VOAL

VOAL

Fotografia e një vizite të shkurtër – Nga Lumir Abdixhiku

December 7, 2015

Komentet

Referendumi, aspiratë e Luginës së Preshevës- Nga REFIK HASANI

Sivjet shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve.

Këto tri komuna, kan mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, prandaj kemi shprehur vullnetin në mënyrë demokratike, për të gëzuar lirinë në të drejtat individuale dhe kolektive, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët.

Referendumi ishte dhe mbeti si një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni. Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve të treguar përmesë organzimit dhe daljes për votim në referendumin plebishitar. Ishte udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike.

Më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

Sivjet, jan 32 vjetë nga Referendumi që shënon qëndresën dhe sakrificën në përpjekjet për organizim e mobilizimin e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Jemi të diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur, jemi të diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, jemi të diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, jemi diskriminuar edhe në kulturë, në ruajtjen trashëgimisë kulturo-historike, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi ky është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Referendumi i mbajtur më datën e 1 e 2 mars të vitit 1992, dhe kryengritja e armatosur dhe formimi i UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së këtij Rajoni, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

© Refik HASANI

Në ndjekje të faktit: Numri i Janarit i Diellit ka dalë në shkurt apo para një muaji?- Nga Elida Buçpapaj

Pas daljes me opinionin të botuar më 13 shkurt rreth situatës së degraduar të lidërshipit të Vatrës, menjëherë pas përjashtimit skandaloz banditesk të gjashtë Vatranëve Veteranë, mora kërcënime me gjyq.

Këto kërcënime ishin publike në rrjetin social nga një ish anëtare e kryesisë së Vatrës, e cila pretendon se është dorëhequr nga kjo kryesi në nëntor. Zonjës në fjalë në opinionin tim i bëja thirrje të dorëhiqej, pasi në numrin e dhjetorit të Diellit, që unë i referohesha, ajo rezultonte në kryesi.

Pra, ish anëtarja e kryesisë së Vatrës më akuzon se unë kam manipuluar faktet dhe prandaj ajo do të më hedhë në gjyq këtu në Zvicër!

Përpara se të shkruaja opinionin, mora informacion se i vetmi numër i Diellit që qarkullonte më 13 Shkurt 2024, ishte ai i dhjetorit që, sipas Vatranëve, kishte dalë në janar, pasi gazeta Dielli del një numër e vonuar, dmth numri i dhjetorit del në janar, i janarit në shkurt e kështu me rradhë.

Ndërkohë, Vatranë veteranë po thonë se numri i janarit i Diellit ka dalë më 24 shkurt, por ata nuk e kanë marrë ende në dorë gazetën, krejt ndryshe nga ish anëtarja e kryesisë së Vatrës që pretendon se, prej një muaji, ajo e ka numrin e janarit të Diellit në shtëpinë e saj.

Dhe jo vetëm kaq, por zonja në fjalë, që pretendon se ka dhënë dorëheqjen nga kryesia e Vatrës në nëntor, por që në gazetën Dielli të dhjetorit dalë në janar rezultonte të ishte në kryesi, në mënyrë publike postoi në murin tim të Facebook-ut ku unë kisha botuar opinionin, screenshote nga numri i janarit të Diellit, që, sikur e nxorëm në spikamë, zonja në fjalë pretendon se e ka në shtëpi që prej një muaji!

Ish anëtarja e kryesisë së Vatrës e paska prej një muaji numrin e Janarit të gazetës Dielli, ndërsa Vatranë Veteranë që thonë se ky numër ka dalë më 24 shkurt, e pse nuk e paskan?

Po gënjen ish anëtarja e kryesisë së Vatrës?

Sepse janë një grup Vatranësh veteranë, emra shumë të nderuar që insistojnë se numri i Janarit të Diellit ka dalë në shkurt.

Përpara se ta shkruaja opinionin, kisha marrë info nga Vatranët veteranë. Pra kisha në dorë një burim shumë të sigurt informacioni. Kur them Vatranë veteranë, do të thotë duke filluar me nga gjysmë shekulli kontribute në Vatër, me emrat e të cilëve Vatra është identifikuar, krejt ndryshe nga ish anëtarja e Vatrës një rishtare me vetëm 2.3 vjet anëtarësi e cila vetëm pas 5 muaj anëtare e Vatrës u katapultua në kryesi, pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare.

Unë do të vazhdoj ta ndjek narrativën e numrit të Janarit të Diellit për të vërtetuar se kush gënjen.

Nëse është gënjeshtare kjo zonjë që më fyen, duke cënuar në integritetin tim profesional e moral dhe duke më kërcënuar publikisht me padi në gjykatë për manipulim!

Kush manipulon: unë bashkë me Vatranët Veteranë apo ajo?!

Kush gënjen: unë bashkë me Vatranët Veteranë apo ajo?

A nuk meriton padi në gjykatë personi që fyen dhe sulmon një botuese dhe gazetare gjatë ushtrimit të detyrës?!

E dashur Iris Halili, të bëj thirrje të japësh dorëheqje nga kryesia ilegjitime e Vatrës! Nga Elida Buçpapaj

Numri i dhjetorit të Diellit 2023, i cili ka dalë në muajin Janar, ku mund të shihet qartë kryesia e Vatrës

Përshëndetje me admirim të veçantë për katër profesorë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në numrin 709 të gazetës së përjavshme “Nacional” (24 shkurt – 02 mars 2024) ishin botuar tri analiza shkencore, me autorë shkencëtarët e shquar Prof. Elena Kocaqi, Prof. Agron Dalipaj, Prof. Sazan Guri, si edhe intervista e Prof. Albert Nikolla, me temë kryesore lashtësinë e gjuhës shqipe.

Si nxitje për tri analizat dhe intervistën, ka shërbyer, së pari, botimi në numrin e fundit të revistës amerikane“Science”, një revistë kjo me autoritet të lartë shkencor në mbarë botën, në të cilën theksohet se gjuha shqipe është ndër tri gjuhët që kanë rrjedhur nga protoindoeuropianishtja, dhe, së dyti, përfundimi që ka nxjerrë Universiteti i Leipzigut, ku nënvizohet posaçërisht se shqipja është gjuha e gjallë më e vjetër e folur deri më sot dhe e para e shkëputur prej qendrës së gjuhëve indoevropiane.

Katër profesorët e nderuar, në mbështetje të shumë studiuesve të huaj, mbrojnë me dinjitet të lartë shkencor lashtësinë e gjuhës shqipe.

Prof. Elena Kocaqi, intelektualja e shquar, me brumosje të shkëlqyer atdhetarie, kërkon debat shkencor dhe përballje publike me autorët e peticionit kundër gjuhës shqipe.

Profesori Agron Dalipaj shpreh dëshpërimin e vet që asnjë akademik i ngrehinës akademike të Tiranës, nuk e ka përshëndetur artikullin e revistës “Science” dhe as nuk e ka falënderuar Universitetin e Leipzigut.

S’ka asgjë për t’u habitur, sepse në atë akademi ka jo pak përkrahës të politikës antikombëtare të qeverisë Rama. Ajo akademi ka në krye një komunist të regjur, si Skënder Gjinushi, i cili, me paditurinë e vet në fushën e gjuhësisë, të kujton atë fjalën e urtë të trevave të Labërisë “la dhitë dhe u bë zabit”.

E ashtuquajtura Akademi e Shkencave, në të vërtetë, është Akademi Politike, sepse ajo ndjek gjurmët e politikës tradhtare të kastës sunduese neokomuniste të Ramës, pasardhësit të kryediktatorit Enver Hoxha, kryeargatit të Beogradit.

Të deklarosh se shqipja ka një moshë rreth 1500-vjeçare dhe se ajo na qenka krijuar pas ardhjes së sllavëve në Gadishullin e Ilirisë, do të thotë që shqiptarët nuk na qenkan popull rrënjës në trojet e veta etnike, do të thotë t’i bësh shërbimin më të madh serbosllavizmit, armikut të tërbuar të kombit shqiptar.

Me këtë rast, dëshiroj t’i përshëndes përzemërsisht katër profesorët që përmenda në fillim dhe t’ju uroj shëndet, mbarësi, jetë të gjatë dhe suksese në veprimtarinë e tyre të çmuar shkencore, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare.

