VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Futbolli në kaos, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF

By | March 30, 2018
blank

Komentet

blank

Tritoli në banesën e Armand Dukës, “Associated Press”: Një ekip i UEFA-s do të vizitojë Shqipërinë

“Associated Press” ka shkruar mbi ngjarjen e shënuar mbrëmjen e së hënës në Durrës, ku u vendos një sasi e vogël tritoli në derën e jashtme të banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Një shpërthim tronditi shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pa shkaktuar të lënduar, tha të martën zëdhënësi i tij.

Incidenti bëri që organi qeverisës i futbollit evropian UEFA të shprehë shqetësime për sigurinë e kryeqytetit, Tiranë, si pritës i finales së Conference League së Evropës më 25 maj.

UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje, përpara zgjedhjeve të Federatës. Nëse Duka do të humbiste zgjedhjet presidenciale më 2 Mars, atij do t’i duhej të hiqte dorë nga vendi i tij në komitetin ekzekutiv të UEFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet në Shqipëri kanë shkaktuar një përplasje mes Dukës dhe bashkisë së Tiranës, e cila e ka akuzuar atë për korrupsion. UEFA tha se delegacioni i saj dëshiron të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Conference League së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit”.

Shpërthimi ndodhi të hënën në shtëpinë e Dukës në qytetin port të Durrësit, tha zëdhënësi i tij Andi Verçani. Gruaja dhe djali i Dukës ndodheshin në shtëpi, por nuk u lënduan. Ai ishte në Tiranë.
Kamerat kapën një imazh të një personi me kapuç që me sa duket vendoste eksplozivin. Të martën, Duka tha se kishte marrë një mesazh me tekst kërcënues për jetën, ku i kërkonte të jepte dorëheqjen.

59 vjeçari Duka drejton Federatën Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002 dhe kandidon për rizgjedhje si kandidati kryesor. UEFA e përshkroi ndërhyrjen e jashtme në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore. UEFA zgjodhi Shqipërinë për të pritur finalen e Europa Conference League në stadiumin kombëtar prej 22,000 vendesh, i cili u hap në 2019.”

blank

Tenis: Nadal me fitoren ndaj Shapovalovit arrin në gjysmëfinale të turneut Australian Open

Tenisti spanjoll Rafael Nadal siguroi avancimin e tij në gjysmëfinalen e turneut Australian Open duke mposhtur kanadezin Denis Shapovalov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tenisti i gjashtë në botë siguroi fitore në sete me rezultatin 6:3, 6:4, 4:6, 3:6 dhe 6:3 në Melbourne Park.

“Për mua është vetëm një dhuratë e jetës që jam këtu duke luajtur përsëri tenis”, tha ylli spanjoll pas fitores së tij.

Tenisti 35-vjeçar ka fituar 20 tituj Grand Slam gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, duke përfshirë 13 tituj të French Open, si dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Rios 2016.

Madison Keys kalon në gjysmëfinale për herë të dytë

Amerikania Madison Keys arriti në gjysmëfinalen e Australian Open-it në kategorinë e femrave pas triumfit ndaj tensites çeke Barbora Krejcikova.

Keys mposhti kundërshtaren e saj me rezultatin 6:3 dhe 6:2.

Keys do të garojë në gjysmëfinalen e Australian Open-it për herë të dytë në karrierën e saj.

blank

Audiopërgjimi i Veliajt, Vasili: Reforma në drejtësi u gropos

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publikimit të audiopërgjimit të Erion Veliajt.

Ja postimi i Petrit Vasilit:

Ja çfarë maskarenjsh, mafiozë e gojëpisa kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri.

E thotë me gojën plot ky horri i Bashkisë së Tiranës, që kemi SPAK-un në dorë.

Ja si u gropos reforma në drejtësi.

SPAK ç’ pret më, la nam!

