Ñè portale ose faqe gazetash tè ndryshme kosovare (lèxo shtypin e verdhè ose bulevardesk) me rastisi tè lèxoj mbi njè shpifje ose paçavurè infantile, reaksionare dhe patologjike mbi “Adem Demaçin nè listèn e agjentève ose spiunève tè Serbisè ose UDB-s”! Shih ti “mediumet” ose “gazetat e pavaruara kosovare”!!!
Siç dihet, kritika dhe filozofia e njohur politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese (contradictio in adjecto) shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike mbi ngjarjet, figurat ose personalitetet e ndryshme lapidare ose emblematike si Adem Demaçi etj. Kjo për faktin se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur pra mënyrën dhe formën e duhur konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, materiale, ekzistencialiste, karieriste, profiteriste, konceptuale, ideologjike etj., edhe vlerat dhe parimet e njohura shkencore ose metodologjike.
U mor vesh se në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të kritikës reale dhe dialektike në kuader të “kapitalizmit të ri kosovarë ose ballkanikë” të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga “mbinjerëzit” ose “supermenët” e ndryshëm politik, ushtarak, finansiar, tregtar ose ekonomik”, ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” -për t´u shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave” të ndryshme pushtetmbajtëse (politike), sociale, ekonomike, shkencore, intelektuale, kulturore, gazetareske ose publicistike që i menaxhojnë (finansojnè) dhe dirigjojnë mediat e shkruara ose elektronike, tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë. Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova ku e bukura, e sakta, realja, sublimja dhe madhèshtorja bëhen konkubinë ose kurtizane tè industrisë kulturore dhe asaj politiko-propagandistike. Mbase, kundërshtare tè çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe parime shkencore ose humaniste.
Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, flitet (thuhet) dhe shkruhet shpesh ose vazhdimisht për ngjarjet, zhvillimët, proceset, figurat ose personalitetët e ndryshme monumentale ose emblematike në kohë dhe hapësirë si z. Demaçi etj., shpesherë është shumë larg nga misioni, funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njohur njerëzor ose qytetar, duke iu përshtatur në një masë të dukshme personit ose individit si dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese. Dhe, kjo sidomos në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, ku edhe atëherë kur aspekti primar ose ambivalent është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose historik-përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese, agjituese ose propagandistke. Me ç’rast, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës ose kritikës së njohur shkencore ose metodologjike në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm introvert, demagog, hipokrit, pseudoshkencorë, kontrakulturorè, quaziintelektual, subkoshient ose antipolitikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale që i zhvatën ose nënshtrohën vazhdimisht tutelës së liderëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Pa i njohur as respektuar kurrë dallimet themelore ose elementare në mes çështjeve objektive dhe atyre subjektive ose sugjestive që e bëjnë çlirimin e objektivitetit nga subjektiviteti ose sugjestiviteti (sugjestioni) dhe anasjelltas. Si dhe pa i gjeturose hulumtuar kurrë lidhjet shkencore, empirike ose dialektike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët, politologët dhe historianët e quajnë “magis veritas” ose “magistra veritas”.
Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të ngecur ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe politikës, proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës dhe informimit në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënie me praxisin ose pushtetin, e bën të mundur integrimin e mashtrimit ose genjeshtrës në kuader të një shteti dhe shoqërie fraxhile, poroze, heterogjene, inkompakte, kaotike, anarkoliberaliste ose anarkoindividualiste të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose burokratike, ku midis motiveve ose stimujve të kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, një vend të veçantë zë edhe motivi i shpifjes, mashtrimit ose gënjeshtrës…Ku kultura dhe informimi paraqesin “imazhin” e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare, duke i stisur, mbuluar, valorizuar dhe glorifikuar antiheronjt, pseudopatriotët ose kontrakulturologët e ndryshëm forumian ose kabinetik, si dhe duke i mohuar, linçuar, kriminalizuar, satanizuar ose demonizuar (edhe për së vdekuri ose post-mortum!)-intelektualët, patriotët ose kolosët e njohur si Adem Demaçi etj.
Është pra “teza lukrative” ose “teoria futuriste” e kulturës dhe informimit kosovar, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës, eksplatimit ose shfrytëzimit optimal ose maksimal të personit ose individit ( si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë dhe transparente për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, kulturor dhe historik. Kjo sidomos atëherë kur përballë gënjeshtrës së njohur forumiane ose kabinetike, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër agjituese ose propagandistike e “krahut demokrat” ose “institucionalist” dhe gazetave ose mediumëve të finansuara, menaxhuara dhe kontrolluara nga ta.
Ndaj, detyra e një kritiku dialektik të kulturës dhe historisè sè njohur shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit gazetaresk ose publicistik nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj. Dhe, as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Jo, por detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, stisur, rimuar, valorizuar ose glorifikuar skajmshmèrisht, nè përbërjen e se cilës premtimi i njohur për lirii, lumturi, drejtèsi dhe barazi, mund të rralizohet vetëm me ngritjen, lartësimin dhe përgjithësimin e një edukate dhe kulture të pavarur informative, gazetareske ose publicistike në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo për faktin se vasaliteti, sëvilizimi, nënshtrimi, konformizmi, oportunizmi, kolportizmi, penetrimi ose varësia e tyre nga rrethanat materiale të shtetit, pushtetit ose shoqërisë aktuale kosovare si dhe ndaj sistemëve ose pushtetëve (regjimëve) të kaluara, kontribuojnè në frustracionin dhe radikalizimin e popullit ose opinionit të gjërë publikë.
