VOAL

VOAL

FYROM – KY FQINJ I PANDREQSHËM – Nga BESNIK BAKIU

May 23, 2015

Komentet

Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Nga Franz Baraggino, IL FATTO QUOTIDIANO

Gjatë fjalës së saj në tubimin e partisë “Fratelli d’Italia” në Pescara, duke folur për emigracionin, kryeministrja Giorgia Meloni iu rikthye marrëveshjes së bërë me Shqipërinë për ngritjen atje të dy qendrave për emigrantët, nën juridiksionin italian. Në themel, kryeministrja sulmoi emisionin “Report” në RAI3 i cili ditët e fundit ka transmetuar një reportazh për protokollin me Tiranën.

“Kur bëmë një marrëveshje të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte atë nga socialistët evropianë. Në vend që ta falënderonte që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan”, – tha Meloni që më pas shtoi: “Edhe Tele-Meloni, ju e dini atë, e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raportim për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar” – tha ajo duke u pasuar nga një duartrokitje e gjatë.

Por pas një kontrolli që u bëmë lajmeve të kohëve të fundit, mund të themi se emisioni i Sigfrido Ranucci nuk arriti të ishte as origjinal. Kjo pasi që vitin 2020, kishte nga ata që e akuzonin Shqipërinë si narko-shtet, edhe në Itali. Atëherë nuk ishte emisioni “Report” apo ndonjë eksponent i së majtës. Në një artikull për “Il Giornale” të 2 prillit 2020, intelektuali i djathtë dhe presidenti i Fondacionit Tatarella, gazetari Francesco Giubilei, pretendonte se 30 mjekët e dërguar nga Tirana në atë kohë, për të mbështetur Italinë që po luftonte me pandeminë, ishin në realitet një operacion propagandistik nga qeveria e Edi Ramës.

Një qeveri “jokushtetuese” për shkak të “parregullsive në zgjedhje”, sipas deklaratave të presidentit të atëhershëm të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishin tezat e përdorura nga Giubilei. “Sipas ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha “Shqipëria është kthyer në një lloj diktature të bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet të vërtetë” – raportoi në atë kohë Giubilei, një tezë të cilën ai e shpjegoi edhe në profilin e tij në Facebook.

Një shkrimtar prodhimtar, në një moshë shumë të re Giubilei botoi librin “Giovinezza”. Në vitet e tij të mëvonshme ai i kushtoi një vëllim të tërë Giorgia Melonit, të cilën e quante “një prej liderëve politikë më të dashur nga italianët”. Ishte ende viti 2020, kur kreu i “Vëllezërve të Italisë” ende nuk kishte kërkuar duartrokitje për Ramën dhe nuk pretendonte në çdo rast miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sot gjërat kanë ndryshuar edhe për Giubilei, i cili flet për një “rezultat të rëndësishëm” sa i takon marrëveshjes me Tiranën. Me pak fjalë, nëse në mes të pandemisë ai pretendonte se nga Tirana kishte ardhur një “Kalë Troje” si dhuratë, sot nuk e bën më. Me gjithë respektin po japim më shumë detaje për atë që ai shkroi atëherë.

“Çdo vit në Shqipëri krijohet një fond miliarda dollarësh për pastrimin e parave të drogës edhe falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen në Itali dhe Evropë. Kuptoni që për antimafien italiane, trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës”, – thuhet në artikull, duke cituar Berishën.

Ai nuk ishte i vetmi që mendonte kështu. “Sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe ish-i burgosur politik për 17 vjet në regjimin komunist: “Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe të trafikut të drogës”. “Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë. Pushteti është në duart e bandave, ka një ekonomi të paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen” – shkroi Giubilei.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, në artikull, Giubilei shpjegon se Rama kishte në duar edhe drejtësisë. Dhe duke folur për një gazetar investigativ shqiptar që ka marrë kërcënime pikërisht për raportimin e trafikut të drogës, ai shton: “Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar”. Dhe në fakt, sot që Rama dhe Meloni janë miq të mëdhenj, Giubilei kujdeset të mos e bëjë këtë.

“Giorgia është e pabesueshme. Mund të themi se lindi një miqësi”, – lexojmë në një nga intervistat e shumta që kryeministri shqiptar ka dhënë për shtypin italian muajt e fundit. “Por mbi të gjitha – përsërit Rama në disa raste – ajo është një politikane konkrete, larg të qenit një rrezik fashist”. Të paktën për këtë, Giubilei do të jetë në gjendje të gjejë guximin për të rënë dakord./ Përshtati në shqip LAPSI.al

“Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë, pasi…”- Letra e panjohur për Ramiz Alinë

Kjo letër është shkruar dhjetë vjet përpara ngjarjeve të “Dhjetorit të Studentëve”, nuk ka as pa asnjë korrektim, ashtu siç i kam menduar dhe përjetuar ngjarjet në atë kohë. As dje në atë “ferr”, as sot në këtë “parajsë”, kurrë me servilizëm, as hipokrizi, nuk i kam thënë të zezës e bardhë, as mashalla së keqes. Të gjithë ata që hiqen sot si të “persekutuar apo “disident”, ish- studentë, apo kuadro të lartë, që nuk kanë marrë as një dënim, madje as ndëshkim prej asnjë gjykate, të gjithë janë hipokrit gënjeshtarë. Të ishe student në sistemin e kaluar, ishte një status i veçantë, i njerëzve të privilegjuar, (student nuk bëhej kushdo), që do të thoshte; punë e garantuar, rrogë të mirë për kohën e atëhershme, që të rendiste në maje të piramidës shoqërore, të jepte autoritet dhe respekt të diferencuar shoqëror.


Sot është fare e lehtë të përmendësh dështimet e sistemit por atëherë, bindja absolute jo vetëm e masave, por edhe e intelektualëve, artistëve dhe të rinjve, ka qenë se; kemi të bëjmë me një sistem progresist, për të cilin kemi duartrokitur po thuaj të gjithë.

i student, në atë kohë dalloja një kontrast të madh mes asaj që propagandohej dhe realitetit, prandaj i shkrova këtë letër, të parit të këtij vendi. Unë nuk i shkrova Ramiz Alisë, se po vuaja më shumë se të tjerët, as për heroizëm, por zemra më dhembte më shumë se të tjerëve, që me hipokrizi deklaronin vetëm suksese dhe arritje.

As tani, nuk po kërkoj dekorata, pasi ato i kanë marrë ish-komunistët më të devotshëm të konvertuar në antikomunistë, fondametalist, por në atë kohë të thoshe të vërtetën lakuriqe, ishte aventurë naive, pasi rrezikoheshe të shpalleshe heretik, nga specia e mercenarëve homos -serviles, që sot gjithë ditën me lugë në brez, valëvitën flamurin e demokracisë.

Letrën e shkrova pas një udhëtimi skandaloz të zakonshëm atëherë, nga Shoshi në Shkodër. Nga që, nuk kisha kaligrafinë që dëshiroja, zgjodha Kolë Zef Bungun që kishte jo vetëm një shkrim të përsosur, por e kisha, shok dhe mik shumë të besuar.

Pas një muaji, kam qenë duke marrë leksion në Historinë e Mesjetës, kur Drejtoresha e Institutit asokohe, Dhora LLoja, erdhi e më nxori nga mësimi, duke më thënë: “Shko se të kërkojnë në Komitetin e Partisë”. E pyeta, kush më kërkon dhe përse më kërkonte?

Ajo më tha: “Shko, se atje do të mësosh se përse”! Mua m’u kujtua çështja e letrës dhe shkova fare i qetë. Për herë të parë në jetën time, atë ditë shkela në atë godinë, ku dirigjohej drejtimi politik i gjithë Shkodrës.

Pasi u prezantova te hyrja, dukej qartë se dezhurnit i ishte dhënë porosi, që të më shoqëronte deri në zyrën e njërit nga Sekretarët e Komitetit (Xhorxh Grabova dhe një instruktor tjetër partie). Më priti me mirësjellje, më pyeti si quhesha, nga isha dhe çfarë fakulteti vazhdoja.

– “Dëgjo – më tha: – Shokut Ramiz Alia i ka shkuar një letër në emrin tuaj. Me urdhër të tij, është kërkuar që letra të analizohet, urgjentisht. Di gjë t’i për ketë letër apo mos është anonime dhe dikush i ka vënë emrin tuaj”?!

