VOAL

VOAL

Florida Doci: Një mini leksion virologjie mbi karakteristikat e virusit (Covid – 19)

December 5, 2020
blank

Komentet

blank

Si dashnorja e McGonigal zbuloi lidhjen e zyrtarit të FBI me Ramën

Nga Mattathias Schwartz-Businessinsider

Një mëngjes tetori, më 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn: një qese plot me para. Ja tek ishte, pranë këpucëve, poshtë një stoli, një nga ato qeset e supermarketeve. Brenda ishin disa tufa kartëmonedhash me prerje të madhe, të lidhura me lidhëse llastiku.

Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga pozicionet më të larta e sensitive në FBI. ‘Nga dreqin kanë ardhur këto’, pyeti ajo.

‘Oh, e mban mend atë ndeshjen e bejsbollit?’, u përgjigj McGonigal, sipas asaj që thotë Guerriero. ‘Vura një bast dhe fitova’.

McGonigal kishte dy fëmijë në moshë shkolle dhe gruan-apo ‘ish-gruan’ siç i referohej ndonjëherë-në shtëpinë e tij në Chevy Chase, Maryland. Atje shkonte një apo dy herë në muaj. Por Guerrieron e kishte bërë të besonte se ose ishte i divorcuar, ose do ta bënte së shpejti. Ajo nuk e vuri në dyshim, ashtu si dhe historinë e qeses me pará.

Pak ditë më parë, Guerriero ishte ulur në kolltuk me McGonigal për të parë skuadrën e tij, Cleveland Indians, teksa fitonte kundër Yankees. Shumë më vonë-pas diagnozës së saj me kancer, ndarjes së tyre dhe largimit të McGonigal nga FBI-McGonigal do të akuzohej si i dyshuar, ndër të tjera, për marrjen e 225,000 dollarëve nga një ish-punonjës i zbulimit shqiptar. Shuma përfshinte 80 mijë dollarët që pretendohet se iu dhanë në një makinë të parkuar pranë një restoranti, më 5 tetor 2017.

5 dhe 6 tetor ishin ditët kur Indians fitoi me Yankees në dy ndeshjet e para të American League Division Series. Sot, Guerriero nuk e beson më se qesja me para erdhi nga fitorja e një basti sportiv.

Njëri nga avokatët e McGonigal, Seth DuCharme, refuzoi të bënte koment.

Guerriero ishte 44 vjeç kur u takuan, një ish-edukatore zëvendësuese kopshti e cila dilte vullnetare për çështje të zbatimit të ligjit dhe punonte me një kontraktues për një kompani sigurimesh gjatë kohës kur jetonte me të atin. McGonigal, atëherë 49 vjeç, sapo kishte nisur punën e re në zyrën e FBI-së në New York.

Guerriero thotë se lidhja e tyre zgjati pak më tepër se një vit. Apartamenti i McGonigal në Brooklyn mund të ishte modest, por ai bënte jetë luksi. Ai e çoi Guerrerion në restorante të shtrenjtë për ta bërë për vete. I jepte pará – 500 apo 1000 dollarë – për ditëlindje apo Krishtlindje. Njëherë, për humor, i bëri dhuratë për Krishtlindje letrat e divorcit të vëna në kornizë, ndonëse ai divorc nuk u materializua kurrë. E mori për të parë ndeshjet e hokeit të New Jersey Devils në një lozhë private. Ajo kujton se si McGonigal një herë i dha 100 dollarë një lypësi në rrugë. ‘Unë jam në gjendje pak më të mirë se ai. Mund t’i jap 100 dollarë’, tha McGonigal pas mahnitjes së saj.

Mc McGonigal akuzohet për marrjen e parave në takime të përsëritura me dikë që kishte lidhje me inteligjencën shqiptare. Dhe ajo që ka tronditur më tepër autoritetet është se sa lirë e shiti veten. Një akuzë pretendon se me 225 mijë dollarët bashkëpunëtorët e tij bënë që McGonigal të lobonte te kryeministri shqiptar për dhënien e licencave të shpimit në fushat naftëmbajtëse, dhe më pas për të hapur një hetim të FBI-së për një qytetar amerikan që kishte lobuar për një nga kundërshtarët politikë të kryeministrit shqiptar.

Në fund të 2018, McGonigal dhe Guerriero u ndanë. Ajo kujton marrjen e një mesazhi anonim e armiqësor në email. Pak më pas, McGonigal i tha se ishte ende i martuar dhe nuk kishte ndërmend të ndahej nga gruaja. ‘U trondita’, thotë. ‘Isha e dashuruar me të dhe kjo ishte e dhimbshme’. Nisi të pinte shumë. Pak muaj më vonë, pasi kishte pirë, i nisi një email gjithë zemërim William Sweeney-t, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York dhe që e kishte prezantuar me McGonigal.

Ajo kujton se i shkroi Sweeney-t që duhej të shihte veprimet e McGonigal në Shqipëri. Ai ishte bërë mik me kryeministrin shqiptar dhe kishte shkuar disa herë në Shqipëri, udhëtime që do të dilnin më pas në akuzë.

Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros, thotë ajo, i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar, dhe e pyetën për bashkëveprimin mes tyre.

Ajo mori edhe një fletëthirrje nga gjykata për të paraqitur gjithë komunikimin me McGonigal si dhe informata për pagesa apo dhurata që i kishte dhënë ai.

FBI nuk pranoi të komentonte detaje specifike nga historia e Guerreiros.

Marrë nga businessinsider.com-Përgatiti: SYRI.net

blank

‘Me BE-në apo me Putinin?’ BILD: Serbia para ultimatumit, pritet kthesë historike në konfliktin me Kosovën

Nga Marc Oliver Ruehle, BILD

A është kjo pika e kthesës në konfliktin e Kosovës?

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka treguar se mund të pranojë planin e fundit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kjo sepse negociatorët perëndimorë e kanë vendosur ata përpara zgjedhjes, ose të pranojë planin, ose të marrë përsipër pasojat: ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe investimeve të huaja.

“Nëse zgjedhja do të jetë mes sanksioneve- dhe sanksioni më i keq është tërheqja e investimeve- dhe pranimit të marrëveshjes, që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB, atëherë unë jam për kompromis, sado i diskutueshëm të jetë ai,” deklaroi papritur Vuçiç të hënën në mbrëmje gjatë një konference për shtyp, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizionin serb.

E thënë më qartë: Vuçiçit i është sinjalizuar se Serbia ose duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, ose vendi i tij do të përballet me masa që do shkaktonin ‘dëme të mëdha’.

Serbia e ‘izoluar’ pa BE-në

Në një takim me përfaqësuesit e BE-së, SHBA, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Vuçiçit iu prezantua një plan i ri ndërmjetësimi.

Atij iu vendos një ultimatum, duke iu kërkuar që të pajtohej me këtë propozim.

Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë asnjë informacion për përmbajtjen e propozimit të Perëndimit, por ka theksuar se Serbia do të jetë e izoluar pa BE-në.

Plani franko-gjerman u bë i njohur në vjeshtën e vitit të kaluar dhe nuk u publikua kurrë zyrtarisht. Por pikat kryesore të tij janë të njohura:

-Ndër të tjera, parashikohet që përderisa Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën zyrtarisht, duhet të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë.

-Serbia rrjedhimisht duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare- me ndihmën aktive të Rusisë.

“Nuk ka dyshim se ne e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB, por ne do të pranonim de facto anëtarësimin e saj,” tha Vuçiç.

Eksperti: Putini do të ishte një nga humbësit e paktë

Nëse fjalët e Vuçiçit do të kthehen në vepra, kjo do të ishte vërtet një pikë kthese në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, e cila deri më tani është bazuar në nacionalizmin serb. “Situata gjeopolitike ka ndryshuar,” tha presidenti serb.

Për shkak të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ka ‘nervozizëm në Evropë’. “Aventurat në oborrin e shtëpisë” nuk do të tolerohen më.

“Nëse në fakt ka një kthesë nga minimi sistematik i mëparshëm i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje serioze për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan,” shpjegon për BILD eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing.

Ai shton: “Putini atëherë do të ishte një nga të paktët humbës të kësaj kthese të mundshme”.

Të hënën në mbrëmje, Vuçiç theksoi se nuk ka vendosur ende asgjë. Në fund, fjalën e fundit do e ketë parlamenti serb ose ‘ndoshta populli’.

Fakt është e plani franko-gjerman prej kohësh është bërë plan i BE-së, i cili mbështetet edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

“Aktorët perëndimorë me të vërtetë kanë bërë presion mbi Vuçiçin këtë herë se veprimet dhe qëndrimet serbe ndaj Kosovës nuk mund të jenë më të pandëshkueshme, duke pasur parasysh stabilitetin e brishtë pan-evropian që buron nga Rusia,” tha Clewing.

Ndoshta me sukses historik! syri.net

blank

Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin

RFE/RL

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e miliona hebrenjve në periudhën e nazizmit, teksa ky shtet përkujton viktimat.

“Vuajtjet e 6 milionë hebrenjve të vrarë pafajësisht janë të paharruara – ashtu sikurse vuajtjet e të mbijetuarve”, ka shkruar Scholz në Twitter.

Në kuadër të përkujtimit të viktimave në Gjermani, e mbijetuara e Holokaustit, Rozette Kats pritet të flasë para Parlamentit gjerman.

Presidentja e Parlamentit gjerman, Bärbel Bas, do të hapë takimin e veçantë, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ceremonia përkujtimore e këtij viti fokusohet në njerëzit që janë persekutuar nga nazistët për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit.

Më 27 janar 1945, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kanë çliruar të mbijetuarit e kampit të koncentrimit Aushvic në Poloni.

Nazistët kanë vrarë më shumë se 1 milion njerëz atje, kryesisht hebrenj.

Përveç vrasjeve në këtë kamp, gjenocidi i kryer kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur si Holokaust, ka rezultuar me vrasjen sistematike të rreth 6 milionë hebrenjve.

