VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

EMËR I NDERUAR NË PYLLTARINE DHE LETËRSINË SHQIPTARE INXHINIER VITO KOÇI (1932-2000) – Nga Prof. Dr. Mihallaq KOTRO; Inxh. Gjon FIERZA

By | October 4, 2019

Komentet

Për sytë s’ka vija të bardha – Cikël poetik nga FASLLI HALITI

DASHURI 

 

 

Dashuria ime

Aleatja ime

Le të vijë urrejtja

Me falanga grindjesh

Sherresh

Mërish 

Të ndeshet me ne

Të dy 

 

Përballet me ne ajo dot në dashuri?

 

1998

 

PLAGA  

 

 

Plaga që më hape dikur…

M’u mbyll.

U mbyll krejtësisht,

S’kullon më as një pikë gjak,

Por një vranësirë e lehtë,

Një re e zezë,

Gri    

Në qiell 

 

Plaga më dhemb, plaga zë e më ther…!

 

Gusht, 2016

 

 

FARA   

 

 

Fara

Çon bifkë.

Bifkës nuk i duket fruti 

Pa buitur, pa çelur lulja

Mbi degën e vet

E strehon atë

Sythi

 

Duke e mbështjellë me pelush të blertë. 

 

1998

 

MË HËNGRËT TË GJALLË    

 

 

Erdhi vdekja e uritur

Të më hante

Me uri 

Por

Më gjeti

Të tretur

Kock’ e lëkurë.

Ç’të hante e zeza vdekje

Lëkurën apo kockat të hante tek unë ?

 

1998

 

 

REFUZIMI   

 

 

Unë kërkoj

Nga ju

Të më jepni

Të më shtrëngoni

Fort dorën e punës.

 

Ju më jepni gishtin e pushkës…!

 

Mrs 2016

 

ASAJ VAJZE  

 

Asaj vajze që ecën në trotuar

Ia hanë buzët,

Pulpat

Supet,

Vetullat me sy,

Edhe syrin ia hanë me sy.

Për syrin s’ka vija të bardha,

S’ka semaforë,

S’ka ngjyrë të kuqe

S’ka ngjyrë jeshile!

Syrin e kaltër,

Syrin e zi,

S’e ndal,

S’e ha,

S’e penalizon askush

Përveçse bukuria me bukuri,

 

Përveçse dashuria me dashuri…!

 

Maj, 2016

 

 

ATA VETË   

 

Gropat  i hapin vetë ata

Çdo ditë

Kudo.

Jo veten,

Të tjerë kërkojnë ata të fusin në to!

 

Mars 2016

 

 

 

FRIKA   

 

 

Një jetë me shumë frikë,

Vetëm ca copëza

Gëzimi

Si vatra

Të blerta blerimi,

Si fije bari nëpër asfaltë.

Si fije bari në një tokë kripore.

Shpina:

Skllavja jonë

Trimëria:

Gjoksi

Ynë,  

Zemra jonë

Që gjemimet s’i ka pushuar e qiejve emde gjëmon   …!

 

 

Prill, 2016

 

 

 

SIGURISHT    

 

 

Vetëm

Errësirë

Vetëm dritë

S’ka gjithmonë

Drita dhe errësira

 

Një  ditë fiket, mbaron…

 

 

Tetor, 2015

 

 

KAKARISJA    

 

 

 

Kakarisje

Kakarisje

Kakarisje 

Kakarisja e pulës së kuqe

Kakarisja e pulës së bardhë

Kakarisja e pulës së zezë

Publicitet pulash,

 

Furriku pa asnjë vezë…!

 

 

Qershor 2016

 

DËGJOJ ÇDO DITË   

                              (varjant) 

 

Dëgjoj morira kakarisje

Çdo çast

Çdo orë

Çdo

Ditë

 

Por nuk shoh  vezë në furrik…!

 

TI DHE AJO      

 

Ti

Pula e kuqe

Kakaris, kakaris

Por vezë nuk bën.

Furriku yt i zbrazët

Bosh

Furriku i pulës gri

Plot vezë,

Dhe jo vezë

Për  omëletë,

Jo vezë për t’u skuqur,

 

Por  me vezë plot  zogj të bukur !

 

Qershor 2016

 

 

JUA  ZUNË GOJËN ME BUKË  

 

 

Jua zunë gojën me bukë,

Gati

Një jetë, të tërë

Nuk përtypët dot

Qoftë edhe një fjalë  

Një fjalë sa një gjysmë kafshate

Fjala juaj

U myk,

Fjala juaj u tha

Si një copë bukë bajate  !

Fjala juaj e mykur, nuk shtrohej më

As në tavolina mortore as në tavolina dasme…!

