Miliarderi Elon Musk është ndër personat që po shoqërojnë presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij zyrtare në Kinë këtë javë.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Musk ishte në bordin e avionit presidencial Air Force One, i cili u nis drejt Pekinit të martën.
Në delegacionin amerikan bëjnë pjesë edhe disa nga drejtuesit më të rëndësishëm të kompanive teknologjike dhe financiare në botë. Mes tyre është edhe Tim Cook, i cili pritet të largohet zyrtarisht nga posti i CEO-s së Apple në muajin shtator.
Gjithashtu në delegacion ndodhet edhe Jensen Huang, drejtuesi i kompanisë Nvidia, një nga furnizuesit më të mëdhenj globalë të çipave për inteligjencën artificiale.
Në listën e biznesmenëve që shoqërojnë Trump janë edhe:
Robert “Kelly” Ortberg, CEO i Boeing
Larry Fink, drejtues i BlackRock
Stephen Schëarzman, themelues dhe CEO i Blackstone
Brian Sikes, CEO i Cargill
Jane Fraser, CEO e Citi
Jim Anderson, CEO i Coherent
H Lawrence Culp, CEO i GE Aerospace
David Solomon, CEO i Goldman Sachs
Jacob Thaysen, CEO i Illumina
Michael Miebach, CEO i Mastercard
Dina Poëell McCormick, presidente e Meta
Sanjay Mehrotra, CEO i Micron
Cristiano Amon, CEO i Qualcomm
Ryan McInerney, CEO i Visa
Panorama