Kjo datë, 27 janari, shënohet në Gjermani si Dita e Përkujtimit të Holokasutit, prej vitit 1996.

blank

Nga kurthët e Serbisë na shpëton vetëm uniteti!!- Nga Skënder MULLIQI

 

Fraksionet politike, qendrimet provinciale e primitive, politikat e tipit autokratik dhe te pavizion, kane bërë që të kemi zhvillim të dobët, jetë jo kualitative së bashku më emancipim, e shtetndërtim jo të mirë.

U veprua më filozofi të mehallave , nga të cilat ende nuk jemi liruar.Më këto qëndrime të ngurta politike, të bartura nga shekulli i kaluar nuk patëm asnjë dobi. U futëm në inkluzivitet gjeneral.Na munguan vlerat e dialogut të mbrendshëm politikë ,shumë të rëndësishme për demokracinë liberale. Nuk i ndihmuam vetit të dalim nga balta e krimit dhe e korrupcionit, ku u zhytëm për shumë vite.Nuk zgjodhëm rrugë të mira, për ecjën tonë përpara. Nuk i zgjodhëm ata që dinë të drejtojnë shtetin e ri të Kosovës.Nuk ishim kritikë dhe as vetëkritikë për gjendjën jo të mirë të fazës të tranzicionit.Nuk ja përcaktuam veti cakun.

Cilët janë ata më të cilët nuk mund të flasim? Nuk kemi çka të flasim më ata të cilët bartin hipotekën e dyshimit, për gjendjën e krijuar të rrjedhave shoqërore dhe politike. Nuk kemi çka të flasim më me ata, të cilët në periudhën që e kaluar, nuk punuan mirë për shtet dhe për popull.Qysh? Vjedhjet , plaqkitjet , ndasitë politike, shumë sherr i bënë Kosovës. Patem më bollëk edhe shumë devijime dhe destrukcione shoqërore dhe politike. Ata të cilët i shkaktuan dëme shtetit dhe popullit duhet të përgjegjën, në veqanti ata që nënshkruan marrveshje të dëmshme më Serbinë.

Mendojë së të gjithë tjerët duhet të bisedojnë, të zhvillojnë ide , të gjëjnë vizion që të dalim faqebardhë nga një gjendje gadi para aktit të kryer më Serbinë grabitqare, dhe më Evropën ende hileqare. Janë ngopur tashmë qytetarët më veprime deklarative, më politika provincialiste e demagogjike. Fuqia e vërtetë duhet dhënë politikave dhe dëshirave monolite, të harmonizuara më politika komplementare të elitës politike.

Ky do të ishte produkt i interesave vitale për mbrojtjën e shtetësisë dhe terësisë territoriale të Kosovës. Botës demokratike duhet më i treguar së kemi përgjigje në çdo pyetje. Eshtë koha e vendimeve koncesuale, si rruga e vetme që i dërgon proceset përpara, edhe kur është në pyetja Serbia, dhe tendenca e hapaur e saj për ndarje të Kosovës. Dialogu i mbrendshem politik është më i nevojshme së kurrë më parë!

Duhet të veprojmë që të kemi rezultate dhe fitore për Shtet dhe për Popull. Para së gjithash, janë në pyetje interesat tona nacionale së ATDHEU sërish nga serbosllavet është vu në rrezik!

blank

Në listën e pagave të një rusi tjetër të fuqishëm, zbulohet lidhja e ish-zyrtarit të FBI-së me miliarderin

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së, i cili është arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet amerikane për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska, e ka kaluar në heshtje vitin e kaluar duke punuar për një tjetër miliarder me origjinë ruse, ka mësuar The Post.

Aman Resorts, një zinxhir hotelesh me pesë yje në pronësi të Vladislav Doronin, një manjat pronash i trajnuar për artet marciale i cili është quajtur “Përgjigja e Rusisë ndaj Donald Trump”, punësoi McGonigal në pranverën e vitit 2022 për një punë super të paguar si drejtor sigurie për 34 lokacionet e Amanit në mbarë botën, sipas burimeve me njohuri të drejtpërdrejta të situatës.

Në të vërtetë, burimet spekuluan se kur McGonigal u arrestua në Aeroportin JFK të shtunën, ai po kthehej nga një udhëtim pune në Sri Lanka, ku Aman operon një grup hotelesh të bukura.

Burimet thanë se McGonigal punoi për Aman nga New York City, ku kompania hapi pronën e saj të parë në gusht në Fifth Avenue dhe 57th Street në ish-ndërtesën e Crown, duke fituar shpejt reputacionin si prona më e shtrenjtë në Big Apple me tarifat e dhomave që fillojnë nga 2400 dollarë për natë.

Një zëdhënës i Aman konfirmoi se kompania punësoi McGonigal vitin e kaluar, por pohoi se mandati i tij filloi vetëm disa muaj më parë.

“Zoti. McGonigal u punësua nga Aman Group në vjeshtën e vitit 2022 si kreu global i sigurisë, bazuar në kualifikimet e tij dhe rolin e ngjashëm në industrinë e pasurive të paluajtshme, si dhe dy dekadat e tij me Byronë Federale të Hetimit”, tha përfaqësuesi i Aman.

