1. Në vitin e largët 1564 lindën Uilliam Shekspiri dhe Galileo Galileut, apo si u thonë -Drita e Botës.
Mbase në epokën e njohur të Renesansës dhe Reformacionit.
Edhe Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan ishte ngritur në etapën ose periudhën e lartëpërmendur të Renesansës dhe Restaurimit ose Reformacionit
Qëndra ose metropoli kryesor i Renesansës ishte Firenca (Firenze) e Italisë ku gravitonin, krijonin dhe vepronin asokohe kokat gjeniale ose artistët e shkëlqyer ose brilant si Galileo Galileu, Nikolla Makiavelll; Mikelangjelo Bonaroti, Leonardo da Vinci, Boçeli etj.
Ndërkohë që familjet e shquara fiorentineze si Bardi dhe Medici e kështu me radhë, ishin donatorët ose sponzorizuesit kryesor të Leonardo da Vincit, Mikelangjelos, Boçelit si dhe të shumë mjeshtërve dhe artistëve të tjerë me fame boterore qe i kishin rafinuar, dekoruar dhe eksploruar asokohe Firencen, Romen (Vatikanin) si dhe shume metropola te tjera ne Vendin e Diellit (Itali) dhe gjithandej kontinentit te vjeter evropian.
Në Firencë atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin arti, skulptura, piktura, arkitektuara, kultura, letërsia, filozofia etj.
Aty ishte edhe Katedralja e shkëlqyer ” Sancta Maria dela Fiora” e Firencës, e ngritur ose ndërtuar qindra vite para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan së bashku me shumë godina ose objekte të tjera madhështore ose impozante ne Firenze.
Uilliam Shekspiri me veprat dhe artin e tij letrarë dhe dramatikë; si dhe Galilleo Galileu, me zbulmët dhe formulat e tij në fushën e astronomisë (kosmologjisë) ose astrofizikës etj. e kishin reformuar, emancipuar, eksploruar dhe floruar Europën dhe gjithë globin ose civilizimin tonë njerëzorë.
Europa e asaj kohe sikur ndodhëj e foksuar tek ngritja, projektimi dhe ndërtimi i Katedrales se Shèn Pjetrit ë Vatikan.
Ndërtimi i katedrales swe famshme të Shën Pjetrit në Vatikan, sikur i kishte sfiduar dhe lënë nën hije luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes katolikëve dhe protestantëve ose ortodoksëve në Evropën e asaj kohe.
Në periudhën e Renesansës jetuan dhe vepruan edhe Martin Lutheri dhe Johanes (Jann) Gutenbergu së bashku me shumë figura ose personalitete tjera epokale dhe historike që e reformuan, emancipuan, iluminuan dhe eksploruan Evropën dhe krejt civilizimin tonë.
Në kohën e Renesansës, filluan edhe komunikimet e para globale ose universale në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit.
Ndërkohë që revolucionet e njohura industriale dhe politike në Agli, Francë, Gjermani, SHBA-së, Itali, Kroaci dhe gjithandej, së bashku me arritjet ose përparimet e njohura të arsimit, shkencës dhe teknikës: Njëherë e përgjithëmonë i emancipuan dhe reformuan kontinentin dhe globin ose planetin tonë. Duke i lënë pas vetit muzgujt ose hijet e ndryshme të mesjetës së hershme.
Përderisa, revolucioni i madh (antiborxhez) në Francë (1789-1799) -njëherë e përgjithmonë i kishte ndarë ose shkurorëzuar Francën, Europën dhe gjithë botën nga rendet ose sistemët e ndryshme borxheze, skllavopronare ose feudaliste. Duke e bërë të famshme Sintagmën ose Parullën e njohur Revolucionare: “Liberte, Egalite, Faternite” etj.
2 .Lufta e përgjakshme dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, krizen akute dhe permanente arabo (palestinezo)-iraelite etj.., kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tepër të madh ose enorm, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.
Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit. E ndoshta edhe mes Izraelit me Iranit etj….?! Kush e di!?
Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi “shteti i thellë” ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës, kriza e Lindjes se Mesme, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botërorë, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe krizat tjera.
Ne mos gabohem (?)-dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet masive.
Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës” të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.
Se këndejm, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.
3. Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, dekonspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, astrolgjisës, retorikës dhe patetikës mesjetare dhe antike.
Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.
Rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit dhe dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë.
Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.
Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme reale dhe praktike.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj.
Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria.
Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin.
Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro të zanatit ose profesionit’ dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale.
Edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.
Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.
Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”!
Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit ose disekcionit.
Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi, gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik” , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Ndonëse, mu në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” ose “kuga”, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës!
Asokohe (1348-1349 etj.) nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj.
Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: kur shfaq mortaja e zezë ose vdekjepruese “kuga”, duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.
Në kohën e luftërave imperiale dhe kolonialiste të Rusisë, Pjetri ( Petri) i Madh (lexo: Petar Aleksejevic Romanov, apo Petar prviji velikiij , apo gosudar Rasije) diund gjatë vitëve 1716-1717, thuhet se i kishte vizituar qëndrat ose metropolat kryesore të Europës në Prusi (Gjermani), Britani të Madhe, Francë, Austri, Suedi, Itali etj…
Ndërkaq ,Europa Perëndimore, asokohe i kishte dërguar inxhinierët, arkitektë, shkenctarët dhe artistët kryesorë për të rindërtuar dhe eksploruar Rusinë nga Sant Petersbugrgu( Leningradi) ne Moskë dhe gjithandej.
Por, ja që rusët e papritur dhe të paparashikueshëm, pasi i shfrytëzuan maksimalisht, i përndocen të gjithë europerëndimorët nga Rusia.
Edhe Fjodor Dostojevskii asokohe do shkruante mbi rusët dhe europianët si dy raca dhe kultura të ndryshme nga njëra tjetra.
Edhe pse arti, kultura, arkitektura, moda, disajni, letërsia, industria dhe teknologjia italiane, franceze, gjermane, angleze dhe nordike (skandinavike) e kishin emancipuar, eksploruar dhe ngritur dikur Rusinë.
4.Në Rusi sikur nuk ka kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose “modeleve” të dikurshme cariste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste, revizioniste, bolshevike ose sovjetike, si një galimatias, apo si mish-mash “fragmentesh dramatike” nga paniku dhe situata konfuze e kaotike nga lufta në Ukrainë.
Nuk ka as moral ,guxim dhe kurajo njerëzore, apo vizion politik pët te mbyllur ose perfunduar luften e Ukraines.
As Europa sikur nuk ka më tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie, recesioni, tensioni dhe depresioni global.
Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse: Populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive. A i kanë njerëzit sot ato rezerva?, shtrohet pyetja.
Pas dominimit (sundimit) afro katërqind (4OO) vjeçarë të Parisit, Bordos (Akvitanisë), Bretonisë dhe qytetëve e rajoneve tjera të Francës nga Anglia: Në Kale (Calais) të Francës, dikund në mesin e shekullit të XVI (16)- thuhet se u arritë paqëja ose “marrëveshja historike” në mes mbretit anglez, Henriku VIII dhe mbretit të Francës, Franci (Franku)I.
Luftërat dhe dominimin e mbretërve ose perandorëve europian sikur i pasuan ose eklipsuan etapat e sundimit ose dominimit të pjesëtarëve të gjinisë së bukur në krye të monarkive (mbretërive) të njohura të kontinentit plak, si Maria Terezia e Austro-Hungarisë, Elizabeta I ose An Stuart e Britanisë së Madhe, Katarina e Madhe ose Ana Petrovskaja e Rusisë etj.
Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.
Por, rilindja ose ringjallja globale dhe europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.
Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot, E sidomos në Ukrainë dhe gjithandej.
Siç po shihet Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike.
Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.
Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.
Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve, të cilët ne ikje ose lektisje e sipër, shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.