Tradhtarë, si mund ta shisni parajsën, ngrohtësinë e tokës sonë? Nga Aurel Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nëse nuk kemi freskinë e ajrit dhe pastërtinë e ujit, si mund të jetojmë pa të?
Ideja e lig nuk është e huaj për ne. Ishte “xhaxhai” si idhull për shkatërruesin aktual të Kombit më të vjetër evropian, pellazg-ilir-shqiptar. Regjimi kriminal është një grup i veçantë pushteti në një vend jodemokratik.
***
Çdo pjesë e atij vendi është një botë për njerëzit e mi. Kombin tim. Atdheun e paraardhësve të mi. Çdo gjilpërë e ndritshme e pishës, çdo breg me rërë, çdo mjegull në pyllin e errët, çdo flutur a insekt, janë të shenjta në kujtesën dhe përvojën e popullit tim. Lëngjet që qarkullojnë nëpër pemë mbajnë kujtimin e arbrit.
Njerëzit tanë nuk harrojnë vendin e lindjes së tyre kur shkojnë për një shëtitje midis yjeve. Të vdekurit tanë nuk e harrojnë kurrë këtë vend të bukur, sepse është nëna e pellazgëve-ilirëve. Ne jemi pjesë e vendit dhe ajo është pjesë e jona. Lulet aromatike janë motrat tona, shqiponja e madhe, të gjithë janë vëllezërit tanë. Majat shkëmbore, kullotat e harlisura, ngrohtësia e trupit të një fëmije, të gjitha i përkasin të njëjtës familje.
Pra, kur tradhtarët dërgojnë fjalë se duan të shesin tokën tonë, ata qelbësira kërkojnë shumë prej nesh. Kështu që ne do ta ruajmë vendin vetë dhe do të jemi në gjendje të jetojmë të qetë. Ajo do të jetë babai dhe nëna jonë, ne do të jemi fëmijët e tij. Sepse ai vend është i shenjtë për ne. Ai ujë i shkëlqyeshëm që rrjedh përmes pragjeve dhe lumenjve nuk është vetëm ujë, por edhe gjaku i paraardhësve tanë. Zhurma e ujit është zëri i babait të babait tim. Lumenjtë mahnitës janë vëllezërit tanë, ata na shuajnë etjen.
Ne e dimë që pushtuesit që erdhën nga xhunglat dhe shpellat aziatike nuk i kuptojnë jetët tona. Një pjesë e tokës është e njëjtë për të si tjetra, sepse ai është një i barbar i huaj që vjen natën dhe merr nga toka e huaj çfarë të dojë. Toka shqiptare-ilire-pellazge nuk është vëllai i tij, por armiku i tij dhe kur ai e pushton atë lëviz përpara. Ai i lë varret e pronarëve të vërtetë dhe nuk shqetësohet. Varret e baballarëve tanë dhe vendi që i lindi fëmijët janë harruar. Pushtuesi dhe këlyshët e tij i trajton nënën-tokë dhe vëlla-qiellin si gjëra që mund të blihen, të plaçkiten, të shiten si një tufë ose bizhuteri me shkëlqim. Oreksi i armiqve tradicional: të gllabërojë tokën tonë dhe të lërë pas vetes vetëm vrasje e shkretim.
Shqiptari preferon tingullin e butë të erës kur luan me faqen e kënetës, si dhe aromën e ajrit të pastruar nga shiu i mesditës ose aromën e pishës ose vreshtit.
Ajri është i çmuar për njeriun tonë sepse të gjitha gjallesat ndajnë të njëjtën frymë – kafsha, pema, njeriu. Shqipfolësi dobiç duket se nuk e vëren ajrin që po merr frymë. Ashtu si një njeri që vdes për shumë ditë, ai është i mpirë deri në erë të keqe. Por nëse ju shisni tokën tonë duhet të mbani mend se ajri është i çmuar për ne, ai ajër ndan shpirtin e tij me gjithë jetën që mbështet. Era që i dha gjyshit tim frymën e parë do të pranojë edhe psherëtimën e tij të fundit. Dhe ne nuk shesim tokën tonë (detin, lumenjtë, liqenet, kodrinat, malet, pyjet, fushat, ajrin, diellin, qiellin). Jo. Duhet ta ruani atë si një vend të shenjtë, si një vend ku edhe një turist i huaj mund të vijë të provojë erën, e cila ëmbëlsohet nga aroma e luleve të egra.
Ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se toka nën këmbët e tyre është hiri i gjyshërve të tyre. Në mënyrë që ata të respektojnë vendin, thuaju fëmijëve tuaj se vendi është i lidhur me ne. Mësojuni fëmijëve tuaj siç bënë paraardhësit tanë se toka jonë është nëna jonë. Çdo gjë që mund ti ndodhe asaj do të ndodhë edhe me bijtë e tokës.
Ne e dimë këtë: toka nuk i përket njeriut; njeriu i përket tokës. Ne e dimë atë. Të gjitha gjërat janë të lidhura si gjaku që bashkon familjen.
Pavarësisht se çfarë godet ose i ndodh vendit, do të ndodhë me bijtë e vendit. Njeriu nuk thur indin e jetës; ai është thjesht bel në të. Çfarëdo që të bëjë endje, ia bën vetes.
Pavarësisht se çfarë godet vendin, ai do të godasë bijtë e vendit. Shqiptarët autokton. Njeriu nuk thur indin e jetës; ai është vetëm gjallë.
Edhe një burrë (grua) shqiptar(e), Zoti i të cilit flet dhe ecën me të si mik me një mik, nuk mund të përjashtohet nga një fat i përbashkët.
Tradhtarë, kriminelë! Ajo tokë e shenjtë është e dashur për Zotin dhe t’i bësh dëm tokës sonë do të thotë të përçmosh dhe provokosh Krijuesin e saj. Ndotni shtratin tuaj dhe një natë do të mbyteni në plehrat e juaj.
Por në rrënimin tënd do të digjesh shkëlqyeshëm, i ndezur nga fuqia e Zotit që të solli në atë tokë dhe për një qëllim të veçantë të dha sundimin mbi të por ty e keqpërdor. Fati është një mister për ne, sepse ne nuk e dimë se kur do të theren të gjithë „delet“ dhe kur do të zbuten „kuajt“ e egër, qoshet e fshehta të pyllit të rënduara nga aroma e shumë njerëzve dhe pamja e kodrave të pjekura. Ku është shkurre, kërcell të bimës që mban degët e gjethet, lulet e frytet?
Ku është shqiponja? Ajo iku.
Thjeshtë, fundi i jetës dhe fillimi i luftës për mbijetesë.
***
Ajo që u përcoll kështu brez pas brezi me të njëjtën ngadalësi si rritja e pemës, ishte jeta, por ishte edhe vetëdija njerëzore. Zhvillim i mrekullueshëm! Nga llava e lëngshme, nga pluhuri i një ylli, nga një qelizë e gjallë e mbirë nga një mrekulli: nga kjo kemi nisur dhe pak nga pak jemi ngritur për të shkruar kantata për atdheun dhe për të matur rrjedhën e yjeve.

Letra që i dërgova sot një mikut tim nga Mirdita- Nga AUREL DASARETI

 

Pasiguri e madhe dhe rrezik real i zhdukjes së popullit shqiptar, rrezik real i një lufte botërore, veçanërisht nëse Ukraina humb luftën çlirimtare kundër Rusisë barbare.

Jo vetëm në Rusinë fashiste-terroriste, por në të gjithë botën “demokratike”, do të ketë zgjedhje “të lira dhe të ndershme” për sundimtarin e ardhshëm, veçanërisht në shtetet më të fuqishme. Por rezultati dhe pasojat për shqiptarët? Pavarësisht se cili perandor fiton zgjedhjet, për ne shqiptarët:

Jo vetëm në Rusinë fashiste-terroriste, por në gjithë botën “demokratike” do të ketë zgjedhje “të lira dhe të ndershme” për sundimtarin e radhës, sidomos në shtetet më të fuqishme. Por, rezultati dhe pasojat për shqiptarët? Pa marrë parasysh se cili perandor i fiton zgjedhjet, për ne shqiptarët është:“Hyp se të vrava zhdryp se të vrava”.

Jeni të rrethuar nga armiqtë e jashtëm, megjithatë keni luksin të adhuroni kuislingët, tradhtarët e vendit. Prandaj, për të zvogëluar rrezikun, filloni me nudistin e droguar dhe hidhni edhe jashtëqitjet tjera në kosha të plehrave. Bashkohuni tani, menjëherë, situata kërkon unitetin e përgjithshëm pavarësisht se ku jeni dhe çfarë besoni, përndryshe ferri është i hapur për ju…

Shpresoj, se të bashkuar do t`ia dalim.

