutës, këshilltarët bashkiakë të Gjenevës nënvizojnë shqetësimet për zhvillimet në disa prej zonave të mbrojtura shqiptare dhe përmendin në mënyrë të veçantë Nartën, Zvërnecin dhe Sazanin, në kontekstin e projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në bregdet.
Nisma është ndërmarrë në kuadër të mobilizimeve të diasporës shqiptare në Zvicër, e cila prej muajsh ka ndjekur protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në zona me rëndësi mjedisore.
Dorina Xhixho, pjesë e grupit të koordinimit të protestave në Gjenevë dhe në Zvicër dhe një prej personave të angazhuar në nismën për rezolutën, thotë për Citizens.al se qëllimi ka qenë që protestat në Shqipëri të mos mbeten vetëm një çështje e debatit të brendshëm.
“Si pjesë e grupit të koordinimit të protestave në Gjenevë dhe në Zvicër, e kam konsideruar gjithmonë si një nga rolet kryesore të diasporës t’u japë jehonë protestave në Tiranë, si në media ashtu edhe pranë instancave politike të vendeve ku jetojmë”, shprehet Dorina Xhixho për Citizens.al.
“Tirana duhet ta ndiejë se bota po e shikon dhe se protesta nuk është e izoluar”, shton ajo.
Sipas Xhixhos, përpara votimit të rezolutës, diaspora shqiptare në Gjenevë kishte informuar mediat zvicerane për protestat dhe kishte vendosur kontakte me partitë politike, veçanërisht me të Gjelbrit.
“Rezoluta përbën, në këtë kuptim, kulmimin institucional të këtyre përpjekjeve”, thotë ajo, duke veçuar edhe angazhimin e Edon Durakut dhe Marigona Hysenit, si dy prej iniciatorëve të nismës.
Çfarë kërkon rezoluta?
Rezoluta R-338 trajton çështjen e zhvillimeve në bregdetin shqiptar në një kontekst më të gjerë, duke iu referuar mbrojtjes së zonave natyrore dhe të drejtave të komuniteteve të prekura nga projektet e zhvillimit.
Sipas Xhixhos, dokumenti ka dy pjesë kryesore. Pjesa e parë, përmes preambulës, vendos në një kuadër institucional shqetësimet e ngritura nga protestat në Shqipëri.
“Kjo ka peshë për lëvizjen, sepse u jep jehonë jashtë vendit kërkesave që lidhen si me mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe me mbrojtjen e territorit dhe interesit publik”, shprehet ajo.
Pjesa e dytë e rezolutës përmban kërkesa drejtuar autoriteteve shqiptare.
“Mbrojtjen e bregdetit dhe të hapësirave natyrore nga një logjikë thjesht tregtare, transparencë në vendimmarrje, konsultim real të popullsive të prekura, respektimin e normave kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, si dhe garantimin e lirive të shprehjes, tubimit dhe manifestimit paqësor”, ndan mes të tjerash Dorina Xhixho.
Në dokument trajtohet gjithashtu çështja e lirive qytetare në kontekstin e protestave, përfshirë të drejtën e shprehjes, tubimit dhe manifestimit paqësor.
“U bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë plotësisht lirinë e shprehjes, të tubimit dhe të protestës për personat që kundërshtojnë në mënyrë paqësore këto projekte”, thuhet në dokumentin e rezolutës.
Një tjetër element që Xhixho e konsideron të rëndësishëm është kërkesa që edhe Qeveria e Gjenevës të prononcohet zyrtarisht për problematikat e bregdetit dhe protestave në Shqipëri.
“Kjo e çon çështjen edhe në nivelin ekzekutiv dhe ne do ta ndjekim nga afër vijimësinë që do t’i jepet”, thotë ajo.
Rezoluta e miratuar në Gjenevë vjen në një moment kur mbrojtja e zonave të mbrojtura shqiptare është bërë pjesë e diskutimeve edhe në institucione europiane. Në qershor, Parlamenti Europian kërkoi një moratorium mbi lejet dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, ndërsa çështja e Nartës dhe projekteve në bregdet është diskutuar edhe në kuadër të Konventës së Bernës.
“Çdo sinjal ndërkombëtar i jep një dimension tjetër debatit”
Për Dorina Xhixhon, rëndësia e votimit nuk lidhet vetëm me faktin se rezoluta është miratuar jashtë Shqipërisë, por edhe me simbolikën e qytetit ku ajo është votuar.
