VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fëmijët vetëvrasës si armë e militantëve

By | August 23, 2016
blank

Komentet

blank

SHBA dërgon 90 tonë armë dhe municione në Ukrainë

Kiev

SHBA-ja ka dërguar 90 tonë armë dhe municione në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ambasada e SHBA-së në Ukrainë thuhet se avioni që ka transportuar armët ka mbërritur në aeroportin “Boryspil” të Kievit.

“Kjo ndihmë që kemi dërguar për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës, tregon angazhimin e fuqishëm të SHBA-së për të drejtën sovrane të Ukrainës për vetëmbrojtje”, thuhet në deklaratë.

SHBA-ja ka siguruar më shumë se 650 milionë dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës në vitin 2021 dhe se ndihmat në këtë fushë që nga viti 2014 kanë tejkaluar vlerën prej 2.7 miliardë dollarë, theksohet më tej.

“SHBA-ja do të vazhdojë të sigurojë ndihma të tilla për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës, do të mbështesë mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj kundër agresionit të Rusisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

blank

Kryediplomatja britanike do ta vizitojë Moskën

RFE/RL

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, pritet që të qëndrojë në Moskë për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, duke u thirrur në burime brenda Ministrisë së Jashtme, raportoi se kjo vizitë pritet të ndodhë në muajin shkurt.

TASS më 22 janar citoi një burim nga ministria të ketë thënë se “ministrja e Jashtme britanike ka kërkuar mundësinë që të udhëtojë për në Moskë” dhe se kjo kërkesë i është miratuar.

Londra ende nuk ka reaguar lidhur me këto raportime.

Nëse ndodh kjo vizitë, atëherë do të ishte vizita e parë në Moskë e një Sekretari të Jashtëm të Britanisë që nga dhjetori i vitit 2017.

Paralajmërimi për këtë vizitë në Moskë vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimin për shkak të grumbullimit ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën si dhe kërkesave të Kremlinit që NATO të kufizojë aktivitetin në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një fjalim më 21 janar në Australi, Truss paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin, që “të heqë dorë dhe të tërhiqet nga Ukraina përpara se të bëjë një gabim të madh strategjik”.

Ajo tha se një pushim i mundshëm i Ukrainës “do të çonte vetëm në një situatë të tmerrshme dhe humbje jetësh”.

Vizita e propozuara po ashtu vjen gjithashtu teksa Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia kanë raporte të tensionuara për shkak të helmimit fatal në Londër të ish-oficerit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko dhe tentim-vrasjes më 2018 në Sallsbëri të ish-zyrtarit rus të inteligjencës, Sergei Skripal duke përdorur një agjent nervor të zhvilluar në kohën sovjetike.

Qeveria britanike ka fajësuar Moskën se ka kryer të dy sulmet. Rusia ka hedhur poshtë këto akuza.

blank

Afrika thirrje për përfaqësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kampala

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë reforma që do t’i mundësojnë Afrikës përfaqësim të përhershëm në këtë institucion, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke hapur një takim në kryeqytetin Kampala, ku morën pjesë zyrtarë që përfaqësuan dhjetë shtete anëtare të Bashkimit Afrikan, Museveni tha se 1,3 miliard njerëz në kontinentin afrikan meritojnë përfaqësim në Këshillin e Sigurimit.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është dashur dhe duhet të reformohet”, tha ai.

“Ky nuk është një favor nga askush, por një e drejtë e të gjithë popujve që banojnë në planetin Tokë”, shtoi Museveni.

“Ne kërkojmë të drejtën tonë për përfaqësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Afrikanët dhe miliarda aziatikë nuk mund të mbahen jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga pesë shtete anëtare që e monopolizojnë atë tani”, theksoi presidenti i Ugandës.