Aurel Dasareti 

Fëmijët e artit filmik, me regjisore Xhanfise Kekon…- Nga PËRPARIM KABO

Në 4 janar të këtij viti, regjisorja Xhanfise Keko mbushi 95 vite.Them “mbushi” dhe jo “do të mbushte”, pa çka se ajo ka ikur nga kjo jetë! Unë e shoh atë ende në një shesh xhirimi, me skenarin në duart e saj dhe e dëgjoj me zërin e butë e të ngrohtë, tek është duke folur me bashkëpunëtorët, aktorët e vegjël, dhe me mjeshtrat, si, fjala vjen, drejtorin e fotografisë, Saim Kokona, i cili studioi në shkollën çeke, me piktorin e filmit, Astrit Tota apo me të tjerë. Sheshi është gati. Për pak do të nisë skena kur, në sy të fëmijëve, vritet për gjakmarrje prindi i tyre. Çaku është gati dhe pritet dubli në filmin “Fëmijët pa fëmijëri…!”Ky ishte një nga pengjet e Xhanfise Kekos; fëmijët e ngujuar dhe pasojat e gjakmarrjes mbi jetën e tyre. E bisedonim shpesh këtë temë, sillnim në mendje ngjarje reale dhe bënim diskutime për gjendjet e krijuara dhe situatat gjithëfaktoriale, duke mbërritur në një pikë, në një fjalë të vetme: Pse?? Tek fëmijët fshihet një pasuri e madhe, atje është e ardhmja, është koha që presim të vijë, janë ëndrrat që ende gjenden ndër sythe, janë talentet e ardhshme, është prindërimi që do të lulëzojë në tri dekadat që priten…, janë fëmijët e ardhshëm, kur këta të sotmit do të jenë të rritur. Pra, bashkë me fëmijët, në çdo kohë, është historia e djeshme, ajo që jetohet dhe ajo që do të ndërtohet po nga ata. Në këtë kuptim, të punosh me fëmijët është shumë e bukur dhe e vështirë njëherësh, por të punosh për fëmijët, është investim shoqëror dhe punë fisnike. Xhanfise Keko e realizoi me art, me filmat e saj për fëmijë dhe me fëmijë…Pse fëmijët janë investimi më i mirë? Në një studim të UNICEF- it marrim si përgjigje: “Investimi te fëmijët është investim në ‘kapitalin njerëzor’. Mund të ndihmojë në thyerjen e ciklit të varfërisë së familjeve, komuniteteve dhe vendeve. Mund të formësojë shëndetin, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të një shoqërie. Provat tregojnë se zhvillimi i trurit është më i shpejtë në vitet e para të jetës.”Vetëm një nënvizim kujdesi për fëmijët ka të bëjë me prosperitetin afatgjatë të një shoqërie.
Fëmijëria jonë para vitit 1990 ishte e varfër, por ne shkonim në Teatrin e kukullave, në cirk, në Teatrin e varietesë, e më tej në kinema. Ato salla kishin magji për ne, përcillnin emocion, ndjenja, imagjinatë dhe frymëzim…Ne u rritëm me art dhe me libra…Artet i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e komunikimit dhe gjuhës, u rrisin kreativitetin dhe u përmirësojnë vetëvlerësimin. Artet, gjithashtu, i ekspozojnë fëmijët ndaj temave emocionuese, si: historia, gjeografia, matematika, shkenca dhe teknologjia, natyra dhe jeta në fshat, me të cilat ata mund të mos vijnë në kontakt ndryshe. Arti i merr fëmijët në një udhëtim të bukur emocionesh. Artet u mësojnë fëmijëve aftësi të vlefshme të të mësuarit, që mund të përdoren në jetë. Artet, gjithashtu, mund të ofrojnë një rrugëdalje për fëmijët, për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për t’u dhënë atyre informacione të dobishme, që mund të mos i dinë ndryshe.Inkurajimi i arteve në të gjitha fushat e jetës së një fëmije është thelbësor. Cila është rëndësia e filmave për fëmijë? Filmat mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijëve, të tilla, si: formimi i kujtesës afatgjatë, ruajtja e fokusit, zhvillimi i logjikës, arsyetimit, proceseve vizuale dhe dëgjimore. Filmat sjellin goxha skena bisedash, që mund t’i ndihmojnë fëmijët të njohin shumë fjalor dhe shqiptim. Fëmijët zakonisht portretizohen si një kategori ose strukturë shoqërore, që është në kontrast të rëndësishëm me botën e të rriturve. Kjo ndodh edhe në botën e kinemasë. Shumë imazhe të fëmijërisë ende pasqyrojnë dhe vazhdojnë të mbështesin një imazh normativ të fëmijërisë, sipas një modeli etnik, etnokulturor apo me një mpleksje ndërkulturore.Thelbi është ky: Të vëmë botën e fëmijëve përballë botës së të rriturve dhe në një natyralitet të shtrojmë pyetjet fëmijërore, që janë pyetjet më të ndjera, më të sinqerta dhe më të “mençura”, dhe të shohim se sa e përgatitur është shoqëria për t’i pranuar ato pyetje, për t’i analizuar dhe për t’u dhënë përgjigje. Nëse “Taulanti kërkonte një motër” dhe nëna e tij, e dashuruar me egoizmin e saj, nuk e pranonte këtë kërkesë të ligjshme, e bënte fëmijërinë e Taulantit jo të gëzuar, i falte atij vetminë dhe pamundësinë të thoshte:‘ motra ime’. Ky është një nga filmat më të bukur të Xhanfise Kekos. Filmi është realizuar në vitin e largët, 1985, pra, 40 vite më parë, me skenarin e Nexhati Tafës dhe Xhanfise Kekos…, por ngjarja nuk është e vjetëruar, sepse nuk është vjetëruar fenomeni. Bota po plaket, shoqëria shqiptare po plaket, më pak fëmijë vijnë në jetë, më shumë e më shumë Taulantë edhe në ditët tona kërkojnë motra e vëllezër. Më shumë nëna të reja refuzojnë fëmijët jashtë martese, duke i braktisur dhe, në rastet ekstreme, duke e ndërruar jetën e tyre me vdekjen. Fëmija i jep mësim prindërve edhe në filmin me titull:” Kur po xhirohej një film”…, në vitin e largët, 1981, me regji të Xhanfise Kekos dhe skenarin e saj në bashkautorësi me Shpresa Vreton dhe me një muzikë rrëqethëse të Aleksandër Peçit…Prindër egoistë dhe një fëmijë që mbetet në dy pjesë dhe që me dëshpërimin e tij u tregon prindërve se ai ka nevojë për ata të dy dhe jo për grindjet e tyre…
* * *
Kinematografia botërore e ka pasur në qendër të saj filmin për jetën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Ja, të përmendim disa prej tyre: “The Florida Project” (2017) -Një vajzë gjashtë vjeçare dhe miqtë e saj jetojnë në varfëri në një motel afër Walt Disney World.“Moonlight”( 2016)-Një i ri me ngjyrë, që rritet në Miami, lufton me seksualitetin dhe identitetin e tij.“ The Perks of Being a Wallfllower”(2012)-Një student i parë i shkollës së mesme merret me çështjet e shëndetit mendor dhe sfidat e përshtatjes. “Lady Bird”( 2017)-Një nxënëse e shkollës së mesme në Sacramento, Kaliforni, lundron në marrëdhënie të trazuara me nënën e saj, miqtë dhe interesat romantike.“Klubi i mëngjesit”( 1985)- Një grup adoleshentësh nga shtresa të ndryshme shoqërore detyrohen të kalojnë një të shtunë së bashku në paraburgim dhe arrijnë të kuptojnë e të mbështesin betejat e njëri- tjetrit.“Boyhood”( 2014)- Një film që ndjek jetën e një djali nga mosha 6-18 vjeç, duke përfshirë marrëdhënien e tij të trazuar me babanë dhe nënën e tij.“The Squid and Whale”( 2005)- Dy vëllezër në Brooklyn, New York, përpiqen të pajtohen me divorcin e prindërve të tyre dhe karrierën në rënie të babait të tyre si shkrimtar.“The Perfection”( 2018)- Një violonçeliste e trazuar kërkon hakmarrje ndaj ish- mentorit të saj.“Stand by me”(1986)- Katër djem në Oregonin rural ,u nisën në një udhëtim , për të gjetur një trup të vdekur. Ata arrijnë të kuptojnë frikën dhe dobësitë e tyre.“Kids”( 1995)- Një grup adoleshentësh në qytetin e New Yorkut përfshihen në sjellje të rrezikshme dhe vetëshkatërruese, si: përdorimi i drogës, seksi i pambrojtur, dhuna etj. Në kinematografinë botërore takojmë edhe regjisorë të shquar, që i janë dedikuar filmit me subjekt fëmijët. Regjisorët seriozë të filmave e kanë gjetur suksesin edhe në realizimin e filmave për fëmijë, si : Joe Wright, me filmin “ Pan” dhe Wes Anderson, me filmin “ Fantastic Mr Fox”. Këta regjisorë shpesh sjellin stilin e tyre unik dhe teknikat e tregimit në filmat për fëmijë.Në dekadat e fundit , përsa i përket filmit, shquhen me punët e tyre edhe regjisore gra, si psh: Gina Prince- Bythewood, e njohur për filmat “ Love & Basketball” dhe “ Beyond the Lights”( 2014).Ajo është gjithashtu shkrimtare dhe producente, duke punuar në seritë televizive të suksesshme, si : “Felicity”(1999) dhe “ A Different World”(1987).Filmi i saj i vitit 2022, “ The Women King”, është një film historik , i bazuar në ngjarjet e jetës reale në Mbretërinë e Dahomey, në Afrikë, ku luan Viola Davis. Domee Shi është një regjisore dhe shkrimtare kanadeze, regjisore dhe skenariste e filmit të nominuar për Oscar, 2022, me titull: “Turning Red”, si dhe për filmin e shkurtër të animuar, të vlerësuar me Oscar Bao. Një tregimtare me shumë talent, Shi ka punuar gjithashtu në filmin me titull” Out”( 2015) dhe filmin e titulluar” The Incredibles 2”( 2018).“Turning Red” u vlerësua për përshkrimin e vajzave që kalonin në adoleshencë, ku luante Sandra Oh, aktore shumë e njohur kanadezo- amerikane. Patricia Lea Jenkins është një regjisore amerikane e filmit, skenariste dhe producente. Regjisore në filmat artistikë: “Monster” dhe “Wonder Woman”, 1984. Për filmin “ Monster” ajo fitoi çmimin “ Indipendent Spirit”, për filmin më të mirë të parë dhe çmimin “ Franklin J. Schaffner”, të Institutit Amerikan të Filmit. Lucrecia Martel, regjisorja , shkrimtarja dhe producentja argjentinase, krijoi një sërë filmash, duke përfshirë:” La Cienaga”( 2001),” La mujer sin cabeza( 2008) dhe “ Zama”(2017). Ajo ka fituar çmime të shumta për punën e saj, në vendin e origjinës, në Argjentinë, si dhe Festivalet Ndërkombëtare të Filmit, që e njohin atë për kontributin e saj në film. Ajo është nominuar dy herë për “Palmën e Artë”, në Festivalin e Filmit, në Kanë.
* * *
Në këto nivele, ne kemi regjisoren e filmit artistik shqiptar për fëmijë, zonjën e nderuar Xhanfise Keko, me një karrierë të gjatë e me shumë realizime, konkretisht: “Një vonesë e vogël”, “ Tinguj lufte”, “ Kur po xhirohej një film”, “ Taulanti kërkon një motër”, “ Partizani i vogël, Velo”, “ Pas gjurmëve”, “ Tomka dhe shokët e tij”, “ Beni ecën vetë”, “ Qyteti më i ri në botë”, “ Mimoza llastica”, etj. Në këta filma është jeta e fëmijëve dhe marrëdhëniet e tyre me të rriturit, pra, ka artistë karriere, si: Sulejman Pitarka, Antoneta Papapavllo, Ndrek Luca, Reshat Arbana, Viktor Zhysti, Ilia Shyti, Pandi Raidhi, Stavri Shkurti, Kadri Roshi, Yllka Mujo, Violeta Dede, Roza Anaganosti, Violeta Manushi, Marjeta Larja, etj. Por cila është e veçanta e filmit për fëmijë dhe cilat janë vështirësitë? Filmat për fëmijë të japin gëzim dhe kënaqësi, por kanë dhe vështirësi. Puna me aktorët fëmijë mund të jetë një përvojë shpërblyese, por edhe sfiduese për çdo regjisor filmi. Fëmijët mund të sjellin shumë energji, kreativitet dhe autenticitet në një film aksion apo film historik a dramatik, por ata gjithashtu kanë nevoja, kufizime dhe pritshmëri të ndryshme nga aktorët e rritur. Kontributi filmik e ka bërë Xhanfise Kekon një “heroinë të filmit shqiptar” brenda vendit dhe më gjerë! Them më gjerë, sepse disa nga filmat e saj vazhdojnë të habisin kritikën dhe spektatorin botëror, sa herë që shfaqen në Europë apo në SHBA. Një regjisori filmi i nevojiten disa aftësi specifike, si: njohuri për prodhimin filmik dhe komunikimin ndërprofesional. Ai duhet të jetë i plotë dhe t’i kushtojë vëmendje detajeve, të ketë të zhvilluara atribute për të punuar mirë me të tjerët, të zotërojë aftësi drejtuese dhe koordinuese me qëllim harmonizimin e të gjithë përbërësve filmik në të gjithë hapat e krijimit. Regjisori novator dallohet në përdorimin e iniciativës së vetë. Si kudo, një mendje e hapur, pranon vërejtjet dhe kritikat. Arti është një fushë beteje, xhirimi i filmit gjithëpoaq dhe, për të punuar mirë, duhet të jesh i zoti të punosh nën presion. Një regjisori i shkon të ketë ambicie dhe dëshirë për të pasur sukses. Të gjitha këto tipare i gjejmë te identiteti, figura dhe personaliteti i Xhanfise Kekos. Por, përpos tyre, edhe disa cilësi portretizuese, krejt të mëvetshme, si: qetësia dhe maturia në komunikim, urtësia mëmësore në zbërthimin e natyrës fëminore, zëri i butë dhe i ëmbël në shqiptimin e fjalëve, durimi i mençur dhe besimi se me ekuilibër e bashkëpunim profesional, qëllimet bëhen realitet. Mua më pëlqente shumë tek kjo zonjë, mënyra si i formulonte pyetjet dhe ajo urtësia për të përthithur gjithçka nga përgjigjja juaj. Filmi me fëmijë ka një trefishësi fëminore: – personazhi fëmijë,- fëmija që merret nga jeta e zakonshme , për të luajtur film,- magjia dhe aftësitë -fëmija në sheshin e xhirimit. Pra, ta shndërrosh atë në një actor. Kjo lloj pune ka vështirësi të mëdha njohëse, ushtrimi dhe psikologjike. Personazhi mund të ketë jetë në film, lëndim, dhimbje, humbje prindi, vdekjen e mikut apo bashkëmoshatarit, dënesën, dhunën, dëmtim në personalitet, provon vetminë apo mbetjen pa prindër, etj. Pra mund të ndodhë që fëmijët të hyjë në një jetë krejt të ndryshme nga jeta që ata bëjnë si fëmijë të zakonshëm. Përthyerja mendësore dhe ndjenjësore përbën vështirësinë më të madhe. Kjo situatë e ngarkuar emocionale e rëndon fëmijën – artist, krijohet një gjendje psiko- patologjike, jo si sëmundje, por gjendje jashtë normalitetit fëmijëror. Termi “psikopatologji” tek fëmijët, mbulon probleme të ndryshme psikologjike, si: problemet e sjelljes, inteligjencën e ulët, ankthin, çrregullimet e sjelljes, simptomat psikotike dhe sëmundjet fizike me probleme emocionale, çrregullimet somatike etj. Shpesh e pyesja Xhanfise Kekon, a rëndoheshin fëmijët pas një skene të vështirë me ngarkesë emocionale apo në një gjendje që është shumë larg nga jeta e tyre në përditshmëri? A afektoheshin ata dhe a kishte raste që ata mund të pësonin ndikime që ishte vështirë të shkarkoheshin nga emocioni artistik e të riktheheshin në gjendje normale, me fjalë të tjera, në jetën jashtë artit?- Kjo është gjëja më e vështirë, – më thoshte zonja Keko. Ndjehesha shumë në “siklet”, kur fëmija e vuante rolin, dhe,si artist ai bënte një mrekulli, por ,pas xhirimit të skenës ,duhej një kujdes i jashtëzakonshëm psiko- emotiv, që fëmija të mos dëmtohej dhe që ai të kthehej pa pasoja në një normalitet të nevojshëm jashtëartistik. Ose rastet kur dubli në xhirim do duhej të përsëritej dhe fëmija duhej vënë në atë ngarkesë emocionale e psikologjike, më shumë se një herë. Regjisores i duhej që loja individuale dhe në grup e fëmijëve, të harmonizohej me lojën e aktorëve profesionistë. Fëmijë amatorë me adultë artistë karrjere. Për të gjitha këto arsye dhe jo vetëm, filmi për fëmijë dhe me aktorë fëmijë është tepër i vështirë. Me filmat e Xhanfise Kekos kemi një pasuri filmike kombëtare, kemi një shkollë filmike shqiptare, kemi një histori kulturore me shumë vlera. Edhe të tjerë regjisor të shquar si Gëzim Erebara me filmin “Guximtarët”, Dhimitër Anagnosti me filmat, “Në shtëpinë tonë” dhe “Lulëkuqet mbi mure”, e lëvruan zhanrin e fimit me metrazh të gjatë me në qendër fëmijët. Veçse Xhanfise Keko mbetet ajo që, fund e krye iu dedikua filmit për botën e fëmijëve. Edhe në ato raste kur skenaret kanë qenë me ngarkesa ideologjike dhe me teprime jo realiste në vizatimin e ngjarjeve, duke i vënë fëmijët në situata jo shumë organike, loja e ideuar dhe drejtuar nga regjia e Kekos, ishte e tillë që ata intepretojnë si fëmijë dhe përcjellin emocion dhe besueshmëri njerëzore. Filmi me të gjithë komponentët e tij është nga artet më demokratik dhe tejet ndikues te njeriu. Çfarë e bënë kinematografinë të rëndësishme për shoqërinë? Filmi është një mjet i fuqishëm që i lejon kineastët të tregojnë histori vizualisht, duke kapërcyer format gjuhësore të komunikimit dhe duke ngjallur emocione në një nivel të thellë. Përdorimi i shkathët i ndriçimit, kompozimit, këndeve të kamerës dhe lëvizjes mund t’i transmetojnë shikuesit gjendje të ndryshme dhe të kap thelbin e një narrative në mënyra që fjalët vetëm nuk munden ta bëjnë. Kinematografia krijon mbresa të qëndrueshme dhe momente të paharrueshme që rezonojnë me audiencën shumë kohë pasi filmi ka përfunduar.” Dikur fëmijët në Shqipëri kishin filmat e tyre, por fëmijët e këtyre tre dekadave të fundit jetojnë me të mirat dhe sfidat, veçse jeta e tyre nuk ka hyrë sa dhe si duhet në filmin shqiptar. Nuk ka më Xhanfise Keko. Nuk ka vazhdimësi dhe pasardhës dhe ky është një dëm me pasoja për sot dhe për të ardhmen. Po qe se fëmijët nuk e shohin veten e tyre të pasqyruar në arte dhe enkas në filma, atëhere ata e kanë jetën të zbrazur.
Të faleminderit Xhanfise Keko.
P.Kabo. 19 shkurt, 2024

