Kina shpiku barutin dhe bota arabe shënoi përparime të rëndësishme në fushën e matematikës. Por pse ishte Evropa ajo që doli në krye? Kjo është një pyetje, të cilën historianët e kanë shtruar për dekada të tëra. Në vitin 1000, teksa filloi mijëvjeçari i dytë, evropianët ishin të vrazhdë e të paaftë dhe askush nuk premtonte diçka të mirë. Asokohe, ishte e pamundur të imagjinohej sesi kontinenti do të përfundonte duke dominuar globin, duke përhapur gjuhët, kulturën dhe produktet e tij tek të gjitha kombet e tjera. E megjithatë, deri në vitin 1900, Evropa dhe kolonitë e saj si SHBA-ja dhe Kanadaja, ishin më të pasurat dhe më të fuqishmet se e gjithë pjesa tjetër e botës.
A ishte fuqia industriale arsyeja pse Evropa triumfoi? Jo, sepse në vitin 1800, kur evolucioni industrial sapo kishte nisur, Evropa e kishte shtrirë tashmë pushtetin në afro 35 për qind të globit (vetë Evropa përbën 8 për qind). Teknologjia e barutit u bë në mënyrë të vazhdueshme më vdekjeprurëse dhe më efektive.
Sot liderët premtojnë paqe dhe prosperitet, kurse për qindra vjet mbretërit evropianë premtuan të njëjtën gjë. Princat u rritën duke ëndërruar luftën, në atmosferën rivalizuese të Evropës pas Mesjetës. Si mbretër, ata zhvilluan luftëra dhe në çdonjërën prej tyre përmirësuan përdorimin e teknologjisë së barutit. Ata mësuan të prodhojnë topa që mund të montoheshin në anije, artilerinë e lehtë që përdorej shpejt kur ishte e nevojshme dhe vendosjen e armëve për të mbrojtur kalatë.
Edhe kur humbnin një betejë, ata kridheshin në mendime se si të vidhin idetë më të mira të armiqve të tyre. Kjo është ajo që e bëri imperializmin të mundur dhe që rezultoi në krijimin e kolonive evropiane në Afrikë, Amerikë dhe Azi. Kombet evropiane kontrolluan, për periudha afatshkurtra apo afatgjata, 84 për qind të botës. /Zëri/
Komentet