Ai e quajti sistemin aktual si të padrejtë, duke thënë se Afrika duhet të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për të siguruar që ai të mos përdoret negativisht kundër Afrikës.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Britania. Dhjetë vendet e tjera të këshillit ndërrohen me rotacion midis anëtarëve jo të përhershëm që shërbejnë për mandate dyvjeçare.

blank

Irani, Rusia dhe Kina nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake në Oqeanin Indian

Marina iraniane, ruse dhe kineze nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë në veri të Oqeanit Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, stërvitja e quajtur “Rripi i Sigurisë Detare 2022”, zhvillohet në një zonë të madhe me një sipërfaqe prej 17 mijë kilometra katrorë në veri të Oqeanit Indian, me sloganin “Së bashku për paqen dhe sigurinë”.

Anijet luftarake dhe njësitë ajrore të Marinës iraniane dhe Ushtrisë së Gardës Revolucionare po marrin pjesë në stërvitje. Rusia dhe Kina gjithashtu marrin pjesë me anijet e tyre të luftës dhe mbështetjes logjistike.

Zëdhënësi i stërvitjes, kundëradmirali, Mostafa Tajeddini tha se veriu i Oqeanit Indian është shumë i rëndësishëm për shkak të lidhjeve të tij me rrugët ujore të rëndësishme si Bab el Mandeb, Malacca dhe ngushtica e Hormuzit. “Kjo stërvitje që zhvillohet në këtë rajon, i cili njihet si trekëndëshi i artë dhe ka një rëndësi jetike për tregtinë botërore, është një përpjekje bashkëpunuese për të mbrojtur interesat e tre vendeve dhe për të garantuar sigurinë e qëndrueshme detare”, tha ai.

Duke thënë se gjatë stërvitjes do të kryhen operacione të ndryshme taktike si shpëtimi i një anijeje të djegur, lirimi i një anijeje të rrëmbyer, gjuajtja në caqet e përcaktuara dhe objektivat ajrore të natës, Tajeddini tha se forcimi i sigurisë së tregtisë ndërkombëtare detare, lufta kundër terrorizmit detar dhe piratëve, shkëmbimi i informacionit në zonat e kërkim-shpëtimit dhe transferimi i përvojës në operacionet taktike janë ndër objektivat kryesore të stërvitjes.

Irani, Rusia dhe Kina për herë të tretë organizojnë stërvitje të përbashkët me emrin “Rripi i Sigurisë Detare”. E para nga këto stërvitje detare u mbajt në dhjetor 2019.

blank

OKB miratoi rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit

Marrë nga Associated Press

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”.

Organizata botërore prej 193 anëtarësh e miratoi rezolutën me konsensus, pa votim, dhe me një goditje “çekani” nga presidenti i Asamblesë, Abdulla Shahid, i cili u takua me një grup të mbijetuarish të Holokaustit para mbledhjes së asamblesë. Armiku numër 1 i Izraelit, Irani, “u distancua” nga rezoluta.

Ambasadorët e Izraelit dhe Gjermanisë, të cilët e mbështetën fuqimisht rezolutën, theksuan rëndësinë e miratimit të saj më 20 janar, që është 80-vjetori i Konferencës së Wannsees, ku udhëheqësit nazistë bashkërenduan planet për të ashtuquajturën “Zgjidhja përfundimtare e çështjes së hebrenjve”, në një vilë në brigjet e liqenit Wannsee të Berlinit në vitin 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rezultat i asaj konference ishte krijimi i kampeve naziste të vdekjes dhe vrasja e afro 6 milionë hebrenjve, që përbënin një të tretën e popullit hebre. Përveç kësaj, sipas rezolutës, u vranë miliona njerëz të kombësive të tjera, pjesëtarë të pakicave dhe grupeve të shënjestëruara.

“Tani jetojmë në një epokë në të cilën trillimi po bëhet fakt dhe Holokausti po bëhet një kujtim i largët”, i tha asamblesë ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, duke kërkuar mbështetje për rezolutën.

Ambasadori Erdan, nip i të mbijetuarve të Holokaustit, tha se rezoluta ruan kujtimin e 6 milionë viktimave dhe angazhohet për t’u siguruar që shtrembërimi dhe mohimi i Holokaustit, “nuk do të tolerohet më”.

