VOAL

VOAL

E vendosën në hartë Kosovën si pjesë të tyre, FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë

November 26, 2022

Komentet

VIDEO- Festë e çmendur e Brojës, goli i tij i parë vjen në mënyrën e pazakontë në Premier Ligë

Armando Broja ka shënuar gol në minutën e 90-të për Bërnlin. Sulmuesi i Kombëtares u fut nga stoli ndaj Bërnmuth, për të vendosur baraspeshën.


Goli i Brojës ishte i pazakontë për të, pasi si rrallë herë prej tij erdhi pas një goditje me kokë. Festa ishte e çmendur për të gjithë te Bërnli.

Ndeshja u mbyll me barazim 1 me 1, ndërsa ishte Broja që nxori nga kriza Bërnlin. Ekipi anglez e luante ndeshjen e javës së 17-të me kujtimin e disa humbjeve radhazi.

Vetë Broja u aktivizua në minutën e 65-të. Moment mjaft i veçantë për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa goli në Angli mungonte prej dy vitesh.

Goli i Brojës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

“Kristiano Ronaldo, special që 17 vjeç”, Aleks Ferguson rrëfen raportin me portugezin

Kur flet një legjendë si ai, të gjithë kanë kuriozitet ta dëgjojnë, edhe tani që është tërhequr nga trajnimi. Sir Aleks Ferguson është rikthyer të flasë dhe ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e tij me Kristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të famshëm që ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

 

Ferguson i kishte besuar Ronaldos ende adoleshent, pas vetëm një shikimi të shkurtër gjatë kohës kur ai luante te Sportingu i Lisbonës. “Ishte fantastike. Në jetën tuaj profesionale takoni lojtarë të jashtëzakonshëm. Që në moshën 17-vjeçare, e dija që ai kishte diçka të veçantë, jo vetëm aftësitë e tij, por edhe dëshirën për t’u bërë më i miri”, ka thënë Ferguson. Gjithashtu, ishtrajneri i “Djajve të Kuq” ka theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin e Ronaldos që nga fillimi i karrierës.

“Çdo seancë stërvitore, ai praktikonte pas goditjeve të lira. Ishte fenomenal. Ai nuk ishte thjesht i talentuar, por kishte një etje të paparë për të përmirësuar veten çdo ditë”, ka thënë Ferguson. Më tutje, Sir Aleks Ferguson ka folur edhe për ndikimin e Cristiano Ronaldos brenda dhomës së zhveshjes dhe në fushë, gjithmonë sa I takon përvojës që përjetoi në “Old Trafford” me Mançester Junaitid.

“Padushim mund të them se ai ishte një shembull i vërtetë për shokët e skuadrës. Ambicia e tij e madhe dhe përkushtimi për stërvitje e bënë atë një udhëheqës natyral”, ka treguar ndër të tjera, Sir Aleks. Marrëdhënia mes Ferguson dhe Ronaldos është shembull i mënyrës se si një trajner i madh mund të identifikojë e madje edhe të zhvillojë talentin e jashtëzakonshëm, duke ndihmuar lojtarët të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

Jo më kot, aktualisht, Ronaldo ende konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe Ferguson nuk ngurron ta pranojë se kishte parashikuar suksesin e tij që kur e vërejti atë që ishte në gjendje të bënte në moshë fare të re.

PANORAMASPORT.AL

Trump “duartroket” përformancën e Paul ndaj Joshuas: Luajte me guxim ndaj një kundërshtari të madh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh i kënaqur nga paraqitja e Jake Paul, pavarësisht se amerikani u mposht nga Anthony Joshua.

“Në aeroplan pata mundësinë të shikoja ndeshjen e Jake Paul, dhe ai luajti vërtet mirë, u duk si një shfaqje e GUXIMIT TË MADH kundër një Anthony Joshua shumë të talentuar dhe të fuqishëm.

Event fantastik, urime Jake për qëndrueshmërinë, dhe sinqerisht, aftësinë, e treguar kundër një njeriu shumë më të madh!”-shkruajti Trump në rrjetet sociale.

