VOAL

VOAL

Editoriali – DETYRIMET TONA NDAJ SHQIPTARËVE TË VRARË E TË ARRESTUAR NË KUMANOVË

May 13, 2015

Komentet

Mungesa e aftësisë për të gjykuar- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

Njeriu pa asnjë vlerë kombëtare, njeriu që i nënshtrohet të huajit dashakeq, njeriu që nuk e përfillin fare në shoqërinë e vet. Kush është ai? Askush.

Pavarësisht nga shanset e dobëta që ekzistojnë, unë besoj se një shkëmb i patundur i një vendosmërie kokëfortë atdhetare dhe intelektuale për të përcaktuar se çfarë është e vërteta reale e jetës sonë dhe shoqërisë tonë, është një detyrim themelor për të gjithë ne.

***

Nëse jemi të denjë për trashëgiminë tonë ilire do duhet, natyrisht, të jemi të gatshëm që të hedhim poshtë çdo diskriminim dhe shfrytëzim tiranik të kolonizatorëve dhe derrave shqipfolës.

Asnjë shqiptar nuk dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të reja skllav-padron apo t`ia nënshtrojë vullnetin e vet sunduesve barbarë despotikë sllavo-ortodoks me ndonjë mënyrë të re.

Asnjë qeveri mafioze nuk deklaron haptas se nënshtron dhe shkel në mënyrë flagrante vullnetin e popullit; përkundrazi, priret të përdorë një frazeologji të re që duket krejt e kundërt me atë të vjetrën. Pra, fjalë e shprehje që duken të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë të zbrazëta e pa vlerë.

***

Popujt autokton të kërcënuar

Në botë ka rreth 300 milionë njerëz që i përkasin një populli autokton. Shqiptarët e Gadishullit Ilirik, banorë autoktonë në trojet e tyre, rrënjës të atij vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij pellazg/ilir që në kohë më të lashta kur historia nuk ka ekzistuar.

Në trojet shqiptare zhvillohet një politikë asimilimi i llojit më të keq, disa në grek, disa në turk e arab, disa në sllavo-ortodoks. Qëllimi i armiqve është që nëpërmjet Kalit të Trojës të shfarosin gjuhën e shqiptarëve, kulturën dhe mënyrën e jetës. Ata nuk do të përbëjnë më një grup të veçantë të njerëzve nëse forcat patriotike nuk zgjohen që ta ndalojnë nënshtrimin.

Shqiptar! Mos i beso errësirës kur drita bie poshtë në prehrin e muzgut të zymtë.

Misionarët grek erdhën për terr. Misionarët mysliman turko/arab erdhën nëpër errësirë. Prandaj shumica e dhomave të kishave ortodokse dhe xhamive janë terratisur. Priftërinjtë dhe hoxhallarët ua kanë terratisur sytë dhe mendjet “besimtarëve” shqipfolës, ua kanë vjedhur qiellin.

***

Varfëria e madhe shpirtërore në Shqipëri

Në trojet shqiptare ka një numër të madh njerëzish të cilët janë materialisht të varfër, dhe ka një varfëri enorme shpirtërore.

Sistemi i shoqërisë shqiptare brenda dhe jashtë murit të arbrit duhet të jetë i rreptë por i drejtë. Por, për të qenë i drejtë, është e rëndësishme që ai gjithashtu të jetë i saktë.

Hijet e materialit pornografik, keqpërdorimi i fesë,  radikalizmi islamik e errësojnë dhe degradojnë shumë shoqërinë shqiptare, dhe e dëmtojnë individin që është kapur nga ajo.

Big Brother (dhe të ngjashme) është një program pleh i TV së Shqipërisë. Program i pamoralshëm, degradues, patologjik, anormal, në kundërshtim me natyrën, histerik, i ekzagjeruar, i çoroditur, i shtrembëruar, i përdredhur. Program pervers për shikuesit pervers. Realitet i imazhit të pasqyrës, në kontrast me përfaqësitë e shkëlqimit të rremë – është i mbushur me mungesë shprese, poshtërim dhe zbrazëti. Si pasojë ka sasi të pafund pabesie mes çifteve, divorcet, fëmijë me prindër të ndarë, dhuna seksuale, profit joligjor, shfrytëzime, trafikime, emocione të thyera.

“Kallashi”, rospi e famshme, që në kafene të Kosovës së varfër, nga myshterinjtë përves (shumica e tyre burra pleq por merakli) fiton mijëra euro për disa orë lëkundje bythësh shumë të trasha ama edhe shumë të palara. Paramendoni çfarë gëzimi do të kishin gratë, rejat, mbesat, nipat, stërnipat e këtyre meraklinjve pleq sikur ato lek që krye-shtëpiaku ia dhuron Kallashit për bythët mashalla, të përdoreshin për nevojat më elementare jetësore të cilat i mungojnë familjes, bukë e krip e ujë.

Më kollaj e kanë meraklinjtë shqipfolës të FYROM-it. Në vend të ndonjë “Kallashi” vendore, në kafetë e shumta të asaj treve, “punojnë” rospi të importuara nga Rumunia, Moldavia. Dhe, e njëjta mesele, sidomos pas faljes së xhumasë lokalet mbushen me pleq meraklinj ama të devotshëm e jo mahi.

***

Fundamentalizmi islamik dëshiron të qëndroje fortë në pagabueshmërinë e fesë në të cilën pretendon se beson. Islami politik që ne e shohim sot dhe që në Evropë pretendon të drejtën e vet me megafon, ka fituar fuqinë e saj vetëm me ndihmën e politikanëve, akademikëve dhe redaktorëve (mediumeve) budallenj. I njëjti Islam do të veprojë si një katalizator dhe për të krijuar një luftë të ardhshme qytetërimesh në Evropë, përfshirë Shqipërinë brenda dhe jashtë murrit të arbrit.

***

Të gjithë ata “vëllezër” të fesë myslimane, ortodokse etj që në forma të ndryshme, veçanërisht me keqpërdorimin e fesë, përpiqen ta shkombëtarizojnë dhe tjetërsojnë kombin shqiptar duke e asimiluar në grek, turk, serb, arab janë armiqtë tanë dhe ndaj tyre duhet të tregojmë mospërfillje, përbuzje, përçmim, pse jo edhe dajak nëse nuk marrin vesh me të mirë.

Është e rëndësishme që edhe besimtarët të jenë racionalë, miqësorë dhe gjithëpërfshirës. Asnjë prej nesh nuk mund të ndalojë njerëzit të praktikojnë fenë e tyre në shtëpinë e tyre; pse jo edhe në objektet fetare. Por vetëm brenda kornizave tona ligjore, duke mbrojtur domosdoshmërish vlerat themelore Kombëtare Shqiptare: gjuhën, kulturën, mënyrën e jetesës. Të mos imitojmë tjerët aty ku nuk duhet. Zgjohuni. Kërkoni Zotin e juaj.

***

Emocionet, mashtrimet, tradhtitë

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.

Me tradhti nënkuptojmë mashtrimet, sidomos veprimet që janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore ose pavarësisë.

Ekziston dallimi mes tradhtisë së lartë, tradhtisë së vendit dhe tradhtisë së luftës. Tradhti të lartë janë krimet kundër Kushtetutës dhe kreut të shtetit. Tradhti ndaj vendit janë krimet kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit. Tradhti lufte është kur armikut i ofrohet ndihmë në luftë.

Mashtrimi është një krim ekonomik, që kryhet me vetëdije për të marrë për vetveten, përvetësuar, përfituar me të padrejtë të mira materiale. Ai dallon nga krimet tjera tipike pronësore, siç është grabitja dhe vjedhja, sepse viktima vet në mënyrë të pavetëdijshme luan një rol aktiv për të siguruar pasurimin joligjor të autorit të krimit.

Tradita shqiptare nuk lejon terren gënjeshtre. Kultura e mirëfilltë nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vet-ekzistencën e saj.

***

Ne duhet t`i mësojnë njerëzit, sidomos rininë, për t’i rezistuar sfidat, se vetëm peshqit e cofët e ndjekin rrjedhën e lumit që derdhet në greminë.

Kur ishim të vegjël, unë, vëllai dhe motra ime morëm mesazhin nga prindërit tonë: “Mos u bëni si ne. Ju duhet të jeni diçka më shumë se ne”. Ky është një mesazh shumë i fuqishëm për të marrë kur mami dhe babi janë heronjtë e jetës së dikujt.

Ky komb për të cilin ne jemi aq krenarë, do të pushojë së ekzistuari brenda një kohe shumë të shkurtër nëse e gjithë kjo ecje buzë greminës vazhdon.

Kultura e mirëfilltë siguron elasticitetin, forcën mendore të shqiptarit. Ndikon fuqishëm në solidarësinë vëllazërore, shprehjen e përkrahjes për qëllimet madhore kombëtare.

***

Alarmante. Rinia e trojeve shqiptare ikën me të madhe sepse Shqipëria ka papunësi rekord. Kemi nevojë urgjente për një politikë efikase industriale, bujqësore, turistike etj. më aktive për të gjithë, që të ketë një punë për të shkuar. Për ta ndërtuar Shqipërinë në ar dhe granit.

“Jeta është një garë noti. Ti nuk mund të kalosh detin vetëm duke qëndruar dhe ia ngul sytë ujit”- më thoshte gjyshi im.

Shqipëria ime. Një qiell plot me yje, lumenj magjik, deti blu aq sa ju mund të shihni, një tokë pjellore ku lulet rriten, ju dëshironi edhe më shumë? Së bashku ne do të jetojmë, çdo motër dhe çdo vëlla, fëmijët e vegjël të ylberit dhe një tokë e shenjtë.

ERNEST KOLIQI DHE KOSOVA Në përvjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli

Ernest Koliqi (20 Maj,1903-15 Janar,1975)

Me 20 maj, 2025 kujtojmë Prof. Ernest Koliqin në përvjetorin e lindjes. Shkrimtar, studiues, publicist dhe figurën poliedrike Ernest Koliqin, njërin nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha shekullit të kaluar. Ernest Koliqi dha një kontribut të shquar për letërsinë, arsimin e kulturën shqipe në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare kur shërbente si ministër arsimi, por edhe gjatë gjithë jetës së tij edhe në mërgim.

Sa për të kujtuar, me këtë rast, vetëm një aspekt të veprimtarisë së tij shumë dimensionale, gjatë vitit shkollor, 1941-42 në postin e ministrit të arsimit, ai dërgon në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë e asaj kohe qindra mësues e mësuese me qëllim përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Gjatë asaj kohe janë hapur, për herë të parë, një numër i madh shkollash fillore në shumë vende të botës shqiptare në Ballkan: në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare si në Mal të Zi e Maqedoni.