 

Qershor 2016

Mbiemrin e kam Gustavson – Shënim udhëtimi nga Bajram Sefaj

Hiç  njohësit e ithtarët e denjë të artit të filmit, lidhem me kusht se, të gjithë të tjerët  nuk janë në gjendje t’ia thonë emrin e asnjërit regjisor të filmit të Suedisë përpos të Bergmanit. E kur ia shqiptojmë emër e mbiemër – Ingmar Bergman, atëherë menjëherë kërkojmë vend në grupin e filmofilevë.. E për të dëshmuar, prapë, njohuri të “mëdha” të filmit numërohen disa filma vërtet antologjikë të këtij regjisori të madh. Me kujtohet, diku shumë përpara, takimi i parë me artin filmik të Bergmanit “Burimi i virgjërisë “e, e të tjerët, për pak, ashti i numërimit të me ngelë në fyt, por, për fat, me kujtohen disa filma më të rinj të tij sikurse janë: “Pëshpërimat në jastëk”, “Sonata e vjeshtës” e të tjerë, përndryshe do të skuqesha para bashkëbiseduesit tim sued, të cilit, edhe ashtu me krejt pak mjete ia dëshmoj njohuritë  kulturore nga ky vend i standardit të lartë jetësor. Bisedën përkitazi me Ingmar-in dhe artin e tij, e degëzoj edhe me disa imtësia, sigurisht e krejtësisht të parëndësishme. Suedi vëren entuziazmin tim të prishur, e nëpër fytyrën, përndryshe të ftohët, i rrjedh një nënqeshje e rrallë.

Bashkëbiseduesi im (Johanson, Gustavson apo Enderson, tjetër emër nuk mund të ketë)!, ma pret troç: suedezët e duan dhe s’e duan aq shumë Ingmar Bergmanin. Dhe – fillon nga e para. Pse suedezët e duan këtë regjisor. Kur kanë arsye, vërtet kanë arsye, ta duan shumë..

Ashtu sikurse këtij shteti zërin, për të mirë, ia qiti në tërë botën çeliku i mirë, ashtu sikurse njeriu (edhe më i painformuari) di për automobilin e markës “Volvo”, po e zëmë, janë të paktë ata që vërtet nuk dinë edhe për Bergmanin dhe filmat e tij. Kudo në botë. Pse e duan, me plot arsye, po e përsëris edhe një herë, suedezët Bergmanin, e marr me mend, e, jam i gatshëm që tërë ditën të dëgjoj  dhe, përsëri, ma merr mendja se nuk është thënë krejt ajo që duhet thënë, për të dhe opusin e tij madhor kinermatografik…

Me kureshtje shumë më të ndezur, por, jam i  gatshëm të dëgjoj pse, vallë, s’e duan suedezët Bergmanin e tyre të madh? Gustavsoni këtë e thotë, gati – gati me temperament jo tipik për njeriun e këtij vendi. Nuk e duan, nuk e duan, thotë ai, masat e gjera (popullore) suedeze Bergmanin, ngase pothuajse në të gjithë filmat e vet, gati pa përjashtim, paraqet botën disi si të sëmur suedeze, me shumë trauma, me shumë devijime seksuale që prekin diku thellë në çrregullime e luhatje psikike. Në filmat e vet ai për së tepërmi merret me ato anë të errtë të qenies njerëzore. Ani pse për të, mund të thuhet lirisht se është një njohës i mirë dhe i thellë i neuropsikiatrik…

Përfundon, kështu, disi, monologu i Gustavsonit, pse suedezët nuk e duan edhe aq Bergmanin e kjo në shesh nxjerr edh enjë njohuri të re për këtë vend. Njohuri që, deri diku, edhe e lëkundin botëkuptimim tim mbi  këtë vend.

Po që se dikur, jo fort moti ndoshta, Suedia është marrë si sinonim i një vendi të shfrenuar në dashuri e në çrregullime të tjera seksuale e të tjera “tejkalime”, sot, ndërkaq, situata është krejt tjetër. Këtij vendi i duhet, mik, dashuria. Mendoj ajo midis femrës dhe mashkullit. Lidhje e fortë e me plot ndjenja. Si bazë e mirë për familje të shëndetshme e të pastër. Hajt provo e foli diçka në rrugë një suedezje të bukur e të bardhë, për ë cilat të painformuarit do të mendonin se është “një nga seria”! Edhe vetë do të turpëroheshe nga sjellja jote e pahijshme. Suedia sot është një shtet i një shërimi, të them  kështu, total nga ca sëmurje, edhe këto t’i quaj ashtu, që e kishin kapluar në vitet e gjashtëdhjeta, tashmë të harruara e që i dhanë një drejtim të tillë artit bergamian…

Pas plotë tetë vjetësh, Ingmar Bergmanit, këto ditë, përsëri iu lejua xhirimi i filmit në Suedi. Xhirimi i filmit me titull “Fani e Aleksandër” fillon në pranverë dhe njëherazi është projekti më i shtrenjtë, dhe më astronomik, (realizimi do të kushtojë 35 milionë kruna) që është lejuar ndonjëherë në këtë vend. Të them, në fund se, krahas Bergmanit në Suedi janë shumë të njohur dhe të popullarizuar regjisorët: Alf Cheberg, Wilgot Cheman dhe Jean Troell.       Bergmani, megjithatë, nuk është i vetmi regjisor suedez…

——————-

Gaillard, 24.9.2020

 

KOPSHTI – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

En robe de parade

Samain.

 

Si shkulm mëndafshi shprishur, plasur pas një muri

Ajo ecën gjatë kangjellash buzë rrugës në Kensington Gardens,

E po vdes pak nga pak

nga një lloj anemie emocionale.

 

Aty rrotull vërtiten

Bijtë e ndyrë, kokëshkretë, të pavdekshëm, të varfrish,

Tokën do kenë trashëgim.