Ylli i Youtube, Paul është një mbështetës i hapur i Presidentit dhe madje bëri fushatë për të gjatë kandidimit në vitin 2024.bw

“Më është thyer nofulla…”, Paul premton: Humbja ndaj Anthony Joshua? Rikthehem edhe më i fortë

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri amerikan Paul tha se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa premtoi se do rikthehet më i fortë se kurrë.

Paul pranoi gjithashtu se i është thyer nofulla.

“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj. Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën.

Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote”-tha ai. bw

Me 30 milionë euro në treg, bomberi shqiptar vendos rekord të jashtëzakonshëm

“Transfermarkt” mbetet i specializuar për vlerësimet ndaj futbollistëve. Së fundmi bie në sy përditësimi për Fisnik Asllanin. Bomberi shqiptar me vlerën 30 milionë euro, bëhet më i vlerësuari në treg për Kosovën.


Rritja e tij prej 12 milionë eurosh nga hera e fundit është e jashtëzakonshme. Shkak për këtë është bërë forma me Hofenheimin në Bundesligë.

Pas Fisnik Asllanit, Zhegrova dhe Avdullahu janë dy futbollistët e tjerë më të vlerësuar shqiptar. Në krye të listës së Kombëtares kuqezi ndërkohë qëndron Kristjan Asllani me vlerën 13 milionë euro.

Së fundmi bie në sy rënia e Armando Brojës. Ky i fundit më parë vlerësohet 14 milionë euro, ndërsa tashmë vetëm 10 milionë euro. Për të gjithë botën e futbollit, Ardon Jashari është futbollisti shqiptar që mban shifrën 32 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

 

Podujevë, 11 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Investimi në vlerë prej afër 2 milionë euro, përfshin përveçse tribunën e lindjes dhe ulëse të reja, përfshin mbulim të tribunave perëndimore, veriore dhe jugore, si dhe ndriçim të plotë të fushës, duke mundësuar kështu zhvillimin e ndeshjeve edhe në mbrëmje.

Kryeministri Kurti tha në prononcimin e tij se Klubi Futbollistik “Llapi” ka një traditë të gjatë, është themeluar në vitin 1932, dhe nga këtu kanë dalë edhe yje të futbollit, në mesin e tyre Fadil Vokrri dhe Fevzi Rama. “Prandaj, përveç që e kemi obligim, besoj që është tejet e dobishme sepse investimi në sport, e posaçërisht në futboll në këtë stadium këtu në Podujevë do të inkurajojë, do të zbulojë, e do të ushqejë talente të reja, të cilët në vitet në vijim natyrisht se do ta ngrisin lartë e më lartë futbollin e vendit tonë dhe të sportit në përgjithësi”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se këto investime do ta shndërrojnë Stadiumin “Zahir Pajaziti” në stadium sipas kritereve të UEFA-s, e që natyrisht do të jetë një shtysë më shumë për suksese edhe më të mëdha.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Jemi këtu bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, profesor Shpejtim Bulliqin dhe me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, si dhe me kolegë të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi, me rastin e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti” këtu në Llap, ku luan Klubi Futbollistik “Llapi”.

Klubi Futbollistik “Llapi” ka një traditë të gjatë, është themeluar në vitin 1932, pra edhe pak bëhet 100 vjeç ky klub dhe ne i kemi shumë borxh për shkak se nga këtu kanë dalur yje të futbollit, e në historinë tonë më të re që e mbajmë mend edhe vetë ne duhet përmendur Fadil Vokrrin dhe Fevzi Ramën. Prandaj, përveç që e kemi obligim, besoj që është tejet e dobishme, sepse investimi në sport, e posaçërisht në futboll në këtë stadium këtu në Podujevë do të inkurajojë, do të zbulojë, e do të ushqejë talente të reja, të cilët në vitet në vijim natyrisht se do ta ngrisin lartë e më lartë futbollin e vendit tonë dhe të sportit në përgjithësi.

