PRONA PRIVATE, THEMELI I DEMOKRACISË
Në vendet perëndimore, me demokraci të konsoliduara, liberale, me pronë private kuptojnë fuqinë për të zotëruar pasuri të paluajtshme e të luajtshme nga ana e një personi fizik apo juridik, fuqi kjo e njohur juridikisht dhe që përjashton çdo ndërhyrje nga ana e shtetit apo të huajve në trashëgiminë e individit. Prona private tregon për dashurinë e drejtësinë ndaj vetes dhe i garanton njeriut pavarësinë, lirinë e zotërimit dhe autonominë, duke qëndruar kështu në lidhje të ngushtë me dinjitetin dhe të drejtat e tjera të personit njerëzor. Në këto 35 vjet shtet, të ashtuquajtur demokratik, Shqipëria i ngjan një anije pa vela, që e përplasin dallgët sa majtas djathtas, por as një herë nuk e nxjerrin në bregun e shpresës. Më shumë se kushdo tjetër, pushteti “Demokratik” gjatë qeverisjes 35- vjeçare ka përdorur arrogancën, arbitraritetin, padrejtësinë, në kurriz të persekutuarve dhe pronarëve legjitim të pambrojtur. Sa herë ka ndryshuar pushteti, lideri që ka ardhur në pushtet ka linçuar si një himn triumfal para shqiptarëve, se nuk e ndryshoj Ligjin famëkeq 7501, që ka skllavëruar pronarët legjitim. Ky angazhim skifterësh grabitqar të pushtetarëve, është bërë lajtmotivi i qeverisjes së korrupsionit, jo vetëm të pasurive të pronarëve individë, por edhe të pasurisë kombëtare, si miniera, pyje, kullota, hidrocentrale etj..
Kombi nuk ka nevojë të bëhet i egër, për të qenë i qëndrueshëm”, na mëson Franklin Ruzvelt. Kushdo që merr pushtetin dhe nuk di të qeverisë, bëhet uzurpator dhe pronar i gjithë pronave. Këtë fatkeqësi po e përjeton Shqipëria, ku pas vitit 1991, erdhën në pushtet revolucionar të Partisë së Punës, që ishin jo vetëm të paditur, të çoroditur, pa eksperiencë për të qeverisur ekonominë e tregut, por edhe aventurierë karrieristë të uritur e të etur për të sunduar me dorë të hekurt. Aftësia për të mohuar, dënuar e privuar pronarin nga prona personale është sjellje tipike e diktatorëve. Shteti, nëpërmjet pushtetit të tij absolut, pushtoi pronat e pronarëve dhe u shpall vetëpronar, duke ua shpërndarë fshatarëve me ligjin 7501, ose pronat e fermave rreth qyteteve ua dhuroi të zbriturve nga malësitë e veriut e të jugut si t’i kishte pronat e veta. Në një vend që sundon një njeri, nuk mund të ketë kurrë demokraci. Sundimtarët harrojnë premtimet dhe gënjeshtrat e tyre elektorale, por populli nuk harron kurrë. Qeveritë e dhunshme, kundër të drejtave të pronarëve dhe në dëm të popullit të vet, të mos harrojnë se një ditë do kenë një fund tragjik, kushdo qofshin ata… “Pushteti legjislativ është zemra e shtetit, pushteti ekzekutiv, truri i tij”, – thotë ZH. Zhakë Ruso. Kur kombinohen mirë këto dy fuqi për të mirën e përbashkët, suksesi është i garantuar.
Kuvendi i “Dukati”, të bashkërenduara edhe me simotrat e tyre që vuajnë nga e njëjta “sëmundje”, duhet të ndërgjegjësojnë dhe të motivojnë çdo individ, se pa vajtur prona tek i zoti nuk mund të ketë liri, demokraci, mirëqenie e miqësi midis palëve. Duhet t’i vrasë ndërgjegjja të gjithë ata që shfrytëzojnë pronën e tjetrit, që e kanë marrë nëpërmjet sekserit të paprecedent në këto 35 vjet, që e ka emrin: “Pushteti i pushtimit të pronave të pronarëve legjitim”. Prona nuk është kontribut i një apo më shumë individësh të sotëm. Ajo është pasuri e trashëguar në breza. Ligji absurd 7501 është ligji varrmihës i demokracisë, së bashku me heqjen e ligjit të dënimit me vdekje përbëjnë dy fatkeqësitë e demokracisë shqiptare, që po e mbajnë peng kombin dhe sjellin për ditë krime dhe mort. Pa u çliruar nga këta dy vargonj të kobshëm, populli do të jetë vazhdimisht në robëri.