Ernest Koliqi me fjalën “shqiptar” nënkuptonte, “Njeriun bashkombtar të Shqipnisë së vjetër dhe të Kosovës. E për të qenë krejtësisht të qartë, edhe atë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Thërrasim, “Arbëresh”, vëllaznit fisnorë të Italisë, të Greqisë e të Zarës; përdorim skajin Arbnuer – nga Arbri – tue përfshi në të, mbarë gjinden e gjakut tonë, dmth, Arbreshë e Shqiptarë bashkë”, sipas tij, kudo që ata jetojnë.

Gjithashtu gjatë atyre viteve, shumë bursa iu shpërndanë studentëve shqiptarë duke mundësuar dërgimin e tyre në shkolla të Italisë e Austrisë. Sipas të dhënave historike, shkolla e parë u hap me 12 dhjetor, 1941. Siç dihet këto shkolla të hapura nga Ernest Koliqi me bashkpuntorët e tij, kanë vazhduar punën deri në vitin 1944, kur për fat të keq, qielli kombëtar u mbulua nga retë e zeza kur e mbuloi terri gjysëm shekullor i komunizmit anti-kombëtar ndërkombëtar.

Ato shkolla, siç dihet sot, janë bërë baza të rëndësishme të zhvillimit të arsimit, gjuhës dhe të kulturës shqiptare në trojet shqiptare nën-ish Jugosllavi. Ky është mendimi i shumë historianëve sot por edhe i bashk-kohasve të Ernest Koliqit, disa prej të cilëve kanë qenë bashkpuntorë të ngushtë të Koliqit në këtë mision të shënjtë mbarëkombëtar – si Dr Rexhep Krasniqi, ndër të tjerë. Dr. Krasniqi ishte emëruar nga Koliqi si Drejtor i parë i gjimnazit të hapur në Prishtinë në vjeshtën e vitit 1941. Kjo veprimtari arsimore në atë kohë ishte dhe sot konsiderohet – sidomos në Kosovë –si një kontribut vendimtar i Ernest Koliqit në arsimimin e brezave. Një akt ky i këtij burri të madh, fatlum, për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkqesisht, një rol ende i mohuar, në qarqet kryesore politike, akademike e mediatike në Shqipëri. Koliqi shprehej sshpesh se e gjithë bota po ndryshon por Shqiëëria jonë nu ndryshon. Kjo fatkeqsisht vlen edhe për ditët tona.

Sidoqoftë, thuhet se interesimi i Ernest Koliqit për Kosovën, që në rini, ishte influencuar nga miku i tij shkodran, Luigj Gurakuqi, i cili në atë kohë njihej me plakun e maleve, Bajram Currin, por edhe me patriotë të tjerë politikë dhe revolucionarë të Kosovës e që më vonë i ka njohur edhe vet Koliqi, që në hapat e para të rinisë e të veprimtarisë së tij letrare, atdhetare dhe politike. Një prej tyre, Tahir Zajmi ëstë shprehur për Koliqin dhe trajtimin e tij nga të “pandërgjegjëshmit” dhe të “papërgjegjëshmit”: “Kape kah ta kapish del në shesh si drita e diellit se periudhën e heshtjes a të pushimit të vërtetë letrar prodhues të Koliqit gjatë luftës e karakterizon përkujdesi dhe përhapja e arsimit kombtar, veçanërisht në Shqipninë Ethnike. E kur shohim se Universiteti i Prishtinës sot (1963) me tetë fakultete, do të matet me atë të Tiranës, në një kohë të shkurtë, e se në atë universitet ka mjaft arsimtarë të emnuem nga Koliqi gjatë luftës me shërbye në Kosovë, po për gjuhën shqipe – vetëm kjo duhet t’a qetësojë zemrën e Koliqit dhe t’a bajë me jetue ma gjatë për të mbarën e letrave shqipe. Ndërsa të pa-ndërgjegjëshmit dhe të pa-përgjegjëshmit që nga Tirana lëshojnë lotë krokodili për Koliqin e për Kosovarë, le të shukusin e ta ulin kryet përpara atij që vepron me përgjegjësi kombëtare në momente historike”. Nga Shëzat, VII, 1963, 5678, Maj-Gusht, faqe 235-241, nënshkruar nga autori me pseudonimin: “Kosovari”.
Vërejtës të paanshëm pra, e kanë konsideruar rolin e Koliqit në arsimimin e brezave të shqiptarëve në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, si një rilindje e gjithanshme e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në ato anë deri atëherë të shtypura, mizorisht, nga regjimi i ish-Jugosllavisë mbretërore. Deri atëherë Beligradi u kishte mohuar shqiptarëve të gjitha të drejtat kombëtare, përfshir të drejtën për të mësuar gjuhën shqipe.

Për këtë arsye shqiptarët e Kosovës – në kohën e Koliqit dhe më vonë — e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë edhe sot si një fitore të madhe hapjen e shkollave shqipe në Kosovë nga Ernest Koliqi, në vitet 1941-44, “Të cilat qysh atëherë veprojnë e lulzojnë me një rythëm të shpejtë dhe të pandalshëm duke i falë Kombit pionerë të rinjë që do të jenë garantia më e shëndoshë dhe uzdaja e s’ardhmes së Atdheut. E meritat kryesore të kësaj veprimtarie patriotike të qeverisë shqiptare, pa dyshim, i përket Ministrit të Arsimit të asaj kohe Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin e tij prej idealisti nuk kurseu energjitë e tij dhe as mjetet shtetnore në dispozicion për ta pajisë sa më mirë aparatin arsismues në viset e lirueme me elementa të shëndoshë që i dhanë hov e gjallëni shkollës shqipe. E sot pra, për fatin e bardhë të Kombit ashtë formua atje një rini dinamike e cila në çdo fushë të aktivitetit kombëtar e shtetnor po përgatitet e po forcohet për t’a lumnue fatin e vendit, në të ardhëshmen.” (Tahir Zajmi, Kontributi i Ernest Koliqit për Kosovën në Shëjzat VII, 1963, nr. 5-8, faqe 221-222.

Tahir Zajmi ka shkruar gjithashtu se edhe në mërgim, Koliqi ka vazhduar të mbetej shumë i interesuar për veprimtarinë e tij të frutshme në zhvillimet e Kosovës, sidomos ka thenë ai, për zhvillimet në fushën e arsimit, përparimet në shkollat shqipe dhe të rinisë shqiptare në vise shqiptare nën ish-Jugosllavi, ashtuqë puna e tij në fillim të dyzetave të mos ndërpritej as të ndalej. Ky ishte interesimi i tij për Kosovën, sa ishte në mërgim në Romë. Prandaj sipas Zajmit janë të shumta arsyet që, “Ernest Koliqi zen një vend të naltë në zemrat e dashamirësve të Kosovës, e njëherazi edhe në historinë e përpjekjeve për lartësimin kulturor të saj”.

Ndërsa një tjetër perosnalitet nga Kosova, poeti Nijazi Sulçoglu ka vlersuar kontributin e Ernest Koliqit për arsimin në Kosovë, duke e cilësuar poetin dhe shkrimtarin e madh shkodran, Ernest Koliqin si “dragoin kombëtar” që përhapi shkollat shqipe në trojet shqiptare, që punoi për Kosovë e për Atdhe e të cilit “i jemi borxhli” për kontributin e tij. Prandaj, para këtij “Vigani të madh kombëtar shqiptar… të përulemi”, është shprehur poeti nga Kosova duke shtuar se, “Ndër zemrat tona kosovare emni i Ernest Koliqit gjithmonë ka me qenë i gjallë, ndërmjet të gjallëve”, ka shkruar Nijazi Sulçoglu në revistën Koha Jonë nr.1,2,3, janar-Shkiurt-mars, 1975, faqe 50)
Ky shënim modest i imi në përkujtim të Ernest Koliqit në 122- vjetorin e Ernest Koliqit pasqyron në vazhdimsi amanitin e mbajtur – “mos harro auktorët që regjimi komunist i ka përjashtue nga historia e letërsisë shqipe…”.-
Ernest Koliqi, për fat të keq të tij dhe të Vërtetës historike kombëtare, vazhdon (jo për faj të tij) të sulmohet rëndë, sidomos, nga pseudo-historianët e ish-regjimit komunist në Shqipëri, përfshir apologjetët aktualë politikë e akademikë të regjimit të Enver Hoxhës. Siç thashë më lartë, duke qenë i vetdijshëm se si trajtohej figura dhe vepra e tij në nga regjimi enverist në Shqipëri, është shprehur me një rast se “kudo gjanat ndryshojnë, por jo në Shqipëninë tonë”. Por, për fat të mirë, falë vlerave dhe kontributit kombëtar të trashëgimisë së veprimtarisë së tij, në Republikën e Kosovës sot vihet re në një interesim më i madh e më i sinqert për punën dhe veprat e Ernest Koliqit. Koliqi meriton ta ketë një përmendore në qendër të Prizrenit apo të Prishtinës”, ishte thirrja që bënte i ndjeri Profesor Ahmet Qeriqi, ish-drejtor i Radios Kosoav e Lirë – Zëri i UÇK-ës gjatë luftës, për një përmendore në nder dhe në kujtim të Ernest Koliqit si shpërblim për “dhuratën e tij më të madhe që mund t’i jepej një kombi… Frank Shkreli: Thirrje për njohjen e rolit të Ernest Koliqit në përhapjen e arsimimit kombëtar (1941-1944) anë e mbanë trojeve të robëruara shqiptare | Gazeta Telegraf Sa vizionar që ishte! Sa i kënaqur do të ishte të shihte realtzimin e ëndërres së tij të një Shqipnie etnike — sot Kosovën e lirë, shtet të pavarur, fara e të cilës ishte hedhur prej tij me hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, Tetovë, Dibër dhe në krahinat bregdetare të Ulqinit.
Frank Shkreli

At Gjergj Fishta, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Lagush Poradeci, Ernest Koliqi – Shkodër, 1938

Foto e Ernest Koliqit, circa 1938 –2-3 vjetë para se të bëhej Ministër i Arsimit dhe të merrte vendime strategjike kombëtare për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shpiptar në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi, 1941-1944.


