VOAL – Alpet zvicerane janë mbuluar nga jorgani i bardhë. Kjo është shumë e mirseardhur për adhuruesit e sporteve dimërore, por nuk mungojnë problemet që sjell në rrjetet rrugore dhe në hekrurudhat zvicerane.

Të shtunën, 20 deri 40 centimetra borë e re e imët ka mbuluar pothuaj tërësisht maletë e Valesë, siç ka bërë të ditur Agjencia Zvicerane e Motit. Në Visp, 600 metra mbi nivelin e detit, kanë rënë 33 centimetra borë brenda pak orësh, po ashtu në Alpet Qendrore, Tiçinon veriore dhe në Graubynden ka rënë borë e re 10 deri 30 centimetra. Në valë e re e të ftohtit do të ndikojë që bora të zbresë edhe në terrene më të ulëta.

Në Airolo, para hyrjes në tunelin e Shën Gotardit, janë shtruar mbi 30 centimetra borë e re dhe automobilistëve iu është dashur të presin rreth 45 minuta për shkak të radhës së gjatë 4 kilometra. Era e fortë e ka dërguar borën edhe më në jug, deri në Lugano.
Komentet