 

Ajo është qëllimi i mbramë i riproshimit

Mërzia e saj është e shijshme tej mase.

Do të donte që dikush i fliste

E ka frikë mos unë

e bëj atë gabim.

URATË PËR TË DËBUARIT – Poezi nga NËNË TEREZA

O Zot i mëshirshëm,

ti më ke dhënë guxim që unë të përjetoj

se ke nevojë për mua,

më jep përsëri fuqi t’i dua të dëbuarit

aq sa ti më do mua

dhe ke nevojë për mua.

 

O Zot,

ti e di që të jesh i dëbuar

domethënë të jesh i varfër ndër më të varfërit.

Një burrë apo një grua e pasur

mund të jenë të përjashtuar,

si mund të jenë të dëbuar të varfërit

nga kjo tokë e vogël që ti na ke dhuruar.

Bëj që të gjithë të jemi të pasur

në Mbretërinë tënde e në këtë tokë,

duke ditur se ti ke nevojë për ne,

dhe ne kemi nevojë për ty,

njëri për tjetrin.

Dashuria jote, mëshira jote

dhe prania jote

janë thesaret më të mëdha

në jetën time,

Amen.

PËRSHËNDETJET – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

O brez sa mburravec

aq krejt i parehat!

Kam parë pikniqe peshkatarësh

I kam parë me familje të çrregullta

pashë qeshjet e tyre dhëmbëplota

dhe dëgjova shakara të ngathëta.

Dhe jam më i lumtur se ju

Dhe ishin më të lumtur se unë;

Dhe peshqit notojnë në liqen

e as rroba s’kanë me vete.

MISION I RËNDESËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Nëpër jetën  tonë  kaloi  e  tërë ajo luftë

jemi  të  mbijetuar  të  dashurisë  për  ty

lulet e jetës nuk janë  të  lehta  të kapen

toka dardane  as  s´blihet  e  as  s´ shitet

 

Tre  Drina  rrjedhin  tokës  së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin  me pasaporta mes vete

tre Drinat i thërrasin  ndërgjegjjes  sonë

 

Kosovë, fol si në kohët  e kryeherit tënd,

si në kohën e Selman trimit nga Rogana,

Atdheu s´jept  e as s´dhurohet për asgjë

Kosova njeh  vetëm  flamurin  kombëtar

 

Kosovë, je koha jonë e shenjtë, je  Troja

gjaklindësja e një jete  tepër heroike, je

gjevahir i kombit, je shtëpia jonë e lirisë

po ku i gjete ata zhgana t´vendosi për ty

 

Qemë shumë duar  e  tani  s´ di  sa  jemi

pyes, ku mbetën mësuesi  dhe  studenti

pse heshtin akademia dhe univerzitetet

ku treti hiri i zotave pellazgë e dardanë!?

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

FLUTURA E BARDHË – Poezi nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

– Sime nuse, Fetit

 

 

Përplit katërkrah n’push t’blerimit,

Më magjeps me ngjyrë të bardhrë,

Shpresë m’ikë n’bebëza t’ vegimit

Pres t’më ndalesh rrezesh n’ballë.

 

Vestalet të nisin t’bardhë patjetër,

Me dënesë t’shikoj-zjarr t’shenjtë!

Fytyrën tënde në gobëlen t’vjetër;

Ashtu t’amshuar, ashtu t’shtrenjtë!

 

Shpirtit s’ia shkele kur dëlirësinë,

Blirat në amësime u shndërruan.

Sytë e tu s’e honepsen errësinë

Tët bijë me dhembje e shikuan.

 

Ngelem ferishte qepallash vesuar,

– Fundi i qershorit kishte ardhë!..

Era lulesh duke na ndërmendësuar, e

Diellnaja ne një flutur të bardhë.

 

Kredhem në dhimbje të thershme,

Në gjoksin e virgjërisë s’kujtimit…

Mbyllen larg pritjes së hershme;

Fshihen në folezë t’ngushëllimit.

 

Lejleku kaptoi livadhet e bleruara,

Të syve lamtumirën na fale kujtim.

Dhe vitet me nxënës të praruara –

Fanar brodhe t’i ngopesh arsim.

 

U ndave nga ne t’patëm dëshirë,

Nipi t’thërret me doçka mitare…

Të takon njëherë – zemërmirë –

Sytë sylynjarë – rreze agimtare.

 

Flutura tentakulat mjaft i ka rritur,

Në kurorash lulesh kur gjerbojnë;

Më flladisin shpirtin tim të uritur-

Sytë në lulëkuqe një hije hetojnë.

 

Vazhdo flutur-krahëbardhë, me

Shpresa, “Njëherë do shkojmë,”

Mbase,”pse njëherë kemi ardhë,”

Zymbylat parajsit na shoqërojnë.

 

 

E shtunë, 19 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR, O VËLLA – 21 poezi nga NAZIM HIKMET – Shqipëroi MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

 

 

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR,

                       O VËLLA

 

 

  1.          ZEMRA IME

 

 

Në kraharor kam pesëmbëdhjetë

plagë

Pesëmbëdjetë kama u nguliten në

parzmën time

Zemra ime sërisht rektinë

Zemra ime sërisht rrah!…

Në gjoks kam pesëmbëdhjetë plagë.