Këta vetëdenoncohen sheshit, ndersa SPAK ka frikë të levizë gishtin.

blank

blank

VIDEO- “Blindohen” Zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti në ambientet e FSHF-së

Në orën 15:00 nisën dhe Zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport” shihet qartë se ka shumë forca të policisë private se zakonisht në ambientet e zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kandidatë për të marrë në dorë Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, janë dy: Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani. bw

blank

Kiana Kryeziu, skitarja që do të realizojë ëndrrën në Kinë

Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen në Pekin në muajin shkurt.

Pjesëmarrjen në këto lojëra, 17-vjeçarja thotë se e kishte ëndërr qysh kur ishte e vogël. Ëndërr e saj është edhe medalja.

blank

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, DW: Siguri e dobët kibernetike, rrezikohen pjesëmarrësit

Kushdo që udhëton në Kinë për Olimpiadën 2022 duhet të dokumentojë gjendjen e tij shëndetësore në App “My2022”. Por softueri ka boshllëqe serioze sigurie, konstatohet në një raport për sigurinë kibernetike.

Sportistë nga e gjithë bota po përgatiten për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Këtë vit këtu bën pjesë edhe respektimi i rregullave përkatëse shëndetësore. Është e detyrueshme, që atletët të instalojnë në smartfonët e tyre aplikacionin zyrtar të quajtur “My 2022”.

Por aplikacioni ka mangësi në kodimin e të dhënave. Këtë e pohon një raport i “Citizen Lab”, të cilin e disponon Deutsche Welle. Një gjë e tillë i vë atletët, gazetarët dhe funksionarët e sportit në rrezik serioz nga hakerat.

Privatësia e tyre nuk mbrohet dhe të dhënat e tyre nuk janë të mbrojtura nga vjedhja dhe survejimi. Për më tepër specialistë të forenzikës kibernetike zbuluan se aplikacioni përmban një listë censure.

Frikë e madhe nga spiunazhi digjital

Gjithsesi siguria e të dhënave në Lojërat Dimërore në Pekin është kritikuar: Gjermania, Australia, Britania e Madhe dhe SHBA u kanë bërë thirrje komiteteve të tyre kombëtare olimpike dhe atletëve të tyre që t`i lenë në shtëpi telefonat dhe laptopët e tyre privatë. Në vend të tyre ata duhet të marrin me vete pajisje ekstra për Olimpiadën, kaq e madhe është frika nga spiunazhi dixhital.

Pikërisht për këtë arsye Komiteti Olimpik Holandez i ka ndaluar në mënyrë eksplicite sportistët e tij, që të sjellin në Kinë smartfonë dhe laptopë privatë. Në My2022-App atletët, trajnerët, reporterët, funksionarët e sportit dhe punonjësit lokalë duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre shëndetësore.

MY2022-App: gjurmimi i kontakteve dhe shumë më tepër

Lojërat Olimpike Dimërore fillojnë më 4 shkurt dhe do të jenë lojërat e dyta në kohën e pandemisë Corona. Prandaj nuk është për t’u habitur që ekziston një aplikacion i detyrueshëm për smartphone. Ai u përdor edhe në lojërat verore në Tokio vitin e kaluar. Sipas playbook-ut zyrtar të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), detyrimi për ta instaluar vlen për të gjithë ata që do të jenë në të ashtuquajturën “flluska olimpike” e krijuar posaçërisht për atletët, trajnerët, reporterët, zyrtarët sportivë, përfaqësuesit diplomatikë dhe mijëra punonjës lokalë. Në fakt aplikacioni i zhvilluar në Kinë synon të monitorojë shëndetin e pjesëmarrësve në Olimpiadë dhe në rastet e testeve pozitive të koronës të gjurmojë kontaktet.

Në aplikacion nuk duhet të vendosen vetëm të dhënat e pasaportës dhe të dhënat personale për statusin e udhëtimit, por edhe informacione mjekësore shumë private dhe të ndjeshme. Për shembull, nëse kohët e fundit keni vuajtur nga simptoma të ngjashme me Covid-19 si ethe, lodhje, dhimbje koke, kollë e thatë, diarre ose dhimbje fyti. Kush vjen nga jashtë, duhet të fillojë të kalojë të dhënat shëndetësore në aplikacion 14 ditë përpara se të hyjë në vend.

