VOAL

VOAL

ERDOGANI PREMTON INVESTIME TË MËDHA NË BOSNJE

May 21, 2015

Komentet

Zgjedhjet presidenciale në Rumani- Kandidati pro-perëndimor, Nicusor Dan mund rivalin e tij të së djathtës ekstreme

Kandidati pro-perëndimor Nicusor Dan ka mundur në mënyrë të papritur populistin e djathtë ekstreme George Simion në zgjedhjet presidenciale në Rumani.

Simion, 38 vjeç, dhe rivali i tij – një centrist i cili është kryetar bashkie i Bukureshtit – u përballën në raundin e dytë të garës.

Sipas numërimit zyrtar Dan kryesonte me gati nëntë pikë përqindjeje, me më shumë se 98% të votave të numëruara.

Pasi sondazhet e daljes në zgjedhje sugjeruan se ai nuk do të fitonte, Simion, i cili mbështet Trump, hodhi poshtë rezultatin dhe tha se vlerësimet e jepnin atë 400,000 vota përpara, shkruan SkyNews.

Duke folur pas përfundimit të votimit, Simion tha se zgjedhja e tij ishte “e qartë”, ndërsa postoi në Facebook: “Unë fitova!!! Unë jam Presidenti i ri i Rumanisë dhe po ua kthej pushtetin rumunëve!”

Zgjedhjet e fundit në Rumani u anuluan pasi gjykata e saj më e lartë vendosi që kandidati kryesor, nacionalisti Calin Georgescu, duhet të skualifikohet për shkak të pretendimeve për ndërhyrje zgjedhore nga Rusia. sn

Ish-presidenti amerikan Biden diagnostikohet me kancer të prostatës

Radio Evropa e Lirë

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, që tashmë është përhapur në kocka, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij të publikuar të dielën. Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët.

Biden u diagnostikua të premten, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, thuhet në deklaratë.

“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.

Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së.

Berisha takon Presidentin e IDU, Stephen Harper në Bruksel: E njoha me masakrën elektorale në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen Harper.

Gjatë bisedës, Berisha shprehet se e njohu Harperin me situatën politike në Shqipëri dhe, në veçanti, me zhvillimet e zgjedhjeve të fundit, të cilat kreu demokrat i cilëson si “masakër elektorale”.

Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”, shkruan Berisha. bw

 

Sulmi më i madh që nga nisja e luftës, Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës

Ukraina ka përjetuar sulmin më të madh ajror me dronë nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022, sipas një vlerësimi të Ushtrisë ukrainase. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord.

Ky sulm ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të regjistruar më 23 shkurt, kur ishin raportuar 267 dronë. Rajonet e Dnipropetrovskut dhe Donetskut ishin ndër më të shënjestruarat gjatë sulmeve të natës.

Ukraina njoftoi se kishte rrëzuar 88 dronë, ndërsa 128 të tjerë nuk arritën të realizonin objektivat e tyre.

Megjithatë, ushtria ukrainase nuk ka zbuluar detaje mbi dëmet e mundshme ose vendet e shkatërruara, në përputhje me protokollin e saj të zakonshëm të sigurimit.

Sulmi i fundit ndodhi vetëm disa ditë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e para direkte për paqe në Stamboll, që nga fillimi i pushtimit. Gjatë bisedimeve, palët ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve dhe për negociata të mëtejshme për një armëpushim.

Megjithatë, Moska ka hedhur poshtë thirrjet e Ukrainës, SHBA-së dhe aleatëve evropianë për një ndalim të armiqësive, duke kërkuar një marrëveshje më të gjerë. bw

Vjosa Osmani me Andrej Plenkoviç në tryezën e ‘‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”: Kosova dhe Kroacia i kanë prirë diskutimit për sfidat e emigrimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’’.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia i kanë prirë këtij diskutimi dje, që kanë qenë i nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjeve.

‘‘Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën ‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt.

Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata’’, ka shkruar ajo. bw

“Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar e 33 viteve”, Berisha: Do dokumentojmë çdo dhunim të vullnetit të shqiptarëve! Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.

Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.

Berisha theksoi se ato ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit, duke e konsideruar këtë proces si të gabuar dhe larg vullnetit të lirë të shqiptarëve në diasporë.

“Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës. Ne po ndjekim procesin, pra qëndrimi në proces është domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin. Rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gabuar nga kriminelë elektoral të PS e nuk ka të  bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë. Kam bindjen më të thellë se faktori ndërkombëtar do të qendrojë i palëkundur në mbrojtje të votave të shqiptarëve.

Janë të paktë ata që për hir të karriges së Ramës do të pranonin të sakrifikonin votën e lirë të shqiptarëve. Do të dokumentojmë çdo blerje e dhunim të hapur e të fshehur të ligjeve të vendit.

Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri. Kjo është e vërteta”, tha ai. bw

Votat nga Greqia, zbardhet mesazhi i PD për numëruesit dhe komisionerët e opozitës! Ja çfarë do bëjnë për të kundërshtuar rezultatin

Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga Greqia në rezultatin final.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD i ka shpërndarë një mesazh me porosi numëruesve dhe komisionerëve demokrat që të konstestojnë çdo votë nga Greqia.

Në udhëzimin e Flamur Nokës theksohet që për çdo votë dhe rezultat të vendoset shënimi, pasi këto fletë votimi nuk garantojnë as minimumin e standardit të sigurisë të dorëzimit tek individët.

 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm .

Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.

Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.”. Panorama

EMRAT- Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh.

Megjithatë, prania e aktorëve  politikë, si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike përtej dyshes tradicionale PS-PD.

Me 812.316 vota (rreth 52%), PS ka siguruar jo vetëm shumicën e thjeshtë, por edhe numra bindës në Kuvend gati-gati shumicë të cilësuar prej 3/5 ose 84 deputetë. Vetëm 1 mandat larg këtij objektivi është mazhoranca socialiste, duke nëse sjellim në vëmendje mbi 50 mijë vota të diasporës shqiptare në Greqi, nuk do të ishte aspak surprizë që diferenca të thellohet në ndonjë qark. Sipas përllogaritjeve, PS është pranë përmbysjes në Qarkun e Lezhës, por kjo lëvizje mbetet për t’u parë gjatë numërimit të votave të emigratëve në fqinjin jugor.

Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj (PD-ASHM) kanë arritur vetëm 50 mandate, me një rezultat kombëtar prej 522.949 votash (33.7%).

Screenshot 123

Ndërkohë, PSD ka siguruar 3 mandate (me 49.535 vota), Partia Mundësia 2 deputetë (48.489 vota), si dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat (61.272 vota).

Lista e kandidatëve të Nisma-Shqipëria Bëhet kanë një specifikë. Kur u prezantuan kandidatët për deputetë, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njoftuan se në listat e mbyllura kishin përfshirë emra kryesisht nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar me qëllim nxjerrjen jashtë loje të listave të sigura si domein të PS dhe PD, ndërsa e vetmja listë efektive dhe e vlefshme do të ishte ajo e hapur. Adriatik Lapaj ka siguruar deri tani 4 554 vota, ndërsa i dyti pas tij, Endri Shabani ka 2477.

Përbërja e Parlamentit shqiptar pas 11 majit: 

