I dha një artisti të huaj Kane, (Kanan në shqip) të huaj 4,2 milion euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar sepse nuk u shitën biletat dhe Shqipëria sipas tij, duhet të jetë në lartësinë e duhur e të mos turpërohet?! Ajde mere vesh ose kuptoje këtë arsyetim, kur kjo e gjitha është nismë private. Mirëpo del dhe Sançua alias Blendi Gonxhe e ndryshe nga Rama bën aryetimin legjendë: llogaria e llogarisë që do të llogarisim, llogaritet në llogari 100 milion euro fitim nga sufllaqet dhe hotelet ku do flenë të ardhurit. Njëri nuk do të turpërohet se është namuzqar e për këtë hedh ne det lekët e fukarasë, e tjetri llogarit se do japim të 4,2 milon euro e do të fitojmë 25 herë më shumë. Për të mos e zgjatur dhë në respect të lexuesit po rikujtoj,
1. Gjashtë vjet pa Teatër Kombëtar pas shembjes macabre të Teatrit ekzistues.
2. Mbi dhjetë vjet pa Bibliotekë Kombëtare që është përmbyur dy herë dhe për ironi të fatit është djegur (ka rënë zjarr) duke dëmtuar seriozisht fondin e veçantë të librave me vlerë.
3. Pesë vjet pa Muze Kombëtar. Është duke u restauruar thotë kompetenti Goxhe.
4. Pa Galeri Kombëtare të Arteve, që hapet një herë në vit për ekspozita të piktorëve proqeveritarë. Galeria e re prapa asaj të vjetrës është bërë si pëlhura e Penelopës, prish e ndreq, po sidoqoftë po punohet për të.
5. Në Tiranë nuk ka një Muze Etnografik më vete. Ndoshta jemi i vetmi kryeqytet në Evropë pa muze etnografik. Nëse doni të shikoni, mund të shkoni në Berat që ka një të tillë ose te shtëpia e Sazan Gurit që ka një muze privat etnografik modest. Gjithsesi turisti në Tiranë ka seç shikon të veçantë, vetullat kaleshe të Gonxhes ose të Gjnushit dhe poturet e famshme treçerekëshe të Kryeministrit
6. Po përmend pa koment se 188,5 milion euro janë caktuar për ndërtimin e një piste për garat e shpejtësisë me makina në periferi të Elbasanit. Lali Eri, që sot kalon pushimet në qyngje, tha që do mbarojë më 2026, Gonxhja dhe Rama më 2028. Vjet pista u kthye në liqen nga shirat e dimrit dhe një pjesë e rrugës që të çon atje u shemb plotësisht. Puna vazhdon…
Sidoqoftë edhe pse na mungojnë ato që kam shkruar më sipër, (nuk ka fonde) me Kananin nga Amerika me origjinë nga Afrika nuk u turpëruam. Dolëm të nderuar e krenarë sipas KM-së