Të hënë që shkoi u nda nga kjo jetë gazetarja e Radio Tiranës Natasha Këlliçi, e cila me familjen jeton prej dy dekadash në SHBA. Për të gjithë të afërmit, miqtë e kolegët Tasha ishte një Mike e Artë, nga ato që sot vështirë se gjenden. Ja si shkruan FabiolaLaço-Egro për Natasha Këlliçin në rrjetin social:
“E dashur Tasha sa shume na hidherove. Na ngrive buzeqeshjen ne fytyre. Shpresen qe optimizmi, kurajo e pamase, dashuria per njerezit e te afermit mund ta mbaje jeten gjalle.
Sa here qe takoheshim, ketu o matane oqeanit, thoshje: “amerikanet s’te lene te vdesesh..’ (doktoret ),
se me humor fshihje thjeshtesisht dashurine tende te pamase per familjen, Skifterin, Maldin, familjen e tij te bukur, nipçen, familjen e madhe ne Shqiperi, mikeshat e miqte qe s’i harroje kurre, punet e mbara e te mbrapshta te ketij vendi ku na ka rene koka, pra per jeten ashtu si ishte.
Flisnim shpesh e me shpesh ne whats up neteve te vona, e me batutat e tua te “kripura”, e ç’dramatizoje situaten e na plaste e qeshura 😉🤣
Nje intelektuale pa poza, nje grua nikoqire, personifikim i nje korçareje te vertete, nje nene e rralle, nje mike e cmuar per te gjithe moshat, po dhe nje nga aktivistet e para te levizjes se gruas, flamurtare e org” Ne dobi te gruas” me vokacion e perkushtim te admirueshem.
Si s’u ankove a u qave ndonjehere. Semundja e gjate s’te thyu, ste transformoi, ste humbi interesat. Dy jave perpara kerkove romanin e fundit te sapodale ne treg ne Tirane, qe s’arrite ta lexosh.
S’ke ikur, se s’mund te harrohesh kaq lehte. Ishte fat te te kishim mike, te kishim pjese te jetes tone , te na zbukuroje jeten e te na ngjyrosje diten 🙏
Do gjesh menyren e do na flasesh dhe nga lart . .
Maldi, Skifter, mos u ligeshtoni se keni pasur ne krah mamane e gruan e rralle qe ju ka dhene dashuri te pakufi.”
Sa grua e plotesuar!
Sa bukur qe ka qene pjese e shoqerise tone sepse e ka pasuruar!
Qofte e rehatuar zonja!
Respekte!