Ndoci ka lënë të kuptohet se ka qenë ish-bashkëshortja e tij që ka gabuar dhe më pas ka shtuar: “Pavarësisht kësaj, unë nuk jam nga ata që rrahin gratë, mbaroi, mbaroi, jeta vazhdon”.
Ai ka treguar edhe për një incident që i ka ndodhur gjatë vitit 1983 kur u mor vendimi për përjashtimin e tij nga Akademia e Arteve.
“Unë punoja në grupi ‘Na bashkoi kënga popullore’, por pedagogët e mi komunistë vendosën që unë të përjashtohesha”. Por përndjekja e Ndocit vijoji edhe më tej ndërsa ai kujton se: “Në atë kohë u mblodh Kuvendi Popullor që të pezullonte aktivitetin tim për të bllokuar aktivitetin tim me ‘Na bashkoi kënga popullore’”.
Që pas asaj kohe Frederiku kujton se ai filloi të trajtohej si disident, “dhe prej Teatrit të Operas përfundova në Macukull. Më akuzonin si agjent të CIA-s dhe të UDB-së dhe nuk më lejonin të futesha në Televizion”- ka përfunduar rrëfimin e tij artisti Frederik Ndoci.
Komentet