Enveri dhe Halili nuk janë trima.
Kush asht trim jep kushtrim!
Enveri dhe Halili nuk janë as trima as trimosha.
Kush nuk asht trim asht jotrim.
Për eufemizëm.
Kush nuk asht trimosh asht jotrimosh.
Për eufemizëm.
Jotrimoshi asht fryks.
E shqiptuar tironçe nga Tirana metropoli i gjithë shqiptarëve.
Kush asht fryks asht frykacak.
E shprehur në mënyrë dialektale.
Kush asht frykacak asht lepur.
E shprehur me metaforë!
Kush asht lepur shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me Roger Rabbit të Robert Zemeckis.
Kush asht lepur ha lakra dhe karrota.
Shumë shumë fshihet pas maleve të ferrave.
Sepse nëse do të ishin trima Enveri dhe Halili
Nuk do t’i suleshin me sfurqe Muçit të Nanos
Nuk kishin se përse të lodheshin e të bënin udhëtimin virtual në Tiranë
Se personin që e deklaroi versionin e shkëmbimeve të territoreve e kishin 24 karatsh safi “kosovar”
24 karatsh jo tamam
por “malazias” i konvertum në “kosovar”
sipas teorive lepurishte.
Ai zë që foli për shkëmbime territoresh doli nga Prishtina
Ishte dora vetë Rexhep Qosja
Ai e shprehu këtë mendim.
Dhe po të ishin trima ata të dy që iu sulëm me sfurqe Muçit të Nanos
Le t’i suleshin me kazma Qosjes
sfurqe dhe kazma metaforikë natyrisht
sepse ai ishte zanafilla e lajmit
Burimi autentik!
Por ju sulën Muçit të Nanos!
Dhe ishin gati ta shqyenin sikur të ishin ujqër!
Ndërsa me Rexhepin e Qosjes u sollën sikur të jenë lepuj!
Kosovën me veri të Mitrovicës të diskutuar nuk e ka lënë Muçi i Nanos,
tash e 18 vjet prej lufte!
Lepujt e kanë lënë sosh
ata që hiqen bash si trimosh’!
Ekzakt…!!