Unë thashë, letrën e kam shkruar unë me bindje dhe vetëdije të plotë dhe më vjen mirë që kërkohet të verifikohet vërtetësia e thënieve të mija.

– “Dëgjo djalosh, shumë probleme që ke ngritur qëndrojnë, por ti ke arrit deri aty, sa të nxish realitetin! Shko në shkollë përkushtoju mësimit! Ne si parti, e dimë situatën shumë mirë dhe do të marrim masa, për të zgjidhur çdo problem. Të këshilloj, je i ri, prandaj, kujdes e mos i merr gjerat me shumë vrull”!

– “Janë gati të ballafaqohem konkretisht me ato që kam ngritur një për një”, deklarova më përsëri në timen unë.

– “Djalë, shko! Por mos harro se nuk nxihet puna 40 vjeçare e Partisë” dhe më numëroi …sukseset. Unë shkova në shkollë dhe më pas, nuk pashë asnjë reagim pozitiv ndaj problemeve që ngrita, por e kuptova, që ai që duhej të reagoja, isha unë…!

Kur shikoj sot, ata që dje brohorisnin gjithë servilizëm të konvertuar nga “priftërinj në hoxhallarë”, ndërsa unë, e shumë të tjerë intelektualë, pushohemi nga puna si të pa dëshiruar të pushtetit, ndonëse nuk kemi as një mëkat që na lidhë, as me të sotmen, as të kaluarën.

Atëherë, më vjen të perifrazoi Migjenin e madh: “Ah sikur nuk kam një grusht të fuqishëm e, t’i bije mu në zemër servilizmit, intrigës, dhe pseudodemokracisë Donkishtoteske që po ndërtojmë”!

Përmbajtja e letrës që i dërgova Ramiz Alisë

                I dashur shoku Ramiz!

Unë që po ju shkruaj, jam një student i Institutit të Lartë Pedagogjik, Shkodër, nga zona e Shoshit në Dukagjin.

Në ketë letër, dua t’ju vë personalisht në dijeni, për disa të meta shumë serioze të karakterit subjektiv, që dihen me kohë edhe nga Organet e Partisë e të Pushtetit në Shkodër, për të cilat fatkeqësisht, nuk është marrë asnjë masë.

1 – Një nga problemet më shqetësuese dhe më evidente, për popullin e zone sonë, është problemi i transportit të udhëtarëve.

Megjithëse kanë kaluar 42 vjet nga çlirimi, në Shosh të Dukagjinit, akoma nuk ka shkelë makinë e posaçme për transport pasagjerësh, për arsye të 20 km. rrugë të papërshtatshme, ndërkohë kur dihet se këtu, jetojnë mbi 2500 banorë.

Po të kemi parasysh se gjatë periudhës së dimrit, për 6 muaj bllokohet edhe rruga e Bregut të Lumit, e gjithë popullsia e tre krahinave të Dukagjinit, mbi 14 mijë banorë, të cilët të gjithë së bashku kanë në dispozicion vetëm një autobus 25 vendesh, që shkon tre herë në javë, vetëm deri në fshatin Kir.

Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i udhëtarëve, që duhet të ecin 8-9 orë në këmbë, për të pritur aty pastaj gjithë ditën, të gjejnë ndonjë kamion drush, për të udhëtuar për në qytet.

Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i nxënësve, që vetëm për mungesë mjetesh udhëtimi, rrinë 3-4, madje edhe 5 muaj, pa shkuar në shtëpitë e tyre, kur distanca nga Shkodra, nuk është as 60 km.!

Njerëzit për të plotësuar nevojat e ngutshme, janë të detyruar të udhëtojnë në kamion sipër karrocerisë në shi, borë, të ftohtë pluhur, madje së bashku me bagëti (derra, viça, lope, keca e qengja, etj.).

Udhëtime të tilla, kamë bërë edhe vetë dhjetëra e dhjetëra herë, madje përpara një jave, kam qenë dëshmitarë i një shfaqje të tillë tronditëse dramatike, kur një grua e sëmurë për lindje, udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine, të ngarkuar me mbi 30 pasagjer, një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë.

Si mund të heshtet dhe të lejohet një situate e tillë përballë këtyre fakteve, kur dihen me dhjetëra aksidente?! Më i freskëti dhe më i tmerrshmi, është ai i gushtit 1985, ku gjetën vdekjen përnjëherësh 28 vetë dhe dhjetëra të tjerë, u lënduan rëndë.

Bileta e udhëtimit në këto kushte aspak njerëzore, mes shiut dhe sipër druve, kushton 100 lekë të vjetra dhe ka kosto më të lartë se bileta Shkodër – Tiranë. Këtë problem evident, ia kam bërë të ditur, para pak kohësh Sekretarit të Parë Komitetit Partisë së rrethit Shkodër, në një takim popullor që pati në Shosh.

“Ç’ju duhet autobusi, të ikni nga kooperativa të sorollateni në qytet”, ishte përgjigja?! Si student dhe i ri, mbeta komplet i habitur, pa komunikim, nuk mund të ketë as zhvillim, as progres.

A është e drejtë një gjendje gjysmë e izoluar e kësaj zone, ku Partia qëllimin kryesor, ka ngritjen e mirëqenies së popullit?!

2 – Një problem shumë shqetësues është edhe problemi i arsimit. Niveli i ultë në të cilin ai ndodhet vazhdimisht është objekt i diskutimeve shoqërore të banorëve tanë. Nga 4 shkolla 8-vjeçare që ka Shoshi, nuk ka as një mësues matematike me arsim të lartë, as një biologjie dhe vetëm një gjuhe e historie.

Afërsisht 50 % e kuadrit arsimor janë pa arsimin e mesëm pedagogjik, ndërkohë shumica e tyre, janë jabanxhinj nga qyteti ose katundet e fushës. Në qoftë se nuk ka kuadro vendas, më çuditë fakti, pse nuk dërgohen aty kuadro me arsim përkatës?!

Nga ky shkak rrjedhë cilësia shumë e ultë e mësimdhënies dhe të nxënësit, që shprehet qartë në pamundësinë për të kryer arsimin e mesëm edhe nga shumë e nxënës “të mirë” që nxjerrin këto shkolla 8 vjeçare!

– Kur ka mungesë kuadri pedagogjik, kur ka nevojë për personel të mesëm mjekësor, më çuditë fakti se pse nga Komiteti Ekzekutiv i Shkodrës, nuk jepen pothuaj fare bursa apo të drejta studimi për në shkollën pedagogjike dhe mjekësore, por vetëm për veterinere, zooteknikë, nderime bujqësore, etj.?!

4 – Tani për tani është krejt e pamundur që 71 % e nxënësve të vazhdojnë shkollën e mesme, pasi bursat janë fare të pakta dhe një shkollë e mesme, që është në Breg të Lumit, nuk plotëson të gjitha kërkesat e nxënësve, por edhe shumë të tjerë nuk janë në gjendje, për arsye largësie, rreth 7-8 orë vajtje-ardhje.

Nga ky shkak, lindë domosdoshmërish nevoja e hapjes së një shkolle të mesme në zonën e Shoshit. Është për të ardhur keq, por është fakt si drita e diellit, që për afro 45 vjet, nga Zona e Shoshit, nuk kanë mbaruar as 10 veta arsimin e lartë!

5 – Kooperativa jonë ka sipërfaqe të kufizuar, me toka të varfra, prandaj në vitin me prodhueshmëri më të mirë, vetëm 6-7 muaj sigurohet buka, dita e punës kurrë nuk ka kaluar 100 lekëshin dhe mesatarja shumë vjeçare, shkon 45-55 lekë për ditë pune. Blegtoria që në fakt ka kushte më të përshtatshme është në plan të dytë.

Numri i krerëve ka ardhë gjithnjë në rënie dhe sot është disa herë më i vogël, se përpara kolektivizimit. Nga fundi i nëntorit, deri në fillim të mbjelljeve pranverore, nuk ka front pune për kooperativistët, sikur blegtoria të kishte më përparësi më tepër, njerëzit do të kishin mundësi të punësoheshin.