Disa mendime te hedhura mbi viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken ne Tirane — Ne kerkim te nje shpjegimi racional! Nga Frank Shkreli

 

Ishte viti 1975. President ketu ne Amerike ishte Gerald Ford, i cili si zevendes president zuri vendin e ish presidentit Nixon qe per arsye te skandalit Watergate eshte detyruar te jepte doreheqjen.

Presidenti Ford ka mbajtur nje fjalim ate vit me te cilin i ka mohuar qytetit te Nju Jorkut ndihme financiare federale megjithe thirrjet per ndihme per te menjanuar falimentimin financiar, me te cilin perballej qyteti. Diten e neserme gazeta e Nju Jorkut Daily News ne faqen e pare kishte botuar artikullin: “Ford To City: Drop Dead.” Ford i thote qytetit: Shko, vdis!

Ne te vertete, presidenti Ford nuk i kishte shqiptuar keto fjale ne fjalimin e tij, por ky ishte interpretimi i gazetes Daily News i refuzimit te Fordit per te ndihmuar Nju Jorkun, financiarisht.

Presidenti Ford pranoi me vone se keto fjale botuar ne gazeten e perditshme te Nju Jorkut megjithse nuk i kishte thene, i kushtuan atij presidencen, nderkohe qe Xhimi Carter u zgjodh president.

Ky rast mu kujtua nderkohe qe po ndiqja viziten 8 oreshe te Sekretarit te Shtetit, Antony Blinken ne Tirane.

Mbeta i zhgenjyer nga mungesa e takimeve te Z. Blinken me perfaqsues te asaj qe ende quhet “opozite” ne Shqiperi — nje subjekt ne vetvete per gabimet e saja madhore — u mundova gjithashtu te gjej fjalen demokraci ne fjalimet e Sekretarit te Shtetit, por nuk e gjeta askund.

Qe Sekretari i Shtetit, i vendit me demokratik ne bote —Amerikes tone te dashur — ku gezojme liri e demokraci — te mos flase per vlerat demokratike amerikane dhe universale ne nje vend si Shqiperia, eshte nje sakrilegj. Sidomos gjate nje vizite miqesore ne nje Shqiperi, qe eshte kaplluar nga nje krize grindjesh te brendshme politike dhe korrupcion ne te gjitha nivelet, nderkohe qe vet Departamenti i Shtetit dhe Freedom House, nder te tjera ente nderkombetare, ne raportet vjetore te Drejtave te Njeriut, vit pas viti, e kane cilesuar Shqiperine, si nje vend pjeserisht i lire — madje 34 vite pas shembjes se Murit te Berlinit. Shumica e shqiptareve e kane te veshtire te kuptojne se cili eshte realiteti i marredhenieve shqiptaro-amerikane: raportet vjetore mbi te drejtat e njeriut, apo “Te Deum” qe perfaqsuesit perendimore i akordojne shpesh pushtetit aktual ne Tirane, ndersa vendi zbrazet nga me te miret dhe me te edukuarit e kombit.

M’u kujtua prap vizita e pare e nje delegacioni amerikan ne Tirane ne mars/prill 1991. Delegacioni kishte vendosur te takohej me te gjithe perfaqsuesit e shtresave te shoqerise shqiptare. Kishim ftuar edhe perfaqsuesit e tre feve te posa dalur nga burgjet komuniste, ne pritjen e pare ne 50 vjet ne te ashtuquajturin,“hotel” Dajti nga nje delegacion amerikan ne Shqiperi. Tre kleriket e shkrete ashtu te vuajtur nga burgu dhe me shendet te dobet nuk i besonin vetes as rrethanat ne te cilen gjendeshin ate nate: te ftuar ne pritje nga delegacioni i pare amerikan ne Shqiperi, ndersa perfaqsuesit e regjimit te atehershem komunist te cilet kundershtuan qe te ftoheshin kleriket dhe personalitete te tjere,pervec autoriteteve komuniste, dukej se i thonin njeri tjetrit, cka na gjeti me keta amerikanet?! Pse u ftuan keta?

Idea ishte qe perfaqsues te ndryshem te shoqerise shqiptare, jo vetem autoritetet e larta, per here te pare ne 50 vjete, te takoheshin me njeri tjetrin ne te njejten salle, te persekutuarit e komunizmit, disa te liruar vetem disa dite me pare, me disa prej persekutorve qe mbanin ne fuqi at regjim komunist kriminal.

Vura re se kesaj here, Z. Blinken nuk kishte gjetur 2 minuta kohe per tu pershendetur madje as me kleriket shqiptare, te cilet regjimi shpesh i perdor si pasqyrim te bashkjeteses fetare. Mos valle ka pas droje se kleriket mund ti kishin shprehur Perfaqsuesit te larte amerikan shqetsimet e tyre ne lidhje me dukurite komuniste te koheve te fundit ne Shqiperi, per te cilat Kisha Katolike Shqiptare beri nje deklarate publike kohet e fundit. Pajtimi kombetar midis shqiptareve, Z. Blinken eshte aq i nevojshem sot per shqiptaret, sa c’ishte edhe me 1991. Vizita e Sekretarit te Shtetit Blinken ne Tirane kerkon nje shpjegim racional, por une nuk e gjej dot. Levdatat per nje lider dhe nje qeveri te tille nga nje kryediplomat amerikan, eshte veshtire ti gjejsh ne komunikimet diplomatike midis dy vendeve, sidomos perball, zhvillimeve te fundit ne Washington te ceshtjes korruptive “Mcgonigal”.

Kjo mungese, sic duket e qellimshme, per te pare realitetin aktual politik shqiptar ashtu sic eshte, nuk i sherben marredhenieve te mira shqiptaro-amerikane as stabilitetit politik ne Shqiperi, as paqes ne rajon — e proceseve demokratike ne Shqiperi, jo se jo. Ndonese nuk e tha ashtu me fjale ne Tirane, disa analiste e cilesuan kete mungese, sikur Sekretari i Shtetit Blinken i tha “lamtumire” demokracise dhe opozites shqiptare, ne favor te monizmit, te nje partie-shtet dhe te ashtuquajtures “stabilokraci”, ose ne favor te ndonje qellimi tjeter te brendshem ose te jashtem. Krejt ndryshe nga te gjithe parardhesit e tij — demokrate e republikane — qe kane vizituar Tiranen gjate tre dekadave te fundit e te cilet nuk kane ngurruar aspak dhe as njehere te flasin ne mbeshtetje te demokracise, dhe te pajtimit e bashkpunimit aq i nevojshem per shqiptaret e vuajtur nga komunizmi. Per demokracine si nje sistem i preferuar qeverisjeje, kunder korrupcionit, ne favor te lirise dhe barazise dhe te drejtave te njeriut per te gjithe shqiptaret pa dallim. Sidomos ne mbeshtetje te lirise se fjales dhe shtypit te lire, si baza e te gjitha lirive dhe te drejtave te tjera.

Per 2-3 dekada te tranzicionit pseudo- komunist ne Shqiperi, jam munduar – modestesisht—bazuar ne pervojen time, te paralajmeroj shpeshehere se demokracia atje eshte ne rrezik, se vlerat demokratike po shkeleshin haptas dhe qellimimisht nga klasa politike shqiptare, se grindjet politike po i shkatonin vendit rreziqe te brendshme dhe te jashtme politike, qellimi kryesor i te cileve ishte dhe eshte ruajtja e pushtetit te tyre per me shume se tre dekada tani tani. Se pa zgjedhje te lira dhe pa opozite reale ne Shqiperi nuk mund te kishte demokraci as liri, as stabilitet ne vend as ne rajon dhe as ndarje “vlerash te perbashketa”, as marredhenie “krah per krah” me Shtetet e Bashkuara, sic degjojme shpesh nga persona te caktuar, nga te dy palet, te cilet e quajne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Perfaqsuesit amerikane duhet qe te mbrojne, kudo ne bote, vlerat dhe demokracine amerikane, si garanci per zbatimin e te drejtave universale ne sherbim te paqes dhe sigurise ne bote.

Anashkalimi i fjales “demokraci” dhe “ opozite”, si dhe mos takimi me faktore te tjere politike te shoqerise shqiptare nga Z. Blinken gjate vizites ne Tirane nuk eshte nje shenje e mire per zhvillimet demokratike ne Shqiperi, as per marredheniet midis dy vendeve. Me simbolikat gjate vizites ne Tirane, sikur i dergoi, mesaxhin “ Lamtumite demokraci” per afer 50 per qind te votuesve shqiptare, te anashkaluar dhe te perjashtuar gjate tre dekadave te kaluara: “Drop dead”, ne jemi me te interesuar ne stabilitet se per vlerat demokratike, te drejtat dhe lirite tuaja.