Kompania tha gjithashtu se McGonigal nuk po punon më për Aman Group, por nuk e bëri të ditur se kur u largua.

 

Një ish-punonjës i Aman-it që u largua nga grupi i hoteleve tha se kultura e zyrës ishte më shumë ruse sesa amerikane dhe mund të ishte “kërkuese” dhe “e pakëndshme”.

Kompania tha: “Aman Group u themelua 35 vjet më parë dhe ka ndërtuar kulturën e vet të veçantë të pasuruar nga prania e saj globale në mbi 20 vende, duke reflektuar kontributet dhe bashkëpunimin me një staf të ndryshëm ndërkombëtar prej 6,500 punonjësish në mbarë botën”.

Në shtator, Business Insider raportoi se prokurorët federalë po hetonin përfshirjen e McGonigal me Deripaskan, një miliarder rus i cili ishte sanksionuar nga SHBA dhe dyshohet se i ishte drejtuar McGonigal për të hequr sanksionet.

“Bazuar në prejardhjen e tij, ne menduam se ishte shumë e çuditshme që ai u soll” – dhe se McGonigal qëndroi edhe pasi u shfaqën raportet se ai ishte nën hetim, tha një ish-punonjës i Aman.

“Procesi ishte shumë i errët”, shtoi një burim tjetër. Një drejtor korporate i sigurisë në Aman “ishte në vend”, por u ricaktua dhe “nuk u dhanë arsye të dukshme”, sipas burimit. “Ishte atëherë kur Charlie u shfaq.”

Pas daljes në pension të McGonigal në vitin 2018 nga FBI – ku ai ishte kreu i kundërzbulimit në zyrën e agjencisë në Nju Jork dhe kishte udhëhequr hetimin e Trump “Russiagate” nëse Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 – McGonigal u punësua si zëvendëspresident i lartë për sigurinë globale në gjigantin e pasurive të paluajtshme Brookfield Properties.

Ai u largua nga ai pozicion në janar 2022, tha Brookfield. McGonigal – punësimi i të cilit në Aman ngjalli pakënaqësi mes stafit të hotelit, sipas burimeve – u tha punonjësve të Aman se ai u largua nga Brookfield për “arsye personale”, tha një burim i afërt me situatën për The Post.

Ish-zyrtarët e CIA-s, FBI-së dhe NSA-së punësohen në mënyrë rutinore nga kompani të mëdha që janë objektiva të spiunazhit dhe kërcënimeve kibernetike, tha Anthony Roman, president i firmës së menaxhimit të rrezikut, Roman & Associates.

“Është një ndalesë e lehtë dhe e rregullt për këta zyrtarë”, tha Roman.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme nuk u përgjigj për koment. Departamenti i Drejtësisë gjithashtu nuk u përgjigj.

Të hënën, 54-vjeçari McGonigal u padit për pastrim parash dhe shkelje të ligjit të sanksioneve amerikane. Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal së bashku me një ish-diplomat rus të kthyer në përkthyes për gjykatat federale – Sergy Shestakov – punonin për Deripaska, një manjat alumini që ishte sanksionuar nga SHBA në 2018.

Gjatë qëndrimit të tij në FBI, McGonigal mbikëqyri hetimet e oligarkëve, duke përfshirë Deripaskan, i cili u sanksionua nga SHBA për gjoja se vepronte në emër të qeverisë ruse në sektorin e energjisë. Qeveria pretendon se Deripaska i punësoi të dy për ta hequr atë nga lista e sanksioneve dhe për të hetuar një nga oligarkët e tij rivalë, duke i paguar ata përmes kompanive guaskë.

McGonigal u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me një garanci prej 500,000 dollarësh.

Lidhjet e Doronin me McGonigal me siguri do të ngrejë më shumë pyetje ndërsa prokurorët shqyrtojnë marrëdhëniet e tij me Rusinë, thonë ekspertët.

“Me Doronin, nuk është njësoj si Deripaska, i cili është nën sanksione”, tha Louise Shelley, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Terrorizëm, Krim Transnacional dhe Korrupsion, dhe kryetare e Shkollës Schar të Politikës dhe Qeverisë në Universitetin George Mason.

“Por McGonigal ishte në listën e pagave të një rusi të fuqishëm”, shtoi Shelley, duke iu referuar faktit që McGonigal ishte në listën e pagave të Aman. “Është sigurisht një punë e qetë që paguhet shumë. Është një punë shumë e mirë të dalësh në pension, por kjo e bën atë më të lidhur me elitën ruse në mbarë botën”.

I lindur në Bashkimin Sovjetik, 60-vjeçari Doronin hoqi dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986. Ai tani është shtetas i Zvicrës dhe Suedisë dhe ka folur kundër luftës në Ukrainë. Ai bleu Aman në vitin 2014 dhe e zhvendosi selinë e saj në Suedi.