Autori me Ambasador Flamur Gashi në Nju Jork, 2022: “Në çdo qytet të Dardanisë, Maqedonisë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Mal të Zi dhe kudo ku ka dhe jetojnë shqiptarë është meritore të ketë shkolla, rrugë, sheshe dhe shtatore me emrin e themeluesit dhe përhapësit të arsimimit kombëtar në këto anë… Ministrin e Arsimit Ernest KOLIQI”.

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

“Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër.”gjyshi im.

Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët në bashkëpunim me tradhtarët e vendit, me ndihmën e përçarjeve midis shqiptarëve përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.

Le të përkujtojmë lavdinë e së kaluarës dhe begatinë e kohëve të perënduara, të vihet kombësia mbi dallimet partiake, krahinore e fetare, të përshkruhet gjendja e mjerueshme e asaj pjese të kombit tonë nën okupim dhe të dalin qartë rreziqet që i kanosen Shqipërisë Etnike, të cilën populli i saj do ta mbroj me çdo kusht, të tregohen mundësitë e plota të një të ardhmeje të lumtur në një atdhe të ribashkuar të lirë e të përparuar.

Bëjë thirrje që mediumet serioze të botojnë vetëm letra të nevojshme për ATDHEUN e jo shkarravina të dëshirueshme nga pseudo-“ekspertët”. Bëjë thirrje për të propaganduar fuqishëm popullin shqiptar, që opinioni botëror të njihet me prejardhjen e tij të lashtë legjendare dhe fazat nëpër të cilat ai është detyruar të kalojë gjatë rrjedhës së shekujve, për të arritur deri në ditët tona. Bëjë thirrje që “kalemxhinjtë” të zotërojnë plotësisht lëndën para se të shkruajnë në mediumet lokale dhe ato të huaja. Dhe, jam i bindur për forcën e të dhënave dhe argumenteve, për triumfin e drejtësisë e të çështjes kombëtare që unë dhe atdhetarët tjerë të mirëfilltë mbrojmë. Duke iu drejtuar lexuesve të huaj, krahas qartësisë së qëllimit, në letrat tona të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër keqdashësve.

Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit, horizonti i tij i gjerë kulturor dhe diplomacia superiore.
Liria kombëtare, liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi, shfrytëzimi dhe poshtërimet nga grekët, kolonialistët sllavo-ortodoks dhe kodoshët shqipfolës, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë e shqiptarit për Shqipërinë Etnike, për jetën, forcën e vetme që mund të mposhtë dashurinë e tij për vdekjen. Një shtegdalje në kuptim të gjerë do mund të gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në strukturën tonë politike e shoqërore.
O shqiptarë!

Kemi një detyrë të shenjtë për të mbushur. Nuk duhet të tolerojmë që Toka e Atdheut në të cilën stërgjyshërit tanë kanë duruar pa u tundur shumë stuhia, Toka nga të huajt e okupuar, e cila në një periudhë prej shumë kohe ka pat shumë gëzime por edhe shtypje, diskriminime, persekutime, masakra, terror dhe dhimbje të mëdha, të arrijë të trajtohet si pronë private e aventuristëve shqipfolës të pa skrupull. Kemi përgjegjësi të shenjta përpara gjeneratave të ardhme; beteja sapo ka filluar, të shtypurit nuk e kanë ndër mend pa luftë ta falin lirinë ende të pa-fituar.
Njerëzimi, domethënë pjesa dërrmuese e njerëzve, është gjithnjë kundër atyre që duan të mirën, sepse turma s`është as e mirë, as e keqe por në thelb është e amullt dhe që urren më shumë se çdo gjë thirrjet drejtuar ndërgjegjes së saj. Kalimi në një shkallë më të lartë, kapërcimi i egoizmit dhe plogështisë janë kryer vetëm nga individë të veçantë, kurrë nga turmat.

Moj shqiponja me dy krena

Ta ndij zanin nëpër breza

O kur të kujtoj ty në luftime

Bahet pushkë

kjo zemra ime.

Thyerja e posterit me foton e dëshmorit Ridvan Qazimi-LLESHI, në Bujanoc- Komandanti po “vritet” për të satën herë!!- Vështrim nga REFIK HASANI

Sot, në sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc  është thyer  qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t.
Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit,  ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.
Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po vritet për të satën herë:
-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,
– Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,
-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,
– Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje  politike, e nuk po aminstohen,
– Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Thyerja e posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe  ’’nuk ju duam’’.
Përveqë që i denojm, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohës që  Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe e Medvegjë, Preshevës,dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë.
Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.
Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momeneti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.
Datë, 17 maj 2025
Vështrim, nga  Refik HASANI

ZBATHARAKËT DHE BREKËGRISURIT E DJESHËM U BËNË MILIONERËT E SOTËM! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Humbja e thellë dhe e pashpresë e ri ngritjes së afërme, e ka demoralizuar dhe çoroditur opozitën, deri në përmasën “sa të humbë rrugën në oborr”! Fillimisht dhe në vazhdim, refuzojnë votimin e deputetes më të votuar, “prej si ka mbi lisi”, me tej 150 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, Albulenë Haxhiu, me “arsyetimin” se ka fyer kryeparlametarin Kadri Veseli, themelues i Organizatës ilegale kriminale SHIK, duke e quajtur kriminel. Kjo është “një e fshehtë publike” dhe nuk përbënë as fyerje dhe as shpifje, sepse veç sa reprizohet një e vërtetë, tashmë, e njohur.
     Si “arsye” të dytë, opozita e akuzon Albulenën si “përçarëse”!? Duke qenë ministre e Drejtësisë, në koordinim me Qeverinë dhe ndërkombëtarët, ndonëse Sistemin e Drejtësisë e kishin rrënuar “komandantët” shtetarë e pushtetarë, për t`iu shmangur ndëshkimit ligjor, për krimet vrastare dhe hajnore, kërkohej një forcë ligjore Speciale, Vetting-u. Pas shumë kundërshtive, Kuvendi e aprovoi. Por, opozita u pendua dhe “nuk la gurë pa lëvizur”, madje deri në -Komisionin e Venecias- për ta penguar fillimin e zbatimit.
     Ndërsa Byronë për Verifikimin e Pasurive pa mbulesë burimore financiare, opozita e ka bllokuar qysh në nismë, ngaqë zhvatja e shtetit nga shtetarët dhe pushtetarët, ka qenë makro-hajni zyrtare, përgjatë dy dekadave radhazi. Për rrjedhojë, zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm!
 
          Ekstremi opozitar PAN, palë me Serbinë, kundër pozitës!
     Vërtet, qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar, plus Lista Serbe, është bllokimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe personalisht i Albin Kurtit. Propaganda, shpifjet dhe gënjeshtrat kundër pozitës, respektivisht, Kurtit, me LVV të tij, kanë qenë aq të shumta e korale, nga opozita PAN-iste, Serbia dhe Rusia, sa i besuan gënjeshtrat e veta, duke thënë se “populli u mashtrua njëherë dhe tani është vetëdijesuar dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk do t`i fitojë as 10 % të votave!” Por, ndodhi  e kundërta!
     Ekstremi opozitar PAN, në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë, përgjatë 4 (katër) viteve të qeverisjes të Vetëvendosjes, nuk ka pushuar se intriguari dhe shpifuri, në përpjekje për të denigruar dhe larguar nga pushteti Albin Kurtin dhe LVV. Sanksionet e vëna Kosovës, janë vepër e ndyrë e kësaj opozite, sa destruktive, aq edhe kundra kombëtare. Kulmon koordinimi me Serbinë, kur presidenti Vuçiq urdhëron Listen Serbe t`i bashkohet opozitës shqiptare, për ta rrëzuar nga pushteti Kurtin me partinë e tij.
     Opozita e trimëruar, por edhe e tmerruar nga shantazhimi i Serbisë, me dosje të bollshme penalizuese, është hedhur në sulm frontal kundër pozitës. Ndoca krerë partiakë, e përjashtojnë fare fituesin e zgjedhjeve, LVV, jo vetëm nga kompozimi i Qeverisë, por edhe refuzimin e çdo takimi, ku i pranishëm është Albin Kurti dhe LVV e tij! Një sjellje e tillë kriminale e rrugaçerore e opozitës PAN-iste, ka irrituar jo vetëm shumësinë e shqiptarëve vendorë, por edhe ata botërorë.
 
          Oferta e LVV për LDK, koalicion i lakmuar 
                 nga shqiptarët vendorë dhe botërorë 
|
     Për ofertën e Albin Kurtit, për koalicion e bashkëqeverisje, të bërë LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku, ka kërkuar një marrëveshje paraprake politike. Lidershipi i ri, me ekipin e tij, ka punuar shumë, me profesionistë të fushave të ndryshme, për hartimin e një plan programi zhvillimor ekonomik dhe politik të Kosovës. Për lëndëzimin, realizimin e këtij programi, ai kërkon kryesimin e Qeverisë. Në të kundërtën është përcaktuar që LDK-ja të vazhdojë opozitarizmin aktiv. Mbizotëron opinioni se kryeministri Albin Kurti, edhe pse ka mjaftueshëm zëvendës-kryeministra dhe këshilltarë, ka një ego të sëmurë dhe nuk i konsulton, në masën e duhur, për vendimet që merr, në qeverisjen e vendit. Dibranët tanë, për këtë kanë një urtësi: “Një mendje – asnjë mendje, dy mendje – gjysmë mendje, tri mendje – një mendje”.
     Prandaj, për të marrë vendime të pjekura, të mençura dhe vetëkontroll të Qeverisë, një koalicion stabil, i qëndrueshëm është larg më i pranueshëm, se sa një qeveri me një numër deputetësh, sa për ta bërë qeverinë, por që mund ta zhbëjë atë edhe një turbulencë e vogël politike. Duhet mësuar edhe nga praktika e vendeve me demokraci të zhvilluara. Pra, oferta e kryetar Lumirit, për bashkëqeverisje me Albinin, deri këtu, është e bazuar dhe e sinqertë. Dhe, pavarësisht se cili është i parë në qeverisje, pa u konsultuar me zëvendësit, nuk duhet marrë asnjë vendim me peshë.
     Letra ofertuese, për koalicion dhe bashkëqeverisje e Albin Kurtit, për Lumir Abdixhikun, përkatësisht, LDK-në, ishte pozitive dhe e pranueshme për shumësinë e strukturave, anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Përkundër, përgjigjja publike, e dhënë Kurtit, nuk përfaqëson mendimin e LDK-së, përveç se të një grupi. Përndryshe, votimi i fshehtë i ofertës për koalicionin me LVV, në Këshillin e Përgjithshëm, do të ishte më objektiv, më i shëndetshëm.
       Nuk qëndron arsyetimi se, kinse, Lidershipi i LDK-së i ka premtuar anëtarësisë, respektivisht, votuesve për të mos bërë koalicion me LVV. Një premtim i tillë ka qenë për PDK-në, por është shkelur disa herë, duke e bërë LDK-në bisht e patericë të PDK-së. A mund ta marrë LDK-ja pushtetin e vetme? Jo. Atëherë, do të mbetet opozitë e përjetshme! A më të pranueshme janë subjektet politike të koalicionuara në PAN, të akuzuara bazike për ekzekutimin e dhjetra FARK-istëve luftë bërës të Ibrahim Rugovës dhe të qindra veprimtarëve dhe aktivistëve cilësorë të LDK-së apo LVV, e cila nuk ka mëkate të tilla?
     Skena politike në Kosovë, është e kontaminuar, toksike. Të vetmet janë dy subjektet politike: LDK dhe LVV me aleatë Alternativa e Guxo, të cilat, deri me tani, nuk janë të kriminalizuara. Shembull faktik: krahasoni listat e kandidatëve për deputetë të LDK-së dhe LVV, me listat e subjekteve politike të PAN-it! Dhe, komentet janë të tepërta.
     Pikërisht, për këtë Kurti ka përzgjedhur LDK-në, duke e përsëritur kërkesën për koalicion e bashkëqeverisje, si mundësi të vetme për të mos helmuar Qeverinë e tij. Andaj, është koha për reflektim të opozitës PAN, rrastë të inkriminuar, të spastrojnë partitë e tyre nga elementë masiv kriminalë dhe të mos pretendojnë pushtetin, deri sa nuk bëjnë reformim të thellë, ose më saktë, riformim me ndryshim tërësor, madje edhe të emrave të subjekteve të tyre.
 