Gjurmimi i kontakteve i bazuar në aplikacione shihet në shumë vende si një mënyrë moderne për të luftuar pandeminë Covid19. Por aplikacioni kinez My2022 lejon më shumë sesa thjesht gjurmimin e kontakteve: Ai rregullon autorizimet për të pasur akses në eventet olimpike, shërben si guidë për vizitorët me informacione për programin dhe organizimin e eventeve sportive, ofron shërbime turistike për vizitorët dhe madje përfshin funksione bisede (tekst dhe audio), news feeds dhe transferime të të dhënave për përdoruesit. Apo siç thuhet në përshkrimin në Apple app store: Aplikacioni My2022 “ofron shërbim të personalizuar për grupe të ndryshme përdoruesish për të shijuar Lojërat në mënyrë të gjithanshme me një aplikacion”.

Trasnmetimi i pasigurt i të dhënave në aplikacion

Boshllëqet në aplikacion u zbuluan nga studiuesit e Citizen Lab, të cilët bëjnë studime mbi sigurinë digjitale rreth çështjeve të të drejtave të njeriut në Munk School of Global Affairs të Universitetit të Torontos. Citizen Lab ka qenë përfshirë edhe në zbulimin e softuerit spiun “Pegasus”. Pika specifike e kritikës janë të ashtuquajturat certifikata SSL, të cilat duhet të sigurojnë që trafiku i të dhënave të ndodhë vetëm ndërmjet pajisjeve dhe serverëve të besueshëm: Sipas raportit të Citizen Lab ato nuk janë të vërtetuara për vlefshmërinë. Kjo mungesë e vërtetimit të certifikatave SSL përbën një dobësi serioze sigurie. Si rezultat, aplikacioni mund të devijohet për të komunikuar me një kompjuter keqdashës, duke lejuar që informacioni të përgjohet apo madje të dhënat e dëmshme të kthehen në aplikacion.

Studiuesit e Citizen Lab, Jeffrey Knockel dhe Lotus Ruan, kanë zbuluar cenueshmëri jo vetëm në lidhje me të dhënat shëndetësore, por edhe me shërbime të tjera të rëndësishme në aplikacion. Kjo përfshin shërbimin e aplikacionit që përpunon të gjitha bashkëngjitjet e skedarëve, si dhe transmetimet zanore. Ekspertët zbuluan edhe se trafiku i të dhënave në aplikacion për disa shërbime nuk është aspak i koduar. Kjo do të thotë që të dhënat e shërbimit të bisedës në aplikacion mund të lexohen shumë lehtë nga hakerat. “Zbulimet tona kanë treguar, se masat e sigurisë së aplikacionit My2022 janë krejtësisht joefektive dhe nuk mbrojnë nga rrjedhja e të dhënave të ndjeshme tek palët e treta të paautorizuara”, thotë Knockel.

Ekipi kanadez ka kërkuar i pari të bëhet më shumë për sigurinë kibernetike – në pamje skiatoret Justine Dufour-Lapointe dhe Chloe Dufour-Lapointe

Censurë? Lista e termave të censuruar ngre pyetje

Studiuesit e IT zbuluan edhe një skedar teksti të quajtur “ilegalwords.txt”. Aty renditen 2,442 fjalë kyçe dhe fraza, kryesisht nga gjuha kineze e shkruar, e përdorur në Republikën Popullore të Kinës, por edhe disa terma nga gjuha ujgure, tibetiane, gjuha kineze e shkruar e përdorur në Tajvan dhe Hong Kong, dhe nga anglishtja. Ndër termat e shumta ka disa sharje, por edhe shprehje që i referohen temave politikisht tabu në Kinën komuniste, që censurohen nga shteti, duke përfshirë: kritikat ndaj Partisë Komuniste Kineze dhe drejtuesve të saj, si dhe fjalë kyçe që lidhen me Falun Gong; protestat e Tiananmenit; Dalai Lamën; dhe pakicën myslimane ujgure në rajonin Xinjiang. Në ujgurisht, sipas Citizen Lab përfshihet p.sh. edhe termi “kurani i shenjtë”.