Doronin ishte në lidhje me supermodelen Naomi Campbell për disa vite përpara partneres së tij aktuale, Kristina Romanova, një ish-modele ruse e cila është një drejtuese e Aman. Ai është një ndjekës i arteve marciale i Qigong, pasi thuhet se ka treguar aftësinë e tij për të thyer pllaka mermeri me kokën e tij dhe për të thyer shtiza prej druri me majë metalike në fyt, sipas Wikipedia.

Doronin, i cili gjithashtu zotëron kompaninë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme OKO Group, ka thënë në intervista për media se ai i dha fund lidhjeve të tij të biznesit në Rusi në vitin 2014, kur shiti aksionet e tij në firmën e pasurive të paluajtshme me bazë në Moskë, Capital Group.

Vitin e kaluar, RealDeal raportoi se dokumentet gjyqësore treguan se ai kishte aksione në një kompani të veçantë me bazë në Moskë deri në vitin 2022, kur ai ia transferoi pronësinë nënës së tij, e cila ende jeton në Rusi. Doronin u përgjigj se firma kishte thjesht “asete të trashëguara” që po likuidoheshin ngadalë dhe se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet zhvillimi që nga viti 2014.

Vitin e kaluar, Doronin paditi Aspen Times për shpifje duke pretenduar se botimi e portretizoi atë në mënyrë të rreme si një “oligark” rus në një seri artikujsh rreth tokës që ai bleu në zonë.

Padia u zgjidh dhe redaktori i The Aspen Times, Andrew Travers, u shkarkua. Travers shkroi një artikull në The Atlantic në gusht në lidhje me përplasjen e gazetës me Doronin nën titullin, “Fundi i kohërave në Aspen: Si të vrasësh një gazetë”.

Në një deklaratë në lidhje me padinë, zëdhënësi i Aman tha se “vetë gazeta përfundimisht tha se [artikujt] nuk plotësonin ‘standardet e saj për saktësinë, drejtësinë dhe objektivitetin.” Po kështu, The Aspen Times shprehu keqardhje për deklaratat që z. Doronin pohoi se ishin të tilla, shpifëse dhe tërhoqi dhe korrigjoi disa artikuj.”bw

blank

Serwer: Asociacioni nuk është përmendur në versionin e parë të propozimit franko-gjerman, u përfshirë në versionin e dytë

Formimi i Asociacionit të Komunave serbe nuk ishte në versionin bazë të propozimit gjermano-francez, pohon eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në intervistën dhënë mediave austriake

Ai tha se Serbia ka kërkuar që Asociacioni të formohet sa më parë dhe se shtetet e Quintit kanë përmbushur kërkesën e Beogradit në versionin e dytë të propozimit.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins thotë gjithashtu se propozimi parasheh që komuniteti serb në Kosovë të financohet drejtpërdrejt nga Serbia.
“Është e sigurt se Beogradi mund të përdorë komunitetin për të ushtruar kontroll, por Beogradi tashmë kontrollon dhe financon komunat me shumicë serbe përmes Listës Serbe,” tha Server.

Ai kritikon faktin se propozimi, siç thotë ai, nuk i referohejh Kushtetutës së Kosovës si pikënisje, pasi që Gjykata Kushtetuese i shpalli parimet e planifikuara të Asociacionit si pika që bien në kundërshtim me kushtetutën.

Serwer po ashtu thotë se në propozim nuk përmenden pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai po ashtu ka thënë se 10 vjet më parë, kur u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit, shumë supozuan se Serbia një ditë, në kuadër të zgjerimit të BE-së, do ta njohë Kosovën, gjë që, rrjedhimisht, do ta bënin edhe pesë shtetet anëtare të unionit, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, Serwer vlerëson se askush në Ballkan nuk beson më në zgjerimin e BE-së, ndërsa në Serbi, veçanërisht, pothuajse nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim vitet e fundit.

Serwer beson se është relativisht e lehtë të bëhet trysni mbi Kosovën, sepse Prishtina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndjekë anëtarësimin NATO dhe BE./Blic/

blank

Washington Post: Skandali i fundit duhet të sjellë edhe ndëshkimin final për drejtorin e FBI

Nga Jennifer Rubin

Drejtori i FBI, Christopher Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të rëndë të infiltrimit të brendshëm që kur agjenti i FBI-së, Robert Philip Hanssen u arrestua për spiunazh të brendshëm për Bashkimin Sovjetik (dhe më vonë Rusinë) në vitin 2001.

Por ky është të paktën rasti i tretë i keqmenaxhimit të madh gjatë mandatit të Wray.

Washington Post shkruan: “Ish-kryespiuni i FBI në Nju Jork u akuzua të hënën për marrjen e pagesave sekrete në para prej më shumë se 225 mijë dollarësh, ndërsa mbikëqyrte rastet shumë të ndjeshme, dhe se kishte thyer ligjin duke u përpjekur që të hiqte miliarderin rus, Oleg Deripaska nga lista e sanksioneve të SHBA- akuza që tronditën botën e mbyllur të kolegëve të tij, zyrtarë të lartë të inteligjencës”.