Sa per dijeni tuajen Z. Sekretar Shteti, pothuaj nuk ka familje shqiptare nga keta 50 per qind te shqiptareve, qe te mos kete dike ne Shtetet e Bashkuara. Shume prej tyre e kane pesuar keq nga komunizmi vecse permendnin emrin e Amerikes gjate komunizmit. Ju me te drejte permendet Zerin e Amerikes si te vetmin kontakt me Shqiperine dhe shqiptaret gjate regjimit komunist. Shume shqiptare, te cilet gjithnje shikoj e tek Amerika mbrojtjen e te drejtave te tyre demokratike, jane denuar vetem e vetem se degjonin Zerin e Amerikes gjate dekadave te komunizmit diktatorial. Rrenjet e shpreses, besimit dhe dashurise per Ameriken jane te thella tek shqiptaret pa dallim, Z. Blinken. Mos ti zhgenjejme te shkretet me shume se tre dekada pas shembjes se Murit te Berlinit.

Tirana zyrtare, Z. Blinken ende nuk ka denuar krimet e komunizmit as nuk eshte distancuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhes, sic kane bere shumica e vendeve ish-komuniste evropiane. Ne shqiptaro-amerikaneve, si shtetas te ketij vendi te bekuar— votues dhe taksa pagues te Amerikes tone te dashur, na intereson shume fati i familjeve tona atje, sepse me ta kemi gjakun e perzier Z. Blinken. Shume prej tyre e kane pesuar shume keq nga komunizmi, vetem e vetem, se shume nesh jetonim e vepronim ne Amerike. Per shume shqiptare, Z. Blinken, nje mur i vogel i Berlinit ende ekziston. Prandaj, per mua dhe per shume miq e kolege te mi ne Amerike dhe ne Shqiperi, vizita e juaj ne Tirane nevojite nje shpjegim racional, por eshte e veshtire te shpjegohen deklaratat ose heshtjen ndaj disa ceshtjeve te tjera me rdndesi per ate vend dhe per marredheniet shqiptaro-amerikane.

Megjithekete, kam thene shpesh se marredheniet amerikano-shqiptare ishin dhe duhet te mbeten popull me popull dhe jo te favorizojne nje person ose nje parti politike. Keshtu i duan shqiptaret marredheniet e vecanta me Shtetet e Bashkuara.

Per fat te keq, vizita e Sekretarit Blinken ne Tirane me la nje shije te keqe se ndoshta ne fakt dhe ne realitet ne syte e Washingtonit zyrtar aktual, nje krah politik , pasardhsit e familjeve komuniste ne Shqiperi jane te preferuarit e pllitikes aktuale amerikane, disa te nenes e disa te njerkes. Vizita juaj Z. Blinken vetem perforcpi kete ndjenje reale ne radhet e shqiptareve, ne Shqiperi por edhe ne radhet e komunitetit shqiptaro-amerikan. Kjo eshte e demshme per marredheniet mis dy kombeve tona.

Nuk eshte sekret se ne Shqiperi flitet per te “favorizuarit” e Washingtonit. Nuk do te kishte gje me te rrezikshme per marredheniet e mira dypaleshe midis Washingtonit dhe Tiranes se mbeshtetja e njeres ose tjetres pale politike shqiptare nga diplomacia amerikane. Shqiptaret kane nevoje per pajtim dhe jo per nxitje te percarjeve, si rezultat i animeve politike ne favor te pushtetit ne fuqi, ose personave te caktuar, nga diplomacite perendimore, sidomos nga Washingtoni zyrtar. Nje gabim shume i rende qe eshte perseritur dhe sic duket vazhdon te zbatohet nga miqte e shqiptareve perendimore, duke sjellur ne ate vend rreziqe te brendshme te pa parashikueshme per stabilitetin e nje jete politike normale ne Shqiperi.

Deri sot kam paralajmeruar se ne Shqiperi “Demokracia nuk pret”. Duke pare zhvillimet e fundit politike ne ate vend, perfshir zhvillimet ne parlament, me duket sikur ka skaduar ekperimenti me demokracine ne Shqiperi. Kam droje se Demokracia e vertete ne Shqiperi ka pesuar nje goditje te rende vitet e fundit, me pasoja te pa parashikueshme per paqen dhe stabilitetin ne ate vend dhe ne rajon! Vendi eshte ne prak te nje monizmi autokrat — qe i ngjane nje vendi te botes se trete ne zhvillim se sa nje vendi anetar te NATO-s.

Uroj qe te mos kemi arritur ne nje gjendje qe ne vend qe te festonim marredheniet e mira shqiptaro-amerikane me rastin e vizites se Sekretarit te Shtetit Blinken — te ngushellojme njeri tjetrin per vdekjen e demokracise shqiptare, si perfundim i mos perkrahjes se vendeve perendimore te proceseve demokratike ne Shqiperi dhe si rrjedhim i nderhyrjeve te tyre te pakeshillueshme ne zhvillimet e brendshme politike te marredhenieve midis dhe brenda partive shqiptare. Shqiperia ka nevoje per pozite dhe opozite!

Megjithe shqetsimet serioze te mia dhe te tjerve, une vahdoj te besoj se nuk ka asnje parti as ndonje individ sado i plotfuqishem te jete, qe mund te largoje ose te distancoje shqiptaret e te gjitha rrymave politike nga dashuria per Ameriken dhe amerikanet. Kete s’mund e beri as Enver Hoxha megjith propaganden e tij anti-amerikane prej gjysem shekulli. Miqesia 100 vjecare shqiptaro-amerikane –popull me popull— do jetoje nder shekuj! Politikanet dhe diplomatet aktuale, nga te dy palet, jane te perkoheshem ndersa dy popujt tane dhe marredheniet midis tyre jane te perhershme.

I Madhi Zot e bekofte Ameriken tone te dashur dhe Kombin shqiptar te vuajtur — ne dite te mira dhe te veshtira!

Frank Shkreli

Kohët e vështira krijojnë burra të fortë- Nga AUREL DASARETI

 

Unë kam të dhëna të sigurta se Rama ka edhe rrënjë vllahe (cincare), kjo nuk do të më shqetësonte aq shumë po të mos ishte antishqiptar. Dhe është i lidhur ngushtë me shkatërruesin e shtetit “komb”, Sorosin, i cili është shumë i fuqishëm kudo. Lidhje pas hallke, Soros shkatërroi opozitën në Shqipëri, burgosi ​​Berishën. Ju e dini këtë shumë më mirë se unë. Unë thjesht do të theksoja diçka tjetër.

Mjaft e thjeshtë. Shqiptarët si një komb i vogël, me një vend të copëtuar dhe të ndarë etj. jetojnë ende në forma klanore. Dhe në përgjithësi, le të themi se të gjithë i njohin të gjithë, të gjithë janë të lidhur me të gjithë… Dhe çfarë del nga kjo: Nepotizmi – dhënia e avantazheve të padrejta për të afërmit…

Korrupsioni (dhënia dhe marrja e ryshfetit)…

Prandaj drejtësia nuk funksionon, sepse hajduti ndihmon një hajdut. Dhe regjimi kriminel antikombëtar i Ramoviqit është i lidhur ngushtë, nga pikëpamja klanore-fisnore dhe miq.

Për këtë arsye në Shqipëri duhet të ketë një zakon që nuk do të lejonte asnjë “politikan” të qëndronte në politikën shqiptare për më shumë se 2-4 vjet. Dhe për shembull: Politikanët më të rëndësishëm në Vlorë që konkurrojnë për punësim apo poste të larta në bashkinë e Vlorës, duhet të shërbejnë në bashkinë e Shkodrës. Kjo vlen edhe për policinë, gjyqësorin, ushtrinë, dekanët e fakulteteve…

Ky sistem do të ndihmojë që personi të mos ketë shumë lidhje. Kur ai nga Saranda të punësohet në Kukës, dhe që brenda atyre pak vitesh nuk do të ketë shansin të njohë aq shumë mafiozët e Kukësit, sepse nuk janë në familje e as shoqërisht…

Kjo metodë e punësimit larg qytetit (fshati) ku ai dhe ajo kanë lindur, mundëson për të reduktuar në masë të madhe rrezikun e nepotizmit, mënyrë punësimi që është përdorur dhe përdoret ende kur bëhet fjalë për personelin ushtarak në shumicën e vendeve , veçanërisht oficerët. Asnjë rekrut nuk mund të kryejë detyrimin ushtarak në qytetin e tij, por sa më larg që të jetë e mundur nga ai qytet-fshati.

Zoti (…), mos më lerë të bëhem si komiku Ali sepse Ti i di këto gjëra më mirë se unë. Por unë jap shembullin e fundit.

Kam qenë disa herë në Sarandë, veçanërisht në Ksamil. Dhe në Ksamil pashë disa ndërtesa të mëdha që “daja” i ka ndërtuar në kohën e tij. Më thanë se në këto ndërtesa banonin vetëm oficerë të ushtrisë. Pse, sepse xhaxhai nuk i la të punonin në kazermën e qytetit apo fshatit ku kishte lindur, që të mos kishte familje e të afërm…

PS: Do të ndjek këshillat tuaja…

Edhe diçka, Berisha (shpresa e vetme e shqiptarëve) e paguan gabimin që bëri kur e “punësoi Lul Bravën”, “avokati” i të cilit është “patrioti”…

Shëndet të pashtershëm, dhe si gjithmonë, respekt të veçantë për Ty.

Aurel Dasareti

Disa mendime te hedhura mbi viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken ne Tirane — Ne kerkim te nje shpjegimi racional! Nga Frank Shkreli

Ishte viti 1975. President ketu ne Amerike ishte Gerald Ford, i cili si zevendes president zuri vendin e ish presidentit Nixon qe per arsye te skandalit Watergate eshte detyruar te jepte doreheqjen.

Presidenti Ford ka mbajtur nje fjalim ate vit me te cilin i ka mohuar qytetit te Nju Jorkut ndihme financiare federale megjithe thirrjet per ndihme per te menjanuar falimentimin financiar, me te cilin perballej qyteti. Diten e neserme gazeta e Nju Jorkut Daily News ne faqen e pare kishte botuar artikullin: “Ford To City: Drop Dead.” Ford i thote qytetit: Shko, vdis!

Ne te vertete, presidenti Ford nuk i kishte shqiptuar keto fjale ne fjalimin e tij, por ky ishte interpretimi i gazetes Daily News i refuzimit te Fordit per te ndihmuar Nju Jorkun, financiarisht.
Presidenti Ford pranoi me vone se keto fjale botuar ne gazeten e perditshme te Nju Jorkut megjithse nuk i kishte thene, i kushtuan atij presidencen, nderkohe qe Xhimi Carter u zgjodh president.

Ky rast mu kujtua nderkohe qe po ndiqja viziten 8 oreshe te Sekretarit te Shtetit,Antony Blinken ne Tirane.
Mbeta i zhgenjyer nga mungesa e takimeve te Z. Blinken me perfaqsues te asaj qe ende quhet “opozite” ne Shqiperi — nje subjekt ne vetvete per gabimet e saja madhore — u mundova gjithashtu te gjej fjalen demokraci ne fjalimet e Sekretarit te Shtetit, por nuk e gjeta askund.