Eksperti i sigurisë kibernetike në versionin aktual të aplikacionit nuk ka arritur të gjejë të dhëna, që kjo listë censure gjatë përdorimit të përdoret në mënyrë aktive. Po ashtu nuk është fort e qartë se si ky skedar ekziston vërtetë. Jeffrey Kockel nga Citizen Lab thotë, se: “Edhe nëse skeda illegalwords.txt ndërkohë nuk përdoret, My2022 përmban funksione kodimi, që e lexojnë këtë skedë dhe mund të përdoret për censurë, kësisoj lista e censurës aktivizohet lehtësisht.”

Aplikacioni qysh tani përmban një funksion raportimi, në të cilin përdoruesit e tij mund të denoncojnë përdoruesit e tjerë nëse ata e konsiderojnë përmbajtjen e mesazhit si të dyshimtë apo të rrezikshme. Ndër arsyet e mundshme për denoncim është edhe opcioni “përmbajtje politike delikate”, ashtu si përshkruhen zakonisht në Kinë temat e censuruara politike.

Në My2022-App të dhënat private dhe ato mjekësore, sipas studiuesve të Citizen Lab nuk janë të mbrojtura mjaftueshëm.

Asnjë reagim i Komitetit Organizator Kinez ndaj boshllëqeve të sigurisë

Në fillim të dhjetorit 2021 Citizen Lab në mënyrë konfidenciale ia ka komunikuar Komitetit Organizator konstatimet. Citizen Lab – sikurse është e zakonshme në rast të boshllëqeve të sigurisë – i ka kërkuar organizatorëve kinezë të Olimpiadës, që t’i shmangin pikat e dobëta të sistemit përpara se të publikohet raporti. “Deri tani Komiteti Organizativ nuk ka reaguar ndaj zbulimeve”, thotë Jeff Knockel për DW.

Ndonëse ndërkohë janë publikuar disa aktualizime të App-Stores nga Apple dhe Google, verifikimi nga studiuesit e sigurisë të Citizen Lab të ndërmarra më 17 janar 2022 nuk kanë konstatuar ndryshime lidhur me listën e censurës dhe të ashtuquajturat pika të dobëta.

Në playbook për atletët dhe funksionarët, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shkruan se My2022-App është në “përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe me legjislacionin kinez”.

Por Citizen Lab bazuar tek zbulimet e veta arrin në konkluzionin, se transmetimi i informacioneve personale “mund të jetë një shkelje direkte e ligjeve kineze për mbrojtjen e të dhënave”. Sepse në Kinë sipas rregullores për mbrojtjen e të dhënave informacionet për gjendjen shëndetësore të një personi duhet të komunikohen dhe regjistrohen në mënyrë të koduar.

Rezultatet e paraqitura në raportin e Citizen Lab venë pikëpyetje edhe ndaj gjigantëve perëndimorë të teknologjisë, që ofrojnë My2022-App: Apple dhe Google.

“Si Apple edhe Google sipas normativave ndalojnë që aplikacioni të transmetojë të dhëna sensible të pakoduara. Të dyja duhet të vendosin tani, nëse problemet e paszgjidhura të sigurisë duhet të kenë si rrjedhojë shuarjen e app stores”, thotë Knockel për DW.

Komiteti Organizator 2022 në Pekin e mbron App duke theksuar, se ai “është verifikuar me sukses” nga sipërmarrjet Google, Apple dhe Samsung. “Ne kemi marrë masat si për transmetimin e koduar të informacioneve personale, për të mbrojtur të dhënat private”, i tha të hënën (17.01) Komiteti agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.

DW

blank

Kosovë, Shpejtim Bajoku zgjidhet boksieri më i mirë i vitit 2021

Prishtinë

Federata e Boksit të Kosovës (FBK) ja ka ndarë çmimin e boksierit më të mirë të vitit 2021 boksierit Shpejtim Bajoku nga klubi BoxGollaku, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për boksierët më të mirë të vitit 2021 morën pjesë kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBK), kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe boksierë nga gjithë vendi.