Screenshot 122

PS

83 deputetë

1. Ervin Demo             (BERAT – )
2. Enriketa Jaho         (BERAT – )
3. Hysen Buzali          (BERAT – 8209)
4. Fadil Nasufi            (BERAT – 6327)
5. Hatixhe Konomi    (BERAT – 3372)
6. Blendi Klosi            (DIBER – )
7. Alma Selami            (DIBER – )
8. Agron Malaj            (DIBER – 12616)
9. Klodiana Spahiu    (DURRES – )
10. Milva Ekonomi     (DURRES – )
11. Loer Kume              (DURRES – )
12. Skender Pashaj      (DURRES – )
13. Aurora Mara            (DURRES – )
14. Arkend Balla               (DURRES – 18651)
15. Ani Dyrmishi                (DURRES – 11576)
16. Etleva Budini                    (DURRES – 4038)
17. Arbjan Mazniku                (ELBASAN – )
18. Bora Muzhaqi                  (ELBASAN – )
19. Ermal Elezi                      (ELBASAN – )
20. Adi Qose                         (ELBASAN – )
21. Evis Kushi                      (ELBASAN – )
22. Sara Mila                        (ELBASAN – 18626)
23. Saimir Hasalla             (ELBASAN – 9361)
24. Olsi Komici                  (ELBASAN – 9020)
25. Aulona Bylykbashi     (ELBASAN – 8315)
26. Agron Gaxho        (ELBASAN – 5969)
27. Belinda Balluku    (FIER – )
28. Petrit Malaj        (FIER – )
29. Kiduina Zaka      (FIER – )
30. Erjo Mile             (FIER – )
31. Ana Nako           (FIER – )
32. Ceno Klosi         (FIER – 16638)
33. Klevis Jahaj          (FIER – 12696)
34. Asfloral Haxhiu     (FIER – 11622)
35. Antoneta Dhima    (FIER – 6860)
36. Elton Korreshi       (FIER – 5966)
37. Zegjine Caushi       (FIER – 4074)
38. Dhimiter Kruti      (FIER – 3629)
39. Mirela Furxhi        (GJIROKASTER – )
40. Termet Peci           (GJIROKASTER – 9468)
41. Piro Dhima            (GJIROKASTER – 6902)
42. Niko Peleshi          (KORCE – )
43. Romina Kuko         (KORCE – )
44. Genti Lakollari       (KORCE – )
45. Ilirian Pendavinji   (KORCE – 10133)
46. Bledi Çomo              (KORCE – 9478)
47. Besa Spaho             (KORCE – 6691)
48. Eduard Shalsi        (KUKES – )
49. Ulsi Manja              (LEZHE – )
50. Ermal Pacaj            (LEZHE – )
51. Marjeta Neli            (LEZHE – 6745)
52. Marjana Koceku      (SHKODER – )
53. Onid Bejleri                (SHKODER – )
54. Xhenis Cela               (SHKODER – )
55. Bujar Rexha               (SHKODER – )
56. Edi Rama                    (TIRANE – )
57. Ogerta Manastirliu        (TIRANE – )
58. Elisa Spiropali                 (TIRANE – )
59. Lindita Nikolla                (TIRANE – )
60. Taulant Balla                 (TIRANE – )
61. Adea Pirdeni                  (TIRANE – )
62. Albana Kociu                  (TIRANE – )
63. Igli Hasani                       (TIRANE – )
64. Delina Ibrahimaj            (TIRANE – )
65. Ilva Gjuzi                           (TIRANE – )
66. Iris Luarasi                        (TIRANE – )
67. Erion Malaj                       (TIRANE – )
68. Blendi Gonxhja                (TIRANE – 22 014)
69. Erion Brace                      (TIRANE – 20826)
70. Ervin Hoxha                     (TIRANE – 18905)
71. Fatmir Xhafaj                     (TIRANE – 12519)
72. Ornaldo Rakipi                  (TIRANE – 9548)
73. Anila Denaj                          (TIRANE – 8728)
74. Blerina Gjylameti                (TIRANE – 5751)
75. Bledar Cuci                               (VLORE – )
76. Zamira Sinaj                                    (VLORE – )
77. Erjona Ismaili                                (VLORE – )
78. Pirro Vengu                                     (VLORE – )
79. Damian Gjiknuri                          (VLORE – 10031)
80. Vullnet Sinaj                              (VLORE – 8757)
81. Ardit Bido                                    (VLORE – 7360)
82. Vasil Llajo                                   (VLORE – 4894)
83. Brunilda Mersini                       (VLORE – 4892)

