Shumë e dashur E…,
Dhëmbët janë një temë shumë e rëndësishme.
Për mua temë e hapur!
Në rrjetin social unë këndellem duke i parë shoqet e mia ( my Facebook’s friends) se si qeshin duke e hapur gojën kamare me dhëmbët rruaza që u shkëlqejnë porsi dhëmbët e Tanushës të bardhë!
Vetëm t’i shohësh!
I bëjnë në Tiranë të gjitha,
me çmim të arsyeshëm,
të paktën kështu thonë,
se atje, në vendin e çudisë,
buron paraja e deti është bërë kos,
kam lexuar një shkrimtar për fëmijë, ti duhet ta kujtosh, se si paret apo
ëmbëlsirat vareshin si gjethe nëpër pemë,
nuk e kujtoj tamam tamam
më duket Aventurat e Baronit Münhausen,
jam kënaqur me këtë libër kur isha e vogël.
Kam lexuar edhe një libër tjetër në italisht, roman fantastik të Italo Calvinos
që titullohet “Il barone rampante” –
“The Baron in the Trees” – Baroni kacavjerrës – do ta shqipëroja unë.
ndofta Calvino për Baronin e tij është frymëzuar nga Baroni Münhausen!
…..
Por ne kemi 23 vjet e dhjetë muaj pa shkuar atje!
……
Përkthimi jot më ka pëlqyer shumë, është mrekulli!
E di e dashur E…,
se tani që shqiptarët bredhin nëpër botë dhe janë më shumë jashtë se brënda,kujtojnë se mund të bëjnë të gjithë përkthyesin, gazetarin, poetin, shkrimtarinsikur bënin dikur spiunin!
Tani inxhinierë, mjekë, kirurgë, xherahë, përkthejnë autorë gjigandë, që me mjeshtërinë e njerëzve të patalent, i kthejnë në shkrimtarë e poetë kolkozesh!
Mjerimi jonë është se njerëzit e zotë, ( dmth njerëzit e Zotit të krijuar nga Zoti për këtë punë), i lenë në mëshirë të fatit,
por është tragjike se në fakt në mëshirën e fatit lenë kulturën!
……
Të uroj një fundjavë të bukur.
Këtu definitivisht ka nisur dimri, gri,
por duhet të jemi të kënaqura se vera ishte e gjatë dhe pranvera është duke ardhur.
Një huge hug për gjithë familjen sipas hierarkisë dhe për ty posaçësisht!
Elida
Po keq me qene jashte e keq me qene brenda , sipas jush. 23 vjet pa ardh e shkrun nga sateliti.. Po kane leke se vijne nga bota e bejne dhembet tek dentistet tane. Turizmi dentar quhet, pyet. E plot e plot qe vijne nga shtete fqinje te jetojne tek ne. Po kjo pra eshte levizja e lire qe kemi enderru. Kush do me mire , iken ku i pelqen. Kush do rri si i pelqen. Po thuaj shyqyr qe ju kemi ju intelektualet desident qe na iluminoni se ktu kan mbaru. E kur te mos jeni me ju, bota sdo egzistoj
Po ma mirë mos t’ju kemi ju, pse mos me na pasë ne, nuk jam tuj folë për diasporën që vjen dhe mediat lajmërojnë se po gëlon turizmi nga të gjitha anët e botës, jam tuj fol për ju që jnei atje, që bëni pallë, që nuk punoni dhe paret ju binë prej qielli! Ky nuk asht turizëm dentar, por thjesht maskarallëk! Sepse po të mos ishe lloj maskareshe dilshe me emër dhe dialogonim në mënyrë civile. Tash nuk ke nevojë të jesh prezent në atë llucë neverie ku knaqeni ju si bullica të shtrime, falë IT!
Elida Buçpapaj
Po ma mirë mos t’ju kemi ju, pse mos me na pasë ne, nuk jam tuj folë për diasporën që vjen dhe mediat lajmërojnë se po gëlon turizmi nga të gjitha anët e botës, jam tuj fol për ju që jeni atje, që bëni pallë, që nuk punoni dhe paret ju binë prej qielli! Ky nuk asht turizëm dentar, por thjesht maskarallëk! Sepse po të mos ishe lloj maskareshe dilshe me emër dhe dialogonim në mënyrë civile. Tash nuk ke nevojë të jesh prezent në atë llucë neverie ku knaqeni ju si bullica të shtrime, falë IT, ke nigju ti për revolucionin që ka shkaktu IT!
Elida Buçpapaj
Hello this site https://google.com the best