Bajoku gjatë vitit 2021 rrëmbeu vendin e parë në disa gara vendore dhe rajonale, si ajo në turneun dyditor “Adem Jashari” në Prishtinë dhe Kampionati Ballkanik për seniorë i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë, ku ai u shpall kampion.

Po kështu, nga të pranishmit u tha se boksieri Bajoku ishte përgatitur mjaft mirë për të fituar edhe në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd, ku ai bashkë me delegacionin e Kosovës nuk u lejuan nga autoritetet serbe që të hynin në Serbi për pjesëmarrje, gjatë muajit tetor.

Tek, kategoria e boksierëve seniore, Donjeta Sadiku, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, u shpall si boksierja më e mirë për vitin 2021.

Kreu i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi tha se edhe pse në kohë pandemie, Federata ka arritur të përmbushë kalendarin e saj të garave ndërkombëtare dhe vendore.

“Arritja më e madhe ishte fitorja e dy medaljeve të arta, (Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku) dhe dy të bronzta (Patriot Behrami dhe Besart Pireva) në Kampionatin ballkanik në Zagreb”, tha Krasniqi.

Federata e Boksit të Kosovës (FBK) në vitin 2021 ka zhvilluar gjithsej 15 gara ndërkombëtare dhe 13 kombëtare, ka marrë pjesë në tre kampionate evropiane, U22, U18 dhe U14 si dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

blank

Gjykata miraton dëbimin e Novak Gjokoviçit nga Australia

VOA

Shpresat e tenistit serb Novak Gjokoviç, për të luajtur në turneun Australian Open, u rrënuan të dielën pasi një gjykatë hodhi poshtë ankesën e tij ndaj një urdhri dëbimi.

Tre anëtarë të Gjykatës Federale vendosën të lënë në fuqi një vendim të së premtes të ministrit të Emigracionit, për anulimin e vizës për 34-vjeçarin serb, për shkak të interesit publik.

Vendimi do të thotë se ka të ngjarë që Novak Gjokoviçi, i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-19, do të qëndrojë në paraburgim në Melburn derisa të dëbohet.

Zakonisht dëbimi përfshinë edhe ndalimin e hyrjes në Australi për tre vjet me radhë.

Ministri Alex Hawke e anuloi vizën me arsyetimin se prania e Novak Gjokoviçit në Australi mund të jetë një rrezik për shëndetin publik dhe “mund të jetë kundërproduktive ndaj përpjekjeve për vaksinimin” në shkallë të gjerë në Australi.

Viza e Gjokoviçit u anulua fillimisht më 6 janar në aeroportin e Melburnit, disa orë pasi ai mbërriti për të marrë pjesë në turne, ndërsa pohoi se kishte siguruar një dokument që e përjashtonte nga rregulli sipas të cilit vizitorët që futen në Australi, duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Pas mbërritjes, zyrtarët e Forcave Kufitare vendosën se dokumenti i Novak Gjokoviçit është i pavlefshëm dhe ai u mbajt së bashku me azilkërkuesit e tjerë në një hotel paraburgimi të emigracionit për disa ditë.

blank

Gjokoviq ndalohet sërish në Australi, e deklarojnë kërcënim publik

RFE/RL

Australia e ktheu Novak Gjokoviqin në mbajtje të shtunën (15 janar), duke thënë se kundërshtimi i yllit të tenisit ndaj vaksinimit mund të shkaktojë “trazira civile”.

Pasi një herë nuk arriti të largonte 34-vjeçarin e pavaksinuar nga vendi, qeveria konservatore e Australisë po përpiqet sërish.

Dhe Gjokoviq po lufton për herë të dytë, me një apel të ri gjyqësor të planifikuar për të dielen.

Çështja do të shqyrtohet nga ora 9:30 nga Gjykata Federale me tre gjyqtarë, një format që lë pak hapësirë për të apeluar çdo vendim.