Rreth pesëmbëdhjetë plagëve

u mbështjollën rreth pesëmbëdhjetë plagëve

Ujërat e zezë si nepërka të zeza

përtokëse.

Deti i Zi mua do më gllabërojē,

do më mbysë mua

Ujërat skëterrë të përgjakur!

U ngulitën në parzmën time

pesëmbëdhjetë kama

zëmra ime sërisht rektinë,

sërisht zëmra ime rrah!

Prej pesëmbëdhjetë plagëve të

mia u përndezën pesëmbëdhjetë

vravashka

u thyen në parzmën time kama

e pesëmbëdhjetë plagëve…

Zemra

rrah, si një bajrak i përgjakur, rrah,

DO TË RRAH!

(1925)

 

  1.        NDOSHTA UNË

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë më herët:

duke u shalakatur

në mugën herake të mëngjesit

do ta hudh hijen tënde n’asfalt.

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë vonë:

do mbetem gjallë

me gjurmën e një mjekre bardhoshe

nofulla ime e rruar…

 

Dhe unë

prej asaj dite

shumë vonë

nëse do mbetem gjallë

do më vëni në cepat e sheshit

për muri do mbështeteni

dhe pleqëve

prej kacafytjes së fundit

do mbesin gjallë

mbrëmjeve të bajramit

do të luaj në violinë…

Ndaj mbrëmjeve të mrekullueshme

rreth e rrotull kalldrëmave e ndriçuar

dhe hapat e njerëzve

riosha

këngë të reja këndojnë.

(1930)

 

 

  1. KATËR VETË DHE KATËR GASTARE

 

 

Një tryezë

e rrumbullakët

Katër gastare,

Katër vetë

dhe katër gota me verë

Vera

është e firmës

Madok.

 

Në gotë

ka verë

nuk ka verë

ka verë.

Katër vetë pinë verë.

Një gastare u boshadis.

Njeri tha:

“Nesër aktakuzën do e kemi shumë

të rëndë.”

Do kryhet puna me një fjalë:

do të varet

sigurisht…

Një tryezë

e rrumbullakët,

u zbrazën katër gastare

dhe katër vetë…

 

 

 

  1. L A J M I

 

 

Erdhi prej tyre haber,

prej tyre,

prej tyre,

këmishat i kishin të pista

vetullat të vrenjtura.

Vetëm pakëz

është rritur mjekra.

Nuk thanë:

” U dogjëm!”

E di, do të qëndronim.

Nuk tha:

“Qëndruam!”

Me sy të buzëqeshur

shikonim njeriun.

Në tamtha kishin plagë të reja,

vetullat s’i kishin të vrenjtura.

Vetëm pakëz

mjekrra u ishte rritur…

(1931)

 

 

  1.     21.1.1924

 

 

Lëre, mos e dhez llampën,

që të mos bjerë nga dritarja në borë

një kokë e verdhë njeriu.

Bora po resh, mbi errësira.

Bora po resh

dhe unë ndërmendem.

Bora…

Si qiriut që do t’i frysh

u shua drita e madhe…

Dhe qyteti

mbet si një i verbër

nën borën që po reshte.

Lere, mos e dhez llambën!

Po e ndjej se janë memecë

kujtimet që m’i ngule në zemër si kama.

Bora po resh

dhe unë kujtohem.

 

 

  1. KREVATI I FUSHËS

 

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe.

Ai për çdo mëngjes

nisej në rrugë.

Dhe çdo mbrëmje

këtu i hiqte këpucët e lagura.

Në krye të krevatit libra…

Ia shfletoja

një nga një

librat.

 

Në reshta

përsipër

gjurma e gishtërinjve.

Kjo brushë dhëmbësh, ky sapun

krejt i bardhë

që janë vendosur në dritare

janë gjërat e tija…

Kjo fanellë blu marinarësh

pa mëngë e hedhur

rri mbi krevat…

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe

Në mur është varur kapela e tij

solemne

mbi tokë

një faturë e klasit të tretë…

 

 

  1.   TRE QIPARISA

 

 

 

Para portës sime kishte tre qiparisa

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Rrënjët i kishin në tokë, kokën ndër yje.

Tre qeparisa.

Qiparisat luhateshin në erë

Tre qiparisa.

Një natë dyshmani e sulmoi shtëpinë

Tre qiparisa.

Dhe në shtrat qesh vrarë unë

Tre qiparisa.

Iu pren rrënjët qiparisave.

Tre qiparisave.

Tashmë rrënjët nuk ishin në tokë,

as kokat ndër yje.

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Në një vatër prej nermeri janë shtrirë

Tre qiparisa.

Një sopatë të përgjakur e ndriçojnë…

 

 

  1. Z Ë R I

 

 

Duke i mbajtur nofullat në pëllëmbë

mos rri mbështetur për muri,

mos!

Mos i mbaj nofullat në pëllëmbë.

Ngritu!

Eja te dritarja!

Shiko!

Nata është e bukur si një det jugor.

Dallgët përplasen për dritare

Eja!

Dëgjo ajrin:

ajri është rrugë e zërave,

ajri është përplot me zëre:

me zëret e tokës, të ujit, të yjeve

zëret tona…

Eja pranë dritares!

