VOAL – Doris Leuthard hyn në fushatë kundër iniciativës “No Billag”. E intervistuar të hënën nga mediat gjermanishtfolëse të Zvicrës, këshilltarja federale ka pohuar se Radiotelevizioni Publik Zviceran nuk mund të ekzistojë vetëm me reklamat.
“Do pranuar faktet: vëllimi i reklamave është ngushtuar prej shumë vitesh, prandaj vetëm me të ardhurat nga reklamat nuk mund të mbijetojnë transmetuesit publikë dhe privatë, sidomos të vegjlit,” ka theksuar këshilltarja federale, duke kundërshtuar prerë pohimet e fundit nga Hans-Ulrich Bigler, drejtor i Unionit Zviceran të Arteve dhe Mjeshtrive.
Komentet