Ish-avokatja e Presidentit Trump, Alina Habba, i ka treguar atij të premten në Zyrën Ovale se ish-drejtuesi i Qendrës Kennedy, Ric Grenell, nuk ka depozituar një donacion prej disa milionë dollarësh, të cilin bashkëshorti i saj miliarder ia kishte dhuruar qendrës një vit më parë./

Duke iu referuar Axios, Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtojë pretendimet e Alina Habba-s se një donacion prej afro 6 milionë dollarësh për Kennedy Center nuk është regjistruar.
Alina Habba pretendon se Rik Grenell, ish-drejtues i Kennedy Center, kishte ndërmjetësuar një marrëveshje në pranverën e vitit 2025, në të cilën një donacion për qendrën lidhej me një pagesë prej 17.6 milionë dollarësh për një marrëveshje biznesi.
Turhan Mildon, bashkëshorti i Habba-s, besonte se kontributi ishte kredituar. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga Axios, nuk u gjetën të dhëna që konfirmonin se qendra i kishte marrë paratë. Ric Grenell i mohon akuzat, duke thënë se ato janë absurde dhe duke kërkuar prova. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar dokumentacion për të verifikuar pretendimet. Një zyrtar theksoi se mund të bëhet fjalë edhe për një keqkuptim. Artikulli përmend gjithashtu prishjen e marrëdhënieve mes personave të përfshirë dhe përplasjet politike brenda rrethit të Trumpit.