Dëgjo pakëz ajrin:

Zëri ynë ishte pranë teje,

zëri ynë është me ty…

 

 

 

  1. E DUA VENDIN TIM

 

Unë e dua vendin tim:

Në pishat e tij, u luhata, qëndrova në

zandane.

e

 

Asgjë nuk mund t’ma heqë pikëllimin

si këngët dhe duhani i vendit tim.

 

Vendi im:

Bedredin, Sinan, Junus Emra dhe Sakaria,

kubet e plumbit dhe oxhaqet e

fabrikave

janë vepra që i fsheh nga vetvetja

të popullit tim që qesh nën mustakë

të lëvarura.

 

Vendi im:

sa je i gjerë,

nuk mbaron me të shëtitur, thuase

nuk ka fund.

Edrene, Izmir, Ullukëshlla, Marash,

Tromboz, Erzumi.

Kullosat e Erzumit i njoh vetëm nga

këngët dhe turpërohem

pse nuk kalova asnjëherë nëpër Toros

kah jugu

t’i shoh ata që mbjellin pamuk.

Vendi im: deve, trena, vetura ford

dhe gomerë teknefezë

plepi

shelgu

dhe toka e kuqe.

Vendi im:

pyjet bredhash me ujëra të ëmbëla,

liqenët ndër bjeshkë

troftat prej gjysmë kilogrami

me ngjyrë të argjentë purpuri

notojnë liqenet Abant de Bol.

Vendi im:

Dhitë në fushën e Ankarasë

shkëlqim gëzofi të gjatë me

ngjyrë trëndafili.

Lajthi e rëndë e Giresunit.

Mollë amsjane me faqe të

kundërmojnë bukur,

ulliri

fiku

pjepërat

me ngjyra të ndryshme

kalaveshat e rrushit

e pastaj parmenda

e pastaj gjedhet e zeza

e pastaj: përpara, i bukuri, me të

gjitha të mirat

të gatshëm t’i fusë në zemër

me gëzimin si një fëmijë i habitur

gjysmë i uritur

gjysmë i lirë

njerëzit e mi të zellshëm, të

ndershëm, trima….

(1939)

 

 

  1. KËNGË TË SHKRUARA PËR

PIRAJEN MIDIS ORËS 21 DHE 22

 

 

Sa bukur është të të kujtoj ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe fitoren,

në burg

kur i pata mbushur të dyzetat….

Sa bukur është të të kujtoj ty:

dora jote e harruar mbi një pëlhurë

të kaltërt

dhe në flokët e tua

dhe tokë e butë e dashur e Stambollit,

shpirti im…

Lumturi është të të dashuroj ty

thua në mua heton një njeri tjetër.

Era e gjethit të idërshahut që të ka

mbetur në gishtra

me një rehati diellore

me grishjen e mishit tënd

latuar me vija të kuqe

në ngrohtësi

errësirë e dendur…

 

Sa bukur është të të kujtoj ty,

të shkruhet për ty

në burg i shtrirë në shpinë të mendosh

për ty: ditën e caktuar, në vendin e

caktuar

fjalën që e tha dikush

jo fjalët, jo veten

por botën në tregime….

Sa bukur është të të kujtoj ty

duhet patjetër diçka të gdhendi

për ty në dru:

një kuti

në unazë

dhe të të endi tri metra mëndafsh

të hollë…

Dhe fill

duke kërcyer nga vendi

të ngjitem për parmakë të hekurt

të dritares

kaltërsisë qumështore të lirisë

që ta lexoj me zë atë

që shkrova për ty…

Sa bukur është të kujtosh për ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe

ngadhnjimin

në burg

kur i mbusha të dyzetat!

 

 

  1. 20 SHTATOR 1945

 

Në këtë kohë të vonë

në mbrëmje vjeshtore

jam mbushur me fjalët e tua:

si koha, si materje  e amshuar

si syri i plotë

si dorë e rëndë

dhe fjalët

e ndritshme si yjet.

 

Fjalët tua erdhën tek unë

ato ishin nga zemra, nga koka,nga mishi.

Fjalët të sollën ty

ato janë: nënë

ato janë: grua

dhe mike…

ishin të pikëlluara, të hidhura, me

shpresë, trime, të gëzuara

fjalët e tua ishin njerëz…

 

 

  1. 21 SHTATOR 1945

 

 

Biri ynë është i sëmurë,

babain e ka në burg

në duart e tua të lodhura koka e rëndë

hallet tona janë si hallet e dynjasë.

Njerëzit t’u sjellin njerëzve ditë

më të bukura

biri ynë do shërohet

babai do dalë nga burgu,

do buzëqeshin ninëzat e tua të arta

hallet e dynjasë janë si hallet tona…

 

 

  1.  22 SHTATOR 1945

 

Lexoj një libër:

në të je ti,

dëgjoj një këngë,

në të je ti,

u ula të haj drekë,

ti më rri kundruall

punoj: karshi më je ti

Ti më je gjithkund e gatshme,

nuk mund të bisedojë me ty

nuk mund të ta dëgjoj zërin:

plot tetë vjet ti je grua vejushë…

 

 

  1. 25 SHTATOR 1945

 

Ora 21.

