Forca pa mëndjen nuk të çon asgjëkundi, pavarësisht impaktit vizual që krijon në momentet e para. Shpenzimi i energjive pa objektiva të qarta, pa ekonomizim të forcave, pa ide, pa qëndresë, pa vazhdimësi, pa fantazi, pa situatë a b,c në raport me lëvizjet e kundërshtarit, çon në konsum të shpejtë dhe dekurajim të potencialeve njerëzore edhe kur kauzat janë të drejta e të konsoliduara…
Kurdoherë e në çdo rast duhet thirrur në fushëbetejë inteligjenca, si projektuese e si udhëheqëse e ndryshimeve , si faktor determinant për të kanalizuar pakënaqësinë në revoltë.
-Kohët kanë ndryshuar, gjëndja sociale po ashtu dhe lëvizjet demografike diktojnë taktika e strategji tjetër larg skematizmit që ti përgjigjen shpirtit , ndjesive dhe revoltës së brendëshme të njerëzve.
Pra militantizmi është pasuri ( siç nganjëherë edhe barrë), që përbën thelbin e qëndresës, por ai i takon masës, ndërsa aftësia , intelektualizmi , udhëheqja ,krijimtaria i takon lidershipit , i cili përcakton strategjitë dhe rrugët e fitores , e për ta realizuar këtë ska nevojë për muskuj , por për mëndje , ka nevojë për rifreskim dhe jo për njerëz që inferioritetin e tyre intelektual e politik, kërkojnë ta mbulojnë duke iu afruar sa më shumë liderit e të tregojnë muskuj vënd e pavënd duke mos u marrë seriozisht nga njerëzit e duke u bërë objekt barcaletash, ka nevojë për koherencë qëndrimesh dhe jo lëvizje të tyre sipas interesave të çastit etj etj..
Nderim, përulje e respekt për cdo njeri qëndrestar që lufton për liri, për komb ,demokraci e të drejta njerëzore, mirëqënie, kundër së keqes, kundër dhunës,i udhëhequr nga ndërgjegja kombëtare,me qëllim që atdheu ynë të bëhet më i mirë, më i bukur e më dinjitoz ashtu siç e meriton.