Një aktakuzë e veçantë penale që vjen nga Uashingtoni, e akuzon Charles McGonigal për “fshehjen e pagesave prej 225 mijë dollarësh që ai dyshohet se ka marrë nga një person nga Nju Xhersi, i punësuar dekada më parë nga një agjenci e inteligjencës shqiptare. Aktakuza gjithashtu e akuzon atë se ka vepruar për të avancuar interesat e atij personi”.

Ne duhet të mësojmë gjithçka mundemi për atë që ka bërë McGonigal në FBI nga gushti 2017 deri në daljen në pension në shtator të vitit 2018, periudhë e mbuluar nga aktakuza e parë. Por pa diskutim, prania e një zyrtari të lartë të komprometuar, që vepron në rastet më të ndjeshme kundër terrorizmit, është një turp i madh për Wray.

Por ky padyshim nuk është as gabimi më i madh i Wray. Raporti nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve, që hetonte sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, gjeti prova të shumta se FBI kishte informacione të rëndësishme dhe të besueshme për potencialin për dhunë në Kapitol. “Para 6 janarit, shumë agjenci qeveritare morën informacione se ata që do vinin për tubim të organizuar nga presidenti ishin të armatosur dhe kishin si objektiv Kapitolin. Komuniteti i inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit zbuluan planet për dhunë të mundshme të drejtuar ndaj seancës së përbashkët të Kongresit,” thuhet në raport. E megjithatë, kjo inteligjencë nuk u funksionalizua kurrë nga FBI.

Konkluzioni dërrmues i raportit të komitetit për 6 janarin: “Autoritetet federale dhe lokale të zbatimit të ligjit kishin në posedim informacione të shumta nga inteligjenca që parashikonte dhunën mbi Kapitol përpara 6 janarit. Edhe pse një pjesë e kësaj inteligjence ishte fragmentare, ajo ishte e mjaftueshme për të garantuar përgatitje shumë më të fuqishme për sigurinë e seancës së përbashkët”.

Raporti thekson më tej: “Dështimi për të ndarë këto informacione të inteligjencës dhe për të vepruar, rrezikoi jetën e oficerëve të policisë që mbronin Kapitolin dhe të gjithëve ne”.

Çuditërisht, Wray nuk kreu një vetëvlerësim nga lart-poshtë dhe nuk i ndau gjetjet dhe rekomandimet me publikun. Komiteti i 6 janarit kishte një vështrim të kufizuar mbi dështimet specifike, që çuan në dështimin e FBI-së për t’u përgatitur dhe për të luftuar në mënyrë adekuate një akt të terrorizmit të brendshëm, duke fajësuar në thelb pamundësinë për të parashikuar ‘faktin që presidenti i SHBA do të ishte katalizatori i tërbimit të tyre dhe i lehtësimit të sulmit të paprecedent në historinë amerikane’. Vërtet? Duke pasur parasysh rrjedhjen e informacionit, thirrjen për veprim të Trump, grupet e përfshira dhe fushatën disajavore për të përmbysur zgjedhjet, ky shpjegim- në rastin më të mirë- është i pamjaftueshëm.

Dikush mund të mendojë se një dështim i këtyre përmasave do të nxiste një hetim të brendshëm gjithëpërfshirës me gjetje të hollësishme dhe hapa për të korrigjuar problemet e zbuluara. Por edhe mosrealizimi i kësaj duket se është një dështim i udhëheqjes pothuajse në të njëjtin nivel me vetë dështimin operacional.

Por ka akoma më shumë. Siç kam shkruar, FBI ka dështuar të ndjekë kërkesat ligjore për të gjurmuar terrorizmin e brendshëm, sipas një raporti të Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, të publikuar vitin e kaluar. A ka një neveri institucionale ndaj mbledhjes së informacioneve dhe ndjekjes së terrorizmit të dhunshëm të brendshëm, siç kanë argumentuar disa ish-zyrtarë të lartë të FBI-së?

Problemi nuk është i ri. Në vitin 2019, një raport i Qendrës Brennan, dokumentoi mangësi të rëndësishme në qasjen e departamentit ndaj terrorizmit të brendshëm, duke përfshirë dështimin për t’i dhënë përparësi krimeve të tilla, mungesën e burimeve dhe dështimin për të ndërtuar besimin e komunitetit.

Më pak fjalë, ka arsye të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Wray nuk është njeriu i duhur për këtë punë. Përveç gabimeve të mëdha, atij duket se i mungon vullneti ose kapaciteti për të parë me kujdes departamentin e tij dhe për t’u përshtatur në një mjedis në ndryshim, në të cilin terrorizmi vendas i krahut të djathtë përbën një kërcënim më të rëndë se terrorizmi i huaj.

Drejtorët e FBI-së marrin një mandat 10-vjeçar, por ata shërbejnë në diskrecionin e presidentit (Donald Trump e vendosi Wray në vitin 2017, pasi shkarkoi James B. Comey). Pyetja për presidentin Biden është nëse amerikanët mund të përballojnë ta mbajnë atë për katër vite të tjera.