Në shesh bienin këmbanat,

do mbyllen kapixhikët e qelive të

burgut.

Kësaj here jam në burg: tetë vjet

Të jetohet:

kjo është shpresa

e dashura ime,

të jetohet:

kjo është punë serioze si të të

dashuroj ty…

 

  1. 26 SHTATOR 1945

 

Na zunë robër

na burgosën:

midis meje dhe mureve

ti je jashta mureve…

Puna jonë është e vogël.

Në thelb më së keqi është:

kur duke ditur ose duke mos ditur

njeriu burgun e ka në vete…

Shumë insan janë sjell në këtë dert,

njerëz të ndershëm, të zellshëm, të mirë

dhe të denjë për dashuri aq sa të dua

Ty…

 

 

  1. 3O SHTATOR 1945

 

Është bukur të mendosh për ty

me shpresa

si ta dëgjosh zërin më të bukur

në botë…

Mirëpo, për mua nuk është boll

sh p r e s a,

unë tashmë nuk dua të dëgjoj

por dua të këndoj këngë….

 

……………………………………….

……………………………………….

 

 

 

  1.  14 DHJETOR 1945

 

Neveri e mallkim,fort po acaron dimri…

Kushedi si je ti dhe Stambolli im i

ndershëm?

A ke thëngjill.

A sigurove dru?

Ngjiti skajet e dritareve me letër.

Në mbrëmje shko më herët në gjumë.

Në shtëpi me siguri s’ke tjetër ç’të

shesësh!

Të mardhësh gjysmë e uritur

dhe gjysmë e ngrirë:

në botë,në atdhe, në qytetin tonë

për këtë jemi ndër të parët….

 

 

  1.  MIRËSERDHE

 

 

Mirëserdhe, grua ime, mirëserdhe!

Me siguri je e kapitur,

si të t’i laj këmbët,

s’kan ujë prej  trëndafili, as legen

prej argjendi.

Me siguri je e etur,

s’kam sherbet të ftohtë,

me siguri je e uritur

s’mund të të shtroj sofrën,

me çarçaf të bardhë prej lini

dhoma ime është e varfër

si vendi i robëruar.

Mirëserdhe grua ime, mirëserdhe!

Shkel në dhomën time,

betoni dyzetvjecar u bë livadh.

Buzëqeshe

lulëzuan trëndafilat në hekura

të dritares sime

Qave

pëllëmbët e mira u mbushën

me margaritarë,

dhoma ime u bë e begatshme

si shpirti im,

u bë e ndritshme si liria.

Mirëserdhe, grua mirëserdhe!

 

 

  1. MEHMETI

 

 

KUNDRUALL mëmëdheut

të lajmërohem prej Varnës

a më dëgjon

or Mehmet, Mehmet?

Deti i Zi rrjedh

mallëngjime të marra, ngashërime të marra,

a më dëgjon o BIRI IM,

Mehmet… Mehmet!

 

 

  1. ENIGMAT E PARISIT

 

 

CILI QYTET i ngjan verës?

Parisi

Nëse e pi gotën e parë

të ngjeth pakëz,

gota e dytë të godet në kokë,

kur e pi gotën e tretë –

nuk mund të çohesh nga tryeza.

Kamarier, më sill edhe një gotë.

E pastaj kudo që të jesh e kudo

që të shkodh

Parisi jeton në sytë e tu.

Cili qytet edhe kur bien shirat

është më i bukur?

Parisi…

o bir i Hikmetit, në cilin qytet

do të doje të vdesësh?

Në Stamboll,

në Moskë

dhe në Paris.

Kur bëhet Parisi i shëmtuar?

Kur bastisen shtypshkronjat

kur digjen l i b r a t!?!

 

Çka s’i ka hije Parisit?

Dritaret e ndritshme të autobusëve të

zez.

Në cilin shehër e hëngre bukën

me lezet?

Në Paris.

Po pitet e yndyrshme

do mendosh se janë nga furrat

e Shahzadd Bashit.

 

Ç’dashurove më së shumti në Paris?

Parisin.

Në Paris, or vendas kujt i çove lule?

Në muret e komunarëve,

një vashe të bukur si dega.

 

Prej të njohurve, cilin e pa në Paris?

Namuk Kemalin, Zija Pashën,Mustafa

Spahinë

edhe rininë e nënës sime

si piktore

flet frëngjisht

bukuroshja botërore

dhe rininë e Mimit,

Anipra, kujt i ngjan Parisi?

Parisienëve,

O bir i Ademit, a i beson Parisit?

I besoj Parisit.

15 maj 1958

 

 

  1. RITUALI I VARRIMIT

 

 

Nga oborri im do niset kufoma.

Si do ta zbrisni nga kati i tretë?

Arkmorti s’mund të hyjë në lift,

shkallët janë të ngushta.

 

Në oborr ndoshta do ketë diell dhe

do fluturojnë pëllumbat

ndoshta do reshë borë, me brohorira

fëmijësh

ndoshta rrugët e asfaltuara do jenë

të lagura

dhe n’oborr, si ngahera, qëndrojnë

kutitë me hedhurina.

Në fytyrën e zbuluar,sipas adeteve

tona, nëse më çoni me kamionetë

nga ndonjë pëllumb mund të pikojë

diçka që sjell fat.