6 – Si mund të bëhet edukimi i nxënësve dhe i rinisë për vendlindjen, kur nuk ka asnjë muze në gjithë zonën, kur ka vetëm një lapidar për Çetën Partizane të Dukagjinit dhe nuk ka asnjë tjetër për luftërat dhe atdhetarët e së kaluarës.

– Shqipëria ka vite që prodhon bukën në vend, por populli ka ankesa, pasi buka merret me racion. 700 – gr. janë të pamjaftueshme, për njerëzit që merren me punë aktive fizike, në kushte të ashpra të dimrit të acartë alpin.

8 – Këto kushte kanë ndikuar edhe në mënyrën e jetesës që është larg së qeni socialiste dhe e kulturuar, por e veshur me elementë patriarkal dhe konservator, duke i sjellë pengesa serioze së resë e cila, shumë pak propagandohet tek masa e të rinjve.

Vazhdon zhvillimi, sidomos i morteve patriarkale, me tendenca të theksuara primitivizmi. Kur vdes një njeri, për tre ditë me radhë, grumbullohen njerëz të pamasë, me të ngrëna e me të pira, mish, raki, verë, etj., pothuaj si në dasmë.

Asnjëherë nuk bëhet pyetja, se çfarë pëson ekonomia familjare më pas?! Si mund t’i përballojë gjithë këto shpenzime një familje, që ka veç një lopë.

A është e drejtë që për vdekjen e gjyshes, të theret lopa e vetme dhe nipat dhe mbesat të mbesin me bukë thatë?! Pasojat duken në mënyrën e jetesës, në veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, që në shumë raste, ngjasojnë me Lulin e vogël!

 9 – I gjithë Shoshi në qendër të kooperativës, ka vetëm një dyqan me artikuj të përzier, ndërkohë kur dyqane të tilla, ka çdo këshill, ne na mungojnë konfeksionet, enët e kuzhinës, mobilieria, mungesa e të cilave, ka ndikuar drejtpërdrejt për një jetë të kulturuar.

10 – Ndërkohë kur fshati është tepër i thyer dhe me kushte klimaterike shumë të ashpra, ndihet shumë mungesa e një spitali me disa shtretër për raste urgjente.

Akoma nuk ka shtëpi lindje dhe është e pa imagjinueshme lindja e grave në shtëpi në ditët tona.

I dashur shoku Ramiz!

Si i ri që jam, më dhemb shpirti për vendlindjen time, prandaj ju vura personalisht në dijeni. Vërtetësia e thënieve të mija le të verifikohet. Kam besim tek Partia me ju në krye, i dashur shoku Ramiz, se këto probleme të gjejnë zgjidhje sa më parë!

     Ju paçim sa malet!

                       Me nderime dhe respekt

                     Prelë Milani I.L.P. Shkodër

                     Fakulteti Histori – Gjeografi

 Shkodër 5.01.1986

PS: Po sot pas 17 vjetësh demokraci, si është gjendja e atyre njerëzve që jetojnë përsëri në ato male?!Nga Prel Milani Memorie.al

ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug

Graçanicë – Fotografi ilustruese nga arkivi.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha se serbët në katër komuna në veri të Kosovës ende po rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në gjashtë komuna në jug të Ibrit, ku po “regjistrohen në mënyrë masive”.

“Komuniteti serb (në veri) ende heziton në mënyrë masive“, tha Kastrati në një konferencë për media në Prishtinë, në të cilën foli për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, që ka filluar më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Lidhur me mospjesëmarrjen e serbëve të veriut në procesin e regjistrimit, Kastrati tha se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime me disa institucione ndërkombëtare dhe “sigurisht ata do t’ju transmetojmë atë çka u thamë ne”.

“Ata duhet të dinë se kjo është një e mirë edhe për ata, për të ditur numrin e atyre që jetojnë në këto komuna. Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston”, tha Kastrati, duke u bërë thirrje serbëve në veri të regjistrohen.

Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kastrati tha se kjo thirrje e Listës Serbe është “jashtë ligjit” dhe se ASK-ja në ditët në vijim do të veprojë sipas ligjit në fuqi, duke mos thënë se çka saktësisht do të bëjë.

“(Kjo thirrje) ka pasur ndikim te pjesa veriore, kurse te pjesa jugore komuniteti serb është duke u regjistruar në mënyrë masive. Projekti i regjistrimit të popullsisë do të ecë përpara. Nëse komuniteti në atë pjesë nuk merr pjesë, ne do të bëjmë një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Kastrati.

Kosova më 29 prill shënon ditën e 24-të të regjistrimit dhe sipas Kastratit, procesi po shkon ashtu siç është planifikuar.

Sipas tij, ditëve të fundit është regjistruar numër më i madh i popullsisë sesa ishte e planifikuar.

“Deri dje (më 29 prill), janë regjistruar më shumë se 891.000 banorë të Kosovës”, deklaroi Kastrati.

Kastrati u bëri thirrje qytetarëve të jenë aktivë dhe se nëse regjistruesi nuk vjen te një familje brenda këtyre 5-6 ditëve të fundit, banorët duhet të kontaktojnë komunën e tyre për angazhimin e një ekipi. Nëse komuna nuk përgjigjet, banorë duhet ta kontaktojnë vetë ASK-në.

Ai po ashtu tha se banorët duhet të regjistrohen aty ku kalojnë më shumë kohë gjatë një viti, jo në komunën prej nga vjen.

Kastrati tha se ka mundësi që të dhënat preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikohen në pjesën e dytë të muajit qershor.

“Të dhënat do të jenë interesante edhe befasuese, sidomos te struktura e popullsisë, ndoshta edhe te mosha mesatare”.

 

Radio Evropa e Lirë

Bislimi për gazetën ukrainase: Ne duhet të jemi gati për luftë, Banjska tregon se ne duhet të jemi të përgatitur në çdo kohë

Bislimi për gazetën ukrainase: Ne duhet të jemi gati për luftë, Banjska tregon se ne duhet të jemi të përgatitur në çdo kohë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se  një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Bislimi i referohet ngjarjeve që ndodhën në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Gjithçka nisi me një përleshje me policinë që përfundoi me vdekjen e një polic. Përplasja u përshkallëzua në një operacion kundër terrorizmit.

Megjithatë ai thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për gazetën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Ai shtoi më tej se  ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.”, ka deklaruar ai.

Bislimi thekson Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një sulm hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.

Dëshmia tronditëse e vajzës së ish-kolonelit disident: Nga presionet e dy hetuesve, për të dëshmuar kundër babait tim, dola e u hodha para makinës së Kadri Hazbiut

Ishte 14 vjeçe kur babai i saj, koloneli Dilaver Radeshi, historian i njohur ushtarak, u dënua me 10 vjet burg politik. Pas atyre dhjetë viteve të vështirë, nisi një tjetër periudhë hakmarrjeje ndaj familjes së ushtarakut të paepur, ku sprovën më të fortë e kaloi vajza e madhe, Tefta, e cila për ditë me radhë iu nënshtrua hetuesisë sfilitëse, të kryesuar nga Nevzat Haznedari. Aq të papërballueshme ishin ato seanca pyetjesh, sa e reja tentoi të vriste veten. Sot ajo është mbi 70 vjeçe, jeton në qytetin e Korçës së bashku me bashkëshortin, Vaskë Kolaci. Me dëshirën dhe pasionin që e karakterizon, në vitin 2005 mbaroi me rezultate të shkëlqyera studimet në Fakultetin Ekonomik dhe është një zë i rëndësishëm i komunitetit të saj në mbrojtjen e të drejtave të të përndjekurve politikë dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë. Në këtë intervistë, ajo tregon me detaje vuajtjet e familjes së saj që nisën që në vitet 1966 – ’67, kur dënuan të atin dhe vazhduan përgjatë gjithë diktaturës komuniste, deri nè vitin 1991.

Znj. Tefta, çfarë përfaqësonte figura e babait tuaj, Dilaver Radeshi?

Jam Tefta Sulçe Kolaci, e bija e historianit dhe ish-ushtarakut, kolonel, Dilaver Radeshit. T’ju rrëfej për babain tim, është një emocion i fortë për mua. Në shtëpinë tone, kemi ruajtur me fanatizëm çdo shkrim në gazetë apo revistë, që ka lakuar emrin dhe historinë e tij. Gjithmonë kemi lexuar për të, për jetën e tij, për atë që ai përfaqësonte, por asnjëherë ne fëmijët që jetojmë me kujtimet e tij, nuk kemi folur mbi figurën e babait tonë Dilaver Radeshit. Ndoshta sepse rrëfimi ynë do pushtohej nga përjetime dhe perceptime subjektive dhe kjo është më se e natyrshme pasi, për një fëmijë figura e babait simbolizohet gjithmonë me figurën e heroit.