Qe Sekretari i Shtetit, i vendit me demokratik ne bote —Amerikes tone te dashur — ku gezojme liri e demokraci — te mos flase per vlerat demokratike amerikane dhe universale ne nje vend si Shqiperia, eshte nje sakrilegj. Sidomos gjate nje vizite miqesore ne nje Shqiperi, qe eshte kaplluar nga nje krize grindjesh te brendshme politike dhe korrupcion ne te gjitha nivelet, nderkohe qe vet Departamenti i Shtetit dhe Freedom House, nder te tjera ente nderkombetare, ne raportet vjetore te Drejtave te Njeriut, vit pas viti, e kane cilesuar Shqiperine, si nje vend pjeserisht i lire — madje 34 vite pas shembjes se Murit te Berlinit. Shumica e shqiptareve e kane te veshtire te kuptojne se cili eshte realiteti i marredhenieve shqiptaro-amerikane: raportet vjetore mbi te drejtat e njeriut, apo “Te Deum” qe perfaqsuesit perendimore i akordojne shpesh pushtetit aktual ne Tirane, ndersa vendi zbrazet nga me te miret dhe me te edukuarit e kombit.

Mu kujtua prap vizita e pare e nje delegacioni amerikan ne Tirane ne mars/prill 1991. Delegacioni kishte vendosur te takohej me te gjithe perfaqsuesit e shtresave te shoqerise shqiptare. Kishim ftuar edhe perfaqsuesit e tre feve te posa dalur nga burgjet komuniste, ne pritjen e pare ne 50 vjet ne te ashtuquajturin,“hotel” Dajti nga nje delegacion amerikan ne Shqiperi. Tre kleriket e shkrete ashtu te vuajtur nga burgu dhe me shendet te dobet nuk i besonin vetes as rrethanat ne te cilen gjendeshin ate nate: te ftuar ne pritje nga delegacioni i pare amerikan ne Shqiperi, ndersa perfaqsuesit e regjimit te atehershem komunist te cilet kundershtuan qe te ftoheshin kleriket dhe personalitete te tjere,pervec autoriteteve komuniste, dukej se i thonin njeri tjetrit, cka na gjeti me keta amerikanet?! Pse u ftuan keta?

Idea ishte qe perfaqsues te ndryshem te shoqerise shqiptare, jo vetem autoritetet e larta, per here te pare ne 50 vjete, te takoheshin me njeri tjetrin ne te njejten salle, te persekutuarit e komunizmit, disa te liruar vetem disa dite me pare, me disa prej persekutorve qe mbanin ne fuqi at regjim komunist kriminal.

Vura re se kesaj here, Z. Blinken nuk kishte gjetur 2 minuta kohe per tu pershendetur madje as me kleriket shqiptare, te cilet regjimi shpesh i perdor si pasqyrim te bashkjeteses fetare. Mos valle ka pas droje se kleriket mund ti kishin shprehur Perfaqsuesit te larte amerikan shqetsimet e tyre ne lidhje me dukurite komuniste te koheve te fundit ne Shqiperi, per te cilat Kisha Katolike Shqiptare beri nje deklarate publike kohet e fundit. Pajtimi kombetar midis shqiptareve, Z. Blinken eshte aq i nevojshem sot per shqiptaret, sa c’ishte edhe me 1991. Vizita e Sekretarit te Shtetit Blinken ne Tirane kerkon nje shpjegim racional, por une nuk e gjej dot. Levdatat per nje lider dhe nje qeveri te tille nga nje kryediplomat amerikan, eshte veshtire ti gjejsh ne komunikimet diplomatike midis dy vendeve, sidomos perball, zhvillimeve te fundit ne Washington te ceshtjes korruptive “Mcgonigal”.

Kjo mungese, sic duket e qellimshme, per te pare realitetin aktual politik shqiptar ashtu sic eshte, nuk i sherben marredhenieve te mira shqiptaro-amerikane as stabilitetit politik ne Shqiperi, as paqes ne rajon — e proceseve demokratike ne Shqiperi, jo se jo. Ndonese nuk e tha ashtu me fjale ne Tirane, disa analiste e cilesuan kete mungese, sikur Sekretari i Shtetit Blinken i tha “lamtumire” demokracise dhe opozites shqiptare, ne favor te monizmit, te nje partie-shtet dhe te ashtuquajtures “stabilokraci”, ose ne favor te ndonje qellimi tjeter te brendshem ose te jashtem. Krejt ndryshe nga te gjithe parardhesit e tij — demokrate e republikane — qe kane vizituar Tiranen gjate tre dekadave te fundit e te cilet nuk kane ngurruar aspak dhe as njehere te flasin ne mbeshtetje te demokracise, dhe te pajtimit e bashkpunimit aq i nevojshem per shqiptaret e vuajtur nga komunizmi. Per demokracine si nje sistem i preferuar qeverisjeje, kunder korrupcionit, ne favor te lirise dhe barazise dhe te drejtave te njeriut per te gjithe shqiptaret pa dallim. Sidomos ne mbeshtetje te lirise se fjales dhe shtypit te lire, si baza e te gjitha lirive dhe te drejtave te tjera.

Per 2-3 dekada te tranzicionit pseudo- komunist ne Shqiperi, jam munduar – modestesisht—bazuar ne pervojen time, te paralajmeroj shpeshehere se demokracia atje eshte ne rrezik, se vlerat demokratike po shkeleshin haptas dhe qellimimisht nga klasa politike shqiptare, se grindjet politike po i shkatonin vendit rreziqe te brendshme dhe te jashtme politike, qellimi kryesor i te cileve ishte dhe eshte ruajtja e pushtetit te tyre per me shume se tre dekada tani tani. Se pa zgjedhje te lira dhe pa opozite reale ne Shqiperi nuk mund te kishte demokraci as liri, as stabilitet ne vend as ne rajon dhe as ndarje “vlerash te perbashketa”, as marredhenie “krah per krah” me Shtetet e Bashkuara, sic degjojme shpesh nga persona te caktuar, nga te dy palet, te cilet e quajne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Perfaqsuesit amerikane duhet qe te mbrojne, kudo ne bote, vlerat dhe demokracine amerikane, si garanci per zbatimin e te drejtave universale ne sherbim te paqes dhe sigurise ne bote.

Anashkalimi i fjales “demokraci” dhe “ opozite”, si dhe mos takimi me faktore te tjere politike te shoqerise shqiptare nga Z. Blinken gjate vizites ne Tirane nuk eshte nje shenje e mire per zhvillimet demokratike ne Shqiperi, as per marredheniet midis dy vendeve. Me simbolikat gjate vizites ne Tirane, sikur i dergoi, mesaxhin “ Lamtumite demokraci” per afer 50 per qind te votuesve shqiptare, te anashkaluar dhe te perjashtuar gjate tre dekadave te kaluara: “Drop dead”, ne jemi me te interesuar ne stabilitet se per vlerat demokratike, te drejtat dhe lirite tuaja.

Sa per dijeni tuajen Z. Sekretar Shteti, pothuaj nuk ka familje shqiptare nga keta 50 per qind te shqiptareve, qe te mos kete dike ne Shtetet e Bashkuara. Shume prej tyre e kane pesuar keq nga komunizmi vecse permendnin emrin e Amerikes gjate komunizmit. Ju me te drejte permendet Zerin e Amerikes si te vetmin kontakt me Shqiperine dhe shqiptaret gjate regjimit komunist. Shume shqiptare, te cilet gjithnje shikoj e tek Amerika mbrojtjen e te drejtave te tyre demokratike, jane denuar vetem e vetem se degjonin Zerin e Amerikes gjate dekadave te komunizmit diktatorial. Rrenjet e shpreses, besimit dhe dashurise per Ameriken jane te thella tek shqiptaret pa dallim, Z. Blinken. Mos ti zhgenjejme te shkretet me shume se tre dekada pas shembjes se Murit te Berlinit.

Tirana zyrtare, Z. Blinken ende nuk ka denuar krimet e komunizmit as nuk eshte distancuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhes, sic kane bere shumica e vendeve ish-komuniste evropiane. Ne shqiptaro-amerikaneve, si shtetas te ketij vendi te bekuar— votues dhe taksa pagues te Amerikes tone te dashur, na intereson shume fati i familjeve tona atje, sepse me ta kemi gjakun e perzier Z. Blinken. Shume prej tyre e kane pesuar shume keq nga komunizmi, vetem e vetem, se shume nesh jetonim e vepronim ne Amerike. Per shume shqiptare, Z. Blinken, nje mur i vogel i Berlinit ende ekziston. Prandaj, per mua dhe per shume miq e kolege te mi ne Amerike dhe ne Shqiperi, vizita e juaj ne Tirane nevojite nje shpjegim racional, por eshte e veshtire te shpjegohen deklaratat ose heshtjen ndaj disa ceshtjeve te tjera me rdndesi per ate vend dhe per marredheniet shqiptaro-amerikane.

Megjithekete, kam thene shpesh se marredheniet amerikano-shqiptare ishin dhe duhet te mbeten popull me popull dhe jo te favorizojne nje person ose nje parti politike. Keshtu i duan shqiptaret marredheniet e vecanta me Shtetet e Bashkuara.

Per fat te keq, vizita e Sekretarit Blinken ne Tirane me la nje shije te keqe se ndoshta ne fakt dhe ne realitet ne syte e Washingtonit zyrtar aktual, nje krah politik , pasardhsit e familjeve komuniste ne Shqiperi jane te preferuarit e pllitikes aktuale amerikane, disa te nenes e disa te njerkes. Vizita juaj Z. Blinken vetem perforcpi kete ndjenje reale ne radhet e shqiptareve, ne Shqiperi por edhe ne radhet e komunitetit shqiptaro-amerikan. Kjo eshte e demshme per marredheniet mis dy kombeve tona.

Nuk eshte sekret se ne Shqiperi flitet per te “favorizuarit” e Washingtonit. Nuk do te kishte gje me te rrezikshme per marredheniet e mira dypaleshe midis Washingtonit dhe Tiranes se mbeshtetja e njeres ose tjetres pale politike shqiptare nga diplomacia amerikane. Shqiptaret kane nevoje per pajtim dhe jo per nxitje te percarjeve, si rezultat i animeve politike ne favor te pushtetit ne fuqi, ose personave te caktuar, nga diplomacite perendimore, sidomos nga Washingtoni zyrtar. Nje gabim shume i rende qe eshte perseritur dhe sic duket vazhdon te zbatohet nga miqte e shqiptareve perendimore, duke sjellur ne ate vend rreziqe te brendshme te pa parashikueshme per stabilitetin e nje jete politike normale ne Shqiperi.

Deri sot kam paralajmeruar se ne Shqiperi “Demokracia nuk pret”. Duke pare zhvillimet e fundit politike ne ate vend, perfshir zhvillimet ne parlament, me duket sikur ka skaduar ekperimenti me demokracine ne Shqiperi. Kam droje se Demokracia e vertete ne Shqiperi ka pesuar nje goditje te rende vitet e fundit, me pasoja te pa parashikueshme per paqen dhe stabilitetin ne ate vend dhe ne rajon! Vendi eshte ne prak te nje monizmi autokrat — qe i ngjane nje vendi te botes se trete ne zhvillim se sa nje vendi anetar te NATO-s.

Uroj qe te mos kemi arritur ne nje gjendje qe ne vend qe te festonim marredheniet e mira shqiptaro-amerikane me rastin e vizites se Sekretarit te Shtetit Blinken — te ngushellojme njeri tjetrin per vdekjen e demokracise shqiptare, si perfundim i mos perkrahjes se vendeve perendimore te proceseve demokratike ne Shqiperi dhe si rrjedhim i nderhyrjeve te tyre te pakeshillueshme ne zhvillimet e brendshme politike te marredhenieve midis dhe brenda partive shqiptare. Shqiperia ka nevoje per pozite dhe opozite!

