Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike ” í “ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021.
Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s:
I Kopshti i Edenit; II Kopshti i Kënaqësive; III Ferri Muzikor.
Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brënda saj një dimension të tillë.
Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturên.
Gjatë Netëve të Bienales sonë, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…
Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos.
Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.
Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ”” – Vepër Arti total.
A nuk është dhe historia e Durresit tonë, me shkëlqimin dhe dramat 3000 vjeçare, një vepër arti e pambarim, ku në kopshtet e tij herë shfaqet parajsa e herë mëkati?
Florian Vlashi
Komentet