Ai tha se platformat e mediave sociale, përfshirë rrjetet Facebook, Twitter dhe You Tube, po përhapin “pandeminë e shtrembërimeve dhe gënjeshtrave” në lidhje me Holokaustin.

“Gjigantët e mediave sociale nuk mund të qëndrojnë më të vetëkënaqur me urrejtjen e përhapur në platformat e tyre” dhe duhet të ndërmarrin veprime tani, tha ambasadori izraelit.

Rezoluta lavdëron vendet që kanë ruajtur kampet naziste të vdekjes dhe u kërkon 193 vendeve anëtare të OKB-së “të zhvillojnë programe arsimore që do t’i mësojnë brezat e ardhshëm për Holokaustin, për të ndihmuar parandalimin e akteve të gjenocidit në të ardhmen”.

Rezoluta kërkon nga OKB-ja dhe agjencitë e saj, që të vazhdojnë zhvillimin dhe zbatimin e programeve që synojnë të kundërshtojnë mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit dhe të mobilizojnë shoqërinë civile dhe të tjerët, për të ofruar fakte rreth tij.

Aktualisht, OKB-ja ka një program informimi mbi Holokaustin dhe Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka një program për edukimin mbi Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mirëpritën rezolutën nëpërmjet një deklarate të përbashkët, duke shprehur shqetësimin e jashtëzakonshëm për “rritjen dramatike të mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit”. Ata thanë se dukuria e krahasimit të mosmarrëveshjeve aktuale politike me Holokaustin është “thellësisht shqetësues” dhe “një shtrembërim i historisë”, si dhe padrejtësi ndaj viktimave të Holokaustit.

Irani akuzoi Izraelin se është “i vetmi regjim i aparteidit në botë”, ideologjia e të cilit bazohet në dy shtytësit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, “racizmin dhe ekspansionizmin”. Në një deklaratë të lexuar nga një diplomat i ri, Irani akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të “shfrytëzojë vuajtjet e popullit hebre në të kaluarën, si mbulesë për krimet që ka kryer gjatë shtatë dekadave të fundit kundër vendeve të rajonit, përfshirë të gjithë fqinjët e tij, pa përjashtim”.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por pasqyrojnë opinionin global.

Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme caktoi 27 janarin, ditën kur kampi i përqendrimit në Aushvic u çlirua nga ushtria sovjetike, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit.

blank

19-vjeçarja Zara Rutherford: pilotja me moshën më të re arrin fluturimin e plotë rrotull botës

Lumturia e Zara Rutherford menjëherë pas uljes që e bëri atë të hyjë në historinë e aviacionit

19-vjeçarja zbarkoi në Belgjikë: ajo është pilotja më e re që ka përfunduar turneun botëror

VOAL – 19-vjeçarja Zara Rutherford u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Kortrijk-Wevelgem në Belgjikë të enjten rreth orës 13:00. Ajo është pilotja më e re që fluturon e vetme nëpër botë.

Udhëtimi i vajzës belgo-britanike drejt perëndimit me një aeroplan sportiv ultra të lehtë filloi më 18 gusht 2021 nga i njëjti aeroport në Flanders Perëndimore dhe e pa vajzën të fluturonte mbi pesë kontinente. Ardhja në Belgjikë fillimisht pritej të hënën, por mjegulla e dendur bëri që faza e fundit të shtyhej. Në fund, turneu botëror i Zara Rutherford zgjati 155 ditë. sda-eb

blank

102 super të pasur bëjnë thirrje: Duam të paguajmë më shumë taksa!

VOAL – “Ju lutemi na taksoni më shumë.” Apeli, i pabotuar, vjen nga 102 super të pasur (milionerë dhe miliarderë) të cilët i janë bashkuar nismës In Tax We Trust duke nënshkruar një manifest në internet që synon liderët politikë dhe ekonomikë të mbledhur praktikisht në Forumin Ekonomik Botëror të Davos. “Si milionerë – shpjegon letra e hapur e lëshuar të mërkurën – ne e dimë se sistemi aktual i taksave nuk është i drejtë”, ai është i manipuluar në favor të tyre dhe duhet të rishkruhet për ta bërë tatimin më të drejtë, për të rivendosur paqen sociale dhe për të rikthyer besimin në politikë.

