Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran varet “krejtësisht prej tij”, duke theksuar se nuk pranon marrëveshje të dobëta.
Varet plotësisht nga unë nëse do të ketë marrëveshje. Nëse ka lajme, do të jenë vetëm lajme të mira. Unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, tha Trump në një intervistë për ABC News, duke mos dhënë detaje për bisedimet.

Ai gjithashtu u ka kërkuar diplomatëve të tij të mos nxitohen në arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se “koha është në anën tonë” dhe se procesi duhet të bëhet me kujdes.
Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme do të qëndrojë në fuqi vetëm kur të jetë finalizuar dhe nënshkruar zyrtarisht ,ka shkruar Trump në një status në Truth Social. Ndër të tjera ka kritikuar dhe ish-presidentin Barak Obama për një marrëveshje të keqe sipas tij me Iranin, e cila i dha mundësi Teheranit të zhvillojë armë bërthamore.
Në të njëjtën kohë, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm t’i japë garanci botës se nuk synon armë bërthamore, por ka theksuar se ekipi negociator nuk do të bëjë kompromis për “dinjitetin dhe nderin e vendit”.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh dhe negociatash të vazhdueshme mes dy vendeve për situatën në Lindjen e Mesme. Panorama