Tani për tani, tenisti serb është rikthyer në një burg famëkeq të imigracionit në Melburn pas disa ditësh lirie pas apelit të tij të parë të suksesshëm gjyqësor.

Një kolonë automjetesh u pa duke lëvizur nga zyrat e avokatëve të tij – ku ai ishte mbajtur nën roje për pjesën më të madhe të së shtunës — në ish- objektin e hotelit Park.

Për miliona anembanë botës, ylli serb njihet më së miri si një kampion i padiskutueshëm i tenisit dhe lidhur me qëndrimin e tij kundër vaksinimit.

Në dosjet gjyqësore, Australia e ka paraqitur atë si një figurë kyqe për kundërshtarët e vaksinimit dhe një katalizator për “trazira civile” të mundshme, që duhet të largohet në interes të publikut.

Prania e Gjokoviqit në Australi “mund të nxisë ndjenjën kundër vaksinimit”, argumentoi ministri i imigracionit, Alex Hawke, duke justifikuar përdorimin e tij të fuqive të gjera ekzekutive për të hequr vizën e tenistit.

Jo vetëm që Gjokoviq mund t’i inkurajojë njerëzit të shkelin rregullat shëndetësore, tha Hawke, por prania e tij mund të çojë në “trazira civile”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq akuzoi të premten Australinë për “keqtrajtim” të yllit më të madh të vendit dhe një heroi kombëtar.

“Nëse donit ta ndalonit Novak Gjokoviçin të fitonte trofeun e 10-të në Melburn, pse nuk e kthyet menjëherë, pse nuk i thatë se është e pamundur të marrësh vizë? ka thënë Vuçiq në Instagram.

“Novak, ne jemi pranë teje!”, shtoi ai.

Gjokoviq ka fituar nëntë herë Australian Open dhe shpresonte që ta mbronte titullin javën e ardhshme. Ai shpresonte që ta fitonte këtë garë, me qëllim që të bëhej tenisti më i suksesshëm në histori të këtij sporti me një rekord prej 21 titujsh Grand Slam.

Fillimisht Gjokoviqit i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Gjokoviqi ishte ndaluar dhe kishte qëndruar për disa orë në aeroport ku kishte kaluar në kontrollet e migracionit. Më pas ai qëndroi disa ditë në një hotel të shndërruar në qendër për migrantë.

Disa ditë më vonë, një gjykatës hodhi poshtë vendimin e autoriteteve për anulimin e vizës dhe urdhëroi lirimin e tij, duke thënë në vendim se zyrtarët kufitarë kishin injoruar procedurat gjatë arritjes së Gjokoviqit në Australi.

Por, ministri Hawke të premten ia anuloi sërish vizën Gjokoviqit, duke përdorur fuqitë që dalin nga Akti për Migrim i Australisë.

Ky akti lejon dëbimin e kujtdo që ministri e sheh si rrezik potencial “për sigurinë shëndetësore apo rendit të komunitetit australian”, por megjithatë, Gjokoviq mund ta apelojë këtë vendim.

Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Gjokoviqi foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.

Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.

Gjokoviq po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.

blank

Australia ia anulon sërish vizën Gjokoviqit

RFE/RL

Australia ia ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq për të dytën herë me radhë.

Vendimi i ministrit për Emigrim të Australisë, Alex Hawke nënkupton se tani Gjokoviq përballet me dëbim nga shteti.

Megjithatë, tenisti 34-vjeçar ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve ishte paraparë që të luante në turneun Australian Open, që nis të hënën.

“Sot ushtrova të drejtën time… për të anuluar vizën e Novak Gjokoviqit duke u thirrur në arsye shëndetësore, pasi ishte në interes të publikut që të veproja kështu”, tha ministri përmes një deklarate.

Ky vendim gjithashtu nënkupton se Gjokoviqi mund të përballet me një ndalesë trevjeçare për marrjen e vizës së re australiane, edhe pse një ndalesë e tillë mund të hiqet.