Mbështetësit e aksionit vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda dhe Austria (nuk ka zviceranë). Mes tyre edhe Abigail Disney, trashëgimtare e kompanisë Walt Disney. Ata e përkufizojnë veten si “milionerë patriotë” për t’u kërkuar qeverive të vendosin taksa të përhershme mbi pasurinë e më të pasurve, për të ndihmuar – veçanërisht në kohë pandemie – për të reduktuar pabarazinë ekstreme dhe për të mbështetur shpenzimet shtetërore për zbatimin e shërbimeve publike, siç është kujdesi shëndetësor.

“E vërteta është se Davos nuk e meriton besimin e botës tani,” thekson teksti. “Për të gjitha orët e panumërta të shpenzuara duke folur për ta bërë botën një vend më të mirë, konferenca prodhoi pak vlerë të prekshme mes një lumi vetë-urimesh. Derisa të pranishmit të njohin zgjidhjen e thjeshtë dhe efektive që po i vë në sy – taksat e të pasurve – njerëzit e botës do të vazhdojnë ta shohin të ashtuquajturin përkushtim të tyre për zgjidhjen e problemeve të botës si diçka më shumë se përfaqësim.

Nisma, e raportuar nga The Guardian, vjen dy ditë pas publikimit të raportit të Oxfam-it, Pabarazitë Vrasin, i cili tregon se, që nga fillimi i pandemisë, 10 burrat më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre. Në dy vjet, pasuria e tyre është rritur nga 700 në 1.500 miliardë dollarë, me një normë prej 1.3 miliardë dollarë në ditë, 15.000 dollarë në sekondë. Në të njëjtën periudhë, 99% e individëve kishin të ardhura më të ulëta se sa pritej dhe 163 milionë njerëz ranë në varfëri. rsi-eb

blank

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë në tre dekada

Londër

Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në tre dekadat e fundit, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inflacioni në vend u rrit në 5.4 për qind dhjetorin e kaluar, më i larti që nga marsi 1992, treguan të dhënat e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS).

Matja e indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) e inflacionit u rrit nga 5.1 për qind në nëntor. Në baza mujore, CPI u rrit me 0.5 për qind në dhjetor 2021, krahasuar me një rritje prej 0.3 për qind në dhjetor 2020.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, përfshirë kostot e banesave të pronarëve u rrit në 4.8 për qind në 12 muajt deri në dhjetor 2021, nga 4.6 për qind në 12 muajt deri në nëntor, sipas ONS.

Të dhënat e ONS-së sugjerojnë se rritja e mëtejshme e fortë e çmimit të ushqimit si dhe e mobilieve dhe veshjeve ishin faktorët që qëndrojnë pas rritjes.

Rritja e inflacionit shtoi më shumë presionin e shkaktuar nga rritja e faturave të energjisë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe kërkesës për automjete të përdorura pasi kostoja ishte 28 për qind më e lartë këtë muaj.

Çmimet e ushqimeve, pijeve joalkoolike, mobilieve dhe mallrave shtëpiake u rritën në të gjithë vendin.

“Unë i kuptoj presionet me të cilat njerëzit përballen me koston e jetesës dhe ne do të vazhdojmë të dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve siç kemi bërë gjatë gjithë pandemisë”, tha sekretari i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar, Rishi Sunak.

blank

Kina synon të rrisë rrjetin e saj hekurudhor me shpejtësi të lartë në 50 mijë kilometra deri në 2025

Pekin

Kina njoftoi se synon të rrisë rrjetin e saj hekurudhor ndërqytetas me shpejtësi të lartë në 50 mijë kilometra deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Këshilli Shtetëror, janë bërë të ditur synimet në fushën e infrastrukturës së transportit për periudhën e 14-të të Planit 5-vjeçar të Zhvillimit (2021-2025).

