Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalimin e falënderimit të të gjithë kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit, ironizoi Aleancën për Shqipërinë Madhështore, në veçanti Jozefina Topallin, që çoi në humbjen dhe fitoren e PS.
Rama pohoi se PS e nisi punën që herët dhe punoi me shumë seriozitet, si në votën e Diasporës, ashtu dhe në vend, duke filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, prandaj dhe erdhi ky rezultat.
“E kemi nisur që pas fitores së zgjedhjeve të kaluar, të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë, Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë “rrush”, ne i kemi futur në “kosh”. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues në 2021.
Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi. E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021. Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.
Eksperienca e deputetëve aktualë dhe energjia e të rinjve sollën këtë rezultat. Falënderoj të gjithë drejtuesit e qarqeve, që e nisën punën që nga shtatori i vitit të kaluara. Disa që kishin merakun e garës në listat e hapur, ju them se ne ishim gjithë bashkë dhe morëm rezultate, ndërsa Aleanca e Shqipërisë Madhështore ra në gropë” – u shpreh Rama. bw