Pastaj vjen kriza e vdekjës ose mbytjes së “papritur” nepër valet e detit me gomone dhe gjësende të tjera për t´i kapur, prekur ose arritur brigjet ose tokën e premtuar të Anglisë (Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë etj.
Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.
Bota jonë po tkurret.
Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.
Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.
Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne.
Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, egoizmi, imagjinata dhe fantazia.
Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë politike dhe ushtarake.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?
Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive
Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, nga pasojat e njohura të corona virusit (covid 19) ose sëmundjet tjera vdekjepruese.
Të gjithë jemi të përballur stresin, frikën, tensionin…; çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”. Apo…?!
5. Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës.
Pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.
Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
Bëhet e ditur se për çdo javë e gjejnë vdekjën mbi 5OOO ushtarë të Ukrainës dhe Rusisë nepër vijat e frontit të lufës.
Iironia e tërë kësaj tematik të zorshme dhe sifuese, sipas mendimin dhe përceptimin tim, qëndron në faktin e njohur paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas disa.. në mungesë kurajoje dhe guximi për t´u përballur me Rusinë, duan që Ukraina e djegur dhe shkatërruar tërësisht, të kapitulloi në luftën e sa heroike dhe titanike-kundër Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike.
Europa Perëndimore lufton për vlera, ndërsa SHBA-së për parime.
Thuhet se SHBA-së janë të vetmit në botë që mund të ndalin luftën e Ukrainës.
Të thella dhe të shumëfishta janë lidhjet e SHBA-së me Europën.
Kjo edhe përkundër tarifave ose luftërave të ndryshme kabinetike, finansiare, tregtare dhe ekonomike.
Zoti dhe natyra kanë vendosur asisojit që SHBA-së të jenë superfuqia me e madhe dhe kryesore e globit. Mbase, për të paqësuar, mbrojtur dhe siguruar botën ose planetin tonë nga rreziqet ose kërrcnimet e ndryshme.
Sipas filozofisë amerikane, të gjithe jemi te njejte dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës.
Në këtë kontekst, është e kuptueshme dhe tërësisht reale që pos Presidentit amerikan, Donald Trump, fjalën kryesore për përfundimin eventual të lufës në Ukrainë, mund të kenë Kryeministrja e zgjuar, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike e Italisë, Xhorxhia Melloni së bashku me ish Presidentën e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, si dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
6. U mor vesh se lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës etj.: Botën ose civilizimin tonë, sikur i ka sjellur buzë të të fikëtit ose një infrakti të përgjithshëm. Për të mos thënë këtu para një lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes Natos dhe Rusisë.
Sipas John F. Kennedyt: Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë.
Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Sikur e kanë nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse siç është lufta në Ukrainë etj.
“Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.
Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.
“Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.”, do thoshte dikur John Adamsoni.
Ne duhet t’i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.”, thotë në një rast politologu i shquar amerikan, N. Chomsky.
Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike; janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.
Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.
Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
7. Ç’thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose intelegjente?
Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut.
Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.
Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.
Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:”të vërtetat e përjetshme”), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Imagjinoni “mbinjerëzit” ose “supermenët” e pasur nga Veri-Perëndimi dhe “zeusët e luftës” nga Jug-Lindja (Rusia, Kina, Korea e Veriut etj…)
Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Nuk e dijë nëse lufta është alternativë ose tehuajësim i paqës dhe lirisë, apo paqëja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?!, do pyeste dikur George Clemenceau.
U mor vesh se të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
8. Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta.
Ndaj, mu për këtë ne gjithëmonë sikur dijmë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjën ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqën, jetën dhe ardhmerinë tonë individuale dhe kolektive.
Në të kundërten, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: Largoni (largojini) politikën dhe diplomacinë e korruptuar, jointelegjente dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemët ose konfilktët e ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale ose ndërkombtare (internacionale) të zgjidhën brenda pak javësh.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar amaterëve dhe diletantëve politik dhe diplomatik, si dhe ushtarakëve joprofesional ose komandantëve të luftës.
Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.