VOAL

VOAL

Frrok Çupi është spiun i ‘Sigurimit’ – Vendimi – Dokument – Gjykata e vërteton deklarimin e Rakipllarit

September 6, 2022
blank

Komentet

blank

Ngjela: Nëse del i implikuar me çështjen e McGonigal, Ramën e ekstradojnë në SHBA

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” komentoi çështjen e McGonigal, duke u shprehur se në Shqipëri është kthyer në një novelë.

Sipas Ngjelës, opozita ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje me këtë çështje.

“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit. Meqë problem është me Ramën, thotë po e verifikojnë.  Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoi nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI për shefin e Shqipërisë?

 

Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë”, tha Ngjela, duke shtuar: “SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, u shpreh Ngjela.

Teksa ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD, avokati Ngjela u shpreh se Kushtetuta nuk lejon parti naziste apo raciste duke saktësuar se Gjykata ka folur njëherë për Partinë Demokratike.

“Kush po ruhet në këto momente, që të mos fusin në burg gjyqtarin që bëri paçavuren e parë. Atë ruajnë atë. Saliu lojën që ka bërë nuk e bën do më, është edhe non-grata nga Amerika”, tha ai.

blank

 

blank

“Butrinti do të fitojë”, deputetja e PD: Dorëzova padinë në Kushtetuese, koncesioni duhet të ndalet!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim për mediat njoftoi se ka depozituar në Kushtetuese padi për koncesionin e Butrintit.

Ajo gjithashtu theksoi se i është drejtuar Gjykatës me disa kërkesa dhe se Kushtetuesja i ka legjitimuar si palë.

“Ne kemi paraqitur kërkesë për të thirrur ekspertë. Është me rëndësi që gjykata të dëgjojë zërin e ekspertëve që e duan Butrintin”, u shpreh Zhupa.

Deputetja e PD, ndërsa theksoi se Butrinti përfaqëson historinë, tha se koncesioni është një aferë dhe se është e domosdoshme që për këtë çështje të merren në pyetje ekspertë.

 

Deklarata e plotë:

blank

 

Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncesionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncesioni.

blank

 

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncesion duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deputetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ajo që sot dua të ndalem me ju, janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese. Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyq♪7sor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.
Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen anti-kushtetutes të koncesionit Butrintit.
Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncesionin anti-kushtetues.
Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues. Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehsohen duke thënë që koncesioni i Butrintit është anti-kushtetues.

blank

“Ministria e Financave pagoi 418 mijë euro për firmën e bashkëshortes së tij”, BIRN: Rama dhe Tony Blair në një marrëdhënie klienteliste

Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministri komunist shqiptar Mehmet Shehu – përballur me rrezikun e arrestimit dhe burgosjes – vrau veten.

Sot, si rikujtesë, në oborrin e vilës nën pronësi të qeverisë gjenden statujat e Leninit dhe Stalinit si dhe një Zis 69, një automjet që ishte i parapëlqyeri i policisë sekrete të kohës së Komunizmit “Sigurimi” për arrestimet në mes të natës.

Gjithkush sot mund të vrasë mendjen se çfarë mendoi Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kur pa këtë dekor ndërsa u mikprit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 19 prill të vitit të kaluar.

Pak gjë u komunikua në publik mbi takimin. Gjithsesi, dy muaj më vonë, Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, TBI, publikoi një ofertë pune për këshilltar në Tiranë, në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve të qeverisë shqiptare përmes aplikimit të teknologjisë dhe novacionit.

Tre muaj më vonë, në shtator 2022, TBI shpalli një vend tjetër të lirë pune – për një këshilltar të lartë për kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që Blair, i cili la zyrën në vitin 2007, ka punuar me Ramën. Kur socialistët erdhën në pushtet më 2013, Blair u punësua si këshilltar.

Se çfarë nënkupton një punë e tillë, kjo është e paqartë, për shkak se kontratat nuk janë të disponueshme për publikun. Por, si qeveria shqiptare ashtu edhe Blair thonë se shërbimi vjen falas.

Gjithsesi, ish-kryeministri britanik nuk është i vetmi Blair që punoi për qeverinë shqiptare. Përgjatë të njëjtës periudhë, një kompani ligjore e drejtuar nga bashkëshortja e tij Cherie, mori qindra mijëra euro nga qeveria për shërbime të dhëna. Një përkim i tillë vërehet se ka ndodhur edhe në Serbi.

Ekspertë vendës thonë se kjo, dhe mungesa e transparencës në lidhje me kontratat me TBI, duhet të bëjnë që të bien kambanat e alarmit.

