VOAL – Djathi më i vjetër i zbuluar ndonjëherë në Mesdhe është më shumë se 7 000 vjeç dhe është prodhuar në zonën që sot korrespondon me Kroacinë. Gjurmët e tij, në formën e acideve yndyrore, ruhen në qeramikë. Botuar në revistën Plos One, zbulimi është bërë falë grupit të koordinuar nga Sarah McClure, nga Universiteti Shtetëror Amerikan i Pensilvanisë.
Supozohet se në Evropë konsumi dhe proshimi i qumështit e i djathit ka filluar 9 000 vjet më parë, krahas përhapjes së bujqësisë në kontinent, por deri tani gjurmët më të vjetra të djathit, zbuluar gjithashtu në zonën e Mesdheut, datojnë në ‘fillimi të Epokës së Bronzit, rreth 5.000 vjet më parë. Gjurmët e djathit të identifikuara tani janë shumë më të vjetra dhe janë zbulluar në një vazo qeramike të gjetur në fshatrat neolitike që janë të vendosura në bregdet, në qytetin Pokrovnik dhe Danilo Bitinj, dhe datojnë në periudhën ndërmjet 8000 dhe 6800 vjet më parë.
Në të dy fshatrat kanë qenë zbuluar lloje të ndryshme të vazove dhe analizat kimike të substancave organike të gjetura brenda tyre treguan se ai daton rreth 7200 vjet më parë, së bashku me qumështin, mishin dhe peshkun. Përveç kësaj, banorët e këtyre fshatrave duket se kanë përdorur lloje të ndryshme të vazove për prodhimin e ushqimeve të ndryshme dhe mbetjet e djathit janë më të zakonshme në shtambë dhe kavanoza.
Sipas autorëve, produktet e qumështit të fermentuara, duke qenë lehtësisht të konservueshme, do të kenë qenë një burim i rëndësishëm ushqimi për popullsitë bujqësore primitive. Si rezultat, prodhimi i djathit do të ketë qenë një faktor kyç për zgjerimin e fermerëve të parë në Evropën veriore dhe qendrore. Sipas dijetarëve, në fakt, prodhimi i qumështit dhe djathit nga fermerët e parë evropianë do të ketë zvogëluar vdekshmërinë foshnjore dhe të ketë ndihmuar nxitjen e ndryshimeve demografike, të cilat i kanë shtyrë komunitetet bujqësore të zgjerohet në zonat veriore të Evropës. ansa
Komentet