• Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. • “Qytetarët kanë bërë thirrje në kor “Parlament analfabetë”, “Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren” dhe “Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”. • Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore. • Siç raportohet, protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. • Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve. dosja.al