Edhe fëmijët do jenë pranë meje

merhumët u janë interesantë

fëmijëve.

Do më shikojë dritarja e dhomës së bukës,

ballkoni i mbuluar me petka që

avullojnë,

do të përshëndesë.

Nuk e dini se sa të lumtur jetojnë

në këtë oborr

Njerëz ju dëshiroj jetë të gjatë!

 

Prill,1963.

Rruga  e jetës – Poezi nga Neki Lulaj

Rruga arterje e re vitale do gumëzhijnë pa pushuar

T`ia rikthejë gjallërinë Plavës – Belles -Pleqes së braktisur

Pllasin hijena ulurijnë për tokën e huaj

Si I krijoi Zoti ndër shekuj këta korba të uritur?

 

 

Me shekuj ne Kishën  e Deçanit u këndua kënga e lisit të gjelbër.

Lutjët e Zotit janë ligjëruar në gjuhën  shqipe dardane

Moti patën vërshuar do kërcuj  horangutana te egër

Zaptuan kisha toka e na robëruan shtetin tanë

 

 

Me fanitet zëri  shqip në tempullin e shenjtë

Ne kishën tonë kishim e kemi në sy kaqë blerim

Grumbulli i besimtarëve në tirqe e gajtana në brez

Me buzagaz ecnin pas uratave  në qetësi.

 

 

Edhe varrezat kurrë nuk e ndalën gjëmimin

Afër kryqit të lashtë atje në mali përbri

Te Kulla e Qelisë atje fle thesari me  amëshimin

Të gërmojmë themelet e atësisë në përjetësi

 

 

Vjen një engjëll me mendjen e preht e sy skifter

Qe ta lidh Deçan e Plavë me duar shtrënguar me qytet

Ulurijnë laraskat e korbat gënjeshtare

Nuk lejojnë asfalt pranë kishës tonë që dymijëvjet

 

 

Sa do thellë që do na djegë „mirësia“

Si një vegim në breza do të shkëndijojë

Te hapet qielli të shembet meteori me shkëndija

Rruga e Re  Deçan -Plavë do shndëritë në  çdo horizont.

URATË PËR NJË FËMIJË TË SËMURË – Poezi nga NËNË TEREZA

O nënë tejet e dashur, Mari,

të lutem për këtë fëmijë të sëmurë.

 

Ti je nëna jonë

dhe ne jemi bijtë e tu.

Ti i njeh të gjitha nevojat tona.

 

Ky fëmijë është aq i sëmurë

-të lutem, merre në prehrin tënd

dhe të jesh ti nënë për të.

 

Në emër të Jezuit

jepi shëndet të mirë

dhe bekoje tani e për amëshim.

Amen

Më 22 shtator 1998 u nda nga jeta Lazër Radi, jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes

Lazër Radi (Prizren, 29 janar 1916 – Tiranë, 22 shtator 1998) ishte jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes.

Biografia

U lind në Prizren më 1916 më 29 janar i fundit i pesë fëmijëve të Prend Çup Radit dhe Gonxhes së Kolë Vilës nga Shkodra. Radët ishin një fis i vendosur në Bishtazhin pasi kishin rënë nga Mirdita në ato vise.[1] Shkollën fillore e ndoqi dhe e kreu në qytetin e lindjes në vitet 1922 – 1929.

Për shkak të mosparaqitjes së të vëllezërve në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, familja merr katandinë dhe u vendosën së pari në Tiranë e më pas në Durrës. Lazri riosh nis punë tek restoranti i vëllait të madh, Prenkës. Më 1931 u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi. Më 1930 – 1931 nisi të nxënit në shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës. Më 1931 iu akordua nga ministri i Arsimit Hilë Mosi bursë për në gjimnazin e Shkodrës deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona”, në shoqërinë e nxënësve kosovarë Emin Duraku, Hajdar Dushi dhe Haki Taha e grupit përparimtar me Qemal Stafën, Xhemal Broja e Arshi Pipa, bën pjesë në celulat e para komuniste të Grupit Komunist të Shkodrës. Verën e vitit 1936 shkoi në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra dhe u njoh me poetin Migjeni.

Më 1937 iu akordua një bursë shtetërore dhe më 1938 nisi vitin e parë akademik për Jurisprudencë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, i ndihur nga Musine Kokalari për të gjetur banesën e parë. Më 1942 u diplomua me 110/110 në Filozofinë e së drejtës dhe u ftua si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. Por u kthye më 1942 në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës.

