E nderuar Kancelare Zonja Angela Merkel, të nderuar parlamentarë në Bundestag. E ndoqëm drejtpërsëdrejti votimin tuaj për ceshtjen e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut edhe këtu në NY. Lutem pranoni falenderimet e mija personale (por edhe të familjarëve e miqve të mi, madje të të gjithë shqiptarëve si unë), për”PO”-në që i dhatë Shqipërisë për hapjen e negociatave për pranimin në BE. Pranoni gjithashtu falenderimet e mija edhe për kushtet shumë domethënëse që i adresuat më së pari qeverisë por edhe gjithë politikës shqiptare.
Mundet që ndonjeri nga vendet e tjera antare të BE-së, të mos jenë i të njejtit mendim me Ju, dhe Shqipërisë ti thonë “JO”. Kjo situatë jo e pëlqyeshme për ne, nuk do ta ndryshonte aspak konsideratën e lartë të shqiptarëve për Qeverinë e Kancelaren Merkel, Parlamentin (Bundestagun) dhe popullin gjerman.
Unë jam një ish ushtarak i lartë i Ushtrisë Shqiptare (tashmë në pension) dhe emigrant në SHBA, pra një njeri krejt i thjeshtë. Falenderimi im mund të mos ketë asnjë vlerë për sferën politike e diplomatike, por unë e ndiejë thellë atë. E ndiej se ajo është një vlerësim dhe një mbështetje e madhe për të sotmen dhe të ardhmen e popullit tim. E ndiej se vendi im me këtë “PO”, do të futet në binarët e demokracisë së vertëtë e të shtetit ligjor. E ndiej se sistemi ligjor do të funksionojë dhe kriminelët e të korruptuarit do të shkojnë prapa hekurave. E ndiej se ekonomia shqiptare do të përparojë. E ndiej se arsimi e shëndetsia do të bëhen më të mira për gjithë shqiptarët.
Dhe së fundi e ndiejë se kam edhe një obligim personal për koleget e mi gjerman , të cilët kur isha në detyrë , jo vetëm më ftuan tri herë, më pritën me shumë përzemërsi, më trajnuan, por shtruan edhe një drekë pune në Sallën Adenauer në Ministrinë e Mbrojtjes me disa nga personalitetet më të larta usharake të kohës.
Faleminderit miq të nderuar gjermanë.
Komentet