Voal.ch e sjell si foton e ditës nga Davos –
Për asgjë më tepër veç për të vlerësuar faktin se Kosova paraqitet në Davos si një shtet i barabartë me shtetet e tjera, përfshi edhe Serbinë. Vetëm marrëdhëniet e respektit reciprok duke hedhur pas krahëve të shkuarën por jo duke e harruar atë do të bëjë që i gjithë rajoni do të ecë përpara. Koha kur kryekasapi i Ballkanit e kalli gjithë ish Jugosllavinë përfshi Kosovën në luftë, gjak, spastrim etnik dhe genocid is over – ka përfunduar një herë e mirë. E ardhmja e gjithë rajonit është Euro-Atlantizmi.
Më poshtë po sjellim lajmin ku Kryeministri i Kosovës nga Davos bën me dije përmes Twitter:
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në @WEF , duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me @vonderleyen & fytyra të njohura nga rajoni dhe më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe.”