PD – ASHM

50 deputetë

1. Enno Bozdo         (BERAT – )
2. Zija Ismaili          (BERAT – )
3. Xhelal Mziu         (DIBER – )
4. Denisa Vata          (DIBER – )
5. Oerd Bylykbashi   (DURRES – )
6. Artan Luku             (DURRES – )
7. Manjola Luku         (DURRES – )
8. Gent Strazimiri      (DURRES – )
9. Igli Cara                   (DURRES – )
10. Arian Ndoja           (DURRES – 8232)
11. Tomor Alizoti         (ELBASAN – )
12. Edmond Haxhinasto     (ELBASAN – )
13. Klodiana Capja               (ELBASAN – )
14. Blendi Himci                   (ELBASAN – )
15. Gazment Bardhi              (FIER – )
16. Luan Baci                           (FIER – )
17. Brunilda Haxhiu               (FIER – )
18. Saimir Korreshi                 (FIER – )
19. Tritan Shehu                      (GJIROKASTER – )
20. Ivi Kaso                              (KORÇË – )
21. Ledina Alolli                       (KORÇË – )
22. Bledjon Nallbati                (KORÇË – )
23. Fidel Kreka                         (KORÇË – 6523)
24. Flamur Hoxha                   (KUKËS – )
25. Shkelqim Shehu                 (KUKËS – 7493)
26. Agron Gjekmarkaj              (LEZHË – )
27. Elda Hoti                        (LEZHE – )
28. Gjin Gjoni                      (LEZHE – 8873)
29. Kastriot Piroli                (LEZHE – 5632)
30. Luciano Boçi                  (SHKODER – )
31. Kliti Hoti                          (SHKODER – )
32. Greta Bardeli                  (SHKODER – )
33. Ramadan Likaj               (SHKODER – )
34. Bardh Spahia                   (SHKODER – 9466)
35. Sali Berisha                        (TIRANE – )
36. Flamur Noka                       (TIRANE – )
37. Albana Vokshi                      (TIRANE – )
38. Belind Kellici                        (TIRANE – )
39. Tedi Blushi                            (TIRANE – )
40. Jozefina Topalli                    (TIRANE – )
41. Fatmir Mediu                         (TIRANE – )
42. Edi Paloka                              (TIRANE – )
43. Erisa Xhixho                          (TIRANE – )
44. Mesila Doda                           (TIRANE – )
45. Klevis Balliu                            (TIRANE – )
46. Besart Xhaferi                         (TIRANE – )
47. Jorida Tabaku                         (TIRANE – 19003)
48. Bujar Leskaj                            (VLORE – )
49. Vangjel Dule                             (VLORE – )
50. Ina Zhupa                                  (VLORE – )

PSD – 3 mandate
1. Tom Doshi                      (SHKODER – )
2. Sabina Jorgo                  (SHKODER – )
3. Albana Pellumbi            (TIRANE – )

Partia Mundësia- 2 mandate
1. Agron Shehaj                  (TIRANE – )
2. Erald Kapri                     (TIRANE – )

Lëvizja Bashkë – 1 mandat
1. Redi Muci                        (TIRANE – )

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat
1. Ana Dajko (Lista e mbyllur)  (Adriatik Lapaj, lista e hapur)   (TIRANE – )

Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ardhur direkt nga Brukseli në protestën kundër blerjes së votës nga Edi Rama, tek Bulevardi ‘Zogu i I’. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, Edi Rama nuk do të mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura.

‘Forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës.

U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha në protestë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar.

Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama.

Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës.

U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.

Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë.

Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, dhe kryeministri polak Donald Tusk, bisedojnë me presidentin amerikan Donald Trump, përmes telefonit gjatë samitit në Tiranë, 16 maj.

 

Radio Evropa e Lirë

Liderët evropianë janë pajtuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm dhe kanë për qëllim ta përgatisin një përgjigje, tha të premten kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Starmer foli nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ku udhëheqës nga dhjetëra vende evropiane u mblodhën për samitin e Komunitetit Politik Evropian, në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sapo patëm një takim me presidentin Zelensky dhe më pas një telefonatë me presidentin Trump, për t’i diskutuar zhvillimet në negociatat e sotme, dhe qëndrimi i Rusisë është qartësisht i papranueshëm”, u tha Starmer gazetarëve.