Babai im Dilaver Radeshi, ka lindur më 10 janar 1922 në fshatin Radësh të Skraparit. Personazhi i tij ka qenë i njohur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ku karakterizohej nga fryma patriotike dhe atdhetare. Në vazhdën e aktiviteteve të tij vjen edhe inkuadrimi në radhët e Brigadës së Parë Sulmuese ku, përgjatë luftimeve plagoset tri herë. Më vonë në luftën për Çlirimin e Tiranës, te “Pallati i Brigadave”, babai do plagosej për të katërtën herë. Asgjë nuk e ndalte vullnetin e tij, vullnet të cilin e kemi trashëguar dhe ne fëmijët e tij. Edhe pas çlirimit të vendit, do vazhdonte ëndrrat dhe dëshirat që ai kishte. Kështu që në vitin 1945, ai shkon pranë shkollës së Aviacionit në Beograd, për të realizuar një prej pasioneve që ishte pilotimi, por që nuk mundi, për shkak të plagëve të marra gjatë Luftës, ku është cilësuar invalid lufte.

Në vitin 1946, ai dërgohet me studime në Odesë, në shkollën ushtarake në Moskë. Kthehet që andej si një student i shkëlqyer dhe emërohet komandant i rojeve të nderit. Prezenca e tij si ushtarak, pamja e tij trimërore tërhiqte vëmendjen në ceremoninë e pritjeve dhe përcjelljeve të delegacioneve. Zëri i tij ishte i fortë, kishte pastërtinë dhe oshtimën e maleve të vendlindjes. Zë, i cili akoma kumbon në veshët e mi me një çiltërsi dhe dashuri që ai më mësonte për jetën dhe vlerat njerëzore. Në vitin 1956-1958, vazhdon studimet në Akademinë e Lartë Ushtarake “Frunze”, për Artin Ushtarak në Moskë, ku vlerësohet me medaljen e artë.

Tanimë ai ishte një njeri i arsimuar, i studiuar jashtë që, pavarësisht vendit komunist ku mbaroi studimet, kishte një frymë intelektuale të pastër, ku lexonte, përkthente dhe botonte kryesisht libra për historinë e luftërave të Skënderbeut si: “Beteja e Torviollit”, “Beteja e Drinit dhe Oranikut”, për të cilat gërmoi dhe kërkoi deri në arkivat e Stambollit e të Romës. Gjithashtu në Revistën Ushtarake, ka botuar studime për artin ushtarak shqiptar për të cilin kishte studiuar dhe punuar fort dhe të tjera ngjarje e studime nga Lufta Nacionalçlirimtare. Ka shkruar librin e tij “Inkursioni i Brigadës së Parë Sulmuese”, i botuar në vitin 1963.

Studime dhe libra që babai shkroi të cilat u botuan në disa revista, u zhdukën menjëherë me arrestimin e tij, por vazhdonin të ishin pjesë e Arkivit. Të gjitha këto botime, studime, materiale të cilat nuk u arritën dot të përmblidheshin si botime më vete, i kemi dërguar ne fëmijët e tij, (mbas vdekjes dhe dekorimit të tij nga Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu), për t’u publikuar tek Akademia e Mbrojtjes-Departamenti i Historisë Ushtarake, nga profesor Proletar Hasani. Më vjen keq pasi akoma dhe sot nuk janë publikuar ato botime me studime të cilat, ai i realizoi me shumë pasion. Pasion të cilin do e vazhdonte me studimin e figurës së Skënderbeut edhe mbas 6 vjetësh nga lirimi kur do ndërronte jetë mbi tavolinën e punës së tij.

Si erdhi arrestimi dhe dënimi i tij nga regjimi komunist?

Babai ishte një njeri i edukuar me frymën e drejtësisë. Në kohën kur qeveria komuniste filloi të ndiqte një kurs ndryshe në ushtri, të drejtuar kah politikës kineze, babai im Dilaver Radeshi, në vitin 1963, u kthye në formën e një opozite kundrejt këtij kursi. Studimet e tij, njohuritë që ai kishte në fushën ushtarake, nuk e lejonin të pranonte “kinezërimin” e ushtrisë.

Çfarë ndodhi, pas këtij opozicioni që bënte ai?

Babai ishte një nga ushtarakët që kundërshtoi hapur reformën ushtarake dhe degradimin e saj, kundërshtoi heqjen e gradave dhe guxoi të propozonte ndryshimin në vijën e Partisë së Punës, në lidhje me mbrojtjen ushtarake. Ai, mendimet e tij i shpalosi hapur në një letër drejtuar Enver Hoxhës dhe dy figurave të tjera që ishin, Beqir Balluku e Mehmet Shehu, në të cilën argumentonte idetë dhe ndryshimet. Kjo letër e hapur u shpalos në gjyqin politik që i’u bë më 27 shkurt 1967, prej të cilit babai, koloneli Dilaver Radeshi, u arrestua fillimisht “për tradhti kundër atdheut” dhe u dënua për “agjitacion-propagandë” me 10 vjet burg.

Në atë gjyq babait i vunë shumë etiketime, si “rebel”, “disident”, “armik”, “tradhtar”, por më kryesorja e quajtën “mbeturinë e Konferencës së Tiranës”, e zhvilluar në vitin 1956. Të gjitha këto nuk i bënë përshtypje. Gjyqi i babait ishte një gjyq me dyer të mbyllura dhe ne familja e tij nuk dinim asgjë se çfarë po ndodhte. Por mbaj mend se, kur babai doli nga burgu ai më ka treguar përveç të tjerash edhe disa sekuenca të gjyqit. Më ka thënë: “Gjatë kohës që do jepej vendimi, u ngrit prokurori dhe u tha ushtarakëve të tjerë pjesëmarrës në gjyqin tim: ‘Ngrihuni…! Çfarë mendoni për këtë kundërshtar’?! Heshtje varri. Kjo më dha kurajo për të mos hequr dorë nga mendimet e mia”.

Kjo i dha forcë për të mos i’u dorëzuar akuzave të rënda të diktaturës komuniste. Ai arriti të sfidonte politikën enveriste, duke mos i thënë “të zezës e bardhë dhe së bardhës, e zezë” ashtu siç e kërkonte servilizmi ndaj partisë. Nuk u mposht asnjëherë, as në hetuesi ku qëndroi për 6 muaj dhe dihet që në birucat e hetuesisë, njeriu tjetërsohej nga torturat çnjerëzore që përdornin hetuesit e Sigurimit të Shtetit.

Çfarë ndodhi me ju gjatë kohës që babai juaj vuante dënimin nëpër burgjet komuniste?

Si çdo familje që kishte një pjesëtar të saj të dënuar nga regjimi komunist edhe ne, familja e kolonel Dilaver Radeshit, do viheshim në shënjestër nga Sigurimi i Shtetit. Përditë mbi ne vallëzonte hija e dyshimit dhe frikës se, çfarë do ndodhte me jetën e babait? Çfarë do ndodhte me ne, familjen e tij? Çfarë fati na priste? Unë asaj kohe isha vetëm 14 vjeç, ndërsa motrat dhe vëllai, ishin më të vegjël. Nëna, Lumturi Sulçe, na rriti me zemrën e trishtuar, por na ushqeu me dashurinë për jetën dhe njerëzit. Po ecnim në një rrugë të gjatë dhe tepër të vështirë.

Përndjekja ndaj nesh nuk do fillonte që me burgosjen e babait, por ajo do vinte dalëngadalë dhe do përshkonte çdo cikël të jetës sonë. Kështu që ne gjatë asaj kohe, nuk na hoqën nga vendi ku banonim, që ishte Tirana. Vazhduam rrjedhën e jetës duke punuar fort me shpresën dhe besimin se babai, do na bashkohej sa më shpejt. Nëna e udhëhoqi jetën tone, duke na lehtësuar dhimbjen dhe mungesën e babait. Ajo punonte në një permanent, ku duhet t’i shërbente çdo klienteje.