        Qëllimi i tufëzimit në qeverisje – amnistimi i PAN të kriminalizuar!

     2) Propozimi i bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për koalicion të partive nacionale shqiptare, gjithëpërfshirëse, të Kosovës, është lapsus i skajshëm dhe provokim i rëndë, jo vetëm për LDK-në, por edhe për popullin dhe shqiptarët e përbotshëm. Nuk mund të quhen nacionale vetëm pse flasin shqip, ndërkohë që bashkëpunojnë me Serbinë, për të rrëzuar nga pushteti partinë, e cila punon e lufton për mbrojtjen e sovranitetit tërësor të Republikës të Kosovës. Pikërisht, për këtë, aktualisht, edhe votohet më shumësi absolute, nga populli i saj dhe admirohet nga shqiptarët e kudondodhur.

     Propozimi i kryetar Lumirit, për t`u koalicionuar me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, është një provokim i rëndë, për vetë anëtarësinë e LDK-së dhe shqiptarët anepërtej Globit. Dyshoj fort të jetë një forcë e jashtme, e cila e cytë, me presion, Kryetarin në lajthitje!?
     Lidershipi i ri i LDK-së, i nismoi, por nuk i përfundoi reformat. Deri diku i mirëkuptoj, sepse ishin pjesë i një faji të madh, u zvarritën pas shefit Isë, të katapultuar në krye të LDK-së nga PDK-ja, duke e bërë Hashimin president! Edhe pse ishte një amanet i Rugovës, që “ai të mos lejohet të ngritët në pozitë, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Dhe, vërtet ishte në shërbim të dy shteteve armike të Kosovës dhe të qeverie, gjithashtu! Kjo po i hakmerret sot, Kryetarit dhe LDK-së, por, edhe Kosovës, ngaqë konformizmi ishte trashur!
     Mjerisht, në strukturat e LDK-së, vazhdojnë të jenë argatët e PDK-së. Ata nuk e fshehin preferencën e tyre për koalicionin e serishëm me PAN-in, sidomos me PDK-në. Dhe, këtë lakmi nuk e kanë fshehur, madje, së fundi, edhe kanë vepruar haptazi, duke dëmtuar dhe sabotuar, qëllimshëm, Lidershipin e ri. Dhe, me gjithë punën e madhe dhe fushatën voluminoze e dinjitare, të bërë nga kryetar Lumiri, me ekipin e tij, vërtet, simpatik, nuk arriti qëllimin e synuar.
     Realisht, parti e dytë e mirëfilltë e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, është LDK-ja. Sepse, PDK-ja, me simotrat në koalicion, ka krijuar klientelë elektorale nga: shumësia e nëpunësve shtetërorë; anëtarësia e organizatave ilegale kriminale, të krijuara gjatë luftës; armata prej  45.500 veteranëve të rremë, plus familjarë, farefisni e miqësi të tyre, garantojnë zvarritjen në politikë të partive-banda!
     Tendenca e kthimit në pushtet të “komandantëve” mujsharë, me dosje të bollshme penalizuese, do të ishte vazhdim i një drame me shumë akte. Ndërsa çështja e ndërrimit të kandidatit/it për kryetar të Kuvendit, nuk është, thjeshtë, teknike. Përkundrazi, ngulmimi i partisë fituese, Vetëvendosjes, për ta mbrojtur propozimin fillestar, është thellësisht i drejtë, parimor dhe plotësisht ligjor. Ndryshimi i kandidaturës, do të ishte lëshimi i parë fatal, që do t`i bëhej krimit në Kosovë!

Zoti shqiptar ka thënë: “Ai që është pa mëkat midis jush le ta hedhë gurin e parë drejt tij”- Nga AUREL DASARETI

Zoti shqiptar ka thënë: “Ai që është pa mëkat midis jush le ta hedhë gurin e parë drejt tij”.

Armiku yt i përjetshëm, hajduti – pedofili i neveritshëm Edvin Kristaq Rama, që e shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët vendas për ta mbushur atë me të huaj do të jetë një figurë pozitive në ferr. Pse? Sepse ai djall i droguar dhe i mallkuar, endet përreth si një qen i zgjebosur që ulërin – duke kërkuar dikë për të përpirë.

PS: Përshëndetje, të dashur bashkatdhetarë. Gjatë ditëve të fundit, kam marrë 19 letra nga ju. Faleminderit për letrat, propozimet dhe këshillat frymëzuese. Do t’ju përgjigjem sa më shpejt të jetë e mundur. Më poshtë po postoj një pjesë të letrës sime të shkruar në vitin 2020 dhe të botuar në disa gazeta (portale) shqipe:

Varfëria si armë për boshatisjen e trojeve shqiptare

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Dëshira e zjarrtë për të sunduar është më e paturpshmja nga të gjitha emocionet. Modeli politik me sistemin shoqërues të partive, garanton që analfabetët kronik, oportunistët pa integritet politik dhe etik, marrin një lojë të lehtë dhe nuk mund ta çojnë vendin askund tjetër përveç saktësisht drejtë greminës.

Shkrimet atdhedashëse nga intelektualët e mirëfilltë kërkojnë të lexohen ngadalë. Jo sepse janë aq të vështira për t’i kuptuar, por sepse ato hapen vazhdimisht për reflektime gjatë rrugës. Përveç kësaj, ato priren të përfundojnë më shpejt sesa ju dëshironi, dhe ju nuk e dini sa kohë do të duhet të prisni për një tjetër. Atëherë është pikërisht ajo që është talenti i shkruesit – për të krijuar këtë hapësirë të veçantë që ekziston diku midis asaj krejtësisht të parëndësishmes dhe banale – dhe asaj solemne, serioze dhe ekzistenciale.

Njeriu mësohet me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.

Zgjidhja e problemit që shihni në jetë, në të dy shtetet shqiptare dhe trojet nën pushtim, është të veproni në një mënyrë që e bën problemin të zhduket. Patjetër t`i hidhni në koshat e plehrave të gjitha partitë e dështuara dhe minjtë e këtyre 30 viteve që nuk bënë asgjë të mirë për vendin, përveçse e shndërruan në shkretëtirë dhe i zbrazën ato nga rinia.

Sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të likuidojmë tiraninë e minjve të yndyrshëm që janë kapluar nga variantet e egra të etjes për pushtet. Ata i përkasin llojit të krijesave të vogla mishngrënëse dhe të gërditshme që nuk ngopen kurrë me ushqim të vjedhur nga nikoqirët e tyre.

Atdheu është i pazëvendësueshëm, shumë më i rëndësishëm se të gjitha partitë politike, apo jo?

Duhet të kemi maksimum vetëm dy parti, që ta kontrollojnë njëra tjetrën. Shqiptaria nuk është më e madhe se Amerika, apo jo?

Anija ime është e mbushur me dashuri për vendin tim, Shqipërinë.

Atje është atdheu i gjyshërve të mi. Shqipëria. Vendi më i bukur në rruzullin e Tokës. Paraardhësit tanë pellazg-ilir kanë jetuar atje për të paktën 100,000 vjet. Gurët që ata pastruan qëndrojnë në kopshte të gjata shkëmbore midis pastrimeve. Ata kanë ndërtuar shtëpia dhe objekte të ndryshme. Krejt modeste, sepse nuk ishin të pasur, por aq të bukura sa mund t`i bënin.

Është për Shqipërinë që zemra ime rreh. Jo vetëm që troket për vendin, por edhe për këdo që ndanë dashurinë time për atë tokë me bukuri të mahnitshme. E dua gjuhën shqipe, natyrën, kulturën dhe gjithçka që i bën shqiptarët shqiptarë. Trishtohem jashtëzakonisht shumë kur shoh ndryshimin demografik që do të ndodhë, sesi Shqipëria (të gjitha trojet) ngadalë por me siguri po humb identitetin e saj në favor të mysafirëve të paftuar. Me idiotësinë tonë dhe me interesin personal të politik-bërësve të korruptuar e dobiç, ne e kemi dëmtuar plotësisht veten dhe vendin tonë që do të trashëgohet nga të huaj – nëse nuk zgjohemi menjëherë nga gjumi i tepruar.

Bëhet fjalë për atë që zhduket, për gjërat që ruhen larg në një bodrum, hidhen në fund të një pellgu, lirohen në kontejnerë, vidhen. Bëhet fjalë për shkrime që nuk lexohen, histori pa dëgjues dhe ka të bëjë me njerëz që udhëtojnë në rrugën e tyre, të cilët harrohen ose harrojnë ose vdesin. Por ka të bëjë edhe me të kundërtën e natyrshme të zhdukjeve: për kujtimet që ringjallen, për takimet e papritura me diçka që është harruar dhe shkuar, përpjekjet për të rivendosur atë që ka qenë dikur. Dhe ka të bëjë me atë (kombin tonë) që nuk duhet lejuar të zhduket, pa marrë parasysh sa me ngulm forcat e errëta brenda dhe jashtë murit të arbrit përpiqen ta heqin qafe atë.

