Fakte historike befasuese zbulohen në Austri për Shpalljen e Pavarësisë dhe flamurin e saj.
Flamuri që kemi njohur deri më sot është thjesht një legjendë.
105 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, studiuesja Eleni Laperi trondit opinionin shkencor me zbulimin e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com.
Ajo shkruan se studiuesit kanë folur për variante të ndryshme të flamurit duke shtuar detaje sipas dëshirës, por edhe duke ngatërruar ngjarje e data.
Laperi ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte dhe shkruan se kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo, që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.
legjenda e flamurit (Flamuri origjinal që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë)
Burimi i parë i studiueses ka qenë suplementi javor Das Interessante Blat.
Laperi ka kërkuar më tej, jo vetëm imazhin e ngritjes së flamurit në Vlorë, të botuar një muaj më pas, në datën 12 dhjetor të vitit 1912, po edhe shumë fotografi e ilustrime të tjera nga Shqipëria e shqiptarët e atyre viteve.
Studiuesja ka konstatuar se shqiponja e flamurit të pavarësisë është me një qafë nga ku dalin dy koka.
Ky është imazhi i vërtetë i flamurit, që u ngrit në Vlorë, shkruan Laperi.
Gazeta e ka botuar në gjitha rastet shqiponjën e flamurit me qafën e drejtë, nga e cila dalin dy koka me sqepin e hapur, me një gjuhë të valëzuar, me krahët me shtatë pendë të mëdha, midis të cilave ka nga një pendë të hollë, pra gjashtë të tilla.
Bishti i shqiponjës është edhe ai si qafa, një formë e ngjeshur, që mbaron me një ndarje treshe në formë gjethesh, ku dy anësoret përfundojnë me nga një zgjatim si grep.
Ilustrimi i suplementit vjenez është varianti më i besueshëm që kemi për flamurin e 28 nëntorit 1912, shkruan Eleni Laperi duke shtuar se “Ndoshta ishte po ai, si shkruan revista “Hylli i Dritës”, nr 11, viti 1937, që Ismail Qemali, duke u kthyer nga Vjena, e mori në Kotorr nga Lec Shkjezi: një flamur i thjeshtë, rreth dy metra të gjatë, ashtu si e donte ai: as tepër të madh, as tepër të vogël.
Flamuri që është ngritur më 1912 ësht marë nga shtëpia e Eqetem Bej Vlorës pasi ai që ishte planifikuar ishte harruar të merrej me vete. Dhe gotografia që botohet për ngritjen e flamurit në ballkon është e vitit 1913. Më 1912, shtëpua ka qenë pa ballkon.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Flamuri që është ngritur më 1912 ësht marë nga shtëpia e Eqetem Bej Vlorës pasi ai që ishte planifikuar ishte harruar të merrej me vete. Dhe gotografia që botohet për ngritjen e flamurit në ballkon është e vitit 1913. Më 1912, shtëpua ka qenë pa ballkon.