Shtëpia e Bardhë publikoi foto nga rezidenca e presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, ku ai dhe ekipi i tij monitoruan në kohë reale operacionin “Absolute Resolve” që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij nga forcat elitare Delta Force në Karakas.
Në imazhe, Trump shihet pa kravatë, me sakko dhe këmishë të bardhë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çdo zhvillimi të aksionit. Në një nga fotografitë, pranë tij qëndron sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa një tjetër foto, e bardhë e zi, pasqyron rëndësinë e momentit.
Presidenti Trump përshkroi operacionin si “mahnitës, një punë e jashtëzakonshme, sikur të shikoje një shfaqje televizive”, duke treguar fokusin dhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë gjatë aksionit. Fotot nënvizojnë rolin personal të presidentit në drejtimin dhe mbikëqyrjen e këtij operacioni historik.