Sigurisht, ka kandidatë të kualifikuar, republikanë dhe demokratë, të cilët kanë treguar guxim në shqyrtimin e dështimeve të qeverisë dhe vlerësojnë plotësisht kërcënimin e terrorizmit të brendshëm. Ndoshta Liz Cheney është e disponueshme.

blank

Dokumentet- Veç aksioneve në hidrocentralin e Shushicës, oligarku i Putinit mori 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Oligarku Rus Oleg Deripaska i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, përveçse është aksioner i njërës prej kompanive që ka ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë në Shqipëri, rezulton se ka përfituar edhe rreth 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave, të dhëna mes viteve 2019-2021.

Të dhënat tregojë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019 ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas, me vlere 10 milionë euro.

Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender kompanisë së miliarderit rus, që është pikërisht tenderi me vlerë rreth 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit.

Po ashtu, FSHZH nuk ndalet, duke i dhënë tender sërish kompanisë “Trema Engieenering 2” në vitin 2021. Këtë herë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep Tenderin me vlerë rreth 8 milionë euro për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës.

Ajo që bie në sy është se në dy prej këtyre procedurave kompania “Trema Engieenering 2” nuk ka pasur ofertën më të ulët, megjithatë është shpallur fituese nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kompania “Trema Engineering” 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës.

Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri me kapital 12 milionë euro. Kompania ‘Trema Engineering 2″ në pronësi të Oligarku Rus Oleg Deripaska ka edhe dy aksionerë të tjerë të cilët janë shtetas austriak. Përkatësisht Hans Peter Haselsteiner me 28% të aksioneve dhe me po të njëjtën përqindje edhe aksioneri tjetër Klemens Peter Halesteiner.

(BalkanWeb)

blank

SHBA vendos sanksionet ndaj ushtrisë së mercenarëve rusë: ‘Wagner’ grup kriminal, të përfshirë në ekzekutime e rrëmbime

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar zyrtarisht Grupin Wagner një organizatë kriminale transnacionale.

Grupi Wagner, i themeluar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin, ka qenë i përfshirë shumë në luftimet në Ukrainë, ndërsa asetet e tyre në SHBA janë ngrirë.

Një urdhër ekzekutiv parashikonte sanksione të mëtejshme ndaj mercenarëve, me Thesarin që akuzonte grupin se ishte përgjegjës ose bashkëpunëtor në shënjestrimin e grave, fëmijëve ose civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore, nëpërmjet zhvendosjes së detyruar dhe sulmeve ndaj spitaleve.

“Personeli i Wagner-it është përfshirë në një model të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”, tha zyra e Thesarit në një deklaratë.

 

Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj Kompanisë Aksionare me bazë në Rusi Terra Tech dhe Institutit të Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore Changsha Tianyi me bazë në Kinë Co. LTD, të cilat i akuzoi për mbështetjen e operacioneve ushtarake të Grupit Wagner.bw

blank

Dosja e Ramës dhe McGonigal me Kinën- FBI në alarm, hetimet në rrezik

Dosja e Charles McGonigal dhe Edi Ramës në SHBA përmban edhe një tjetër element të rrezikshëm, për të cilin po flitet më pak, për shkak se çështja është fokusuar te Rusia dhe Shqipëria.

Por bëhet fjalë për ndikimin kinez te McGonigal dhe Edi Rama.

Analistja e njohur e sigurisë dhe ish-kolegia e McGonigal, Tracy Walder, ka folur për këtë çështje për portalin Scripps News.

Ishte Walder e para që tha se arrestimi i McGonigal mund të jetë një nga rastet më të rënda në historinë e minimit të FBI-së.

Në dosjen hetimore amerikane theksohet se McGonigal ka punuar për një shqiptar të punësuar nga një konglomerat kinez i energjisë.

Bëhet fjalë për Dorian Duçkën, këshilltarin e ngushtë jozyrtar të kryeministrit Edi Rama, që sipas dosjes hetimore, përdorte pasaportën dhe emailin zyrtar të qeverisë.

Walder, e cila ka punuar pikërisht te sektori që mbulonte Kinën në FBI, nën varësinë e McGonigal, tha se Kina nuk ishte një prioritet i madh në atë kohë. Sipas saj, edhe pse McGonigal ishte përgjegjës për kundërzbulimin në Azi, nuk dukej shumë i investuar në atë që po bënte FBI.

Por më pas ndodhi diçka. Informatorët e CIA-s në Kinë nisën të arrestoheshin ose të vriteshin.

“CIA vuri re se asetet e saj njerëzore në Kinë ose po zhdukeshin, ose po vriteshin dhe nisën të dyshojnë se kishte një spiun brenda agjencisë. Kështu që ata thirrën FBI-në për të bërë një hetim,” thotë Walder.

Hetimi zgjati dy vite, dhe personi që u zbulua ishte një punonjës i CIA-s, i quajtur Jerry Lee. Ky i fundit u jepte kinezëve emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie McGonigal ishte personi që ishte ngarkuar për zbulimin e tij.

Walder thotë se një vlerësim për dëmet që McGonigal i ka shkaktuar FBI-së, do të kërkojë muaj në mos vite.