 LËNDIMI I LDK ME ALEANCA TË PISTA, FUNDI I PARIMËSISË TË SAJ!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Lëvizja Vetëvendosje, për ta zgjidhur ngërçin e stisur nga opozita humbëse, i bëri propozim-kërkesën për koalicion e qeverisje LDK-së. Dhe, kjo ishte e pranueshme nga anëtarësia, elektorati, populli dhe shqiptarët e botës. LDK dhe LVV kanë 68 deputetë, plus të tjerët  nga pakicat, janë të mjaftueshëm për një qeverisje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Por Lidershipi me disa anëtarë të kryesisë dhe pak deputetë, duan ta kenë edhe PDK-në brenda kësaj qeverie. Ndërsa anëtarësia, elektorati, shumësia absolute e strukturave partiake dhe e shqiptarëve, nuk duan kthimin e subjekteve të PAN-it në pushtet. Alergjia e anëtarësisë është e madhe, sepse për afro dy dekada LDK-ja është zvarritur pas PDK-së,  si patericë, për t`i mbajtur në pushtet “komandantët” mujsharë, përgjakës të FARK-ut dhe të LDK-së!
     Albin Kurti dhe LVV i dinë “të bëmat” e PAN-it dhe, natyrshëm, e ruajnë nga ndotja pastërtinë e partisë, por edhe të koalicionit të mundshëm. Dhe, kjo është parimore, mençuri dhe vlerë e shtuar, për një subjekt politik, që ka mbështetje të gjerë popullore dhe kombëtare. Ky është edhe një standard i ri, i vendosur nga Albin Kurtit me LVV e tij dhe aleatët në koalicion e bashkëqeverisje fisnike: Guxo dhe Alternativa. Në politikën hallakamë, të rrëmujshme dhe skajmërisht hipokrite në Kosovën tonë, kërkohet syçeltësi, për të zgjedhur partnerë të dinjitetshëm dhe pa cene morale turpëruese. Lexoni listat emërore të kandidatëve për deputetë të PAN-it, dhe të bindeni se “ndër këto troje është përzier gjithfarë ujemi”, – siç shkruan njeriu i letrave, Azem Shkreli, në romanin e mirënjohur “Karvani i Bardhë”.
     “Ra ky mort e u pamë”,- thotë një urtësi e jona. Ndryshimin e shumëpritur e nismuan dhe e realizuan dy rugovistet e guximshme dhe dinjitare, Vjosë Osmani e Donikë Gërvalla, me shoqe e shokë, në koordinim me organizatën luftarake, LVV, për t`i shporrur nga pushteti disa “biçim komandantësh”, të zhytur në krime e hajni, por edhe të zbuluar si agjentë të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës dhe të argatëve të tyre brenda LDK-së.
     Lidershipi i ri, në krye me Lumir Abdixhikun u mirëprit, pavarësisht stazhit të pakët në LDK. Ndërsa “Rruga e Re” e Kryetarit, ngjalli dyshimet e para dhe, pothuaj se, u refuzua nga anëtarësia, me bindjen se e devijon, përjashton rrugën klasike rugoviane. Habitem pse Lidershipi aktual ende nuk e ka zyrtarizuar harrimin e kësaj rruge pa krye?!
     Në përgjigje të letër-kërkesës të Albin Kurtit, për koalicion e bashkëqeverisje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dha këtë përgjigje: “Krijimi i një Qeverie Nacionale të Tranzicionit”, si zgjidhje e përkohshme, për të tejkaluar krizën aktuale politike!” Vërtet, kjo është “krizë” e stisur, hiç reale dhe krejt inatçore, nga një koalicion pas zgjedhor i paligjshëm: P (PDK), L (LDK), A (AAK), S (LISTA SERBE), pra, koalicioni pas zgjedhor -PLAS-!
     NACIONALE do të thotë KOMBËTARE. Ndërkohë, LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, ka sabotuar financimin për mbijetesën e Kosovës nën pushtim; ka përçarë dhe ka penguar bashkimin e faktorit ushtarak; ka vrarë ministrin e Luftës, në vlugun e luftës: ka vrarë Ushtarakët  luftëbërës dhe Veprimtarët kundërshtarë politikë, rrjedhimisht, ka sabotuar luftën! A mund të jetë PAN-i kombëtar, i cili përgjatë qeverisjes 4 vjeçare të LVV, opozita PAN, ka qenë palë me Beogradin zyrtar, rrjedhimisht, edhe me Rusinë, në kundërshtinë dhe luftimin e Albin Kurtit dhe të LVV të tij, për ta rrëzuar nga pushteti!
     Arsyeja: Kurti po shtrinte sovranitetin e humbur nga qeveritë paraprake, në veriun e Kosovës, përkatësisht nga Hashim Thaçi, me dostat e tij të PAN-it, të shantazhuar nga Serbia, me dosje voluminoze penalizuese, për krime numerike, gjatë dhe pas luftës, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Pra, subjektet e PAN-it nuk janë kombëtare, përkundrazi. Qysh në start, propozimi i kryetar Lumirit, nuk ka as logjikë dhe zero (o) mundësi për të qenë i pranueshëm. E një mendje me Shefin e saj, Lumirin, është nënkryetarja e parë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në adresimin e idesë politike “të krijimit të një qeverie tranzicionale kombëtare”, pra, duke përfshirë edhe PDK-në!
     Edhe pse kjo ide ka rrjedhur nga disa emra të përveçëm të kryesisë dhe ndoca deputetë, statuti i LDK-së parashikon se koalicionet janë kompetencë të Këshillit të Përgjithshëm. Ndërkohë që ky konsultim nuk ka ndodhur! Pse? Sepse shumësia e strukturave të partisë, anëtarësia dhe elektorati, nuk do ta pranojnë PDK-në, në asnjë kombinaturë koalicionuese.
     Përndryshe, është guxim i tepruar i kryetar Lumirit, me ekipin e tij simpatik, ta përsërisë koalicionin me PDK-në, duke e rehabilituar, amnistuar e falur atë, kurrë pa kërkuar falje, për krimet serike e makabre të bëra, përgjakjen e LDK-së dhe të Kosovës. Nënkryetarja Doarsë ngulmon në arsyetime hiç bindëse: “Ne nuk jemi refuzues, por jemi përfaqësues. E dimë saktësisht, se çfarë komunikimi kemi pasur me votuesit tonë”. Megjithatë, asnjë premtim nuk i është dhënë nga Lidershipi, anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, se “nuk do të bëjmë koalicion me LVV”. Ndërsa dihet, është thënë e përsëritur se “kurrë më me PDK-në, sinonim i krimeve dhe të makro-hajnive zyrtare”. LDK-ja është mburrur, me të drejtë, për korrektësi e sinqeritet. Prandaj, manipulimi, në emër të anëtarësisë, elektoratit dhe popullit, është krim në vete!
     Realisht, komunikimi përgjatë fushatës ka qenë kolektiv, me duartrokitje aprovuese aklamative. Populli vetëm ka dëgjuar, por në pamundësi për të debatuar. Debati ka pushuar, kur aklamacioni, votimi i hapur ka fituar qytetarinë. Me shpërbërjen e aktivave, me intrigimet e tandemit Hashimi-Isa, plus SHIK-u, ka filluar çmontimi i rugovizmit në LDK.
     Përsëritja e zgjedhjeve, zakonisht, nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse kanë edhe kosto të lartë buxhetore. Shkollat, si lokale shtetërore gratis, afria e qendrave të votimeve, pse duhen miliona shpenzime?! Keqardhje e madhe për deputetët, në veçanti, ata rishtarë, të cilët nuk kanë mëkate nga e kaluara e tyre. Dhe, apeloj se në rast të përsëritjes të zgjedhjeve, t`u besohet, serishmi, mandati. Sidoqoftë, kjo gjendje e papërgjegjshme dhe tymnajë, urojmë të marrë zgjidhjen e duhur!

Evropianët në Tiranë: Festë të madhe ka sot Shqipëria, hani e pini dhe rrëmbeni…- Nga FRANK SHKRELI

Si në parentezë, për ata që presin gjëra të mëdha për Shqipërinë nga ky takim i nivelit të lartë në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste në atë vend – unë sugjeroj që të shkojnë e të pyesin Moldavinë për të mirat që i solli atij vendi. Deri tani takime të këtij lloji janë mbajtur në Spanjë dhe në Angli…sipas rotacionit, jo sipas ndonjë merite për regjimet vendase që presin liderët evropianë! Në të vërtetë sipas disa eskpertëve, Presidenti Macron mund ta ketë propozuar tre Vjet më parë, krijimin e një organizate të tillë, jo për të përshpejtuar antarësimin në BE – përkundrazi, me qëllim për të ngadalësuar zgjërimin e anëtarsimit të vendeve, deri tani jo-anëtare.

Kush janë këta burra e burrnesha, ndër më të mëdhejt e Evropës që kanë zbritur në Sheshin e Gjergj Kastriotit të Madh të shqiptarëve, Skënderbeut!? Shyqyr që nuk e mbuluan me ndonjë çarçaf monumentin e të Madhit Gjergj me këtë rast! Kjo është një gjë pozitive.  Këta janë liderët e 47 shteteve evropiane deri tani – 20-anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 27-vendeve jo-anëtare të (BE), vende-kandidat siç është Shqipëria – por që të gjitha bëjnë pjesë në atë që quhet, “European Political Community (EPC)”, një krijesë tjetër organizatash politike në kontinentin evropian — sikur Evropa nuk ka mjaft të tilla — propozuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tre vjet më parë, (2022). Si një “platformë për bashkrendim politik”.