DREJTËSIA DHE DASHURIA SHOQËRORE
Morali dhe virtyti i dukatasve, tragjasiotëve dhe radhimjotëve duhet të trokasë në ndërgjegjen e tyre dhe të dalin e të ngrihen mbi interesat e tyre vetjake për të gjetur një konsensus me pronarët e vërtetë që i quajnë “ish”, që në fshatrat tanë, kjo pasthirrmë përdorej kur trembin pulat. Konfliktet, kapërcehen me anë të mirëkuptimit dhe pajtimit. Është koha që individët brenda komunitetit të gjejnë gjuhën e përbashkët, nëpërmjet një gjykimi me mençuri të problemeve delikate. Të tregohen të virtytshëm. Virtyti është shëndeti i shpirtit dhe kështu do ta ndiejnë veten më të qetë, të çliruar nga një padrejtësi që e mbajnë mbi supe për hir të pushtetit, pushtues të pronave. Drejtësia e sotme është dashuria e djeshme dhe dashuria e sotme, është drejtësia e nesërme. Drejtësia është një virtyt dhe qëndrim moral, në saj të të cilit i njihet tjetrit e drejta me vullnet konstant. Ai që praktikon drejtësinë nuk kërkon të drejtën e vet, por atë të tjetrit. Pushteti pushtues i pronave, jo rastësisht, por që të mbahet mend e vërteta duhet mos harrohet, se dhe hileja e padrejtësia që prodhoi pushteti në këto 35 vjet, propagandohet zhurmshëm, si një risi e demokracisë.
Ky është një mentalitet provincial, xhunglash, tribush. Harrojnë këta “profet” të demokracisë, se prona s’është e atyre që u shkolluan, apo u larguan nga fshati, por e trashëguar në breza. Krahinorët e Dukatit s’ia kanë për nder e s’ka pse të ketë mirënjohje për atë sistem, përsa i përket shkollimit, përkundrazi na është shumë borxhli shteti, si krahinë. E vërteta sa do të goditet, ajo nuk shembet, se është e patundur si shkëmbi. Ai që nuk e njeh të vërtetën me gjithë shkëlqimin e saj dhe mundohet ta mohojë e errësojë, është i marrë. Ndërsa, ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel dhe një ditë do ndeshet me drejtësinë shoqërore, në mos ligjore. Të vërtetën, nuk e pëlqejnë njerëzit e liq, hileqarët, hajdutët, grabitqarët, që mohojnë identitetin e pronës. E vërteta, mund të përkulet nga korrentet e kohës, por nuk thyhet kurrë nga ciklonet e pushtetit. Dukatasit, tragjasiotët dhe radhimjotët, si njerëz të një gjaku, me mençurinë dhe maturinë e tyre, duhet të reflektojnë ndaj këtij ligji obskurantist (7501), nisur nga një thënie e Senekës, të riut, se “ka ligje të pashkruara, që janë më të fortë se të shkruarit”.
Për interesa meskine të një klase politike, janë prodhuar ligje të këqija dhe ligje të mira. Që në kohën e Firdusit të lashtësisë, një shtet i mirë quhesh kur ka tre komponentë: ligje të mira, infrastrukturë të mirë dhe njerëz të mirë. E kjo e fundit është përcaktuese. E tek neve, pikërisht asnjëra s’është në nivelin e një demokracie funksionuese. Por zakoni, tradita, eksperienca në marrëdhëniet mes njerëzve të një komuniteti solid, diktojnë nevojën që të gjejnë mekanizma komplementare që rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
KRIZA E LIGJIT DHE GJYQI I NDËRGJEGJES
Problemi i pronave është një problem i trazuar, që duhet shkulluar me mëndje të kthjellët, me gjykim me të njëjtin metër, si për pronarin legjitim ashtu edhe për atë që ka fituar pronë me ligjin 7501. Në këtë rast, duhet të funksionojë gjyqi i ndërgjegjes për secilin pronar, për të mos i lënë vend gjyqit të pushtetit, apo të arrogancës provinciale. Për të arritur një qëllim fisnik, duhet të mbretërojë arsyeja e njerëzve të mençur të atij komuniteti, larg pasioneve, ambicieve, egos personale dhe ligësisë keqdashëse, ndaj njëri-tjetrit. Krahina e Dukatit, duke qëndruar larg smirës dhe zilisë, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, për të bërë korrektimin e ligjit në favor të dy palëve, siç kanë vepruar 2/3 e vendit, nga Shqipëria e Mesme, në Veri. Në rast se prona do trajtohet në këto standarde që ka sot, ky është një dhunim që u bëhet pronarëve nga shteti. Për 35 vjet, pronari nuk është shpërblyer për asnjë pjesë simbolike të pronës dhe as pretendohet të fitojë në të ardhmen, në një kohë që pronën e tij, e shfrytëzon pronari i emëruar nga shteti. Drejtësinë, Dukati, Tragjasi apo Radhima nuk e kanë kërkuar apo lypur kurrë nga të tjerët, por e kanë gjetur tek vetja.
Ciceroni thotë se: “Ekzistojnë dy norma të drejtësisë, të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë”. Do rekomandoja komunitetet e interesit, të ballafaqohen me këto dy sentenca të Ciceronit, për të qenë të qetë në jetën tyre dhe ti japin jetës kuptimin e një lumturie të merituar, të ngritur mbi virtytin e ndershmërisë. Problem i pronave, duhet të marrë një zgjidhje oportune, se sa më shumë i largohet në distancë padrejtësive të pushtetit, aq më helmues bëhet jo vetëm për pronarët, por edhe për vetë pushtetin. Një komb i madh, apo komunitet i vogël qoftë (siç janë fshatrat e krahinës së Dukati), klima e paqëtimit, tregon për madhështinë e njerëzve të mençur, të mirë, të ditur, të kulturuar e qytetëruar, që me gjeninë e tyre gjenetike, familjare, fisnore, tradicionale, zakonore, dinë të vendosin ura komunikimi midis njerëzve, që nuk i çimenton dot as djallëzia, dinakëria dhe hipokrizia e çdo pushteti, që fabrikon ligjet më famëkeqe, siç është edhe ligji 7501.
/Gazeta Panorama
E keshilloj Elena Kocaqin qe te lexoje e te studioje me shume, mundesisht te shohi shume muze dhe, vetem pas ketij udhetimi te gjate ne shkence, te guxoje te arrij ne konkluzione. Historia eshte mbi fakte. Historia e shqiptareve eshte shume e bukur dhe shume e dokumentuar. Historia shqiptare nuk ka nevoje per fantazi injorance.
Petro Luarasi
Eleni Kocaqi shkruan: ”Ne gusht ne Shkup, shqiptaret e kishin ne dore perandorin qe te shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bene, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte te shkonte ne Selanik dhe te nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste ne pushtet atë ne Stamboll.” Perkunder kujtimeve te Hasan Prishtines, i cili i botoi pas vdekjes se I.Boletinit dhe I.Qemalit ASKUSH NUK E POHON KETE AKUZE. PERKUNDRAZI TRUPAT E ISA BOLETINIT U TERHOQEN TE FUNDIT NGA SHKUPI DHE KERKONIN NGRITJEN E FLAMURIT KOMBETAR SHQIPTAR. Elena Kocaqi si shume te tjere kujtimet e nje personi (A.Prishtines ) i quajne dokumenta dhe nuk sqarojne se kush e nenshkroi e imponoi marreveshjen me xhon turqit qe te mos ngrihej flamuri. Dikush mund te pyese, mire Boletini nuk donte, po Hasani me te tjeret perse nuk e ngriten?! Kush vendoste luftetari apo i derguari per marreveshje me xhonturqit!Zekeria Rexha
Deklaratë
Mendime mbi krenët e kryengritjes së Kosovës 1912, Isa Boletinin dhe Riza beg Gjakovën
Nji nga krerët kryesorë të kryengritjes së madhe të Kosovës, më 1912, pa pjesëmarrrjen e të cilit as nuk mund t’imagjoinohej një kryengritje në proporcione aq rë mëdha kundër pushtuesve zhonturq, ka qenë edhe vetë Isa Boletini. Ky njihej atëherë si kundërshtar i parë dhe i papajtueshëm i zhonturqve , të cilët i urrente po aq sa regjimentarët e Sulltan Hamidit, për çthronëzimin e të cilit kishte nënshkrue ultimatumin në mbledhjen e madhe të Ferizajt në korrik 1908.