Pavarësisht statusit që ne kishim, nëna shihej nga të gjithë si një trimëreshë. Një grua që mbante në këmbë familjen e saj, duke qëndruar e fortë përballë çdokujt pavarësisht goditjes që pësuam nga fati i çuditshëm që përfshiu jetën tonë. Ne fëmijët vazhdonim shkollën. Unë mbas mbarimit të mësimit në gjimnazin “Partizani”, shkoja te puna e nënës dhe merrja pecetat e permanentit, i çoja në shtëpi ku i laja, i thaja dhe i hekurosja. Nga kjo punë unë fitoja diçka që e lehtësoja sadopak nënën nga shpenzimet. Ishim rritur me frymën për edukimin dhe punën.

E keni takuar babain tuaj në burg? Cilat ishin peripecitë dhe ndjesitë që keni përjetuar në ato takime pas dyerve të hekurta?

Momenti i arrestimit të tij, dalja përballë gjyqit politik, qëndrimi në hetuesi për 6 muaj, dënimi me burgim, për të gjitha këto ne si familja e tij, nuk kishim asnjë dijeni deri në momentin që nga babai na vjen një telegram, me sqarimin e vetëm se ai vuante dënimin në “Burgun 313” të Tiranës, ku ka qëndruar për një kohë shumë të shkurtër.

Jemi nisur të gjithë si familje, mamaja, unë, dy motrat, Violeta dhe Irma, bashkë me vëllain, Kastriotin, drejt burgut ku morëm me vete batanije, dyshek dhe ushqime, gjërat që mendonim se i nevojiteshin. Kur shkuam atje, babai ishte mbrapa dy palë hekurave, të cilat bënin që distanca jonë me të, të ishte tepër e madhe. Duart e tij dhe tonat zgjateshin nëpër ato hekura të ftohta, për të ndier ngrohtësinë që të falin vetëm duart e forta të babait. Sytë tanë ishin shumë të mallëngjyer. Kishim kohë pa e parë, na mjaftoi që ishte gjallë. Ky ishte takimi i parë me të, me babain.

Tanimë filluam të kuptonim e të ndienim atë thikën e mprehtë të diktaturës në gjoks e cila, ndonjëherë të linte pa frymë. Mbas dy muajsh e transferojnë në Fabrikën e Çimentos në Elbasan. Edhe këtu tentuam që të kishim një takim me të, por tani do shkoja vetëm unë dhe mamaja. U përgatitëm për gjërat që do i çonim, filluam të thurnim rroba të leshta, që atë ta mbanin ngrohtë, të gatuanim ushqimet që ai i kishte qejf dhe u nisëm për t’a takuar. Atë ditë binte një shi i rrëmbyer që vazhdonte pa pushim dhe treni që ne të dyja hipëm, na la në gjysmë të rrugës. Ecnim nëpër baltën e rrëshqitshme, ku çantat me ushqime dhe veshje, i ngrinim lart në supe për të qëndruar të pastërta.

Kur arritëm afër kampit, këmbët tona ishin ngrirë dhe balta me zor hiqej. Tamam si kjo “baltë” që kishte mbuluar Shqipërinë. Aq shumë kisha ngrirë sa, kur u takuam me babanë, nuk munda të flisja asnjë fjalë. Vetëm u pamë. Më vonë në 8 janar të vitit 1968, atë e kishin çuar në kamp-burgun e Spaçit. Të gjithë ata që kanë vuajtur dënimin në këtë kamp, por edhe ata familjarë të cilët kanë shkuar të vizitojnë të afërmin e tyre, e dinë shumë mirë dhimbjen që shkaktonte ky kamp famëkeq. Spaçi të jepte një ndjesi të frikshme, më kujtohet që ishte si një gropë e zezë, një rrugë tepër e vështirë dhe e largët, ku ne shkonim gjithmonë së bashku me familjet e tjera të cilat kishin një familjar të dënuar në atë kamp.

Ku mund të përmend: familjen, kryesisht nënën Emilia të Vangjel Lezhos, të cilin më vonë e pushkatuan, me teton Lolo të Xhelal Koprënckës etj. Nga ky kamp, babai më ka treguar se ka pasur momente që i kanë lidhur duart me tela, të shtrënguara fort mbrapa në një karrige dhe kur ia hiqnin për nevojat personale dhe ia lidhnin prapë, ishte torturuese edhe për shkak të plagëve që ai kishte në trup, por kurrë nuk bërtiste. Gjithashtu nga biruca ku e kishin future, ai i jepte kurajo të burgosurve për të shkuar në punë, ndërsa ata i ktheheshin: “Po si nuk do fitonte Mehmet Shehu në Brigadën e Parë Sulmuese me të tillë trima “budallenj”?! Në vitet 1971-‘73, babai do provonte një tjetër kamp, atë të Tepelenës. Për atë dhe për ne, ishte i vështirë ky kamp.

Mbaj mend pengesat dhe peripecitë që hasnim gjatë udhëtimit drejt këtij kampi për të takuar babain. Shoferi i autobuzit, na linte gjithmonë në fund të rrugës edhe pse kalonte afër Urës së Bençës, atje ku ishte i burgosur babai, ku ne e kishim më të lehtë kalimin. Por jo, nuk pranonte dot të ndihmonte një familje që po shkonin për vizitë te “disidenti”. Gjithashtu nuk më shlyen nga kujtesa ime momentet kur, në rrugën ku kalonim, na prisnin gra e fëmijë, duke na gjuajtur me gurë dhe na thërrisnin “armiqtë e popullit”.

Kjo ishte lufta e klasave. Një luftë që nxiste urrejtje dhe përçmim. Takimi me babain ishte i çuditshëm. Ai ishte në një dhomë të vogël që kishte një dritare me hekura, prej së cilës vetëm zëri mund të dilte. Ky takim na la një boshllëk të madh në zemër. Mbas disa kohësh, babain do e çonin në burgun e Burrelit ku dhe do përfundonte dënimin e tij, në një nga burgjet më të egra të komunizmit. Edhe Burreli kishte një pamje të frikshme, ishte i ftohtë, i akullt, të jepte ndjesinë e “vdekjes”.

Kur filloi internimi juaj, pra e familjes së Dilaver Radeshit?

Vitet rrodhën dhe rrugëtimi ynë në diktaturë do vazhdonte me makthet e veta. Ishte viti 1977, vit i cili shënonte edhe lirimin e babait nga burgu komunist. E kishim ëndërruar këtë ditë. Në burgun e Burrelit, atë kohë ka shkuar vetëm mamaja dhe motra e vogël, Irma. Kanë pritur me orë të tëra, por nga ajo portë e atij burgu famëkeq, nuk doli babai, por një oficer me një shprehje të egër në fytyrë që u thotë: “Nuk është këtu”. Asnjë shpjegim tjetër. Kjo përgjigje do ishte mundim për ne. U kthyen me plot dyshime dhe me shpirtin bosh!

Mbas disa ditësh na vjen një telegram nga babai. E kishin internuar në fshatin Kajan të Elbasanit. Ai që kishte urdhëruar internimin, ishte kryemjeshtri i torturues, Nevzat Haznedari, i cili së bashku me Vangjel Koten, kërkonte nga babai të dëshmonte kundër Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos, figura të cilët, kishin mbajtur një qëndrim të ashpër kundrejt bindjeve të tij, kur ai ishte dënuar në vitin 1967. Babai nuk pranoi të dëshmonte dhe fjalët e tij ishin këto: “Unë i kam sulmuar kur ata ishin në kolltuk e funksionet më të larta dhe tani që janë të lidhur me hekura e, po sulmohen nga “qentë e rrugëve”, ata janë shokët dhe vëllezërit e mi, madje kur të vijnë në burg, do t’iu jap nga një kafe”!

Kështu që u ri dënua me internim, pasi nuk firmosi deklaratën e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit. Një internim i izoluar që vazhdoi deri në fillim të viteve ’90-të. Këtu, pra, pas internimit të babait, fillon tamam edhe përndjekja jonë nga dy figurat e frikshme të kohës që ishin Nevzat Haznedari dhe Vangjel Kote. E kuptuan që këtë “rebel”, duhet ta preknin në pikën e dobët që, ishte familja e tij. Kështu që nisi përballja jonë me hetimin, me përndjekjet nga spiunët e Sigurimit. Na ndiqnin kudo. Kërkonin të na futnin nëpër shtigje që, të humbnim ndërgjegjen dhe vetëdijen njerëzore.