Në rastin e Shqipërisë “kjo e vë z. Rama dhe z. Blair në një marrëdhënie klienteliste,” thotë Rigels Xhemollari, një aktivist anti-korrupsion dhe drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, një organizatë me bazë në Tiranë.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë kërkimore në Tiranë, i tha BIRN: “Në një praktikë normale të shtetit të së drejtës i gjithë ky proces do të duhej hetuar.”

“Deklarata e vetme e qeverisë, se konsulenti nuk ka përfituar financiarisht nga shteti shqiptar është e pamjaftueshme, spekullative dhe krijon edhe më shumë dyshime mbi përmbajtjen e kontratës dhe llojin e angazhimit.”

TBI dhe Omnia Strategy, kompania e Cherie Blair, e cila ofron shërbime të specializuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe arbitrim, mohuan të kenë konflikt interesi.

“Kompania ligjore e zonjës Blair ka përfaqësuar Qeverinë e Shqipërisë shumë herë dhe i ka të gjitha të drejtat ta bëjë këtë,” tha TBI për BIRN. “Kjo është një praktikë ligjore që nuk ka të bëjë fare me punën e TBI.”

Omnia Strategy tha: “Puna e Omnias, në Shqipëri ose gjetkë, nuk ka të bëjë me punën e TBI.”

Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Punët fitimprurëse të arbitrazhit të Omnias

Blair themeloi TBI më 2016, duke ofruar shërbime konsulence për qeveritë në mënyrë që të “ndihmojë udhëheqësit politikë që të ndërtojnë shoqëri të hapura, gjithëpërfshirëse dhe me mirëqenie në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur,” sipas faqes së saj të internetit. Në vitin 2021, ajo kishte 437 të punësuar, zyra qendrore në Londër dhe tre qendra ndërkombëtare në Akra, Singapor dhe San Francisko.

Një organizatë jofitimprurëse, instituti realizoi një xhiro prej 81 milionë paundësh më 2021. Shumica e punës financohet nga fondacione private, të cilat, deri prillin e kaluar, përfshinin Këshillin Evropian për Tolerancë dhe Ripajtim, ECTR, themeluar nga miliarderi rus Moshe Kantor. TBI i ndërpreu marrëdhëniet me ECRT, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, kur Kantor u vendos nën sanksione në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin.

Më herët, më 2020, Blair u përfol si një ndërmjetës potencial mes Serbisë dhe Kosovës për një marrëveshje të braktisur për shkëmbime territoresh dhe sqarim marrëdhëniesh mes tyre.

John Bolton, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për ish-presidentin Donald Trump, i tha BIRN në një intervistë se Blair, i cili ishte në pushtet më 1999 kur Britania mori pjesë në bombardimet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur gjatë luftës në Kosovë – kishte ofruar të shërbente si “ndërmjetës informal” mes të dy palëve. Rama u raportua në atë kohë të ishte mbështetës në marrëveshjen për shkëmbim territoresh, një pretendim që ai e mohoi me forcë.

Puna e fundit e Blair në Shqipëri përkoi edhe me atë të bashkëshortes: të dhënat e Thesarit të Shqipërisë, të para nga BIRN, tregojnë se ministria e financave e vendit bëri tre pagesa te Omnia Strategy mes 13 dhe 19 shtatorit 2022, për një total prej 418 mijë eurosh.

Të dhënat nuk specifikojnë se për çfarë u bënë këto pagesa ndërsa Omnia Strategy konfirmoi se i ka marrë paratë, pa dhënë shpjegime se për çfarë. Kompania ligjore me bazë në Londër ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në një numër çështjesh arbitrazhi para gjykatave ndërkombëtare.

E para, më 2012, pa Omnia Strategy duke përfaqësuar Shqipërinë në një mosmarrëveshje me një kompani me bazë në Amerikë, me një faturë shërbimesh ligjore me vlerë 300 mijë euro.

Më 2015, kompania mori 645,000 euro nga Qeveria e Shqipërisë për këshillime ligjore mbi një mosmarrëveshje konteaktuale me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe kompania vendëse S2. Pastaj më 2018, Omnia Strategy u punësua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë për një mosmarrëveshje investimi me kompaninë italiane Valeria Italia S.r.l, për të cilën u pagua 200 mijë euro.

“Omnia u punësua nga Shqipëria me meritë, të veprojë në çështje të referuara pas një procesi prokurues konkurrues dhe më pas dorëzoi rezultate pozitive në të treja çështjet,” tha për BIRN Omnia Strategy në një përgjigje me shkrim për këtë lajm.

Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Zëdhënësi i TBI konformoi se organizata vijon të punojë me qeverinë e Serbisë, falas.

“As Tony Blair dhe as instituti nuk marrin para nga qeveria e Shqipërisë apo ajo e Serbisë për këtë punë.”

Puna e konsulencës ka tërhequr më herët kritika nga aktivistë të të drejtave të njeriut.

Më 2013, Hugh Williamson, drejtor për Divizionin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Human Rights Watch, tërhoqi vëmendjen te një kontratë dyvjeçare me vlerë 16 milionë paundë në Kazakistan dhe kritikoi Blair për mosshprehjen e shqetësimeve në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi autokratik i presidentit të atëhershëm të vendit Nursultan Nazarbayev.

Të dhëna gjyqësore tregojnë se Omnia Strategy ka përfaqësuar më herët edhe qeverinë e Malit të Zi në një mosmarrëveshje me Addiko Bank AG mbi një ligj për konvertimin e kredive të dhëna në franga zvicerane.

Kompania ka përfaqësuar gjithashtu edhe kompaninë ukrainase Sardich, e cila ngriti padi duke kërkuar 350 milionë euro kompensim nga Maqedonia e Veriut pasi humbi një kontratë koncesionare minerare më 2019./Reporter.al

blank

Fabrikat e birrës po shqyrtojnë transferimin e prodhimit në Serbi

Pas “alarmit” të Shoqatës së Prodhuesve së Birrës Vendase për mbylljen përkohësisht të disa fabrikave në vend, operatorët paralajmërojnë për transferim të prodhimit në Serbi.

Arsyeja mbetet kostoja e larte nga dyfishimi i akcizës nga 1 janari dhe shtrenjtimi i lëndës së parë (birra malto dhe ambalazhimi), që solli rritjen e çmimeve të birrës vendase më shumë se ajo e importit.

Një prodhues pohoi për “Monitor” se do të shohë mundësinë e zhvendosjes së fabrikës drejt Serbisë, pasi investimi është më i leverdishëm nga kostot prodhuese dhe subvencionet nga shteti.

“Me politika rritje taksash, siç ishte akciza që u barazua me nivelin e importuesit, vendosje gjobash, kontrolle pafund dhe pakuptim të tatimeve, doganave dhe AKU, do të shohim mundësinë e hapjes së fabrikës në Serbi. Për të vetmit që ndiejmë keqardhje janë punonjësit tanë. Situata në sektorin prodhues të birrës ka hyrë në krizë.”

Përveç rritjes së akcizës, nga 1 janari prodhuesit u goditën edhe nga rritja e çmimit të birrës malto të importit. Më 1 janari 2022 çmimi i birrës malto të importuar ishte 420 euro/Ton, ndërsa nga 1 janari 2023 po shitet dyfish më shtrenjtë (duke përfshirë edhe rritjen e çmimit pas nisjes së Luftës Ukrainë-Rusi).

Më herët, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve shqiptarë, Stefan Pinguli, thote se për shkak të shtrenjtimit të kostove, mungesës së shitjes nga zgjerimi i tregut të birrës së huaj me çmim të ulët disa fabrika mbyllën prodhimin për muajt janar-shkurt. Pinguli shtoi se dyfishimi i akcizës rrezikon të zhdukë prodhimin shqiptar, për shkak të shtimit të peshës së birrës së importit. Sipas tij pesha e importit rrezikon të arrijë deri në 80% të tregut.

Për 2022 sipas të dhënave të Doganave prodhimi i birrës vendase u ul lehtë 2% në krahasim me 2021, ndërsa importet u rritën 4%. Pesha e importeve në konsumin e birrës për 2022 është 56% nga 44% që ishte rreth 1 dekadë më parë.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Ndryshimet e ligjit të akcizës u shoqëruan me debate të forta nga grupet interesit. Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase bëri disa herë thirrje në seancat dëgjimore të komisioneve parlamentare se masa e re fiskale do të falimentonte sektorin dhe rrezikon të nxjerrë 1,000 persona të papunë.

Nga Ministria e Financave u argumentua se ky diferencim ka favorizuar prodhuesit vendas, si dhe bazuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka krijuar dhe hapësira për shmangie nga detyrimet e akcizës.

“Gjithashtu, ka bërë që prodhuesit e vegjël të mos tentojnë të rrisin prodhimin me qëllim ruajtjen e nivelit të ulët të akcizës”, citohet në relacionin e ligjit të parashikuar.

