VOAL- Në edicionin e tij të 19-të, Festivali i Filmit i Zyrihut (Zurich Film Festival- ZFF) tërhoqi 130,000 vizitorë, të cilët mundën të vlerësonin 150 filma, duke përfshirë 25 premiera botërore dhe evropiane. Të dielën, në fund të aktivitetit, organizatorët thanë se ishin të kënaqur, edhe pse numri i spektatorëve këtë vit ishte pak më i ulët se edicioni i kaluar (kur erdhën 137,000 në ZFF).
Cituar në një deklaratë nga organizatorët, drejtori artistik i ngjarjes Christian Jungen tha se ishte veçanërisht i lumtur që disa yje të ekranit të madh, si Jessica Chastain, Ethan Hawke, Diane Kruger dhe Mads Mikkelsen ishin entuziastë për vizitën e tyre në dhe që eksperiencën e tyre në festival e kanë publikuar në rrjete të ndryshme sociale.
Skandale dhe greva
Për më tepër, këtë vit ishte më e ndërlikuar se zakonisht të ftoheshin yjet që të dëshironin të zbrisnin në “qilimin e gjelbër”, njoftoi Jungen në fillim të eventit, për shkak të grevës së aktorëve që po vazhdon prej muajsh në Hollywood. rsi-eb