Megjithe shqetsimet serioze te mia dhe te tjerve, une vahdoj te besoj se nuk ka asnje parti as ndonje individ sado i plotfuqishem te jete, qe mund te largoje ose te distancoje shqiptaret e te gjitha rrymave politike nga dashuria per Ameriken dhe amerikanet. Kete s’mund e beri as Enver Hoxha megjith propaganden e tij anti-amerikane prej gjysem shekulli. Miqesia 100 vjecare shqiptaro-amerikane –popull me popull— do jetoje nder shekuj! Politikanet dhe diplomatet aktuale, nga te dy palet, jane te perkoheshem ndersa dy popujt tane dhe marredheniet midis tyre jane te perhershme.

I Madhi Zot e bekofte Ameriken tone te dashur dhe Kombin shqiptar te vuajtur — ne dite te mira dhe te veshtira!

Frank Shkreli

NË KUJTIM TË MARIE SHLLAKUT – SHKODRANES NGA MALËSIA E MADHE QË DHA JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS – “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë”!- Nga Frank Shkreli

Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Marie Shllaku: “Gjaku im Kosovë
t’u baftë dritë”

Me 17 Shkurt, 2024, Federata Pan-Shqiptare Vatra e Amerikës shënoi 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës duke organizuar një festë kushtuar kësaj ngjarjeje historike për mbarë Kombin shqiptar — shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran. Në këtë ditë historike përshëndeti edhe publicisti Frank Shkreli, ish-Drejtor i Zërit të Amerikës për Euroazinë dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

—————————————————

Përshëndetje të nderuar pjesëmarrës — Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për Vatrën — që organizon këtë tubim, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – më lejoni t’u përshëndes prej së largu me disa fjalë në këtë përvjetor të shënuar: Një Ditë Bashkimi për të Gjithë Shqiptarët kudo që janë dhe pa dallim – në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë prej më shumë se një shekulli për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë Kombin shqiptar. Si e tillë, kjo datë, në historinë e shqiptarëve, është një arritje kulmnore dhe një fitore e lavdishme për mbarë Kombin shqiptar.

Lufta për çlirimin e Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ndërmor në një kohë kur popullit shqiptar të Kosovës po i rrezikohej vetë identiteti dhe ekzistenca e tij në trojet e veta mijë-vjeçare.  Lufta shekullore e shqiptarëve për ekzistencë dhe diplomacia në veprim për ndërkombëtarizimin e çeshtjes së Kosovës — e udhëhequr me qa sukses nga Presidenti i parë historik Dr Ibrahim Rugova, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar, bëri aq shumë miqë ndërkombëtarë për çeshtjen e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara. Diplomacia dhe lufta për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës, lehtë mund të krahasohet me arritjet historike të Kombit shqiptar, siç është Kuvendi i krerëve të gjitha krahinave shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbe në Lezhë, në vitin 1444 dhe me Lidhjen e Prizrenit më 1878, ku përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, me në krye Abdyl Frashërin, u mblodhën aty në Prizren, në një çast historik për të shpëtuar tërësinë e tokave shqiptare.

E gjithë ajo veprimtari diplomatike dhe ushtarake si dhe lëvizjet mbarë kombëtare përfshir mobilizimin e paparë ndonjëherë më parë në histori të komunitetit Shqiptaro-Amerikan të dekadave të fundit të shekullit të kaluar që çuanë në festëns e madhe të Pavarësisës së Kosovës që shënohet sot – i treguan botës se shqiptarët vetëm donin të udhëhiqnin veten, në liri dhe të pavarur në trojet e veta stërgjyshore të bashkuar në një shtet të tyre. I treguan botës në mënyrën më dinjitoze se trojet shqiptare nuk ishin pa zot. Ishte një luftë dhe një qëndresë historike – e mbështetur ndërkombëtarisht nga miqët e njohur të shqiptarëve –në krye me Shtetet e Bashkuara, kundër pushtuesve sllavo-komunistë të trojeve shqiptare, duke shënuar kështu një kapitull të ri në historinë e Kombit Shqiptar – Pavarësinë e Republikës së Kosovës!

Mbi të gjitha Dita e Pavarësisë së Kosovës simbolizon bashkimin e shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe përtej. Është një ditë, gjithashtu, që në zemrat tona frymëzon kujtimin e heronjve dhe heroinave shqiptare të shekullit të kaluar që dhanë jetën për idealet e larta – për bashkimin e shqiptarëve, me thirrje dhe me luftë e sakrifica duke flijuar edhe jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve, dhe pa dallim. Liri! — ishte kryefjala e Shqiptarëve gjatë gjatë shekullit të kaluar:

Give me liberty or give me death!” — Më jep lirinë, ose më jep vdekjen!”, ishte thirrja e politikanit dhe oratorit amerikan Patrick Henry në një fjalim, në Kuvendin e dytë të shtetit Virxhinia me 23 Mars, 1775 në Kishën e Shën Gjonit në Riçmond të Virxhinies.

“Ma mirë dekë nën dhé m’u kja,
Se për t’gjallë me mbetë nën shkja”. At Gjergj Fishta

“Kam ardhë me vdekë me ju”!, do tu drejtohej Marie Shllaku komandantëve të çetave nacionaliste në Kosovë, siç pat deklaruar ajo në gjyqin kundër saj.

–“Kosovë, gjaku im t’u baftë dritë”! Marie Shllkau në sallën e gjyqit në Prizren, Korrik, 1946.

Marie Shllaku, Shkodranja që luftoi dhe vdiq për lirinë e Kosovës:

–Megjithëse e haruar dhe e anashkaluar gjatë shekullit të kaluar komunist, por edhe sot — në luftë kundër ripushtimit serb të Kosovës, u shqua heroina Marie Shllaku, gjatë Luftës së II Botërore. Le të kujtojmë sot në këtë ditë të Pavarësisë, Marie Shllakun, heroinën e Kombit shqiptar, të cilën komunistët shqiptaro-sllavë e dënuan me vdekje-pushkatim, sepse donte Kosovën e lirë, dhe të gjithë shqiptarët të bashkuar në një Shqipëri etnike.

–Të Kujtojmë Marie Shllakun, e cila megjithse në moshë të re, u njoh dhe mori mësime e këshilla nga më të mëdhejt e Kombit të asaj kohe, përfshir At Gjergj Fishtën, ndër të tjerë, për angazhimet e saja në mbështetje të objektivave për realizimin e idealit të lartë të bashkimit të trojeve shqiptare.

Të kujtojmë sot, Marie Shllakun, e cila nën mbikqyrjen e At Gjergj Fishtës kishte mësuar mirë historinë e Kombit Shqiptar, dhe fliste një dyzinë gjuhësh të huaja.

–Të kujtojmë Marie Shllakun, pjesëmarrësen në Kuvendin e Drenicës, ku mbajti fjalimin e saj të famshëm patriotik duke pajtuar, sipas të dhënave, dy udhëheqsit e Luftës së Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Kuvendi i Drenicës ishte thirrur me qëllimin përfundimtar për të shpëtuar Kosovën nga komunistët serbo-malazezë-shqiptarë!

–Të kujtojmë Marie Shllakun, njërën prej heroinave të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës sot, por edhe si shembull se si duhet të luftohet dhe të mbrohet liria, demokracia e pavarësia kombëtare, qoftë edhe me flijimin e jetë për këto vlera të mëdha njerëzore e kombëtare.

–Të kujtojmë, anti-komunisten e flakët Marie Shllaku, që luftoi për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare pa dallim –përfshir Kosovë e Çamëri — Shkodranen 24-vjeçare, Marie Shllakun që për këto veprimtari të saja dhe bashkpuntorçve të saj, ajo u pushkatua nga komunistët shqiptaro-serbë — në Prizren në nëntor të vitit 1946 – KRIMET E KOMUNIZMIT: Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini

Sipas të dhënave, ajo u pushkatua në Prizren pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 intelektualët e tjerë të angazhuar me të në veprimtaritë për bashkimin e trojeve shqiptare. Sigurimi i Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me UDB-ën jugosllave vendosën në atë kohë pushkatimin për Marie Shllakun, 24 vjeç; At Bernard Llupin, 60 vjeç; Kolë Parubin 41 vjeç dhe Gjergj Martinin, 29 vjeç, ndërsa të tjerët u dënuan me burg. Këta të 4 ishin nga Shkodra të cilët u dënuan, përfundimisht, për veprimtarinë e tyre — martirë të demokracisë, për bindjet e tyre për bashkimin kombëtar – në ditën e zezë të 15 korrikut, 1946, pikërisht aty në Prizrenin e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit të vitit 1878 — ndërsa pushkatimi u bë në Nëntor të po atij viti, sipas të dhënave arkivore. Ndërkohë, sllavo-komunistët ua kanë tretur varret që as sot nuk dihet se ku i kanë.

Në këtë ditë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Marie Shllaku – Shkodranja nga Malësia e Madhe — uron, ashtu si atëherë, para bishave të egra shqiptaro-sllavo-aziatike komuniste: “Kosovë, gjaku im t’u baftë dritë”!

I përjetëshëm qoftë kujtimi i heroinës shkodrane Marie Shllaku me bashkpuntorët e saj dhe i të gjithë atyre heronjve dhe heroinave nga të gjitha trojet shqiptare të gjitha akohërave, që kanë flijuar jetën për lirinë, të drejtat dhe pavarësinë që Kosova gëzon sot!

Gëzuar Pavarësia e Republikës së Kosovës!

U falënderoj për vëmendjen!
Frank Shkreli

Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi e Gjergj Martini, të pushkatuar nga shqiptaro-serbët komunistë në Prizren, në vitin 1946 — martirë të demokracisë, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhanë jetën për dashurinë e tyre të pamposhtur për Atdheun në mbrojtje të identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre mija vjeçare!

“Unë Marie Shllaku e lindur me 22 tetor, 1922 në Shkodër. 24-vjeçe. Studente e filozofisë në Romë. Akuzohem se jam marrë me politikë. Kështu, ju po e queni dashurinë time për atdhe. Unë jam në burg se nuk pajtohem që Kosova të jetë nën Jugosllavi. Kosova ashtë pjesë e pandashme e Shqipënisë. Nuk më tremb dënimi me vdekje. Jam krenare që luftova për TY Kosovë! Heret ose vonë do të jesh pjesë e Shqipënisë. Rrnoft Kosova! Rrnoftë Shqipënia Etnike.” Një deklaratë që disa burime ia atribojnë Marie Shllakut.

Historia është plot me luftëra që të gjithë kokëmishët e “dinin” se nuk do të ndodhnin- Nga AUREL DASARETI

Historia është plot me luftëra që të gjithë kokëmishët e “dinin” se nuk do të ndodhnin.

Dje postova artikullin:

Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh”.

Aty përmenda nevojën e madhe që kanë për përforcimin e mbrojtjes (ushtrisë) Kosova dhe Shqipëria (por edhe gjithë Evropa…).

Sot një bashkëkombës që me dekada jeton në Finlandë dhe me të cilin kam pasur rastin të takohem 2 herë, ma dërgoi shkrimin e Dritan Goxhaj:

“Propaganda e frikës”,

në të cilin “fenomeni i gjithëdijshëm” Dritan Goxhaj, i vetmi në rruzullin tokësor, mohon rrezikun vdekjeprurës që i kanoset Kosovës nga Serbia…

I them Dritan Goxhaj-t: Është papërgjegjësi nga ana jote t’i shtysh njerëzit të besojnë se ne shqiptarët, veçanërisht Kosova, nuk ka nevojë të përgatitet për luftë sepse Serbia-zagari i Rusisë (sipas teje) qenka “engjëll” dhe jo djall barbar, jo rrezik për Kosovën.