Znj. Tefta, si vazhdoi historia që ju çoi drejt tentativës për vetëvrasje?

Sa herë që më kërkohet të flas për këtë pjesë, përhumb në mendime dhe sa herë i rikthehem, zbuloj detaje të reja për gjendjen që më çoi drejt tentativës për vetëvrasje. E gjitha filloi kur ndaj nesh po ushtrohej një presion i madh nga Sigurimi i Shtetit. Unë isha vajza më e madhe e familjes dhe si Nevzat Haznedari edhe Vangjel Kote, u morën me mua. Karakteri im ngjasonte shumë me karakterin e babait. Gjithmonë jam shoqëruar dhe kam ndihmuar familjet e tjera të persekutuara që, kishin të afërmin e tyre nëpër burgjet komuniste. Këtë gjë e kishte pikasur dhe Sigurimi që, me atë paranojën që e karakterizonte, thurte dyshime.

Gjatë kohës që babai ishte i internuar në Kajan të Elbasanit, kundrejt nesh po bëhej një hetuesi që përligjte krimet e tyre. Fillimisht ishte nëna ajo që do thirrej në dhomën e hetuesisë dhe më pas unë. Me nënën nuk u morën shumë, kurse ndaj meje do zhvillonin një hetuesi që do zgjaste për gati një muaj. Ishte një hetuesi e pakuptimtë pasi, më thërrisnin një ditë po dhe dy ditë jo. Ishte sfilitës mendimi se kur do vinte radha tjetër për të provuar përsëri atë zymtësi që të jepte hetuesia e kohës. Përballja e parë ishte e frikshme. Ishte një dhomë me mure të errëta që të jepte përshtypjen e një varri të ftohtë ku hetuesi të bënte pyetje provokuese që mendja nuk i konceptonte dot.

Jam përballur me disa hetues të Sigurimit ku, mund të përmend Skënder Sevastani, por, më çnjerëzori ka qenë dhe do mbetet Nevzat Haznedari. Kjo situatë do vazhdonte deri në momentin kur unë do i dilja përballë makinës së Kadri Hazbiut, (ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe), me guximin e një vajze që e kishte pushtuar një trishtim i pakufi. Ishte ora 5:00 e pasdites, kur mbylla ditën e gjykimit tim në hetuesi. Në oborrin përballë Ministrisë, po kalonte makina e Kadri Hazbiut. Në atë çast, vrapova dhe i’u hodha sipër makinës së tij. Me plot gojë, i deklarova se nëse do më thërrisnin përsëri, unë do vrisja veten. Ndoshta për momentin ishte një konstatim i thënë në mërzitje e sipër, por që unë do e vija në zbatim…!

Memorie.al

Jehu i Srebrenicës nxeh Vuçiqin e Dodikun

Qendra Përkujtimore Potoçari për viktimat e Srebrenicës.

Valona Tela

Masakra e Srebrenicës – më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – mund të njihet si gjenocid nga Kombet e Bashkuara, gati 30 vjet pas.

Një propozim-rezolutë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj.

Propozim-rezoluta, mes tjerash, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Dokumenti – ndonëse nuk e përmend as entitetin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, e as Serbinë – nxiti reagime të furishme në të dyja këto vende.

Udhëheqësit e tyre mohojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, pavarësisht faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur si akt të tillë vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në korrik të vitit 1995.

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi këtë muaj një raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa udhëheqësi i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mblodhi mijëra ndjekës në Banjallukë për të kundërshtuar propozim-rezolutën e OKB-së.

“Ishte një krim në fund të luftës. Pas lodhjes, urrejtjes, vuajtjes, hakmarrjes… Por, nuk ishte gjenocid”, u tha Dodik mbështetësve.

Dodik tha, po ashtu, se nëse OKB-ja e miraton rezolutën për Srebrenicën, Bosnje e Hercegovina do të ndahet. Ai tha se do të ndërmarrë edhe disa “masa të posaçme”, por nuk specifikoi më shumë.

Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte i menjëhershëm. Ambasada amerikane në Sarajevë tha se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për shpërbërjen e Bosnjës.

“Millorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë, derisa ai ndjek agjendën e tij secesioniste dhe e shtyn Bosnje e Hercegovinën drejt konfliktit. Republika Sërpska është entitet brenda shtetit të Bosnje e Hercegovinës”, shkroi Ambasada amerikane në Sarajevë në platformën X.

Kundër rezolutës për Srebrenicën u angazhua në mënyrë aktive edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, miratimi i saj do të shkaktonte pasoja “në stabilitetin dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në të drejtën publike ndërkombëtare, por edhe në vetë besueshmërinë e OKB-së si garantuese e paqes dhe rendit juridik në botë”.

Në përpjekje për ta parandaluar votimin pro, Vuçiq tha javën e kaluar se ka biseduar me zyrtarë të më shumë se 80 vendeve dhe se do ta vazhdojë “luftën e vështirë”.

Zharko Koraq, profesor në pension i Universitetit të Beogradit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Vuçiq e përjeton si “shuplakë” kundër tij rezolutën për Srebrenicën.

Ai thotë se regjimi i tij i ka normalizuar njerëzit e dënuar për krime lufte, të cilët, vazhdimisht, janë mysafirë nëpër studiot televizive.

“Pushteti në Serbi është i tronditur, sepse bota po tregon se nuk e ka harruar Srebrenicën dhe se sjellja e Serbisë është e turpshme. Me retorikën që po bën, Vuçiq mbron veten e tij dhe politikën ku ka bërë pjesë”, thotë Koraq.

Në vitet ’90, Vuçiq shërbeu një kohë si ministër i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, të cilin Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vuçiq ishte edhe pjesë e Partisë Radikale serbe, e cila shprehte hapur ambicie për një “Serbi të madhe”, me tokat e vendeve fqinje.

“Ju vrisni një serb dhe ne do t’i vrasim 100 myslimanë”, ishte thënia e tij famëkeqe, disa ditë pas masakrës së Srebrenicës.

Refik Hoxhiq, zëdhënës i dikurshëm i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, thotë për Exposenë se politika që ndjek Vuçiq sot, por edhe Dodik, është e njëjtë me atë të Millosheviqit dhe të Radovan Karaxhiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë.

“Normalisht [kjo politikë sot] nuk i ka dhëmbët e njëjtë. Sot nuk është viti ’92 dhe qëllimet nuk mund të arrihen përmes rrugëve ushtarake, siç kanë menduar Sllobodan Millosheviq dhe Radovan Karaxhiq. Por, në aspektin narrativ dhe ideologjik, bëhet fjalë për politika identike”, thotë Hoxhiq.

Ai thotë se nuk i merr seriozisht kërcënimet e Dodikut, i cili edhe më herët ka thënë se nuk është i pajtimit që Republika Sërpska të jetë pjesë e Bosnje e Hercegovinës.

Koraq, i cili ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i Serbisë, thotë së Dodik po kërcënon tani në rrethana të tjera gjeopolitike, kur NATO-ja ka rritur praninë si në Bosnje e Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë.

“Po të isha në vendin e tij, do të mendoja mirë se si mund t’i përgjigjet bota provokimit të tij, në kohën kur ajo ka prioritete të tjera, si lufta në Ukrainë, konflikti në Lindje të Mesme, tensionet rreth Tajvanit, por, në të njëjtën kohë, vëzhgon edhe atë që ndodh në Bosnje e Hercegovinë”, thotë Koraq.

Koraq dhe Hoxhiq presin që rezoluta për Srebrenicën të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por nuk presin që të ketë ndonjë ndikim në marrëdhëniet mes vendeve në rajon.

Pa pranimin e së vërtetës nuk mund të ecët përpara, thotë Hoxhiq.

“Kjo është sikur të vendosësh një fashë të vogël mbi një plagë të madhe që ende rrjedh gjak. Nuk mund të ecët përpara, pa i pranuar këto krime. Por, kjo natyrisht nuk mund të pritet nga Aleksandar Vuçiq dhe Millorad Dodik”.