Pak histori: EPC është krijuar për të shërbyer si një forum bisedash spontane midis liderëve pjesëmarrës — si “një hapësirë e re bashkpunimi politik dhe të sigurisë”, vetëm për “liderët politikë”, kryesisht, pa pjesëmarrjen e stafeve të tyre.  Është një krijesë politike shumë pak e njohur në Evropë dhe pothuaj aspak përtej Evropës. Por kjo organizatë bën zhurmë dy herë në vit me takimet e saj të “nivelit të lartë” politik, me takimet në rotacion midis vendesh anëtare: në pranverë takimi mbahet në njërin prej vendeve jo anëtare të BE, si Shqipëria dhe normalisht, në vjeshtë mbahet në njërin prej kryeqyteteve të Bashkimit Evropian. Sa për informacion, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ishte ndër të parët, në mos i pari, që në tetor, 2022 kishte mbështetur idenë e Presidentit Macron për krjimin e entit të ri evropian, “European Political Community (EPC). Megjithse shumë vende të tjera e pritën idenë e një enti të ri në Evropë – veçanërisht kur propozimi bëhej nga Franca – si diçka tepër të dyshimtë. Por, Macroni përfitoi nga se vendi i tij ishte në atë kohë president i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ashtu ia doli të bindte shumicën se ky ent ia vlente të krijohej për të bashkuar evropianët në një organizatë të tillë, për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta, në një atmosferë, jo të struktuar, siç ndodh normalisht, me takime të tilla ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Por, më në fund, jam i bindur se momenti më i rëndësishëm, rezultat i takimit në Tiranë, do jetë e ashtuquajtura “fotografi familjare”, të gjithë liderët evropianë të bashkuar duke u qeshur, duke ngrënë e duke pirë nga kuzhina shqiptare – gjë që më kujtoi poezinë e Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!” Në një atmosferë kjo për të bindur ata që nuk besojnë se me të vërtetë Evropa është e bashkuar e në paqe (siç e donte dikur Xhorxh Bush plaku) pas shembjes së Murit të Berlinit.

Pak histori se ia vlen të theksohet dhe të ndahet e vërteta e këtij takimi këtë javë (të zgjedhjeve parlamentare) në Tiranë nga mjegulla e insinuatës së propagandës zyrtare se evropianët ranë në Sheshin Skenderbe për meritat e mëdha të qeverisë shqiptare ose për pëparimin e madh që Tirana zyrtare paska bërë drejtë antarësimit të saj për në BE. Takimi i parë i këtij enti politik (EPC) është mbajtur në Pragë të Çekisë në tetor të 2022 dhe mbledhja e dytë në Bulboaca të Moldavisë. Si në parentezë, për ata që presin gjëra të mëdha për Shqipërinë nga ky takim i nivelit të lartë në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në atë vend unë sugjeroj që të shkojnë e të pyesin Moldavinë për të mirat që i solli atij vendi ky takim i lartë. Deri tani takime të këtij lloji janë mbajtur gjithashtu edhe në Spanjë dhe në Angli…sipas rotacionit, jo sipas ndonjë merite për regjimet vendase. Në të vërtetë, sipas disa eskpertëve, Presidenti Macron mund ta ketë propozuar tre vjet më parë, krijimin e një organizate të tillë, jo për të përshpejtuar antarësimin e këtyre vendeve në BE – përkundrazi, e ka propozuar dhe mbështetur me qëllim për të ngadalësuar zgjërimin e antarsimit të vendeve, deri tani jo-antare të BE. Sidoqoftë, kjo mbetet për tu parë.  Por në rastin e Shqipërisë, analistë evropianë janë shprehur këto ditë se një objektiv i këtij samiti në Tiranë, sa u përket miqëve evropianë të Kryeministrit shqiptar, është mbi të gjitha, për të “kurorëzuar fitoren” e Edi Ramës dhe Partisë së tij Socialiste në zgjedhjet e fundit.  Takimi evropian në kryeqytetin e shqiptarëve mund të konsiderohet nga disa si një “pikë politike” për Kryeministrin shqiptar, por nuk besoj se do të ketë ndonjë përfitim nga kjo mbledhje për jetën e përditëshme të shqiptarëve.

Sot në një periudhë kur paqeja dhe stabiliteti në Evropë, e sidomos gjendja në Ballkanin Perëndimor, përveç rajoneve të tjera të kontinentit nuk duket të kenë qenë aq të brishtë ndonjëherë sa vitet e fundit. Prandaj me takime të tilla të nivelit të lartë si ky në Tiranë nuk ka se për çfarë të mburret Evropa, as arsye të festojë Shqipëria.

Sidoqoftë, ky ent i quajtur “European Political Community (EPC)”, ose Komuniteti Politik Evropian, është në një fazë eksperimentale dhe mbetet për tu parë se si do të zhvillohen punët. Në historinë e saj tre-vjeçare të EPC, nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret që të ketë dalë nga këto takime që mbahen dy herë në vjet nga kjo organizatë– në rotacion midis vendeve anëtare dhe në përputhje me të ashtuquajturën, “balancë gjeografike” evropaine dhe jo për merita të një qeverie ose një tjetre.

Më në fund, sa i përket takimit të nivelit të lartë të EPC në Tiranë, pas shumë fjalë e deklarata bombastike, besoj se një ditë më vonë ,analistët do komentojnë se rezultati kryesor i takimit në Tiranë do jetë “kurorëzimi i fitores” nga liderët evropianë i zgjedhjeve të fundit nga kryeministri Rama, por jo vetëm. Për ndyshe ka të ngjarë që ai takim të përëfundojë, ndoshta, me ndonjë premtim jo zyrtar nga evropianët për hapjen e kapitujve të tjerë të hapjes së dyerve të antarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo në shkëmbim të ndonjë premtimi nga Zotit Rama se ai do hapë dyert e burgjeve të Shqipërisë për kriminelët evropianë, përfshir ata britanikë. N dërkohë që rinia shqiptare ua mësynë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mërgim të përjetshëm. Por, më në fund, jam i bindur se momenti më i rëndësishëm, rezultat i takimit në Tiranë, do jetë e ashtuquajtura “fotografi familjare” e rasteve të tilla — të gjithë liderët evropianë të bashkuar duke u qeshur, duke ngrënë e duke pirë nga kuzhina shqiptare e famshme tani në radhët e diplomatëve të huaj në Shqipëri  – gjë që më kujtoi poezinë e Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”

Më në fund, sa i përket takimit të nivelit të lartë të EPC në Tiranë, pas shumë fjalë e deklarata bombastike, besoj se “një ditë më vonë” analistët do komentojnë se rezultati kryesor i takimit në Tiranë do jetë “kurorëzimi i fitores” nga liderët evropianë i zgjedhjeve të fundit nga kryeministri Rama. Për ndyshe ka të ngjarë që ai takim të përfundojë, ndoshta, me ndonjë premtim jo zyrtar nga evropianët për hapjen e kapitujve të tjerë të hapjes së dyerve të antarësimit të Shqipërisë në BE. Në shkëmbim të ndonjë premtimi nga Zotit Rama se ai do hapë dyert e burgjeve të Shqipërisë për kriminelët evropianë, përfshir ata britanikë, ndërkohë që rinia shqiptare ua mësynë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mërgim të përjetshëm.

Në një atmosferë kjo për të bindur ata që nuk besojnë se me të vërtetë Evropa është e bashkuar e në paqe (siç e donte dikur Xhorxh Bush plaku) pas shembjes së Murit të Berlinit. Sot në një periudhë kur paqeja dhe stabiliteti në Evropë, e sidomos gjendja në Ballkanin Perëndimor, përveç rajoneve të tjera të kontinentit të vjetër,  nuk duket të kenë qenë aq të brishtë ndonjëherë sa vitet e fundit. Prandaj me takime të tilla të nivelit të lartë si ky në Tiranë, nuk ka se për çfarë të mburret Evropa, as arsye të festojë Shqipëria.

 GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ  

     Kryesuesi i seancave kuvendore, zotëri Avni Dehari, i pati dërguar një letër Presidentes Vjosë Osmani, për të ndërhyrë në zhbllokimin e Kuvendit, lidhur me konstituimin e tij, zgjedhjen e kryekuvendares/it. Këshilltari politik, Bekim Kupina, publikoi përgjigjen e Presidentes, se është e gatshme, kurdo që subjektet politike e ftojnë për takim. Por, deri me tani Presidentja nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Partitë politike parlamentare mendojnë se ende nuk janë ezauruar, shterur mundësitë që zhbllokimi të bëhet nga brenda Kuvendit.
     Votimi aklamativ, i hapur, nuk arriti të zgjedhë kryetaren, sepse munguan votat, për deputeten e propozuar nga LVV, Albulenë Haxhiu. Opozita refuzimin e “arsyeton” se deputetja e ka fyer ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, duke e quajtur -kriminel-, madje është “përçarëse” dhe “nuk i shërben unitetit brenda Kuvendit!” Pozita arsyeton se kandidatja, Albulenë Haxhiu, është deputetja femër më e votuar, madje e të gjitha kohërave në Kosovë, me tej 150 mijë vota!
     Opozita nuk solli arsye bindëse, për refuzimin e kandidaturës në fjalë. Ndërkohë që, duhej të sqaronte nëse është fyerje, apo shpifje akuza e Albulenës për ish-kreun e Kuvendit, njëherësh, edhe për kryetarin e Organizatës ilegale kriminale SHIK! Zoti Veseli e pranon, që së bashku me Hashim Thaçin dhe shokët tjerë të PAN-it, ka themeluar SHIK-un me 92 anëtarë. Realisht, kjo organizatë ka pasur 30 mijë anëtarë, por e ndarë në degëzime “Shqiponjat e Zeza”, BIA shqiptare e tjera.
     Opozita, sidomos ajo PAN-iste, nuk duhet të lëshojë akuza të pa baza, “si lopa bajgën”, por duhet ta vë pikën mbi “i”, të debatojë në Kuvend, nëse deputetja Albulenë ka fyer e shpifur, apo ka thënë një të vërtetë në shkallën sipërore?! Bartësit e së vërtetës i linçojnë vetëm sistemet diktatoriale dhe assesi një Kuvend demokratik!
     Akuza se Albulenë Haxhiu ka qenë “përçarëse”, përgjatë ushtrimit të detyrës së ministres të Drejtësisë, nuk qëndron. Edhe pse VETTING-u, në parim është aprovuar nga Kuvendi, por, për konflikt interesi, është sabotuar, bojkotuar, nga zhvatësit e pangopur e zuzarë, kryesisht, “komandantë” mujsharë, ish-pushtetarë, partiakë hileqarë.
     E njëjta gjë ka ndodhur dhe vazhdon bllokimi, përkatësisht, sabotimi për BYRONË e Verifikimit të Pasurive të Paligjshme, të pa mbulesë burimi financiare. Këmbëngulja e ministres Albulenë, për ta zbatuar ligjin, për mbrojtjen e pasurive të brezave shqiptarë, jo vetëm që nuk ka vend për ta akuzuar si “përçarëse”, në të kundërtën, duhet lavdëruar për punën e shkëlqyer që ka bërë dhe bënë ende, qoftë edhe si ministre në detyrë.
     Pozita, respektivisht, LVV, bëri një përçapje zhbllokuese, duke aplikuar votimin e fshehtë, i lexuar në Kushtetutë, si një e drejtë legjitime. Por, në larminë e interpretimeve të juristëve, ka mendime se kjo duhej bërë në fillim të seancës. Realisht, kjo relativizohet, kur në praktikë votimi aklamativ, i hapur nuk e zgjidhë çështjen, vjen në shprehje votimi i fshehtë, sepse Kushtetuta e pranon, madje edhe forma tjera. Kushtetuta i pranon vetëm koalicionet parazgjedhore, por opozita e tanishme e bëri, kundërligjshëm, pas zgjedhjeve, përfshi edhe Listën Serbe – PLAS -!
 