“Gjeneva nuk është një qytet si gjithë të tjerët: është kryeqyteti botëror i të drejtave të njeriut, pritëse e Zyrës së OKB-së dhe ka një traditë të gjatë në fushën e së drejtës humanitare”, thotë ajo.
Sipas saj, Gjeneva është gjithashtu një qendër e rëndësishme e qeverisjes ndërkombëtare mjedisore, ndërsa Zvicra ka një angazhim të fortë në këtë fushë.
“Në këtë kuptim, kjo rezolutë e vendos debatin për mbrojtjen e truallit shqiptar dhe të mjedisit, si edhe të drejtave themelore të popullsisë, në një kuadër më të gjerë”, shprehet Xhixho.
Ajo e lidh këtë edhe me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar rëndësinë e respektimit të normave kombëtare dhe ndërkombëtare. Për Xhixhon, votimi i rezolutës nuk shënon fundin e angazhimit të diasporës.
“Personalisht e kam thënë që në ditën e parë: për aq kohë sa do të protestohet në mëmëdhe, do të protestojmë edhe ne”, thotë ajo.
Ajo shton se protesta “nuk është vetëm sheshi”, por përfshin edhe rrjetet sociale, përpjekjet juridike, referendumin dhe lobimin politik brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në Gjenevë, sipas saj, do të ndiqet vijimësia që do t’i jepet rezolutës nga autoritetet lokale dhe do të vazhdojnë kontaktet me partitë politike zvicerane, veçanërisht për çështjet mjedisore.
“Koordinatorët vazhdojnë punën përmes letrave, peticioneve, komunikatave për shtyp dhe kontakteve me institucionet politike dhe mediat”, përfundon Xhixho./citizens.al
Sali Berisha eshte krimineli qw lejoi njere?it te ndertonin pa kritere dhe jo vetem kaq sepse nxorri edhe ligjin per legalizimin e ndertimeve abuzive. Duhet ai i pari te denohet per kete llahtari.
Në Shqipëri këto 30 vjet kanë qenë vite katostrofike dhe shënjat e para u dhanë, por do të jenë akoma më katastofike për vitet që do vinë. Po të bëhet një vlerësim real me ekspertë të huaj i të gjitha ndërtimeve të reja në vend mendoj se 75% do jenë jashtë të gjitha kritereve teknike të ndërtimit. Gjithashtu për ndërtimet para viteve 1990 mendoj rreth 70% nisur nga fakti se këtyre ndërtimeve ju është prishur arkitektuar dhe katet e I të Il pa frikë mund ta them dhe katet e III-ta janë kthyer në, dyqane të llojeve nga më të çuditëshe, dyqane mishi, aty dhe për fustane nusërie, supermarkete garazhe, kafene, kazino, berberatë, lojra fati, pika servisi për automjete duhet thënë dhe pika karburanti e pika të mbushjes me gaz tè mjeteve dhe bombola gazi për gatim familjare etj, etj…. Mos o Zot o Zot o Zot ndonjë tërmet 7 ballë se do mbetemi si peshku pa ujë. E kamë bërë këtë komentë se më ka prekur ky shkrim dhe kjo e vërtet, dhe duhet të kishin mendur këta barbarë për brezat që po vinë për të lënë një thesar të pastër mbi tokë dhe jo fasada të bukura…..
Jam hekukthyes punoj prej 30 vitesh ne greqi kam ber dhe shum ndertime serioze vec shtepive te banimit si ura spitale tunele etj dua te them se kam pervoj per hekurin kur isha ne shqiperi nje far kohe doja te punoja atje dhe kur i pash si punonin dhe sa hekur vinin dhe sa paguanin ishte per te ardhur keq kishte ndertesa qe vinin shum hekur por nuk e vinin si duhej kishte akoma ndertesa qe vinin pak hekur dhe ate nuk e vinin si duhej problemin ne termet e kan stafat jan ato qe veshin kollonat dhe traret ato vihen sipas nderteses dhe studimit perkates por e shumta duhet te jen 10 cm larg nga njera tjetra ve vdertesat ne prgjithesi qe pash un ato vendoseshin ne 25cm deri ne 30cm dheme tel f4 qe duhej f8 ose f10 dhe shum e shum te tjera puna do studim do edhe njeriun perkates qe ta ndjeki nga afer jo nga zyra eshte gjynah se kane punuar nje jete te ter dhe kane bler ose ber nje hic NUK KA MUNDESI QE NJE NJERI TI BEJ TE GJITHA DHE HEKURKTHYES DHE ARMATURAT DHE TULLAT CDO ZANAT DO USTAN E VET
Perqindja e fitimit ne nje ndertese tregon kualitetin!