Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR), e cila u mbajt në qytetin e Napolit.

Konferenca  kishte në fokus gjeopolitikën globale dhe rëndësinë strategjike të rajonit të Mesdheut në zhvillimet aktuale ndërkombëtare.