Sipas raportit, synohet që rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë që ka arritur në 38 mijë kilometra në 2020, të rritet në 50 mijë kilometra deri në 2025 dhe të arrihet në 95 për qind të qyteteve me mbi 500 mijë banorë.

Gjithashtu në raport u theksua se rrjeti total hekurudhor i cili ishte 146 mijë kilometra në vitin 2020, synohet të rritet në 165 mijë kilometra deri në vitin 2025 ndërsa rrjeti rrugor nga 161 mijë në 190 mijë.

Nga ana tjetër synohet të rritet edhe rrjeti i metrosë brenda qyteteve nga 6.600 kilometra në 10 mijë kilometra, numri i aeroporteve civile nga 241 në 270.

72 për qind e autobusëve të qytetit do të jenë elektrikë

Synohet që sistemi i transportit të jetë më miqësor me mjedisin ndërsa përqindja e autobusëve elektrikë që shërbejnë në transportin publik të qyteteve pritet të rritet nga 66.2 për në 72 për qind deri në vitit 2025.

Në të gjithë sektorin e transportit është parashikuar që sasia e emetimeve të karbonit të ulet me 5 për qind.

blank

E rrallë: Bie borë në Saharanë algjeriane

Bora ka rënë mbi rërë në Shkretëtirën e Saharasë, pasi temperatura ra nën zero.

Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura ka shkuar deri në 58 gradë.

Fotografi Karim Bouchetta i bëri fotografitë mahnitëse në qytezën Ain Sefra, që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Algjerisë.

Gjatë natës, temperatura atje ra në -2 gradë, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që qyteza ka parë borë mbi rërë. Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

 

blank

Foto: Karim Bouchetta

Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe i është nënshtruar disa herë ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë në qindra mijëra vjetët e fundit.

Ndonëse kjo hapësirë është e thatë në ditët tona, besohet se ajo të bëhet përsëri e gjelbër pas rreth 15.000 viteve.

blank

Vullkani dhe cunami pamundësojnë komunikimet në Tonga

RFE/RL

Ishujt në Tonga kanë pësuar dëme të mëdha pas shpërthimit të madh të vullkanit dhe cunamit, që kanë shkatërruar një fshat të tërë dhe shumë ndërtesa, tha një diplomat i këtij shteti, duke rritur shqetësimet se mund të rritet numri i viktimave dhe i të lënduarve.

“Njerëzit i ka kapur paniku, po vrapojnë dhe po lëndohen. Ka gjasa që të rritet numri i viktimave, por lutem që kjo mos të ndodh”, tha zëvendësdrejtori i misionit të Tongas në Australi, Curtis Tu’ihalangingie.

Ai shtoi se imazhet e bëra nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re, tregojnë se një fshat në ishullin Mango është shkatërruar i tëri, ndërkaq disa ndërtesa janë zhdukur në afërsi të ishullit Atata.

Policia në Tonga i tha Komisionit të Lartë të Zelandës së Re se deri më tani janë dy viktima të konfirmuara, por komunikimet në këtë ishull në Oqeanin Paqësor janë ndërprerë, kështu që është e paqartë se cili është numri i saktë i viktimave.

Në mesin e viktimave është edhe britanikja, Angela Glover, 50 vjeç, që besohet se vdiq nga cunami, teksa ajo kishte tentuar që të shpëtonte qentë për të cilat përkujdesej, tha vëllai i saj.

Vullkani nënujor shpërtheu të shtunën, duke liruar hi vullkanik dhe më pas shkaktoi cunami.

Tonga përbëhet nga mbi 170 ishuj në zonë e Paqësorit Jugor. Mbi 100,000 persona jetojnë në Tonga dhe pjesa më e madhe e popullsisë jeton në ishullin Tongatapu.

Kombet e Bashkuara më herët raportuan se një alarm ishte lëshuar në Ha’apai, ku gjendet ishulli Mango. Autoritetet detare të Tongas raportuan se kjo zonë është goditur nga valë 5 deri në 10 metra të larta.