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit nga rritja e akcizës është rreth 260 milionë lekë shtesë.

blank

Monitor

blank

Thellohet skandali- Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

Edi Rama nuk e ka ndalur për asnjë moment veprimtarinë e tij antiligjore duke paguar e shpërblyer lobistë ndërkombëtarë, oligarkë dhe mafiozë, për të mbuluar skandalet e panumërta të qeverisë së tij. 

Në vitin 2018, deputeti i PD, Ervin Salianji do të denonconte me disa audiopërgjime se si vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë dhe bënte pazare droge. Ai kishte rënë në kurthin e përgjimeve të Albert Veliut i njohur ndryshe si “Babale”.

Edi Rama, në vend që çështjen t’ia linte drejtësisë, ndërhyri duke orientuar keq hetimet, jo drejt të inkriminuarit, por për tek kallëzuesit e krimit. Çështje e cila vijon edhe sot e kësaj ditë nëpër gjykatat e Edi Ramës. Kush e mban mend, i kujtohet se Edi Rama brenda natës bëri analizat e zërit të Geron Xhafës dhe arriti në përfundimin se nuk kishim të bënim me vëllanë e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Rama nxitoi të dilte para opinionit publik e të thoshte se personi që bënte pazare droge dhe trafiku lëndësh narkotike drejt Italisë, nuk ishte Geron Xhafaj.

Edi Rama në vitin 2018: Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën. Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiali. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore. Nuk jemi absolutisht përpara as edhe një prove kompromentimi të ministrit të Brendshëm, por jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik dhe të atij ndërkombëtar. 

Por Edi Rama nuk ndërhyri pa qëllim. Ai e kishte përgatitur skenarin dhe lobistët iu përgjigjën në kohë rekord.

Syri.net ka mësuar se ekspertizën e zërit të Geron Xhafës e ka bërë pikërisht Louis Bladel. Laboratori ndërkombëtar anglez të cilit i është referuar Edi Rama 5 vjet më parë është as më shumë e as më pak lobisti Bladel me instrumentet e tij korruptivë dhe manipulativë.

Jo më kot Edi Rama i ka paguar Louis Blades, paraardhësit të Charles McGonigal në postin e shefit të kundërzbulimit të FBI, plot 375 mijë dollarë për një shërbim që nuk dihet nëse është dhënë vërtetë dhe çfarë ka përfituar shteti shqiptar. Apo edhe shumat e tjera si ajo e 225 mijë dollarëve për McGonigal për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës. Kjo është vetëm pjesa e dukshme, por mendohet se afera arrin në miliona dollarë.

Në 2018 kur edhe u denoncua çështja “Babale”, kompania Ernst and Young, drejtuar dhe menaxhuar nga Luis Bladel, lidhi një kontratë me shtetin shqiptar ku do të bashkëpunonte me agjencitë vendase kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal. Kjo citohet nga vetë kryeministri Rama, në një postim në faqen zyrtare të kryeministrisë të datës 28 maj 2018, ku Rama nuk ka kursyer as vlerësimet për Bladel.

Kjo marrëveshje vjen si produkt i darkës sekrete mes Edi Ramës, Chales McGonigal, Agron Nezës dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 mars, e vetëm pak javë më vonë, Bladel vjen në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Syri TV ka siguruar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku pikërisht për këtë kontratë janë gjetur shkelje.

Sipas raportit të KLSH, kjo VKM është sigluar sekret dhe kap vlerën e 375 mijë eurove, të cilat janë marrë nga Fondi Rezervë dhe Fondi i Kontigjencës e nga auditimi është konstatuar mangësi në dokumentacionin, apo me shkelje në përdorimin e tij, në 63% të vlerës.

Pra, të gjitha, kontratat, bashkëpunimi i agjencive për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal, rezultojnë farsë, Rama i ka paguar miliona lekë për interesat e veta publike, për të mbuluar skandalet qeveritare dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë përmes këtyre lobistëve zyrtarë të FBI.

blank

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Salianji i dërgon shkresat SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Të hetohet!

TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka informuar sot se i ka dërguar shkresat me aktakuzën dhe lajmet e mediave ndërkombëtare për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar hetimin e lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama.

Nga Kryesia e Kuvendit, Salianji tha se ky vendim ka ardhur pasi nuk ka parë asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast.
Unë smund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

 

Për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Min së Brendshme”, tha Salianji.

