Sipas zëdhënësit të saj, Jan Orth, lufta në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Bashkimit Evropian, duke rritur rrezikun e sulmeve terroriste, krimit të rëndë dhe të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe sulmeve kibernetike.
BRUKSEL- Kriza në Lindjen e Mesme pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Bashkimit Evropian, me kërcënime në rritje nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe sulmet kibernetike, paralajmëron Europol.
Sipas zëdhënësit të saj, Jan Orth, lufta në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e Bashkimit Evropian, duke rritur rrezikun e sulmeve terroriste, krimit të rëndë dhe të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe sulmeve kibernetike.
Në një intervistë me agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, Orth vuri në dukje se pret më shumë sulme kibernetike kundër infrastrukturës evropiane dhe një rritje të mashtrimeve online, të cilat do të përdorin Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më të sofistikuar dhe do të shfrytëzojnë bollëkun e informacionit që qarkullon online në lidhje me krizën./Dosja.al