MOTIV I HERSHEM
“Te dritarja atje ne qoshe Mastrojani,
Si gjithnje teper elegant vinte e ulej.
Pak me tej prane banakut, Ana Manjani
Filxhanin e kafes, rufiste nuk ngutej”
C’nuk do t’ipja madje s’do luaja vendit,
Kur te gjitha keto nje italian m’i rrefente
Ne tavolinen e preferuar te Sofia Lorenit,
“Sa nervoze behej, kur lire nuk e gjente.
Por shpejt qeshte, drite behej gjithe bari.
Ulej prane Marcelos dhe ndizte nje cigare.
Biseden gjithnje plot humor ai e niste i pari,
Ajo tymoste me shikimin tretur ne dritare”.
Bar ” Van Gogh” Roma
————-
BRAKTISUR
Aty braktisur, te vetmuara
Si dy oaze ne shkretetire.
Mbi tavolin te patrazuara
Gotat e “Techilas”, pa pire,
Mbeten me shume se nje ore
I harruam fare si une dhe ti,
Jo goje, po n’to s’vume dore.
Sepse qe koha per dashuri…
Caffetteria “Il Siciliano”- Roma
————
MBREMJE ROMANE
Nuk dua ta fsheh shume me pelqen,
Kjo mbremje e bute ne Rome sonte.
Dua por me kot syri im dot se gjen
Edhe pse pafundsisht do deshironte,
Te pakten nje te vockel ngjashmeri
Te kap ne muzgun qe bie mbi Kolose
Ngaqe absolutisht s’behet fjale kurrsesi
Jo, jo te krahasosh Lanen me Tevere…..
———–
Roma ka bukurite, Tirona ngrohtesin
Padyshim dy gjera krejt te ndryshme
Ndaj une s’kam ku e gjej ngjashmerine
Vec qiellit ku fluturojne dallendyshe