“Pas takimit me presidentin Zelensky, dhe diskutimeve me presidentin Trump, tani po i përafrojmë dhe bashkërendojmë përgjigjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

Ai tregoi se për vendimin e përbashkët me Trumpin u pajtuan edhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan të premten bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë që nga viti 2022, në qytetin port të Stambollit në Turqi. Bisedimet përfunduan pas më pak se dy orësh, sipas Ministrisë së Jashtme turke dhe një zyrtari ukrainas.

Kievi akuzoi Kremlinin se ka paraqitur kërkesa të reja “të papranueshme” për tërheqjen e forcave ukrainase nga pjesë të mëdha të vendit, sipas një zyrtari, i cili foli për Associated Press në kushte anonimiteti.

Më herët, Zelensky tha se vendi i tij është i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por u bëri thirrje liderëve evropianë t’i ashpërsojnë sanksionet ndaj Kremlinit, nëse presidenti Vladimir Putin vazhdon t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim.

“Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë të gjitha hapat për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky para liderëve të mbledhur në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Por, ai theksoi se “nëse del se delegacioni rus është thjesht një shfaqje teatrale dhe nuk sjell asnjë rezultat sot, bota duhet të reagojë”.

Ai tha se reagimi duhet të përfshijë “sanksione ndaj sektorit të energjisë dhe bankave të Rusisë”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e mbështeti thirrjen e Zelenskyt, duke thënë në një fjalim në samit se “Rusia po zvarritet dhe po luan lojëra”.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të veprojmë, sepse nëse Rusia nuk ulet në tryezën e negociatave, atëherë Putini duhet ta paguajë çmimin”, tha ai në samitin e mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Liderët evropianë e kritikojnë Putinin për refuzimin e takimit me Zelenskyn

Zelensky i bëri këto komente pasi Putini nuk pranoi të takohet me të për bisedime ballë për ballë.

“Mendoj se Putini bëri gabim duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbërriti në samit. “Topi është qartazi në fushën e tij tani. Ai duhet të veprojë. Duhet të jetë serioz nëse e dëshiron paqen. Prandaj, mendoj e gjithë trysnia është tani mbi Putinin”, shtoi Rutte.

Zelensky nuk foli derisa po ecte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë tapetit të kuq pranë mediave të mbledhura.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Putini “po luan lojëra, gjë që tregon se ai nuk është serioz për paqen”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është e qartë se “presidenti Zelensky është i gatshëm për takim, por presidenti Putin nuk u paraqit kurrë, dhe kjo tregon qëndrimin e tij të vërtetë. Prandaj, ne do ta rrisim presionin”.

Von der Leyen tha se BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh. Ajo deklaroi se masat do të synojnë flotën në hije të anijeve të vjetra të mallrave që Rusia po përdor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, si dhe konsorciumin e gazsjellësit Nord Stream.

Ajo shtoi se edhe sektori financiar rus do të jetë në shënjestër. Të dërguarit e BE-së kanë punuar për javë të tëra mbi paketën e re të sanksioneve, dhe ministrat e Jashtëm të bllokut mund t’i miratojnë ato qysh të martën.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën duhet të vazhdojnë.

“Mendoj se nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar dhe një marrëveshje serioze për paqe që përfshin garanci sigurie për Ukrainën”, tha ajo.

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë, solidariteti juaj është vendimtar për të fituar

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mori pjese në samitin e IDU në Bruksel. “Narkoshteti vodhi zgjedhjet!”. “Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë, solidariteti juaj është vendimtar për të fituar”, tha lideri i opozitës shqiptare.

Berisha: Faleminderit shumë, z. President.

Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale.

Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion.

Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej.

Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

Z. President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian.

Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar.

Faleminderit shumë!

sn

Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë! Kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe d uke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha ajo me shaka. bw


Send this to a friend