“Andaj, rezoluta nuk do të ndryshojë asgjë te ta, por do të shërbejë si një element në procesin e përballjes me të vërtetën për udhëheqësit e ardhshëm të Serbisë dhe të Republikës Sërpska. Nuk dyshoj se kjo do të ndodhë, herët a vonë”, thotë Hoxhiq.

Në Serbi, disa organizata për të drejtat e njeriut i bënë thirrje Qeverisë së tyre dhe Vuciqit që ta mbështesin rezolutën e OKB-së për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut tha se do t’u dërgojë një letër Kombeve të Bashkuara, në shenjë mbështetjeje për miratimin e rezolutës.

Edhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i bëri thirrje asaj që ajo e quajti “elitë intelektuale” që ta mbështesë rezolutën dhe “të mos jetë e painteresuar për të ardhmen e Serbisë”.

“Elita intelektuale në Serbi është arrogante dhe e painteresuar për të ardhmen e Serbisë. Po të mos ishte kështu, a nuk do t’i thoshte presidentit Vuçiq të mos turpërohet duke luftuar kundër rezolutës së OKB-së, që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, shkroi Kandiq në rrjetin X.

Por, disponimi midis disa qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Beograd është, po ashtu, ndryshe-ndryshe.

“Për mua është e pranueshme që për të gjitha viktimat të ketë një ditë përkujtimore – qofshin ato te ne apo kudo në botë”, thotë Mara.

“Rezoluta është e turpshme. Nuk duhet të miratohet. Unë nuk e arsyetoj krimin, por kush e karakterizon krimin ndaj serbëve?”, pyet Branisllav Kërsmanoviq.

“Mendoj se nuk ishte gjenocid. Nuk duhet shqyrtuar fare. Është politikë kundër Serbisë”, thotë Miqa Millovanoviq.

Kur e karakterizoi si gjenocid masakrën e Srebrenicës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Deri më tash, më shumë se 50 individë janë të dënuar me rreth 700 vjet burgim për rolet e tyre në gjenocidin e Srebrenicës.

Në vitin 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të ngjashme, e cila e shpalli 7 prillin si Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit mbi Gjenocidin në Ruandë.

Në këtë vend të Afrikës Qendrore, gjenocidi ndodhi në vitin 1994, gjatë një luftë civile. Për vetëm 100 ditë, ekstremistët Hutu vranë rreth 800 mijë njerëz, kryesisht anëtarë të pakicës Tutsi dhe kundërshtarë politikë.

Nëse e miraton edhe rezolutën për Srebrenicën, blloku demokratik perëndimor do të mbyllte një kapitull të errët të viteve ’90, kur ndodhën të dyja këto gjenocide të mëdha, pasojat e të cilave rëndojnë ende. Radio Evropa e Lirë

Aforizmi i ditës – 29 prill 2024

I’d rather learn from one bird how to sing than teach ten thousand stars how not to dance.

e. e. cummings

Preferoj të mësoj nga një zog se si të këndoj sesa të mësoj dhjetë mijë yje se si të mos kërcejnë.

e. e. cummings

NËSE KA NJË GJENOCID MË PAK GJENOCID- Nga GIAN ANTONIO STELLA- Përktheu Eugjen Merlika

 

“Xhemijeti”, pra Asamblea, “ka vendosur të shpëtojë mëmëdheun nga dëshirat e kësaj race të mallkuar e të marrë përsipër mbi shpatullat e tij atdhetare njollën që errëson historinë ottoman. Xhemijeti, i paaftë të harrojë të gjithë goditjet e hidhësitë e hershme, ka vendosur të asgjësojë të gjithë armenët që jetojnë në Turqi, pa lënë asnjë të gjallë”. Njëqindenëntë vite mbas asaj deklarate të turpëshme synimesh të Komitetit të Bashkim – Përparimit dhe zbatimit të llahtarshëm sistematik të projektit, Dita e Kujtimit të Gjenocidit Armen përkujtohet sot ndërmjet dy paradokseve. I pari është që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që nëpërmjet kërcëllimës së dhëmbëve nuk pranon t’a njohë si një gjenocid plojën e rreth një million e gjysmë armenëve dhe frikëson këdo që guxon t’a bëjë (madje edhe Barak Obama mbas rizgjedhjes së tij nuk pranoi të respektonte premtimin e bërë në fushatën zgjedhore) lëvdon përzënien e pakicës armene nga atdheu i tyre mijëvjeçar I Nagorno-Karabakut (“Na ka bërë krenar Azerbaixhani që ka çuar përpara veprimin ushtarak në kohë të shkurtëra e me respektin më të madh për civilët”) dhe damkon pa ndryshimin më të vogël tepritë e Izraelit në kundërveprimin ndaj plojës kundërsemite të 7 tetorit: “Jemi dëshmitarë të njërës ndër barbaritë më të mëdha të këtij shekulli. Duke marrë letër të bardhë nga vendet perëndimorë, qeveria izraeliane e Netaniahut po zbaton një gjenocid para syve të të gjithëve”. Një tezë e ritheksuar disa herë në këta muaj me mbështetjen e hapur të Hamasit si lëvizje “atdhetarësh” (rol I mohuar atdhetarëve armenë të Karabakut) pa asnjë kritikë ndaj vrasjeve të 7 tetorit të fanatikëve islamikë.
Paradoksi i dytë është pamundësia për të harruar që mbi temën edhe Jeruzalemi (me të cilin Armenia u zu në 2020, duke tërhequr ambasadorin me padinë Izraelit se i kishte shitur armë Azerbaixhanit) nuk është i kristaltë. E nëse tani i përplas në fytyrë Erdoganit faktin se ai e ka mohuar gjithmonë gjenocidin armen, edhe në qershorin e vitit 2018 Kneseti zgjodhi pezullimin e rrugës parlamentare për njohjen e plojës së një shekulli më parë si gjenocid. E bëri, u shpjegua, për të “mos ndihmuar” udhëheqësin turk atëherë në fushatë zgjedhore, e për të mos turbulluar marrëdhëniet që po përmirësoheshin. Fakti është që edhe viktimat e Shoahut, hapin përfundimtar të njohjes zyrtare të gjenocidit armen nuk e kanë kryer. Në serinë ka gjenocid e gjenocid…..

“Corriere della Sera”, 23 prill 2024 Përktheu Eugjen Merlika

ME MBROJTË QYTETËRIMIN LIBERAL- Nga ANGELO PANEBIANCO- Përktheu Eugjen Merlika

 

Të çensurohet Shekspiri, të ndërpriten marredhëniet me universitetet izraeliane. A ka ndonjë lidhje? Çfarë i bashkon sulmin e përhapur ndaj kryeveprave të kulturës perëndimore që zhvillohet në shumë universitete amerikane dhe evropiane dhe antipatinë e shumë studentëve universitarë, dhe një numëri jo të vogël doçentësh, që shfaqin për Izraelin (të bashkuar me zemërbutësinë kundrejt tiranive, nga Rusia tek Kina tek Irani)? Lidhja është dhënë nga qënia e pakicave përcjellëse të një kundërkulture të tejngopur me humore kundërperëndimore. Nuk është në zhvillim vetëm në Amerikë një luftë kulturore. Po luftohet edhe n’Evropë.