Gjate periudhes 1941-1943 punon si sekretar prane Mekembesit Jakomoni deri ne kapitullimin e Italise. I martuar me nje italiane ka nje djale, por ndahet prej saj kur ajo riatdhesohet e djali i mbetet Lazrit. Martohet me janar 1943 me Vitore Vushmaqin. Më 1944 mori liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët që kishin shtënë në dorë kryeqytetin shqiptar. Lista që përshkruante veçoritë e të arrestuarve politikë nga Komanda e lagjes Laprakë për komandën e qarkut u përpilua nga Arben Puto. U gjykua në prill të 1945 në Gjyqi Special, ku u dënua me 30 vjet burgim për përfshirjen e tij në politikë me anë të publicistikës. Më 1944 – 1954 vijoi odisenë e pafund burgjeve, ku ndau qelinë edhe me Petro Markon, Jusuf Vrionin dhe Andrea Varfin; më 1952 u arrestua edhe e shoqja pas ngjarjeve të bombës tek ambasada sovjetike, u dënua me dhjetë vite burg dhe punë të detyruar. I ulet denimi ne pese vjet. Gjate kohes se burgut te Tiranes krijohet aty sektori i perklthimeve ku Lazri caktohet si pergjegje, i atij grupi i perbere nga inetelektuale te larte, si Mihal Sherko, Mitat Aranti, Jusuf Vrioni, Dhimiter Pasko, Nedim Kokona,ej. Më 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në Shtyllaz e Radostine pastaj ne kampin e intelektualëve në Kuç të Kurveleshit deri më 1958. 1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë n kampin e Kuçit. Në vitet 1958-1962 u internua në kampet e Gradishtës dhe Çermës. Më 1959 u lindi fëmija i dytë dhe më 1963 i treti. Në vitet 1962-1990 u internua në kampin e Savrës. Punoi si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes e dizenjator me piktorin e kampeve Lek Pervizin. Punoi dhe si punëtor krahu në bujqesi deri me 1976 kur doli në pension pleqërie. Me 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi, ne rrezik te burgosej perseri.

Më 1990 mbas viteve ndër burgje dhe kampe internimi e pune, u kthye në Tiranë dhe nis veprimtarinë për demokratizimin në opinionin kryeqytetas. Më 1991 pas gjysmë shekulli vizitoi Romën, ku u njoh dhe ndihmoi gazetarët Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku. Më 1992 u zgjodh kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar, prej ku jep dorëheqjen vitin pasues. Së bashku me një grupim patriotësh formoi Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve, me të cilën organizoi takime të shumta ndër qytetet e Shqipërisë nga 1992 deri më 1998.

Më 1998 pas mërgimit të fëmijëve, vdekjes së gruas më 1997 dhe rëndimit të shëndetit të tij, ndërroi jetë në Tiranë mëngjesin e 22 shtatorit. Më 23 shtator, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizoi një varrim madhështor. Me ngjarjet e 1997-tes, librat qe kishte botuar gjate kesaj kohe, ai ia dergon mikut te tij Lek Pervizi ne Bruksel,me porosi qe t’i rueje, sepse ne Shqiperi po rivendosej perseri komunizmi.

Vepra

Publicistikë

Në vitet 1935-1938, filloi botimet e para në shtypin e kohës “Shtypi”, “Kombi”, “Drita”, “Diana”, kryesisht me emër, me inicialet L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi.

Ishte ndër të parët (në mos i pari, njoftuar nga motra e Milloshit) që nxorri shkrime kushtuar vdekjes së Migjenit, tek “Drita” në shtator 1938 dërgon “Migjeni si poet e si njeri”. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të kurorës, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave. Pas kapitulimit të Italisë, në vitet 1943-1944, bashkëpunon me gazetën “Bashkimi i Kombit”, që drejtoi Akile Tasi.

Më 1991, pas viteve të shumta në burgime e internime, bëri përpjekjet e para për të botuar shkrimet e para në shtypin opozitar. Më 1992 nisi të botonte intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti).

Organe shtypi

Së bashku me grupin e përbërë nga Stafa, Broja, Pipa përgatiti për botim gazetën “Shkëndija”.

Së bashku me të birin, Jozefin, botoi revistën “Arbëria” herët në vitet ’90. Në vitet 1994 – 1998 botoi gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve” në 52 numra.

Libra

U kaplua nga entuziazmi i fashizmit, tashmë vendlindja e tij ishte bashkuar më trungun amtar, dhe shkruan broshurën “Fashizmi dhe fryma shqiptare” me parathënie të neo-shqiptaristit Vangjel Koça; për të keqen e tij më vonë.

Më 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi Mirash Ivanajn, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. Më 1993 botoi së bashku me të birin “Muret e Muzgut”. Më 1994 botoi librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” mbi Ivanajn dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, më 1995 botoi librat me përkthime “Epopeja e njeriut” të vëllezërve Ivanaj. Më 1996 botoi librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë “Njeriu i rrugës së gjatë”.

Më 1997-1998 botoi të parin studim mbi Gjyqin Special me titull “I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”. Ditën kur dha shpirt doli nga shtypi libri “Një verë me Migjenin” që kishte aq për zemër, ku përshkruan 110 ditët e kaluara me poetin në Pukë dhe rolin e tij në botimin e vëllimit “Vargjet e lira”.

Përkthime

Më 1988 përktheu poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë dhe u botua vetëm më 1994. Më 1995 botoi përkthimin e veprës “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” të prijësit fisnor dhe ushtarakut malazez, Mark Milani. Në vitet 1997-1998 vijoi të botonte përkthimet “Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit. Edhe pse në kushte tejet të vështira, ai arriti të përkthejë disa vepra të Frojdit, Jungut dhe një “Enciklopedi të historisë së botës”. Përveç tyre, disa vepra të rëndësishme të përkthyera nga Lazër Radi kanë mbetur akoma në dorëshkrim. Wikipedia


Send this to a friend