Ngjarja nisi me Morgenstraich-in tradicional, të hënën në mëngjes në orën 4.00 – Ai mbetet më i rëndësishmi në Zvicër dhe është një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s që nga viti 2017.
VOAL- Karnavalet e Bazelit nisën mëngjesin e së hënës me “Morgestraich” tradicional. Në orën 4.00 të mëngjesit, dritat e qytetit u fikën dhe bandat filluan të bredhin rrugëve të qytetit të Rinit me fenerët e tyre të mëdhenj.
Dhjetëra mijëra njerëz dëshmuan fillimin e karnavaleve. Udhëheqësit e daulleve të klikave dhanë sinjalin: “Morgestraich, vorwärts marsh!”.
Procesioni i parë i madh zhvillohet pasdite. Festa vazhdon deri në mbrëmjen e së mërkurës. Karnavali i Bazelit është më i madhi në Zvicër. Që nga viti 2017 është një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s.ATS/RSI