“Kjo mund të vërë në rrezik dënimin e Jerry Lee. Lee u shpall fajtor në vitin 2019 për komplot për të spiunuar për Kinën”. Walder ka të njëjtin shqetësim edhe për rastet e tjera në të cilat ishte i përfshirë McGonigal, duke përfshirë një rast hetimi ndaj disa kinezëve që kishin vjedhur sekrete teknologjike nga SHBA, përfshi këtu teknologjinë e maskimit të nëndetëseve bërthamore.

Më pas ishte kontributi i McGonigal në hetimin për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Walder ka frikë se emrat e spiunëve dhe burimeve amerikane jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu në rrezik.

 

https://youtu.be/Kaw7xAG49og

blank

Teoria konspirative- A e “amniston” Lul Bashën skandali McGonigal

Që kur filloi konfliktin me Berishën e deri më sot, ish kreu i demokratëve Lulzim Basha, është akuzuar nga kundërshtarët e vet brenda llojit, si i kapur, i blerë apo në bashkëpunim me Edi Ramën. Kjo qe madje njëra midis arsyeve të shumta që çuan në dorëheqjen e tij të pashmangshme. Por, me skandalin e fundit të shpërthyer në Amerikë, ku një zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, është paguar nga regjimi i Tiranës për të goditur opozitën dhe për të hapur sipas dëshirave të Edi Ramës hetimin e parave ruse që Basha i pagoi lobistit Nik Muzin, teza e bashkëpunimit të përbashkët është vënë seriozisht në pikpyetje.

Në të kundërt ky skandal dëshmon se qeveria shqiptare është sjellë me opozitën në një mënyrë të denjë për shtetet mafioze.

Çfarë tregojnë faktet?

Pasi ka ardhur në Tiranë ku është takuar me Edi Ramën në shtator 2017, Charles McGonigal është paguar në të zezë me plot 225 mijë USD. Qëllimi i kësaj pagese del qartë në aktakuzën e bërë publike kundër zyrtarit të FBI-së. Ai duhet të punonte kundër opozitës. Aty thuhet shprehimisht se mnjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informoi një Prokuror të Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Shtetasi ameriakn është Nik Muzin, ai të Basha i kishte paguar mbi 600 mijë euro për të takuar dhe bërë foto me Donald Trump, për disa atrikuj në shtyp dhe për ta ndihmuar në prag të fushatës zgjedhore 2017.

Pra McGonigal, e ka filluar këtë hetim i cili më vonë u bë i njohur me nofkën e parave ruse të Bashës drejtpërdrejt me urdhrin e Edi Ramës. Dhe këtë gjë e dëshmon edhe një episod tjetër i aktakuzës. Pasi mori këtë detyrë McGonigal u takua sërish me Ramën në dhjetor në SHBA. Ndërsa në 22 janar 2018 ai mori nga njeriu i kryeministrit shqiptar, Agron Neza, një dosje me informacione kundër lobimeve të PD-së në Amerikë, që ishte përgatitur në zyrën e Edi Ramës.

Pra duket qartë se në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018 Edi Rama po komplotente duke paguar para kundër Lulzim Bashës.

A mund të flitet deri në këtë datë për një bashkëpunim të fshehtë mes tyre?

Do ishte absurde ta pretendoje këtë pas fakteve të reja. Por ama teza e atyre që flasin për këtë bashkëpunim nis me marrëveshjen parazgjedhore të majit 2017. Pra ajo që na tregon skandali McGonigal është se jo vetëm deri në këtë kohë nuk ka pasur “deal” mes shefit të opozitës dhe kryeministrit, po ky i fundit ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan vetëm për ta përdorur kundër Bashës.

Mbështetësve të tezës “pakti Rama-Basha” u ka rënë një argument i fortë. Atyre tanimë i ka mbetur vetëm i dyti. Ai që pasi ngriti dhe pompoi aferën e lobimit rus të Nik Muzinit, Rama e përdori atë si një mjet shantazhi ndaj ish liderit demokrat. Pra që vetëm pasi Charls McGonigal ia doli të organizojë fabulën e lobimit rus, Rama e bëri Bashën vulnerabël nga frika se mos përfundonte pas hekurave për ato mbi 600 mijë euro që ende dhe sot mbeten pa origjinë.

Kjo pistë e dytë mbetet të shikohet sepse asgjë nuk është e pamundur përballë metodave të një regjimi mafioz. Por ama tani një gjë e dimë: ata që pretendonin për një pakt të fshehtë Rama Basha që pas marrëveshjes së 17 majit 2017 e kanë pasur gabim. Vetëm disa muaj më pas kësaj date regjimi i Tiranës pagoi para në dorë për ta groposur rivalin e vet kryesor.

©Lapsi.al

blank

Kievi ‘kërcënon’: Mund të arrijmë deri në Kremlin

Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrore të ushtrisë ukrainase. Për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore. Lajmi u bë me dije nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Vadym Skibitskyi.

Për herë të parë, Vadym Skibitskyi indirekt konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus. Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels. Kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, arrijmë edhe deri në Kremlin”, tha Skibitskyi.Lapsi.al


Send this to a friend