     Në interpretimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e kryekuvendares/it, ka kundërthënie brenda ish-anëtarëve të Gjykatës Kuahtetuese, por edhe në mes të juristëve. Disa thonë se 10 deputetë kanë të drejtë t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të mirëfilltë kushtetutorë. Të tjerë e mohojnë, sepse deputetët ende nuk kanë formuar Grupet Parlamentare.
     Mbizotëron mendimi se të drejtë ankese apo të parashtrimit të pyetjeve në Kushtetuese ka vetëm Presidentja. Natyrshëm, ajo duhet ta shfrytëzojë autoritetin kushtetues gjatë procedimit, ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit, nëse ka pasur shkelje kushtetuese dhe si të veprohet më tej? Presidentës Vjosë Osmani nuk i mungon as aftësia profesionale dhe as guximi intelektual, për të ndërhyrë brenda kompetencave kushtetuese të saj.
     Me gatishmërinë  e shfaqur, për të diskutuar me partitë politike, për krijimin e institucioneve shtetërore, brenda kompetencave neutrale dhe të kompetencave ekzekutive që ka, si faktor në bazë të Kushtetutës. Pra, ajo pret të ftohet nga subjektet politike, pasi të jenë ezauruar, shterur mundësitë e zgjedhjes brenda sallës kuvendore, pa ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit, siç janë përcaktimi i datave dhe të afateve.
      Gjykata Kushtetuese për mision ka drejtësinë supreme brenda shtetit. Rrënimit të Sistemit të Drejtësisë, nga ish-pushtetarët, tashmë, disa syresh të zbuluar si agjent të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, kanë dëmtuar shumë Atdheun. Dyshimi në Gjykatën Kushtetuese është aq i madh, sa Qeveria nuk guxon ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese, sepse nuk ka asnjë siguri që ajo mbronë interesat e vendit!
     Në këtë instituticion të lartë, ka edhe gjyqtar të devotshëm. Por, dyshohet se e keqja ka epërsinë, ashtu siç është provuar në nivelet tjera të gjykatave vendore. Edhe krimet e rënda, siç është tentativa për vrasje të qëllimshme, konvertohet në një dënim simbolik me para! Shumë qindra dosje të stivosura, presin të parashkruhen, t`u skadohet afati shqyrtues, ashtu siç është vepruar përgjatë këtij çerek-shekulli. Mjafton të shembullojmë me 45.500 “veteranë” të rrejshëm, me miliona euro të abuzuara! Thënë troç, Gjykata Kushtetuese ka devijuar nga garantuese e rendit kushtetues.
     Thuhet e shkruhet se -krimit nuk i skadon afati-. Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, kufizon hetimin dhe gjykimin për krime lufte dhe pas luftës, deri në fund të vitit 2000!? Ndërkohë që, krimet, vrasjet e cilësuara politike, kanë vazhduar ndër vite e tej dekadës, përfshirë edhe vrasjet e dëshmitarëve! Janë të njëjtat organizata kriminale, të themeluara nga LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, bandat e instruktuara nga Sigurimsat e Enver Hoxhës. Dhe, Gjykata Kushtetuese i ka parë të tëra këto krime dhe i ka heshtur, sikur këto krime kanë ndodhur në Mesjetë, në një shtet të Afrikës apo të Azisë dhe jo në zemër të Evropës!
     Prandaj, me të drejtë Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet si një “filozofe” e të drejtës, pa u merakosur për ta përdorë fuqinë reale të veprimit, edhe pse e ka të garantuar me ligjin kushtetues.
 
        Referenca ke Gjykata Kushtetuese, përgjatë këtyre dy muajve të fundit, është vënë re për disa shabllone e lëshime, që ngjallin huti dhe paqartësi. Mungesa e kryetarit të Kuvendet, sipas Kushtetutës, po e pamundëson krijimin e grupeve parlamentare. Kjo po nënkuptohet si justifikim, për zvarritjen e qëllimshme të formimit të institucioneve.
     Është hera e parë që Kosova përballet me vakum kushtetues. Kushtetuta nuk ka arritur të veprojë, në masën e duhur as në demokraci. Përgjegjësi kushtetuese kanë të gjitha subjektet politike. Kur ish-pushtetarët shpërfillën ligjet dhe vet Kushtetutën, duke e zhvatur shtetin egërsisht, partitë politike bënin sehir dhe nuk bënë asgjë, për t`i stopuar ata.
    Opozita PAN-iste përgjatë gjithë mandatit qeverisës të LVV, ka qenë skajshëm destruktive dhe, pothuaj se, gjithherë palë me Serbinë, për ta larguar Kurtin nga pushteti. Edhe në vënien e sanksioneve Kosovës, krahas Serbisë, edhe PAN ka kontribuar zellshëm. Madje, kuadrot e PDK-së, “janë zënë me pelë për dore”, duke lobuar kundër favorizimit të Kosovës, resepektivisht, kundër heqjes të sanksioneve Kosovës, për deri sa Albini është në pushtet! Kjo na kujton raportin nuse-vjehërre: “Për inati të sime vjehërre, do të flej me mullixhinë!”
    Dhe, krejt në fund, në ngulmimin e opozitës, për ta zbutur humbjen në fushë-betejë, duan fitoren në tavolinë! Për këtë dyshohet në presionin-porosi, nga hisedarët e lirisë tonë, që opozita e bashkuar dhe Lista Serbe, bojkot e bllok qeverisjes Kurti me Vetëvendosjen e tij! Gjithsesi, hiç parimore dhe fort e pamoralshme!

Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë), i cili emigroi në Amerikë (në vitin 1943) në rininë e tij të hershme, thoshte: “Kur dëgjoja fjalën kulturë, përgatisja shkopin tim për t’iu përgjigjur çdo përleshjeje masive me shkopinj, jo vetëm në Shkodër, Lezhë dhe Mirditë, por në të gjitha katundet shqiptare.”
***
Kultura është të thuash të vërtetën që e ke parë me sytë e tu dhe e ke formuluar me mendimet e tua.

Thuhet se studimi i një qelize të trurit është neurologji, studimi i dy qelizave është psikologji. Ndoshta mund ta çojmë më tej këtë çështje, duke thënë se studimi i një individi është psikologji, nëse studiojmë dy, flasim për kulturën.

Specia jonë është unike në grumbullimin e njohurive, ekspertizës dhe ideve nga brezi në brez. Speciet e tjera shtazore mund të kenë tipare të tilla, por këtu specia njerëzore është në një pozicion të veçantë. Ne kemi një tru që është jashtëzakonisht plastik dhe është në gjendje të përshtatet me mjedisin përreth në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet. Kështu e ka hapur rrugën specia njerëzore në të gjithë globin. Shuma është aftësia e jashtëzakonshme e trurit për të mësuar dhe kopjuar ide nga të tjerët. Me fjalë të tjera: idetë përhapen dhe zhvillohen me trurin e njeriut si një kundërpërgjigje (replikë)

Sidoqoftë, panorama e përgjithshme që po përpiqem të paraqes këtu është se kulturat zhvillohen si degët e një peme. Ata ndjekin rrugët e tyre, dhe secila rrugë është unike (e njëjtë). Por kjo metaforë prishet pasi e dimë që kulturat ndikojnë reciprokisht te njëra-tjetra. Kemi një bashkëveprim midis ndikimit dhe izolimit. Në përgjithësi, kjo shndërrohet në një rrëmujë relativisht komplekse, ku ende zbatohet ideja se çdo kulturë ka rrugën e vet. Kjo nënkupton se nuk pritet aspak që çdo kulturë të përfundojë me të drejtat e njeriut ose me teorinë e relativitetit, nëse u jepet vetëm kohë e mjaftueshme. Vetëm nëpërmjet ndikimit dhe tregtisë së ndërsjellë me kulturat e tjera bëhet e mundur të zhvillohet një shumëfish minimal i përbashkët i kulturës njerëzore.

Nuk duhet të harrojmë se motivi i individit për t’u bashkuar me një shoqëri është se shoqëria ekziston për individin, dhe kurrë anasjelltas. Duhet të funksionojë në një mënyrë të tillë që të jetë më mirë për mua të jem në shoqëri sesa të jem jashtë saj. Është shoqëria ajo që ofron mundësitë më të mira për një jetë të mirë. Një përbindësh shoqëror është një proces i tillë që ecën i egër dhe përfundon duke ekzistuar vetëm për veten e tij (lexo: elita). Me fjalë të tjera, supozimet e dhëna më sipër dështojnë. Një shoqëri e pjekur do të përqendrohet shumë në analizimin dhe kuptimin e proceseve të tilla, dhe sigurisht në krijimin e mekanizmave mbrojtës që parandalojnë që procesi shoqëror të ecë në mënyrë të egër. Sigurisht, kjo vlen për të gjitha nivelet e procesit shoqëror.

Pothuajse çdo zhvillim që ndodh me kalimin e kohës ka, siç u përmend, elementë kaotikë në të. Kjo vlen edhe për zhvillimin individual. Por përmban edhe elementë të fortë të programimit. Dhe kjo do të thotë që ne mund t’i transferojmë pa dashje këto karakteristika në të gjitha zhvillimet e tjera që shohim në botën përreth nesh. Edhe pse shohim shumë paralele, nuk kemi arsye të supozojmë se as evolucioni, as zhvillimi historik dhe as zhvillimi kulturor nuk kanë ndonjë element të programuar. Për ta përsëritur: Kultura që kemi sot është rezultat i asaj që ishte kultura dje plus gjithçkaje që e ka ndikuar atë ndërkohë. Dhe ajo që ishte kultura dje është rezultat i asaj që ishte kultura një ditë më parë, plus gjithçkaje që e ndikoi atë.

Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë prapa dhe prapa. Kjo është ajo që unë e quaj zhvillim gradual, ose akumulues. Këtu kam përshkruar edhe elementët vetë-përforcues dhe kaotikë të kësaj. Zhvillimi në vetvete nuk ka qëllim apo pikë përfundimtare. Ajo që ndikon në kulturë mund të jenë si kushtet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Faktorët e jashtëm mund të ndryshojnë nga fatkeqësitë natyrore, ndryshimet në klimë ose kushte të tjera natyrore, si dhe ndikimet nga kulturat e tjera. Ndikimet e brendshme mund të kenë të bëjnë me individët, lojën shoqërore që krijon valë vetë-përforcuese të traditave, fesë, normave ose besimeve, etj.

Tani kemi arritur në një pikë ku kulturat janë në një proces globalizimi. Nuk është aspak pa probleme. Sepse globalizimi është një proces i dhimbshëm, si në lidhje me kulturat, nën-kulturat, fetë dhe klasat. Jo të gjitha kulturat janë të pajtueshme me harmoninë globale. Çfarë mund të themi tjetër përveçse të gjitha kulturat duhen parë si të barabarta. Por është problematike në atë që jo të gjitha kulturat kanë kaluar nëpër të njëjtin proces pjekurie. Bota ka përjetuar dhe ende po përjeton të ashtuquajturën Pranverë Arabe.
***
PS: Gjatë vitit 2011, pati kryengritje të mëdha popullore kundër autoriteteve në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Këto protesta u quajtën “Pranvera Arabe”. Një kërkesë e përbashkët për shumicën e protestuesve ishte që regjimi aktual në vendet e ndryshme të jepte dorëheqjen.
***
Pritjet tona ishin që tani këta njerëz më në fund do të fitonin lirinë e tyre. Diktaturat do të shfuqizoheshin dhe demokracitë do të vendoseshin. Pothuajse pa përjashtim, kjo ka dështuar plotësisht. Dhe ajo që më ka bërë përshtypje pasi e kam vëzhguar këtë nga larg është se është naive të përfshijmë zgjidhjet ose vlerat tona demokratike në këtë çështje. Vlerat demokratike që jetojnë në shoqërinë tonë janë rritur bashkë me kulturën tonë gjatë shumë shekujve. Dhe nuk është aspak e sigurt që zhvillimi ka ndjekur këtë rrugë.
***
Jo, jo të gjitha kulturat kanë të njëjtat vlera.

Dhe kultura evropiane ka shumë turp në ndërgjegjen e saj, gjë që nga ana tjetër ka kontribuar në shkatërrimin e kulturave të tjera. Por mos harroni se kultura dhe individi nuk janë e njëjta gjë. Individi zotëron një vlerë etike të patjetërsueshme. Kulturat nuk kanë një vlerë të tillë etike. Prandaj, duhet të pranojmë se kur bëhet fjalë për krijimin e një Shoqërie të Pjekur, kulturat kanë vlera të ndryshme. Disa tipare kulturore janë të preferuara (parapëlqyera), ndërsa të tjerat duhen refuzuar. Një burrë i pjekur nuk i klasifikon verbërisht kulturat, por ato tipare kulturore që çojnë në sukses dhe ato që çojnë në dështim. Si pozitive ashtu edhe negative gjenden me shumicë në shumicën e kulturave. Dhe nuk duhet të kemi frikë të nxjerrim në pah tiparet “kulturore” të shumë shqipfolësve që nuk i duam në fshatin tonë të vogël Shqipërinë londineze, Kosovë dhe trojet nën pushtim.

Kur dielli i kulturës është i ulët, edhe xhuxhët hedhin hije të gjata.
***
Dashuria e shumë shqipfolësve për regjimin kriminal që ka kapur të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkëpunimin e regjimit me krimin e organizuar që e ka transformuar Shqipërinë në të vetmin narko-shtet në Evropë, është e neveritshme.

Qëllimi i Ramës, misioni i tij, është të detyrojë zhvendosjen (largimin-ikjen) e shqiptarëve nga atdheu i tyre përmes varfërisë së qëllimshme dhe humbjes së shpresës, në mënyrë që tokat e boshatisura të zëvendësohen me të huaj (“refugjatë”) nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që BE-ja nuk i dëshiron në vendet e tyre.

Një person inteligjent që është krenar për inteligjencën e tij, por ia shet votën regjimit mafioz antikombëtar, është si një i burgosur që krenohet me qelinë e tij të madhe.

Shqipfolësit e pakulturuar me aftësi të kufizuara mendore që mendojnë se po ndjekin yjet kur simpatizojnë sharlatanin Edvin Kristaq Rama dhe ia shitën votën antishqiptarit, përfundojnë si bretkosa ngjyrë kafe që hidhen në ujërat e zeza për t’u pastruar. Dhe aty takohen minjtë e kanalizimeve.

Mos mendo kurrë se mund ta fshehësh gjënë e turpshme që ke bërë, sepse edhe nëse ua fsheh të tjerëve, zemra jote do ta dijë.
***
Nëse nuk e largoni menjëherë nga pushteti armikun më të rrezikshëm të brendshëm për Kombin tonë, edhe Shqipëria do të bëhet një nga vendet që u zhdukën.

Shumë nga vendet që janë zhdukur nga harta e botës kishin një histori të palavdishme.

Ka histori për 75 vende dhe mbretëri që nuk ekzistojnë më. Disa prej tyre ekzistuan vetëm për disa muaj, të tjera për dekada.

Disa prej tyre arritën të ndërtonin një sistem politik, shkolla dhe spitale, të tjera u detyruan të mbroheshin nga përpjekjet e pushtimit. Ajo që të gjitha kanë të përbashkët është se lëshuan pulla si shenjë se ishin të pavarura, se ishin një shtet që meritonte një vend në histori. Dhe se më vonë u harruan nga pothuajse të gjithë.

Perandoritë (shtetet-vende) lindin dhe zhduken. Vende të reja themelohen dhe më pas shpërbëhen pas disa vitesh. Historia e këtyre tokave dhe mbretërive të humbura merr jetë kur lexon për të.

Ka histori të frikshme (rrëqethëse) botërore, përshkrime lirike dhe detaje delikate rreth vendeve që nuk ekzistojnë më. Ato vende ndodheshin në të gjitha cepat e botës, në xhungla dhe shkretëtira, nga jeta e zhurmshme e qytetit deri te tokat e shkreta të stepave.
***
Tani një botë shqiptare kërkon ndihmë: Na duhet zemra jote, aftësia jote, mendja jote e zjarrtë! Dhe ti e more rininë tënde për ta ndarë dhe për ta zotëruar, prandaj përdore atë! Jep energjinë tënde! Për veten tënde. Për të ardhmen e pasardhësve të tu. Për vendin dhe kombin.

O shqiptar! Mos u dorëzo! Mos ik, por reago. Përdor aftësitë e tua! Për ta shpëtuar Shqipërinë nga vdekja. Do të ishte shumë qetësi në pyll nëse askush nuk do të këndonte përveç zogjve që këndojnë më mirë.

E dua pa masë kombin tim, i cili është në prag të zhdukjes – Nga Aurel Dasareti

Shkruaj falas sepse e dua pa masë atdheun e gjyshërve të mi, i cili po zbrazet (shqiptarët po largohen, të huajt po hyjnë) dhe do të trashëgojë tokat tona. E dua pa masë kombin tim, i cili është në prag të zhdukjes – Aurel Dasareti

Përshëndetje: Kjo letër si plotësuese (ngjitje) e shkrimit të mësipërm.

Asgjë nuk është më e dëmshme dhe më e çmendur për një person normal sesa të lejosh një kriminel psikopat dhe regjimin e tij të fëlliqur për të shkatërruar vendin tënd për 16 vjet rresht – vetëm sepse krimineli e di mungesën e rezistencës së një populli indiferent që vetëm flet dhe fle, dhe nuk frikësohet nga ju, prandaj vazhdon me pisllëqet. Kryekrimineli e di se ju përdorni vetëm llafet por nuk përdorni mjetet e duhura (forcën) për ta rrëzuar atë dhe regjimin (të vetmen gjë që ai/ata e kuptojnë). Ata, në bashkëpunim me armiqtë siç është Serbia, Greqia, FYROM-i etj punojnë që ju të mos ekzistoni, të ikni nga Shqipëria dhe zhdukeni nga faqja e dheut. Pse? Për të bërë ndryshime demografike, për ta shndërruar Shqipërinë në një kosh plehrash të… gjithë rruzullit tokësor.  

Mjaft më, zgjohu tani, menjëherë, dhe mos e humb kohën duke shikuar pisllëqet në Big Bordel TV apo shfletuar vetëm mbeturina në disa media mashtruese të padobishme, të shkarravitura nga amatorë të cilëve u intereson vetëm paraja – por përdorni metodat dhe mjetet e duhura që kryekrimineli i narko-shtetit kupton, dhe hidhe në koshin e plehrave. Shpëtoje atdheun tënd nga zhdukja, Shqipërinë. Shpëtoni kombin të cilit i përkisni jo vetëm me gjuhë por gjenetikisht.

PS: Nuk jam në rrjetet sociale: Facebook etj. Megjithatë, nuk jam atje si person privat. Kjo është arsyeja pse i dërgoj letrat e mia për publikim në disa portale që mendoj dhe besoj se janë kombëtare (në fakt janë kombëtare… me disa përjashtime), dhe afërsisht 900 bashkatdhetarëve që mendoj se janë intelektualë dhe patriotë të devotshëm. Kam mësuar shumë gjëra nga shumica prej jush, faleminderit.

Më shkruani dhe më tregoni mendimet e juaja për portalet që mendoni se nuk janë kombëtare. Popullata duhet informuar…

Aurel Dasareti

Zgjedhjet e blera dhe të manipuluara nga kriminelët e regjimit të shtetit mafioz nuk duhen miratuar- Nga AUREL DASARETI

Zgjedhjet e blera dhe të manipuluara nga kriminelët e regjimit të shtetit mafioz nuk duhen miratuar.

Bosi i mafisë Edvin Kristaq Rama i quan gjysmën e burrave të Shqipërisë çyryk.

Kjo është e vetmja gjë për të cilën pajtohem me të – cincarin.

Shitja e votës nga të tillët (çyrykët) Emojie vërtetoi këtë.

Absolutisht e pabesueshme, deri më tani nuk mund ta imagjinoja që shqiptarët janë një popull kaq i çuditshëm që u mungon burrëria dhe do të pushojnë së ekzistuari pas pak vitesh.

Turpi mbetet me ne.


Send this to a friend