Ishujt Atata dhe Mango janë rreth 70 kilometra nga vullkani Hunga Tonga-Hunga Ha’apai, që shpërtheu më 15 janar. Cunami që pasoi shpërthimin e vullkanit u detektuan rreth 2,300 larg, deri në Zelandën e Re.

Për shkak të hirit të madh vullkanik që është mbi pistën e aeroporti kryesor, janë penguar përpjekjet për dërgimin e ndihmës në Tonga.

Autoritetet e Zelandës së Re po tentojnë që të dërgojnë ujë të pijshëm dhe ndihma të tjera përmes ajrit, por avionët nuk po munden që të aterojnë në aeroportin kryesor të vendit, Fua’amotu.

Zyra humanitare në OKB tha se zyrtarët në Tonga kanë njoftuar se pastrimi i pistës do të marrë kohë disa ditë.

Qytetarët në ishullin Tongatapu janë evakuuar për shkak të “dëmit të madh” raportuan autoritet, ndërkaq ministrat qeveritarë kanë paralajmëruar se çmimet e produkteve ushqimore mund të rriten për shkak të furnizimeve të pakta.

Ministria e Jashtme e Zelandës së Re tha se dy anije janë nisur drejt Tongas për të dërguar ujë të pijshëm, ekipe të shpëtimit dhe një helikopter.

Tonga pritet që të bëjë kërkesë zyrtare për ndihmë nga Australia, njoftoi ministrja e Jashtme australiane, Marise Payne. Më pas ky shtet mund të dërgojë ndihmë përmes aeroplanëve apo anijeve.

“Ndikimi jo vetëm i përmbytjeve, por edhe i hirit vullkanik që ka mbuluar gjithçka, plus ndërprerja e komunikimeve, po i bën përpjekjet (për ndihmë) edhe më të vështira”, tha ajo.

Një fotografi e bërë nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re tregon një zonë në Tonga të mbuluar nga hiri vullkanik në Tonga.

Një fotografi e bërë nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re tregon një zonë në Tonga të mbuluar nga hiri vullkanik në Tonga.

Komunikimi me botën i këtij arkipelagu është pothuajse i ndërprerë tërësisht, pasi shpërthimi i vullkanit shkatërroi kabllot e komunikimit, që gjendeshin nën det.

Kompania private me seli në Shtetet e Bashkuara, Subcom, tha se po punon që të rregullojë një sërë kabllosh nën det në paqësor dhe tha se po punon me autoritetet në Tonga që të rregullohet një kabllo që kalon nga ky shtet në Fixhi.

Ishulli Hunga Tonga-Hunga Ha’apai gjetet në zonën mjaft aktive sizmike të njohur si “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”. Pas shpërthimit të vullkanit, sipas imazheve satelitore, ky ishull është zhdukur. Kjo ua ka bërë më të vështirë vullkanologëve që të monitorojë aktivitetin sizmik.

Tonga është një mbretëri që ka 176 ishuj, ku 36 prej tyre janë të banuara dhe popullsia e këtij shteti është 104,494.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Kinë, nataliteti bie në nivel rekord

Kina po lufton me rënien e numrit të popullsisë ndërsa të dhënat e reja të publikuara sot tregojnë se lindshmëria në vitin 2021 ka rënë në një rekord të ulët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS) në Kinë njoftoi se shkalla e lindjeve në të gjithë vendin ra në 7.52 lindje për 1.000 persona në vitin 2021, nga 8.52 në 2020.

“South China Morning Post” raportoi se popullsia e përgjithshme e Kinës ishte rritur me rreth 480 mijë njerëz.

Ky është viti i pestë në të cilin Kina shënon rënie të natalitetit.

Sipas të dhënave zyrtare në 31 provinca, rajone autonome dhe komuna, duke mos përfshirë Hong Kongun, Makaon dhe Tajvanin, popullsia është rritur në 1.4126 miliardë banorë në 2021.

Në vitin 2016, Kina hoqi politikën e saj prej dekadash e cila lejonte vetëm një fëmijë për të ndaluar plakjen e shpejtë të vendit, duke inkurajuar çiftet të kenë më shumë fëmijë.


blank
blank
Send this to a friend