Si e rrëfen Eqerem Bej Vlora në “Kujtimet”, kur familja e Tij kish’ nisur të binte nga vakti, në shtëpinë e madhe, nga disa dhjetra hyzmeqarë, kishin mbetur vetëm nja 15.
Në një nga ato ditë, Zonja e madhe e shtëpisë, e jëma e Eqerem Beut, vuri kujën;
“Bo-bo si jemi katandisur. Me kaq pak hyzmeqarë s’ka kush të na sjellë një gotë ujë”.
15 hyzmeqarët e mbetur mund t’i sillnin Bejlereshës, jo një gotë ujë, por të tërë Vjosën po të dëshironte. Megjithatë, atypëraty, kujës së Bejlereshës që vuri në dukje raportin e rrezikuar Bejlerë-hyzmeqarë, përveç Eqerem Beut të cilit ju ngul në mendje, prej të tjerëve nuk ju dha ndonjë rëndësi, nuk ju bë ndonjë koment.
Kaluan, jo shumë, nja 20 e ca vjet.
Rolet u përmbysën.
Hyzmeqarët u bënë “bejlerë”.
Bejlerët u bënë “hyzmeqarë”.
Pas kësaj përmbysjeje, ndodhi përpikmërisht çka kishte parathënë Bejleresha në kujën e saj madhështore.
S’mbeti asnjë hyzmeqar t’i sillte një gotë ujë ndonjë Beu a Bejlereshe, sepse hyzmeqarët u bënë të gjithë deputetë, ministra, kryeministra, nëpunësa.
Dhe s’mbeti gjithashtu asnjë Bej a Bejlereshë t’i sillte ndonjë hyzmeqari një gotë ujë, sepse Bejlerët dhe Bejlereshat përfunduan të gjithë dhe të gjitha nëpër internime, burgje, pushkatime.
Kështu, kuja e Bejlereshës me mesazhin e enkryptuar brenda, doli, nga të dyja krahët më tepër se e vërtetë – profetike.
Këto ditë u sollën eshtrat e Eqerem Beut.
Shumë mirë bënë që i sollën ESHTRAT E BEUT.
Mirë bënë që i sollën, por ky fakt nuk bëri asnjë përshtypje, nuk pati asnjë jehonë publike, në fund të fundit s’pati asnjë dëshirë, nëse, duke kërkuar ndjesë, mund ta cilësoj “popullore”, që ato eshtra të sillen.
Pse ja prishën qetësinë e varrit, pse ja lëvizën eshtrat Beut, përderisa s’pati s’pati asnjë dëshirë popolare që ato eshtra të sillen?
Pyetja cfilitëse s’ka përgjigje tjetër veç kësaj;
Sepse bejlerët dhe agallarët ende tallen dhe përbuzen në një mijë mënyra nëpër libra, filma, muhabete.
Aq e vërtetë është kjo, sa të thuash sot “Bejlerët dhe Agallarët” për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të sotëm është krejt njëlloj si të thuash “Djajtë dhe xhindët”.
Po cilët kanë qënë, në të vërtetë, bejlerët e Shqipërisë?
Kanë qënë “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj.
Të vetmet infrastruktura urbane serioze, administratë serioze, rend publik serioz, i bëri një Bej, që ishte edhe Mbret.
Pothuaj i gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve.
Gati të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë.
Poeti më i madh rilindas ishte në Bej.
Sa i përket Eqerem Bej Vlorës eshtrat e të cilit, më në fund, u sollën;
Ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë.
Dëshminë historike më të besueshme të periudhës më problematike dhe më interesante të Shqipërisë moderne, e ka bërë pikërisht Eqerem Beu.
Konservativi më i ndritur, ishte deputet i Partisë së Mbretit. Pranonte dhe respektonte gjithçka institucionale, edhe harbutërinë në Parlament. Por ishte aq i gdhendur, aq inteligjent dhe aq diplomatik, aq bindës dhe aq imponues, i njihte aq mirë shqiptarët, sa edhe pranohej dhe respektohej prej tyre si i tillë.
Eqerem Beu ishte, veç tjerash, në mos më i madhi, një stilist prozaist i madh.
“Kujtimet” e Tij, një kombinim madhështor i së vërtetës historike, figuracionit të mahnitshëm, dromcave të pafundme, ironisë dhe autoironisë, dhe mbi të gjitha atdhedashurisë, janë absolutisht dhe definitivisht një kryevepër që asnjë shqiptar nuk duhet të vdesi pa i lexuar.
Në ato “Kujtime”, mes tjerash, si shembull për të ilustruar një keqkuptim tragjik, Beu të cilit i sollën eshtrat, e ka shkruar të zezë në të bardhë që avni rustemi ka qënë një ordiner, një halabak, një rrugaç.
Ja një test i mirë !
Je dakord me këtë pohim të Eqerem Beut ti i dashur lexues ?
Nëse PO, të lumtë, ja njeh historinë, dhe e do vendin tënd.
Nëse JO, pra nëse nuk je dakord që avni rustemi ishte një rrugaç komunist emrin e të cilit fatkeqësisht dhe turpërisht e mbajnë ende sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, je një skllav i propagandas, një trubosh, një klysh kurvi.
Në Kujtimet e Tij Beu thotë edhe se lebërit i lenë fëmijët të bëhen hajdutë, se kolonjarët “vdesin” nga qefi tu thërresësh “Bej” e të tjera e të tjera, s’po zgjatemi.
Eqerem Beu, si gjithë bejlerët e kohës dhe të botës vendin e tij dhe popullin e tij, edhe i donte edhe i sundonte.
Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është absurditet, është paradoks, nuk bën sens.
Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë.
Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, domethënë për bejlerë të mirë.
Po e provojnë parellinjtë e sotëm me vila, Benza, Toyota, t’i konkurrojnë Bejlerët e së shkuarës.
Kot lodhen.
Bejlerët tanë, nga Eqerem Beu tek gjyshi im Bej qefli që e ka mbushur Shqipërinë me kopilat e tij, janë të pa konkurrueshëm.
Pamundësia e pasunarëve të sotëm për të konkurruar Bejlerët e dikurshëm është çështje e thellë, problem rrace.
Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, Shqipëria kishte aq Bejlerë dhe Agallarë, Zonja dhe Zotërinj, fukarenj dhe hyzmeqarë, për 1000 banorë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj.
Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria.
Mund të bëheni të gjithë hyzmeqarë. Është e mundur. E provuat kur, për 50 vjet rrjesht, sipas profecisë së Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëri-tjetrit.
Por nuk mund të bëheni të gjithë Bejlerë. Veç tjerash, edhe sepse, sipas të njëjtës profeci, nuk do keni mundësi të pini një gotë ujë.
Hyzmeqarët, proletariati, janë sasi.
Bejlerët, fisnikët, janë cilësi.
Shkurre, ka sa të duash pylli.
Drurët të lartë ka pak.
Bejlerët e gjallë janë më të mirë se eshtrat prej kalçiumi.
Ekzistojnë !
Me ndihmën e profecisë së Bejlereshës në mendje, dhe fosforeshencës së eshtrave të Eqerem Beut si kandil ndriçues, gjejini Bejlerët në mes të errësirës.
Pa Bejlerë ju hedh në erë tritoli.
Pa Bejlerë ju shkatërron korrupsioni.
Pa Bejlerë ju përpin fukarallëku.
Pa Bejlerë ju shuan krimi në familje.
Pa Bejlerë të gjithë do ngordhni.
2014
Komentet