Siç mund ta shini këtu janë tri tribunat, perëndim, veri dhe jug dhe vendosja e gurthemelit për tribunat e lindjes, praktikisht e kompleton këtë stadium dhe kur i shtojmë edhe kulmet e ulura që do të jenë rreth e rrotull e gjithashtu edhe ndriçimi sipas standardeve ndërkombëtare, e shndërrojnë Stadiumin “Zahir Pajaziti” në stadium sipas kritereve të UEFA-s, e që natyrisht do të jetë një shtysë më shumë për suksese edhe më të mëdha.

Gëzuar e urime Klubit Futbollistik “Llapi” dhe të gjithë llapjanëve e dashamirësve të futbollit e të sportit. Zyra e Kryeministrit

Shqipëria shkëlqen në skitë alpine, 22-vjeçari Denni Xhepa renditet i pari Val Cenis…

Skiatori 22-vjeçar shqiptar shkëlqeu në garën e Slalomit, duke zënë vendin e parë me 1:29:41, me kohë shumë më të mirë se dy francezët, Hout-Marchand dhe Lopez.

 

FRANCE – Nëse mendoni se në përfaqësuesen tonë të skive kemi vetëm Lara Colturin, italianen e natyralizuar që po na bën krenarë duke ngritur flamurin kuqezi në pistat dhe arenat më të mëdha dhe të famshme botërore të këtij sporti, gaboheni.

Paralelisht me të është edhe Deni Xhepa, një prej skiatorëve më premtues për meshkuj që vazhdon të sfidojë emrat e Skive Alpine në alpet europiane. Rezultati i tij i fundit është mbresëlënës. Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis në Ski Chrono Samse Tour, aktivitet i FIS Alpine Skiing World Cup 2025-2026.

Skiatori 22-vjeçar shkëlqeu në Slalom, duke zënë vendin e parë me 1:29:41, me kohë shumë më të mirë se dy francezët, Hout-Marchand dhe Lopez. Më herët Denni u ngjit në vendin e 3-të të podiumit në Giant Slalom më 8 dhjetor dhe vendin e 10-të më 9 dhjetor.

Me këtë ecuri fantastike Xhepa ka ulur me 23 pikë renditjen e tij, duke u shndërruar në një kandidat potencial për të qenë pjesë edhe ai në cirkuitin e garave të vlefshme për Kupën e Botës në skitë Alpine, nëse vazhdon të konfermohet me këto paraqitje në garat pasardhëse

Denni Xhepa është pjesë e ekipit kombëtarë përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike dimërore, Milano-Cortina 2026.

B.T (Dosja.al)

“Gazetari” 15-vjeçar që komentoi finalen e Copa Libertadores nga një kodër, do të transmetojë edhe Real Madrid-Man.City

Pasi udhëtoi tetëmbëdhjetë orë me autobus për të komentuar nga maja e një kodre finalen e fundit të Copa Libertadores, 15-vjeçari Cliver Huaman Sanchez u bë simbol dhe një yll në Perunë e tij të lindjes. Sonte, “gazetari” në zhvillim e sipër do të jetë në mikrofon për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Manchester Cityt.

SPANJE – Ai vesh një kostum të gjatë, thotë fjali me një ritëm marramendës dhe Peruja gumëzhin për të: djali i vogël që la një fshat të harruar në malet Ande në ndjekje të ëndrrës së tij.

Vetëm një javë më parë, 15-vjeçari Cliver Huaman Sanchez njihej vetëm në Huampica, qytetin e tij të lindjes në jug rural të vendit latino-amerikan, por udhëtimi i tij për në Lima – 900 kilometra, një udhëtim tetëmbëdhjetë orësh me autobus – e ka shndërruar atë në një yll. Një yll të vërtetë.

Historia e një adoleshenti të vendosur për t’u “bërë një komentator i shkëlqyer futbolli” dhe për ta vërtetuar këtë gjatë finales së Copa Libertadores, ekuivalenti i Ligës së Kampionëve në Amerikën e Jugut, midis Flamengos dhe Palmeiras (1-0), të zhvilluar të shtunën e kaluar në kryeqytetin peruan.