Kuptohet se energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore, nacionale, politike, shkencore (akademike), gazetareske ose pubkicistike, do duhej të vendosëshin ose pozicionohèshin kunder ndikimit ose funksionit të palës kundërshtare “antropologjike”, respsktivisht, antropokulturore dhe antropolitike. Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës, do duhej t’iu kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Një digresion:
Siç dihet, mendimtari ose sociologu dhe filozofi i shquar gjerman, Theodir Adorno në bashkëpunim me kolegun e tij madhor ose gjenial, Max Horkheimer, shkruan edhe ” Dialektikën e Iluminizmit”..ku duke i studiuar dhe analzuar shkaqët dhe faktorët e ndryshëm determinant ose paradigmatikë të iracionalitetit, fatalitetit dhe katastrofave të ndryshme individuale dhe kolektive: Ata gjetën ose zbuluan në konceptin e arsyes instrumentale ose subjektive, një ndër shkaqet kryesore ose esenciale nè raport me Iluminizmin i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Kjo për faktin se konceptet e ndryshme.. në vend të zhvillimëve ose proceseve çmitizuese ose iluministe, prodhuan të kundërtën e tyre: një mitizim të ri , akoma më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”.
Rugova dhe Demaçi…
Një shëmbull konkret: Ibrahim Rugova duke qenë i dashur, i ndërgjegjshëm, i urtë, i sinqertë dhe racional me të tjerët, ishte i padashur, i pasinqertë, i pandërgjegjshëm, konfuz dhe iracional ose joracional ndaj popullit (kombit), atdheut dhe vetvetës së tij. (arsya instrumentale ose subjektive). Ndërkaq, Adem Demaçi duke qenë i dashur, trim, patriot, i ndërgjegjshëm, i sinqertè dhe racional ndaj popullit (kombit) dhe atdheut të tij, ishte në ndërkohë i dashur, i pranueshëm, i ndërgjegjshëm, i sinqertë, racional dhe dialektikë edhe ndaj të tjerëve. (arsya objektive)
Rasti i platformës ose “filozogisë politike” të Ibrahim Rugovës dhe LDK-s, çojnë në fetishizem dhe regres (regresion) të përgjitjshëm ku populli ose elektorati kosovar, janë të programuar dhe destinuar të pranojnë vetëm një politikë hedoniste dhe makiaveliste pa zhvillim koherent dhe transparent, e cila nuk premton asgjë konkrete, reale ose pragmatike përveç “kotësisë kohore dhe hapësirore”, gjithmonë tè njejtë ose identike me sistemin monist ose jugokomunist. Duke qenë të aftë ose përfid në përforcimin e status quo-së si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektivë për Kosovën dhe shqiptarët, si dhe duke qenè ndërkohë epigon ose recidivistë të kamufluar ose sofistikuar të po atyre marëdhënieve ose raportëve autoritare ose totalitariste që ruajnë sistemin(regjimin) e centralizuar ose autoritarist në tërësinë e tij. Ndaj, roli, misioni dhe kontributi i shquar i Adem Demaçit në kritikën e njohur shkencore, intelektuake, kulturore, letrare, gazetareske ose publicistike të deshifrimit (dekodimit), demaskimit dhe prezantimit të politikës së deshtuar të Ibrahim Rugovës (LDK-s), etj., akoma ka mbetur e pazbuluar dhe pandriçuar në tërësinë e vet.
Adem Demaçi ishte një gardian ose kalorës i paluhatur ndaj tendencave ose tentativave të ndryshme foumiane ose kabinetike që ishin kunder kthimit të mendimit të njohur kritikë në instancë ose institucion të lartë mendorë dhe patriotikë.
Sidoqoftë, jeta, vepra,, figura ose personaliteti madhor dhe tepër kompeks e karismatik i z. Adem Demaçi, duhet studiuar dhe analizuar në një kontekst të gjërë ose multidimenzional.
Ndonëse, mbi z, Demaçi nga autor ose persona të ndryshëm është folur dhe shkruar relativisht shumë: Me këtë rast do i kisha veçuar analizat ose studimet e njohura shkencore ose metodologjike të Dr. Hakif Bajramit dhe Dr. Sabri Kiçmarit.
E vërteta ose drita e njohur shkencore dhe humaniste, duke i lënë nën hije ose ërrësirë të plotë paditurinë, mediokritetin, nebulozen, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë iracionale dhe negative së bashku me adoleshencën ose foshnjerinë e hershme shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, shkencore, arsimore ose profesionale të personit ose individit, e zbulojnë në ndërkohë sekretin e të së vërtetës dhe lumturisë së gjithëmarëshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.
Në të kundërtën, edukata dhe kultura e mbrojnë ose shpëtojnë njeriun nga “tabula rasa”, gjegjësishtë nga adoleshenca e përgjithshme që i ka fshehur dhe krijuar vet.
Atyre që janë të ditur, të thellë, të dashur dhe të urtë, jeta dhe koha gjithëmonë ua hapin të gjitha portat e mundshme të ardhmerisë.
Ndryshe nga kjo, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetem sot.
Kjo ishte motoja dhe formula kryesore e Adem Demaçit.
Se këndejmi, edhe pse populli (kombi) dhe shteti mund të ndodhën në kotje ose dremitje të ndryshme objektive dhe subjektive, ata nuk guxojnë të flejnë as të vdesin kurrë! Sëpakut kështu na mësojnë filozofia gjermane, kroate dhe ajo japoneze.
Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.
Komentet