Policia e EULEX-it, në mëngjesin e sotëm, ka bastisur zyrat Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyrat. Nuk dihet arsyeja e arrestimit. Express ju sjell të gjitha zhvillimet nga zyrat e OVL-UÇK-së.
15:11 – Revoltim e sharje para zyrës së veteranëve, protestuesit sulmojnë Policinë e EULEX-it
Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të OVL-së, Hysni Gucatit.
Disa protestues që ndodhen para zyrave të kësaj organizate nuk e kanë pritur mirë arrestimin e Gucatit.
Ata kanë filluar t’i ofendojnë pjesëtarët e EULEX-it, me ç’rast kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtim të tyre.
13:31 Tensionohet situata te zyrat e OVL-UÇK-së, pas arrestimit të Hysni Gucatit
Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati, të prangosur nga policia e EULEX-it raporton Gazeta Express
Aty është parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëllyen dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.
13:23 – Hysni Gucati nxirret i prangosur nga zyrat e OVL-UÇK’së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.
12:34 – Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga EULEX-i
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.
Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it. /Express/
12:03 – Nasim Haradinaj e lidh bastisjen e EULEX-it me gazetarin Vehbi Kajtazi
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, aksionin e sotëm të EULEX-it e ka lidhur me gazetarin Vehbi Kajtazi.
Në një prononcim për Gazetën Express, Haradinaj tha se nëse e gjithë kjo është vetëm një kontroll, atëherë prapa këtij aksioni ka qenë Vehbi Kajtazi.
“Përshpejtimi i kësaj, unë mendoj se ka qenë Vehbia. Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët. Pasi ai dje më tha se po të isha unë prokuror, ti do të ishe atje”, tha Haradinaj.
Ai bëri të ditur se nuk ka informacione se çka po ndodh brenda, pasi telefonat janë mbyllur dhe nuk po lejohen telefonatat.
11:50 – Tomë Gashi thotë se nuk po e kërkojnë askënd
Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së, duke thënë se beson që EULEX-i nuk po e kërkon askënd.
“Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjetë”, tha Gashi për media.
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
11: 47 – Policia e EULEX-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK-së
Policia e EULEX-it ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
Dhjetëra trupa të Policisë e kanë rrethuar objektin, ndërsa para pak çasteve janë parë duke dalë nga zyrat disa prej zyrtarëve që punojnë në këtë organizatë.
Nuk dihet nëse do të ketë arrestime nga Tribunali Special, pasi Prokuroria në Hagë ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin e parë për krime lufte.
11:37 Policia e Kosovës po e asiston EULEX-in në aksionin te zyrat e veteranëve
Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së, raporton Gazeta Express.
Forcat të shumta të Policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX-it.
Ky aksion i EULEX-it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Mustafën.
11:22 – Lajmi i fundit: EULEX-i zbarkon në zyrat e veteranëve, raportohet për arrestime
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
Policia e EULEX-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK-së
Gazeta Express sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vd . . .
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Sipas një njoftimit të zyrës së shtypit . . .
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro në periudhën e njëjtë të v . . .
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se më 05 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë objekt i një kërcënimi për bombë, të ci . . .
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, i ndodhur të shtunën në mëngjes, dyshohet të ketë ardhur nga një numër telefoni që mendohet se . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e . . .
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të . . .
Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur sot në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të m . . .
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet me një votë mosbesimi të enjten, më 10 korrik, në Parlamentin Evropian, një zhvillim i rrallë që ndodh për herë . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për atë që ka thënë “e ndala luftën”. Kurti në “Tëvë 1”, tha se SHBA-ja ka më shumë infor . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të kons . . .
Sandra Cvetkoviq, Bujar Tërstena
Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28 qershor Vidovdanin, . . .
Komentet