Në këtë dramë universitetet janë një nyjëtim strategjik sepse qëndrojnë në majë të sistemit edukativ dhe kanë aftësinë për të ndikuar në të gjithë institucionet e tjera kulturore (qëndra kërkimesh, shkolla, shtëpi botuese, mjete komunikimi). Me pasoja të pashmangëshme mbi të gjithë jetën shoqërore, përfshirë politikën. Grupe të pakicës (doçentësh e studentësh), por shumë luftarakë e të vendosur, janë zotuar në orvatjen për të vënë në përplasje institucionet kulturore e qytetërimin liberal që i ka prodhuar. Si ka mundësi që shumë universitete (dukuria ka lindur n’ato anglo-saksone) kanë lejuar në brëndësinë e tyre formimin e “policive etike”, të rojeve të mendimit, çensorë xhandarë që vendosin se çfarë është e lejuar të lexohet e çfarë nuk duhet lexuar, kush duhet të lejohet të flasë e kush jo? Si shpjegohet lejueshmëria e përhapur për ata që në Universitet hymnizojnë Hamasin dhe shkatërrimin e Izraelit? Në Universitetet italiane ajo trupë policie të mendimit, për fat, nuk është formuar ende por shumë mendojnë se është vetëm çështje kohe. Nuk është hartuar, tek neve, lista e librave dhe personazheve të ndaluar. Shkurt, për çastin Shekspiri është ende i shpëtuar. Megjithatë edhe tek ne, siç e dijmë, (kur bëhet fjalë për Universitete apo festivale kulturore) dikush ka të drejtë të flasë lirisht e dikush jo. Me që ra fjala, ndërsa përbën lajm fakti që ndonjërit i është mohuar fjala nga grupe të vogla ulëritëse, ndërsa kalon në heshtje vetëpërmbajtja parandaluese, fakti që shpesh, shmangen me kujdes disa gojtarë e disa argumente për të mos patur telashe. Dhe me që fjalët kanë humbur kuptimin fillestar ka ndonjë që e përcakton të gjithë atë si një shfaqje “pluralizmi”. Në vërtetim të faktit që historia është fuqimisht e kushtëzuar nga pakicat, të motivuara forcërisht – të paktit që, shpesh, arrijnë të mbizotërojnë mbi më të shumtit – ndodh që megjithëse të populluara nga shumica të një bindjeje tjetër, disa Universitete i palosen vullnetit të mujsharëve, bëhen syleshë, të paaftë të kundërshtojnë këtë kërkesë urdhëruese për t’u përgjunjur para diktatit të përfaqësuesve të kësaj kundërkulture të mësipërme. Ato pakica fitojnë deri sa udhëheqës të guximshëm e me autoritet (në këtë rast udhëheqës kulturorë) të vetëdijshëm se kanë një përgjegjësi kundrejt shoqërisë së cilës u përkasin, nuk arrijnë t’u presin rrugën.

Në kundërshtim me sa sistemi i komunikimeve shtyn njerëzit çdo ditë të mendojnë “fitimi i votave” është pafundësisht më pak i rëndësishëm se sa “pushtimi i zemrave”. Votat shkojnë e vijnë por paragjykimet, kur i ngjiten mëndjes së një qënieje njerëzore, bëhen të pashkatërrueshme, siç tregon gjallërimi në stil të madh i kundërsemitizmit në botën perëndimore. Në të vërtetë nuk kishte shkuar kurrë, por për shumë kohë ishte mbyllur me kyç në qilar. Prej disa vitesh kishte dalë – e prej mjaft kohe regjistrohen episode të kundërsemitizmit në Evropë – dhe është vërshues mbas 7 tetorit (më parë se sa, siç e kanë dokumentuar disa hulumtime, të kryhej sulmi izraelian në Gazë, më parë se të ishin viktimat palestineze). Një ethe, siç është parë, tashmë shumë e përhapur ndërmjet studentëve universitarë që shkërbehen ndërmjet tyre (fuqia e rrjetit) nga një cep tek një tjetër i Perëndimit. Në vërtetim të faktit që fati i palestinezëve është mbi të gjitha një pretekst për të goditur Perëndimin janë heshtjet mbi poshtërsitë iraniane, ruse e kineze. Asnjëri prej tyre nuk ka vënë në diskutim marrëveshjet ndërmjet Universiteteve perëndimore dhe atyre të parajsave të sipërthëna në tokë. E tashmja dhe e ardhmja e Universiteteve , edhe se nuk është e qartë për të gjithë, do të ndikojë fatet e demokracive tona. Është e shpresueshme që shumë doçentë perëndimorë të kuptojnë se sa i madh do të jetë rreziku nëse do të lejohet që ata të drejtohen nga Don Abondë. Ose më keq: si e patregueshmja ish rektore e Harvardit për të cilën është e lejueshme “në rrethana të përcaktuara” të kërkohet në fushat shfarosja e hebrejve. Në fakt ajo e kishte lejuar qetësisht. Me që ra fjala e sipërpërmendura nuk ishte përzënë për këtë arsye, por sepse u zbulua se ishte një kopjuese e tezave shkencore të të tjerëve. Universiteteve i shërbejnë udhëheqës kulturorë energjikë, të vetëdijshëm se çfarë rëndësie kanë pasur e kanë vënde kulture në historinë e Perëndimit të kushtuar lirisht – pa pësuar përfrikësime e detyrime – dijes, drejtues të ndërgjegjshëm për lidhjen që ka ndërmjet lirisë së mësimit e të kërkimit e lirisë së të gjithëve.

“Corriere della Sera”, 29 mars 2024 Përktheu Eugjen Merlika

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Ushtria ruse një javë më parë kishte kryer një sulm brutal në rajonin e Donetskut, me tanket e modifikuara të quajtura tanket “breshka”.

Megjithatë, në sulmin e dytë të kryer dje ata e pësuan rëndë nga artileria ukrainase, që kishte organizuar pritë për ta derisa po lëviznin në një zonë të gjelbëruara.

Tanket “breshka” u goditën nga predhat e artilerisë ukrainase derisa po tentonin të avanconin – duke mos e ditur se ukrainasit po i prisnin dhe se ishin të informuar për sulmin e planifikuar.

]Këto tanke janë modifikuar për të parandaluar sulmet e mundshme me dronë, por as këto modifikime nuk është se janë duke u ndihmuar edhe aq shumë rusëve.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen një tank i tillë duke u tërhequr nga një tank tjetër, pasi i ishin dëmtuar zinxhirët nga goditja me predhë artilerie.sn

Daily Mail: Kosovari me nënshtetësi angleze po mbahet në një burg ferri në Serbi, situata është shumë serioze

Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për Sadik Durakun, 53-vjeçarin nga Kosova me nënshtetsi angleze, i cili më 17 prill u ndalua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij dhe po mbahet në paraburgim me pretendimet se “ka kryer krime lufte”.

Daily Mail shkruan se ai po mbahet gabimisht në një burg në Serbi të cilin dikush ia ka përshkruar mediumit si ferr.

Duraku u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës në Kosovë.

Mediumi britanik shkruan se familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u lëvizi më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksander Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës, shkruan Daily Mail.

Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.

Për Sadik Durakun, vajza e tij shkroi se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës” dhe se në vitin 2021 kishte një sulm dhe sot ka “një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut”.

Daily Mail kujton se Vuçiq është akuzuar se kërkon ta imitojë aleatin e tij rus, Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën.

Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm, shkruan mediumi britanik, duke cituar një burim që u ka thënë se “situata është shumë serioze”, dhe se ai po qëndron në një burg ferri.

Në orët e para të 17 prillit Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.sn

Meloni kopjon Ramën, sulmon Rai3- Televizioni i përgjigjet: Do publikojmë fakte të tjera

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka sulmuar emisionin ‘Report’ pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare. Por edhe reagimi i RAI3 ka qenë i menjëhershëm. ata kanë premtuar dokument dhe fakte të tjera që do të publikohen sonte.

Reagimi i Report:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmon emisionin ‘Report’ pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë.

Meloni komentoi reportazhin ‘Albanian (HOT)SPOT’ nga Giorgio Mottola nga foltorja e ‘Fratelli d’Italia’ në Pescara.

‘Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’

Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.

Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në avantazhin e tyre keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore.sn

Report 

ntsSoordepm1m678th84chc3camu3lmhrg15g0oh25ë1u194564mfa hgha9 

🔴 Meloni attacca Report dopo il servizio sugli accordi tra Italia e Albania
La presidente del Consiglio Giorgia Meloni dal palco di Fratelli d’Italia a Pescara ha commentato il servizio “(HOT)SPOT albanese” di Giorgio Mottola.
“Aiutatemi a mandare a Edi Rama la nostra solidarietà per venire linciati solo per avere tentato di aiutare la nostra nazione. Addirittura Telemeloni, ce l’avete presente no, Telemeloni? Ha confezionato un servizio sull’Albania in cui si dipingeva come un narcostato”.
Torneremo sul tema questa sera con un servizio che indagherà gli scarsi risultati del decreto Cutro fino ad ora.
Con documenti esclusivi racconteremo invece come alcuni esponenti di primo piano del governo abbiano sfruttato a proprio vantaggio i depistaggi sulle ong alla base di alcune inchieste giudiziarie.
#Report alle 20.55 su #Rai3

Send this to a friend