Qëllimi i tij: të ofronte komentim të drejtpërdrejtë të ndeshjes braziliane për pak ndjekës të llogarisë së tij në TikTok.

Por pa akreditim, të rezervuar për të rritur, ose një biletë hyrjeje, e cila ishte shumë e shtrenjtë, nxënësi i shkollës së mesme u kthye mbrapsht në portat e Estadio Monumental (80.000 vende).

Një telefon, një trekëmbësh, një mikrofon

“Mendova se të paktën mund të qëndroja pranë stadiumit për të mbuluar atmosferën para ndeshjes, por kjo nuk ishte e mundur”, u ankua gazetari i ri për median në gjuhën spanjole.

Dhe kështu, fillimisht “i trishtuar dhe i demotivuar” nga dështimi i planit të tij, ai e gjeti veten, me këshillën e një miku, në majën e Cerro Puruchuco, një kodër e thatë me pamje nga stadiumi me një pamje panoramike të megalopolisit (10.4 milionë banorë) të vendosur në buzë të Oqeanit Paqësor.

Një telefon, një trekëmbësh, një mikrofon dhe transmetimi i improvizuar më në fund mund të fillonte, nën vështrimin e gëzuar të një grushti aventurierësh të tjerë të tërhequr nga pika e improvizuar e vrojtimit.

“E kisha të vështirë t’i njihja lojtarët,” pranoi “Pol Deportes” (pseudonimi i tij) për programin në internet Satelite+. “Menjëherë u lidhën 500 njerëz. Numri u rrit në 10.000. Zëri im u bë gjithnjë e më emocional duke parë mbështetjen nga njerëzit.”

Cliver Huaman Sanchez tani ka mbi 2 milionë ndjekës në mediat sociale. Udhëtimi i tij i pabesueshëm është mbuluar nga mediat në të gjithë kontinentin, duke përfshirë CBS Sports, gazetën Marca dhe emisionin El Chiringuito. Ylli argjentinas i reggaeton-it Bizarrap, Manchester City Football Club dhe lojtarë profesionistë e kanë uruar publikisht, ndërsa Federata Peruviane e Futbollit i bëri një turne të ambienteve të ekipit kombëtar.

“Është e pamundur të mos prekesh nga ajo që bëri”, admiron Lola del Carril, komentatore për shërbimin argjentinas të DAZN. “Ai i kushtoi kaq shumë zemër dhe ndjeshmëri; ai fjalë për fjalë u ngjit në një mal (me motoçikletë-taksi dhe pastaj në këmbë, sipas tij)… Dhe e gjithë kjo pa asgjë: pa kontratë, pa para, pa pajisje. Ai thjesht tha: Dua të komentoj për këtë finale. Dhe e bëri. Është një mësim i bukur për kapërcimin e vështirësive”.

Në mikrofon për Real Madrid-Manchester City

“Ai është një i ri shumë frymëzues, sepse mishëron peruanin mesatar që përpiqet të dalë nga errësira nëpërmjet përpjekjeve, guximit dhe pasionit të madh”, duartrokiti Ricardo Montoya Descalzi, bashkëprezantuesi i tij me përvojë atë mbrëmje në Estadio Nacional.

“Ai ka një lehtësi të natyrshme, diksion të saktë dhe një zë të stërvitur mirë. Gjithë potencialin për t’u bërë një i madh në profesion”. Shkrimtari uruguaian Jorge Chagas, një tifoz i vërtetë i futbollit, theksoi “guximin e mrekullueshëm” të reporterit me kravatë të kuqe.

Ai e përshkruan veten si “pak të turpshëm”, megjithatë nuk tërhiqet kur interviston ultras që takon në rrugë, as kur përballet me kolegë që ia testojnë talentin përpara se t’i ofrojnë një smartphone, një televizor ose rroba të reja para kamerave.