Akuzat që i bahen nga patrioti Hasan Prishtina se ai ka qenë për kthimin e Sulltan Hamidit në fron nuk kanë mbështetje në dokumentat sekrete të diplomacive të huaja as edhe tek turqit vetë si bie fjala te historiani Sulejman Kulce i cili për Riza beg Gjakovën thot haptas se është i lidhun me princin Sabahedin për të rrëzue qeverinë e ”Itthihadve Tarakki”- në dobi të sulltanit. Akuzat e lartpërmenduna besoj se janë shkaktue ma tepër nga temperamenti i rrëmbyer i patriotit t’ekzaltuem Hasan Prishtina për çashtje taktike dhe marrje vendimesh politike , që ky nganjëherë merrte përsipër vetëm pa u konsultue me bashkëpunëtorët e tij. Kjo gja del edhe në bashkëpunimin e Hasan Prishtinës me udhëheqjen e komitetit të Kosovës gjatë periudhës 1918-1922, të kryesuem nga Hoxha Kadri Prishtina, Hysni Curri dhe Bedri Pejani.
Jam i mendimit se mosshpallja e autonomisë shqiptare në Shkup më 1912 ka për shkak kryesisht, përsa u përket krenëve shqiptarë, qëndrimin intrasigjent dhe antikombëtar të Riza beg Gjakovës dhe fanatikëve që i shkonin mbrapa, me kërkesat e tyne që regjimi i sulltan Hamidit të restaurohej…
( Deklaratat origjinale gjenden në arkivin Skënder P.Luarasi) https://www.forumishqiptar.com/…/26533-Hasan…/page3
Gazeta ”Liria e Shqipėrisė” 29 gusht 1912
Telegrami i Hasan Prishtinës, propaganda antishqiptare dhe rreziku i jashtėm i detyroi udhėheqėsit e kryengritjes qė tė pėrfundonin njė marrėveshje me kėrkesat e kufizuara.
Gazeta”Liria e Shqipėrisė”pėr kėtė akt tė krerėve shqiptar, tė pamenduar mirė, mė 29 gusht 1912 shkruante:”Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara,vėrtet mund tė quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi…”
Para se tė largoheshin,kryengritėsit shqiptarė miratuan edhe njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet: ”Neve ikim nga qyteti duke u zėnė besė fjalės sė qeverisė. Do tė presim gjer mė 5 tė shtatorit. Po tė mos i mbarojnė premtimet,ahere neve, sado qė s´lėmė as nonjė tė besuar nga ana jonė,do tė urdhėrojmė pėrsėri dhe do tė mos kėrkojmė premtime, po do tė ndahemi nga sundimi i Imperatorisė Otomane”. Kėtė deklaratė e nėnshkruan krerėt: Isa Boletini, Sadi Aga, Idriz Seferi, Bajram Curri, Riza Begu, Islam Spahija, Musa e Jahja Prizreni.
Elena Kocaqi eshte nje pseudo historiane, qe ja fut kot dhe luan per injorantet.
Urime e nderuar historiane, studiuese dhe e vendosur ne anen e te drejtes. Ju admiroj per guximin, pasi vete e pranono se: eshte e rrezikshme te shkruash historine e Shqiperise, pasi preken interersa te medha.
Sqarimi qe beni eshte me vend. Te pakten qeteson veten dhe ata qe kane interes te lexojne e te njohin histori. Mos u merizit nga ata qe perpiqen t’u fyejne, t’u kercenojne apo t’u pengojnë.
Jane shume rrethana qe individe, apo grupe te caktuara perbuzin, shajne, anatemojne veprimtaret e vertete te çeshtjes shqiptare. Ne vend qe te merren me vepren, merren me personin, ca me keq me jeten personale, qe jane vogelima te shijshme vetem per biseda kafenesh dhe te destinuara per njerez te rendomte. ose keqdashes te qellimshem.
Me pelqeu komenti i Petro Luarasit, duke sjelle ne kujtese disa fakte,, qe provojne se historia asnjehere nuk eshte e perfunduar plotesisht. Pikerisht kjo eshte e bukura qe pranon diskutim dhe rrahje mendimesh, per te gjetur te verteten, ecila nuk eshte absolute, sidomos ne histori.
Ju uroj pune te mbare dhe suksese! Shqierise dhe shqiptareve u duhen njerez te tille.