Ai tha se materialet e dala janë të mjaftueshme për të nisur hetimin duke i drejtuar më tej disa pyetjeve këtyre institucioneve.bw

blank

Pas Shkodrës dhe Vlorës, aksione edhe në Korçë për heqjen e kamerave që vëzhgojnë policinë

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria  vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.syri.net

blank

Nga Shkodra “Big Brother” zhvendoset në Vlorë, çmontohen 16 kamera në qytet, kontrolloheshin nga grupet kriminale

Të paktën 16 kamera që kontrolloheshin nga grupet kriminale janë çmontuar nga policia në Vlorë.

Kamerat ishin vendosur përkatësisht në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Theksohet se gjithashtu ishin të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë,.

Kujtojmë se më herët grupet kriminale kishin vendosur kamera edhe në qytetin e Shkodrës, të cilët u zbuluan dhe çmontuan nga policia.

Njoftimi:

Vlorë/Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet.

Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.bw

blank

Hiqen 38 kamera të tjera sigurie në rrugët e Shkodrës, 5 të shoqëruar në Polici

Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, ka sjellë shoqërimin e 5 personave në Komisariatin e Policisë së Shkodrës.

5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”, menjëherë pas heqjes së 38 kamerave të tjera të sigurisë në 3 lagje të qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës.

Por duket se kamerat nuk kanë të mbaruar, pasi burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale./ dita

blank

Begaj mesazh parlamentit në seancën për holokaustin: Krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror. Shqipëria, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për holokaustin, i dhënë gjatë seancës plenare të posaçme të organizuar nga Kuvendi.

Begaj citoi diplomatin Noach Flug: Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.

Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë.

Ai theksoi se teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin!

MESAZHI I PLOTË
Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit.

“Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.” – deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qeniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën.

27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë.
Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë.

Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit.

Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë.
Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin:
Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.
Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë.

Përpjekjet e shqiptarëve, myslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar.

Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.

Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet.
Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg” si “House of life”.

Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor.

Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

Të nderuar miq,
Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin!
Ju faleminderit!

blank

Konferenca shkencore “Shqiptarët dhe hebrejtë në Luftën e Dytë Botërore”

Akademia e Shkencave dhe Israeli House në Shqipëri në ditën e Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit organizojnë konferencën shkencore “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë

Botërore”.

Të ftuar në konferencë do të jetë kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi si dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Galit Peleg.

Të pranishëm për të drejtuar konferencën do të jenë gjithashtu Pëllumb Xhufi, Felicita Jakoel, Arben Cici, Artan Puto, Shaul Yanai, Monika Stafa. Marenglen Kasmi, Ido Zelkovitz etj…

Më 27 janar shënohet dita e Kujtesës së Holokaustit të popullit hebraik.

Dita e Kujtesës i kushtohet viktimave të Holokaustit, sulmit shfarosës të nazistëve kundër hebrenjve.dita

blank

Berisha i përgjigjet akuzave të Gjiknurit: Agron Nezën s’e kam kushëri dhe nuk e njoh personalisht

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat ka folur për çështjen e McGonigal, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e tij.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të Damian Gjiknurit duke thënë se Agron Nezën nuk e ka kushëri dhe se nuk e njeh personalisht

blank

 

Pjesë nga deklarata:

blank

 

Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t’u ikur përgjegjësive për 21 janarin?

 

 

 

Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai…Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz.

blank

 

PD drejtuar nga ju, do të ndërmerrni ndonjë hap konkret , padi në SPAK apo kërkesë parlament?

blank

 

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fati e MC Gonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve me SHBA. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim të larta sa pak kush tjetër në vendin e tij, pro kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllime të veta as dobësinë më të vogël, më partnerin kryesor strategjik. Rama duhet të ikë sa më parë, njëra anë është çështja penale për të cilët duhet të merret drejtësia, por ana morale është e rëndë. Ka përdorur korrupsionin se çfarë tregon ky rast. Një korrupsion ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare dhe tregon se Tirana e Edi Ramës është epiqendër e korrupsionit të njerëzve dhe se Rama për interesa të pushtetit të tij nuk njeh asnjë parim. Ka kryer akte të tmerrshme, nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner, ka përdor segmente sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet midis dy vendeve. Edi Rama do të zbërthehet, do të ketë çdo përpjekje për t’i shkuar deri në fund këtë çështje… Unë ja dhashë Agron Nezën Edi Ramës për shërbime, nuk kam asnjë lloj gjëje me të, unë nuk e njoh personalisht. Në dijeni time ka punuar në qytete të ndryshme. Ai i ka dhënë me koncesion hidrocentrale e Shushicës, ka vallëzuar deri në 3 të natës me MC Gonigal në Tiranë. Këto janë që të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit dhe kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund sepse po zien bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme në botë. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.

blank

 

(BalkanWeb)


Send this to a friend