Gjokoviq ka fituar nëntë herë Australian Open dhe shpresonte që ta mbronte titullin javën e ardhshme. Ai shpresonte që ta fitonte këtë garë, me qëllim që të bëhej tenisti më i suksesshëm në histori të këtij sporti me një rekord prej 21 titujsh Grand Slam.

Fillimisht Gjokoviqit i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Gjokoviqi ishte ndaluar dhe kishte qëndruar për disa orë në aeroport ku kishte kaluar në kontrollet e migracionit. Më pas ai qëndroi disa ditë në një hotel të shndërruar në qendër për migrantë.

Disa ditë më vonë, një gjykatës hodhi poshtë vendimin e autoriteteve për anulimin e vizës dhe urdhëroi lirimin e tij, duke thënë në vendim se zyrtarët kufitarë kishin injoruar procedurat gjatë arritjes së Gjokoviqit në Australi.

Por, ministri Hawke të premten ia anuloi sërish vizën Gjokoviqit, duke përdorur fuqitë që dalin nga Akti për Migrim i Australisë.

Ky akti lejon dëbimin e kujtdo që ministri e sheh si rrezik potencial “për sigurinë shëndetësore apo rendit të komunitetit australian”, por megjithatë, Gjokoviq mund ta apelojë këtë vendim.

Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Gjokoviqi foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.

Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.

Gjikoviq po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.

blank

Interi triumfoi ndaj Juventusit, fitoi Super Kupën italiane

Inter Milan fitoi Superkupën e Italisë 2021, mbrëmë, duke mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në stadiumin San Siro të Milanos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Juventus realizoi i pari në minutën e 25-të, pasi mesfushori amerikan, Weston McKennie, shënoi me një goditje me kokë brenda zonës. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata krosoi topin nga e majta për ta asistuar McKennie-n.

Interit iu dha një penallti në minutën e 34-të pasi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko u faullua në zonë.

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez mori përsipër penalltinë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi nga pika e bardhë, teksa Interi barazoi ndeshjen.

Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Asnjëra skuadër nuk shënoi në pjesën e dytë dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Kur të gjithë prisnin që fituesi të zgjidhet përmes penalltive, sulmuesi kilian i Interit, Alexis Sanchez, shënoi golin e fitores në minutën e 121-të.

Matteo Darmian i Interit priti një top në kuadratin e Juventusit, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes së Juventusit.

Pastaj Sanchez kontrolloi topin për të shënuar nga afër, ndërsa Interi fitoi Superkupën.

Sanchez u shpall lojtari i ndeshjes pas fishkëllimës së fundit.

Kampioni italian i vitit 2021, Inter, fitoi Superkupën për herë të gjashtë në histori. Herën e fundit, skuadra nga Milano e fitoi këtë titull në vitin 2010.

Ndërkohë, skuadra humbëse, Juventusi, ende mban rekordin e këtij trofeu me nëntë fitore në total.

Juventusi fitoi për herë të fundit Superkupën e Italisë në vitin 2020.

blank

Kosova mposht Turqinë në shtëpi për kualifikime të botërorit në hendboll

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka mposhtur atë të Turqisë me rezultat 26 me 24 në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të Meshkujve 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja, e cila ishte mjaft dinamike, në pjesën më të madhe ka qenë me rezultat të ngushtë të epërsisë prej 1 ose 2 pikësh nga Turqia, e ndjekur nga Kosova.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 13 me 13.

Por përkushtimi më i madh në sulm i vendësve në pjesën e dytë, bëri që ata të barazojnë në fund të pjesës së dytë, për të krijuar më pas në 5 minuta të vazhdimit një epërsi prej 2 pikësh, të cilën arritën ta mbanin deri në fund.

Pas 5 ndeshjeve të luajtura në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror, Kosova ka tani 1 fitore 1 barazim dhe 3 humbje.

Grupit i prin Greqia me 4 fitore, më pas ndodhet Turqia me 2 fitore e 3 humbje, e treta është Belgjika me 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje, kurse në fund ndodhet Kosova me bilancin e lartcekur.

Më 15 janar Kosova do të luajë kundër Belgjikës në Prishtinë.


blank
blank
Send this to a friend