Dhe (gjithmonë sipas teje) Kosova (dhe Shqipëria) nuk kanë nevojë të përforcojnë ushtrinë (mbrojtjen).

Kjo që ty trillon apo fantazon e çuditshme. Është plotësisht e pajustifikueshme ta gënjejmë dhe shtyjmë popullatën shqiptare të besojë se nuk kemi nevojë të përgatitemi për luftë, sidomos në situatën aktuale kur gjithë shtetet e Evropës brengosen për rrezikun që u kërcënohet nga Rusia.

Qëllimi jot jo aq dashamirës për kombin të cilit i përket mund të jetë: “Të mos përforcohet ushtria, dhe nëse shqiptarët sulmohen, ta ketë më lehtë Serbia”.

Ndoshta është miu i kanalizimeve Edvin Kristaq Rama ai që qëndron pas teje dhe ta ka vizatuar shkarravinën.  

***

Gjëja e parë dhe e dukshme në analizën e mbrojtjes, sidomos për oficerët e lartë perëndimor (përshirë vogëlsinë time) është: “Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë”.

Sot situata e pasigurisë për të gjithë botën liridashëse (veçanërisht nëse Ukraina e humbën luftën mbrojtëse ndaj Rusisë fashiste terroriste) është më e rrezikshmja që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtë e thonë të gjithë ushtarakët perëndimor, unë vetëm e përsëris…

Historia është plot me luftëra që të gjithë kokëmishët e “dinin” se nuk do të ndodhnin.

Aurel Dasareti

LOTËT E ZOGAJT DHE GECIT AKUZË KLANIT TË LDK-SË- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Dokumentari “Rugova në 18 vjetorin e amshimit”, i realizuar suksesshëm nga shoqëruesi klasik, Adnan Merovci, me ekipin artistik, ngjalli ndjenja të fuqishme malli e dhimbje, duke përlotur shqiptarët e përbotshëm për njeriun unik, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
     Në mesin e asaj game bashkëpunëtorësh e miqësh, veçuam dy syrësh: Skëndet Zogaj dhe Fadil Gecin. Shërbimi i këtyre dy veprimtarëve për Rugovën, LDK-në dhe Kosovën, ka qenë sipëror. Gazetari Skënder Zogaj, si gjithherë, profesional e brilant, me guximin e bollshëm qytetar, dinjitar dhe me integritet të plotë, i drejtpërdrejtë në trajtimin e temave të “nxehta”, për Kosovën dhe bijtë e saj të përgjakur, të listuar dhe të ekzekutuar ngeshëm e me sadizëm. Dinjitoz për përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Shqipëri, në një kohë të rrëmujshme dhe më vonë drejtues komunar.
    Fadil Geci, me vëllezërit e tij, u rrjeshtuan në çetën e parë luftarake drenicare, nismë e mbarim të luftës. Vëllazërisht në shoqërim të Presidentit, në ato kohë të mugëta, kur hafijet e Serbisë në Kosovë, kërkonin hiç më pak se kokën e Rugovës; kur duhej ruajtur gjoksin nga armiku pushtues dhe shpinën nga fara staliniste, LPK-së ekstremiste. Përgjakja në luftë është e pritshme, por, përgjakja në paqe, është e trishtme, zhgënjyese. Përballje loti kursehet, por në bërrylimet cinike klanore, lotët rrjedhin çuditshëm, siç ndodhë me përlotjen mallengjyese të Skënder Zogaj dhe Fadil Gaci, për Presidentin Rugova, të cilët u përjashtuan nga mundësia, për ta mbrojtur LDK-në rugoviane!
     Shuarja e dhimbshme dhe e trishtme e Presidentit Rugova, solli në skenën partiake klanorët bërrylorë. Uzurpuan partinë dhe larguan, në heshtje, ajkën e rugovizmit, për t`i pasur duart e lira të veprimit, gjithnjë në kahje të kundërt të parimeve rugoviane. U bënë ortakë me përgjakësit e LDK-së, “me dreqin dhe të birin”, vetëm pak pushtet të ndotur të kishin. I luftuan me heshtje e harresë, të gjithë ata që parimet e dlira rugoviane, i ruanin dhe i mbronin me fanatizëm.
     Me selektimet e kuadrove, gjithnjë në kahjen negative, e përskeqën LDK-në, krijesën hyjnore të Rugovës, deri në prag-shuarje. Për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, disa nuk e pranuan, në pafundësi, “harresën dhe heshtjen” dhe vepruan. Edhe pse u anatemuan, përsëri, në mënyrë të tërthortë, ruajtën një pjesë të elektoratit, për ta kthyer në bazë, në gjenezë, pas ndryshimit të bërë.
     Një krua që ka rrjedhur gjithmonë, edhe në mos rrjedhtë ma, do të pikojë”, – thotë populli. Me organizimin e ri të LDK-së, po reflektohet edhe vazhdimi i traditës. Me themelimin e Nëndegës së re të LDK-së në Rosenheim të Bavarisë, Ardian Gërvallën dhe Nehat Gecin i zgjodhën, përkatësisht, kryetar  dhe nënkryetar. Geci ish-roje e afërt dhe besnike e Presidentit Rugova, ndjehej sa i privilegjuar, aq edhe i përmallur, sepse edhe pas amshimit të kryezotit Rugovë, po i jipej rasti për të shërbyer në ruajtjen e trashëgimisë së Tij. Në Hamburg Nëndegën e re të LDK-së e organizoi Rilind Geci, nipi i Nehatit me shokë, duke i prirë asaj.
          Fraksioni legal brenda partiak më i pranueshëm, 
                     se sa klani mafioz ilegal në parti
     Vihet re një riorganizim i klanit Mustafa, për ta rehabilituar atë me rrethin e tij vicioz. Për tërheqjen zvarrë dhe zhveshjen deri në mbathje (brekë) të kryetares së LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla, nga bodiguardët e ministrave të Isa Mustafës, ky klan kurrë nuk janë penduar dhe nuk kanë kërkuar falje!
     Së fundi, në një dabat televiziv PAN-istë, ku nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është bërë -yll televiziv-, bëri një provokim të rëndë. Ai tha se “rasti ishte inskenim!” Kjo është një shpifje dhe fyerje e rëndë si dhe një manipulim i vrazhdët. Si delegat në 4 (katër) Kuvendet zgjedhore të LDK-së, kam përcjellur nga afër maskaradën kuvendore. Mungesa e debatit, analizës dhe prania e aklamacionit, si kancer i demokracisë, rrënuan partinë famoze, LDK-në e Ibrahim Rugovës.
     LDK-ja në Mërgatë, në veçanti, në Gjermani e Zvicër, ka ruajtur praktikën rugoviane të votimit të fshehtë. Edhe 9 (nëntë) delegatët nga Gjermania ishin fryt i kësaj përzgjedhje. 6 (gjashtë) syrësh ishin familjarë të ngushtë të heronjve të vrarë nga UDB-a dhe SHIK-u kriminal. Në mes tyre edhe Donikë Gërvalla. Dhe, kryeklanorët e LDK-së nuk i donin në sallë familjarët e viktimave. Sepse ata mendonin dhe do të vepronin ndryshe, nga delegatët kukulla të Kuvendit “Zgjedhor”.
     Delegatëve të Degëve Gjermani, Zvicër, edhe pse kishin bërë rrugëtimin 4.000 km., ardhje-kthim, dera e Kuvendit iu mbyll. Kjo ishte kriminale, cinike dhe skajshëm rrugaçërore. Asaj dite, të 25 majit 2015, delegatët e Kuvendit, do të duhej, në shenjë proteste, të largoheshin, duke lënë në sallën kuvendore kryetarin Mustafa, me klanin e tij horrak e marroq. Kjo është e vërteta, madje në shkallën sipërore. Andaj, mos provokoni, se nuk jua kemi borxh!
     Klani Mustafa nuk arriti ta realizojë përçarjen në Degën e LDK-së në Gjermani, sepse atje drejtonte Donikë Gërvalla, veprimtarja më luftarake në botë, për çështjen e Kosovës. Ajo në debatet televizive prestigjioze të Evropës dhe në sallat e takimeve, ishte fitimtare në të gjitha përballjet, madje me fakte të pakundërshtueshme, qofshin ata personalitete serbe, ballkanase, evropiane dhe të përbotshme. Por, Isa këmbënguli në vazhdimin e dallavereve të tij në Degën e Zvicrës, duke e përçarë e ndarë “pikë e pesë!” Këto pisllëqe nuk munguan as përgjatë mandatit të kryetarit të suksesshëm Osman Ferizi, shok i armëve të heroit Sali Çekaj, me intrigimet klanore bojkotuese dhe sabotuese. Por, dështimi ishte i pritshëm.
     Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij drejtues, ka shpalosur një program ambicioz, për rikthimin e partisë së Rugovës në pushtet. Fillimisht, emërtesa “Rruga e re”, ngjalli huti, sepse i kujtoi elektoratit të LDK-së deklaratën publike të Isa Mustafës: “Do ta krjojmë një -Lidhje të re-! Dhe, vërtet, e mbajti fjalën, duke e harruar LDK-në e vjetër! Rrjedhojat dihen, 14 shkurti 2021, partia “ra në fund të pusit!”
     Së fundi, kryetar Lumiri shpjegoi edhe slloganin “Rruga e re”, se nuk ka të bëjë me partinë, por me qeverisjen. Ndërsa rrugëtimi ynë do të mbetet rugovizmi i pacënuar. Lidershipi i ri duhet të punojë që veprimtarët e dëshmuar, në vite e dekada, të vijës rugoviane, të harruar dhe rrast të lënduar, të aktivizohen në ringjalljen e sërishme të LDK-së. Ky do të ishte homazhi, nderimi më i madh i Presidentit Rugova. Përkrahja për kryetarin Abdixhiku, me ekipin e tij, duhet të jetë e parezerva dhe pahile.
      Ka një tendencë negative, madje në rritje, për të sabotuar ristrukturimin e LDK-së, nga klani Mustafa. Kjo manifestohet në debatët publike televizive, por, edhe më shumë punohet në mjedise tjera, më pak publike. Po keqpërdoret edhe afrimi i sërishëm i disa syrësh në Kryesinë e LDK-së. Kur ata pyetën për preferencat në koalicione, përjashtojnë me emër një subjekt, pa e deklaruar subjektin e pranueshëm në koalicion për ata. Thënë troç, duke qenë bisht e patericë të PDK-së, personalisht, të Hashim Thaçit dhe të aleatëve të tij, zemra e tyre rrahë për PAN-in, edhe pse eksponentët e tij kriminalë kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën.
     Propaganda e tyre destruktive, po dekurajon, çmobilizon, deri në demoralizim anëtarësinë, duke e bërë të mëdyshur se asgjë e re nuk ka ndodhur në LDK-e. Këtë qasje mafioze, e favorizon mungesa e debatit, e analizës së mirëfilltë, pse LDK-ja u katandis 11 %, (jo 12, sepse ka qenë edhe B.Pacolli në koalicion) të elektoratit. Mosndëshkimi i fajit, deri në krim, siç është degradimi, me fund, i LDK-së, gjithsesi lënë mundësinë e përsëritjes, sidomos në koalicionet sa joparimore, aq edhe kriminale.

Send this to a friend