Në këtë vorbull lumturie, fenomeni, tani një simbol, mori dy lajme të papritura: një premtim politik për një bursë për të studiuar gazetari në Lima dhe një ftesë nga kanali televiziv peruan Latina Noticias për të komentuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Manchester Cityt, drejtpërdrejt nga stadiumi Santiago Bernabéu të mërkurën në mbrëmje. Magjike!

B.T (Dosja.al)

Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e boksit Nazif Gashi

Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës, ka ndërruar jetë.

 

74-vjeçari ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij.

Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.

Gjenerata e artë e boksit

Ka dyshime për ndonjë datë, por emrat i kujton shumë mirë. E kujton edhe rëndësinë që klubi prishtinas i boksit kishte për sportin në shtetin e atëhershëm federativ.

Mehmet Bogujevci flet me krenari për sukseset që janë arritur nga klubi Radniçki, që në fund të viteve shtatëdhjeta e ndryshoi emrin në Prishtina. Bogujevci, për kohë të gjatë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, mban në zyrën e vogël të federatës disa fotografi të gjeneratave më të suksesshme të klubit prishtinas. Ai është në të gjitha fotografitë. Thotë se vetëm një titull Prishtina e ka fituar pa të në skuadër. Nga zyra e vogël, Bogujevci vazhdon të udhëheq boksin e vendit. Pranon se tani është shumë më vështirë dhe se përsëritja e sukseseve të viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar është e pamundur. Përmend shumë arsye për këtë.

Për Bogujevcin, njëjtë si për gjithë boksierët e gjeneratës së tij dhe gjeneratës pas tij, tema e sukseseve të Prishtinës është e pëlqyer. Në secilën bisedë jep ndonjë detaj nga ndonjë ngjarje. Flet shpesh për bashkëpunimin me trajnerin e ndjerë, Lah Nimani, për përballjet e mbetura në kujtesë me boksierët më të mirë jugosllav të kohës.

Ai vlerëson se rritja e klubit Prishtina ka ndikuar që të ngrihet niveli i boksit në të gjithë Jugosllavinë. Tregon për kohën kur interesimi për boksin amator ishte jashtëzakonisht i madh. Kur të gjithë në Kosovë frymonin me sukseset e klubit të boksit.

Bogujevci në dhjetor të vitit 1969 iu bashkua Radniçkit, pasi për disa vjet kishte arritur suksese te Spartaku i Suboticës, vend ku ishte për shkollim. Gjatë kohës sa ishte në Suboticë, kishte shumë kohë të lirë dhe kishte vendosur të provonte boksin. Nuk kishte besuar se me kohë do të bëhej boksieri më i mirë në kategori dhe prej sportistëve më të mëdhenjë në histori të Kosovës. Titujt e parë individual i kishte fituar te Spartaku. Por pasi kreu shkollën e mesme, u kthye në Kosovë dhe iu bashkua klubit Radniçki.

Klubi i kategorisë së dytë

Radniçki ishte klub i kategorisë së dytë, por ngadalë nisi rritja e tij. Ishte klub dukshëm më i vogël dhe më pak i organizuar se Spartaku. Por kjo nuk zgjati shumë.

Ndryshimi i madh në klubin prishtinas ndodhi me ardhjen e trajnerit Lah Nimani nga Mitrovica.

“Kam filluar të boksoj për Prishtinën në mars 1970. Prishtina ka qenë në Ligën e Dytë, një klub jo fort mirë i organizuar, i lodhur. Me hyrjen në Ligën e Parë, ndërkohë është ndryshuar gjendja. Ka ardhur Zhivorad Shishkoviq për trajner, një ish-boksier i shkëlqyer i klubit të boksit Prishtina, një pedagog, një trajner i mirë. Kemi filluar të bëjmë rezultate të mira. Klubi Prishtina u bë i fortë kur u përforcua me boksierët e Trepçës, Faruk Gërxhaliun, Xhevdet Pecin dhe Enver Hajredinin dhe trajnerin Lah Nimani. Me ata tre boksier Prishtina shumë shpejtë ka filluar të korr suksese të njëpasnjëshme”, thotë Bogujevci.

Pak vite pas ardhjes së tij, Radniçki kaloi në ligën e parë federative. Ndryshimet vazhdonin të ndodhnin dhe gjendja në klub përmirësohej. Nuk vonoi dhe erdhi edhe suksesi i shumëpritur.

Titullin e parë Radniçki e fitoi në edicionin 1975/76. Pos Bogujevcit, që shpejt ishte graduar në kapiten të skuadrës, titullin e parë e sollën edhe Bajram Hashani, Xhevdet Peci, Nazif Gashi e shumë të tjerë. Bogujevci është i kujdesshëm me emrat. Nuk përmend shumë. Thotë se do t’iu mbetet hatri nëse e harron ndonjë. Edhe me data nuk merret shumë. Nuk merren as të tjerët, por e përbashkëta e të gjithëve është se flasin për pesë titujt, që Prishtinën e kthyen në skuadër të “pavdekshme”.

Në fakt Radniçki, përkatësisht Prishtina, fitoi disa tituj rresht, ndërsa pas një pauze, titullin e pestë e fitoi në vitin 1984. Bogujevci tashmë ishte i pensionuar, njëjtë si shumë boksierë tjerë të gjeneratës së parë të suksesshme.

Pasi fitoi titujt e parë, Prishtina vazhdimisht ishte prej klubeve kryesore në Ligën e Parë të Jugosllavisë, ndërsa disa herë doli nënkampione.

Bogujevci dhe të tjerët pretendojnë se kanë merituar më shumë tituj dhe se ka pasur padrejtësi të mëdha.

Ish-nënkampioni i botës ka thënë se Prishtina atëbotë ishte klub profesional i boksit amator. Ka treguar për përkrahjen e madhe që kishte klubi.

“Pas ndryshimeve kushtetuese të 74-s u ndryshua edhe kryesia e klubit. Kishte më shumë shqiptarë. Ekipi u përforcua me boksier të Kosovës. Vendasit pak më ndryshe ishin, kishte aq shumë publik sa që nuk i zinte stadiumi i sporteve të vogla, që ishte përplot i mbushur”, thotë Bogujevci.

“Automatikisht është rritur edhe konkurrenca. Të gjitha klubet e ish-Jugosllavisë u përgatitnin për të na mundur. Ka qenë problem për të na mundur. Aty-këtu e humbnim ndonjë ndeshje, por kryesisht kemi shënuar fitore”, ka shtuar ai.

Bogujevci thotë se ishte privilegj që të shikoheshin nga afër meçet e Prishtinës. Thotë se nderi më i madh që mund të bëhej ishte që t’i bëhej një ftesë dikujt. Ai ka treguar se ka pasur raste që meçet janë zhvilluar edhe në stadiumin e Prishtinës për shkak të interesimit të madh.

Kampioni i Jugosllavisë në konkurrencë ekipore caktohej në bazë të sukseseve që arriheshin në kampionatin që zhvillohej çdo javë, me xhiro të rregullta. Zhvilloheshin dhjetë duele dhe skuadra më e mirë fitonte përballjen.

Një prej boksierëve bartës te klubi prishtinas ishte Nazif Gashi. Ai e përcjell ende boksin, por nuk është i përfshirë direkt në sport. Gashi ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fund të viteve shtatëdhjeta, kur ishte periudha më e suksesshme.

Nazif Gashi tregon për ndryshimet e bëra e që sollën suksesin e Prishtinës së famshme, që mbahet në mend si njëra prej skuadrave më të suksesshme të Kosovës në kohën e shtetit federativ.

“Unë kur kam ardhur në klubin e Prishtinës, kur kam hyrë në ekipin e parë, në vitin 71, klubi vetëm sa ka hyrë në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Në atë kohë prej fundit të tabelës ne u bëmë kampion. Ishte një sukses i mirë, bëhej punë e mirë në klubin e Prishtinës, një ndryshim pozitiv. Pesë tituj rresht i kemi fituar”, thotë Gashi. Në rrethe të boksit, bisedohet shpesh për duelet e Gashit me kundërshtarë nga vende tjera të Jugosllavisë. Përmendet stili i tij i boksimit dhe fitoret e mëdha që ai i ka arritur.

Gashi e njeh kontributin e të ndjerit, Lah Nimani, për rritjen e jashtëzakonshme të Prishtinës. Tregon për raportet shumë të mira të trajnerit me boksierët e që, sipas tij, ishte çelës i suksesit.

“Filluam punën, filloi puna e mbarë, filloi vullneti te ne boksierët. Filloi afërsia e trajnerit me ekipin. Filluam me punë ndryshe, më me vullnet dhe energji për suksese”.

Shpresat për të ardhmen

Rrugën që e bëri Lah Nimani, nga Mitrovica për në Prishtinë, disa vjet më pas e bëri edhe Sefedin Braha. Ai në vitin 1978 kaloi te Prishtina dhe deri në vitin 1989 ishte ndihmës i Nimanit në klubin më të madh të boksit në Kosovë.

Braha së fundi është kthyer nga Gjermania në Kosovë dhe ka hapur një klub të boksit në Mitrovicë. Klubi quhet Trepça, si gjitha klubet e mëdha të qytetit të minatorëve.

Braha është i bindur se sërish do të dalin boksierë të nivelit të lartë, që do të fitojnë medalje në kampionate botërore e evropiane.

Të tillë ishin boksierët e klubit Prishtina. Aziz Salihu ka medalje të bronztë olimpike, Mehmet Bogujevci medalje të argjendtë botërore, ndërsa edhe të tjerët kanë fituar medalje të mëdha në atë kohë.

Në fakt, kur Prishtina ishte dominante në Jugosllavi, boksi në shtetin federativ ishte në nivelin më të lartë. Medaljet në të gjitha garat ndërkombëtare e dëshmojnë këtë.

“Është një periudhë që nuk mund të përsëritet, pavarësisht talenteve dhe kushteve që mund të sigurohen tani. Vetë fakti i pesë titujve të ish-Jugosllavisë dëshmon këtë. Në të gjitha kampionatet, duke përfshirë kampionatet evropiane, botërore e Lojërat Olimpike kemi pasur suksese. Kemi marrë medalje”, kujton Braha.

Ai punon me përkushtim me pak boksierët që i ka në stërvitje. Pajisjet i ka siguruar vet. Thotë se ka hasur në përkrahje të mirë dhe se talenti e vullneti nuk mungon. Por pranon se duhet shumë punë që të arrihet maja.

Te gjenerata e artë e Prishtinës, puna nuk ka qenë problem. Skuadra kryesisht ka qëndruar në kampe përgatitore. Në Saraj të Shkupit më së shumti, thotë Bogujevci. Incizimet e kohës dëshmojnë për atmosferën shumë të mirë në stërvitje. Edhe puna e të ndjerit Lah Nimani çmohet nga të gjithë. Vlerësohet kyçe, por përkahjes nga njerëzit që atëbotë ishin në pozitë të rëndësishme.

Boksi në Kosovë, si në shumicën e vendeve të rajonit, është në nivel dukshëm më të ulët. Sukseset ndërkombëtare mungojnë, ndërsa shikuesit janë të paktë. Interesimi për boksin amator ka rënë shumë. Edhe numri i të rinjve që vendosin për karrierë në sportin e ringut, nuk është i madh.

“Ka talente, nuk besoj se do të mungojnë rezultatet. Nuk mund të paragjykoj, por talentet, aspiratat, vullneti ekziston. Shpresoj do të nisemi në një rrugë të tillë, ku kemi qenë me gjeneratën e mëparshme”, thotë Braha.

Prishtina tani nuk është as klubi më i fortë në Kosovë. Por e kaluara e tij mbetet e madhe. Me sukseset e Prishtinës mburren të gjithë, jo vetëm ish-boksierët./Koha.net

Duel Kosovë-Shqipëri në Botëror? Një skenar i çmendur dhuron një ndeshje historike me 1 korrik në Siatëll

Shqipëria dhe Kosova janë pjesëmarrëse në play-off të Kupës së Botës dhe padyshim do të duhet të kalojnë fillimisht sfidat shumë të vështira të muajit mars për të siguruar biletën e tyre për në fazën finale të turneut, Por nëse ndodh, ekziston një mundësi e vogël, që këto dy ekipe të përballen mes tyre në fazën me eliminim direkt të turneut.

 

Shqipëria është e pozicionuar në Grupin F dhe Kosova në Grupin D, nëse arrijnë të shkojnë në këtë aktivitet. Dhe mes skenarëve të ndryshëm atje, në të cilat të dy skuadrat kalojnë fazën në grupe, gjithmonë duke folur hipotetikisht, ekziston një i tillë në të cilin në ndeshjen e fazës së parë me eliminim direkt, të ketë një përballje mes tyre.

Nëse hipotetikisht Kosova fiton Grupin D, ndërsa Shqipëria merr vendin e tretë në Grupin F, atëherë sipas kalendarit të paracaktuar, ekziston mundësia e përballjes mes tyre në fazën me eliminim direkt ma datë 1 qershor në një ndeshje që do të luhej në stadiumin e Siatëllit.

PANORAMASPORT.AL

Shorti i Kupës së Botës 2026, Kosova mësoi kundërshtarët! Nëse kalojnë play-off “Dardanët” përballen me vendin organizator

 

Kosova mund të shkruajë historinë nëse arrin të kalojë Sllovakinë në gjysmëfinalen e plejofit të Botërorit 2026 dhe më pas fiton finalen e 31 marsit në Prishtinë ndaj fituesit të duelit Turqi–Rumani. Në rast kualifikimi, përfaqësuesja dardane do të vendoset në Grupin D, ku e presin tre kundërshtarë të fortë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai dhe Australia.


Deri tani Kosova nuk ka luajtur asnjëherë ndaj asnjërës prej këtyre kombëtareve, çka do t’i jepte një ngjyrë të veçantë pjesëmarrjes së saj të parë të mundshme në fazën finale të Kupës së Botës që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Nga ana tjetër, Shqipëria pozicionohet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, duke qenë se është ballafaquar vetëm me holandezët në histori. Kuqezinjtë kanë luajtur katër herë me Holandën dhe i kanë humbur të gjitha takimet: dy herë në kualifikimet e Botërorit 1966, me rezultatin 2:0 në të dyja ndeshjet e vitit 1964, dhe dy herë në kualifikimet e Euro 2008, ku Shqipëria u mund 2:1 në transfertë dhe 1:0 në shtëpi. Goli i vetëm i shënuar ndaj “Tulipanëve” mban firmën e Debatik Currit.

Shqipëria duhet të kalojë fillimisht Poloninë në Varshavë më 26 mars dhe më pas të luajë finalen e plejofit më 31 mars, sërish në transfertë, kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë–Suedi. Fituesi i këtij rrugëtimi të vështirë do të jetë pjesë e Grupit F në verën e vitit të ardhshëm. gsh

Shqipëria mësoi kundërshtarët e Botërorit në rast kualifikimi, ja me kë e luajmë ndeshjen e parë në grupe

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohen.


Kuqezinjtë e Silvinjos do t’i zhvillojnë dy ndeshje në play-off në muajin mars, teksa rast që arrijnë fitore atëherë do të presin biletën për në Kupën e Botës.

Në shortin e tërhequr në Uashington, Shqipëria ka mësuar se do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Nëse finalizon me sukses ëndrrën e madhe të grupeve të Botërorit, ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Tunizisë.

bandicam 2025-12-05 20-04-17-840

Kujtojmë, gjysmëfinalja e play-offit do të zhvillohet më 26 mars, finalja më 31 mars, kurse Kupa e Botës nis më 11 qershor.

PANORAMASPORT.AL


Send this to a friend