Ditët e fundit kryeministri Edi Rama nuk është i qetë.
Simptomat e para të një lloj çekuilibrimi të kombinuar mes frikës dhe shpërqendrimit u dukën qartë gjatë punimeve të Asamblesë së PS të shtunën e dy jave më parë. Me nerv prej një njeriu në hall të madh, Rama shigjetoi SPAK-un që ngriti vetë se nuk po godiste kundërshtarët e tij politikë, por vetëm ca syresh pjesë e mazhorancës së tij.
Edhe daljet e paskëtaj reflektonin të njëjtën gjë, atë të njeriut në hall, sa herë i vinin ndërmend prangat e SPAK-ut në arrestimin e ish-ministrave dhe deputetëve të tij.
Këtë të mërkurë, Edi Rama shkoi në një tjetër nivel duke shpërfaqur në dritën e diellit se laku është ngushtuar edhe më shumë. Pyetjes së një gazetari televizioni, se si mund të flasë për drejtësi dhe zbatimin e reformës kur në krah ka Ulsi Manjën e doisjes së shitblerjes së votave në Dibër, i përgjuar nga Prokuroria me shefin e policisë Robert Aga, Rama iu kthye me fyerje.
Përgjimi mes Ulsi Manjës dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga, u bë publik nga gazeta më e madhe gjermane, Bild.
SYRI risjell edhe njëherë të plotë bisedën e përgjuar mes të dyve, në shtator 2016, kur në Dibër zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme bashkiake dhe e gjithë qeveria ishte zhvendosur atje.
Në përgjim dëgjohet se si Ulsi Manja i premtonte Robert Agës favore, rritje në detyrë dhe karrierë, ndërkohë që ai punonte për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
“Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë“, është premtimi që Manja i bën shefit të policisë pas fitores së bashkisë Dibër nga PS dhe Robert Aga ka qenë ndër ata që ka luajtur rol në funksion të bërjes së votave për socialistët.
Përgjimi
Xhemal Qefalia-Robert Agës: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak
Ulsi Manja: Ku je o vlla?
Robert Aga: Si ia çon ti?
Ulsi Manja: Me kryeministrin…
Robert Aga: Mua më duhet me shku içik andej…
Ulsi Manja: Ku?
Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndrru
Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë
Robert Aga: Mirë mo, mirë, ju e dini më mirë, e kam qef…
Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.
Robert Aga: Mirë vlla, mirë
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni
Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës
Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef
Robert Aga: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im
Ulsi Manja: Mirë, mirë
Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim
Robert Aga: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k…
Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k… A do t’i flasësh Ramës?
Robert Aga: Po leje o vlla tashi.
Xhemal Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën.
Robert Aga: Kam qenë dhe do jem…
Xhemal Qefalia: Hajde vllai çiao.
Robert Aga: Hajd gjithë të mirat!
Komentet