Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë nga një shqiptar në Britani gjatë vizitës së djeshme.
Teksa ishte duke zbritur nga mjeti i cili e shoqëronte, Rama u fut në anën e pasme të godinës ’10’, pasi mendoi se do shmange protestat. Por aty e priste një shqiptar, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante ‘Edi Rama’.
‘O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu’, tha protestuesi. Pamjet u publikuan nga VoxNews.
Kujtojmë se një ditë më parë, Rama u takua me Rishi Sunak, konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe.