E kam një pyetje për ju shkodranë!
Shkodra asht qyteti i kulturës, i dritës, i artit dhe kangës!
Asht qytet i artistëve,
ku çdo shkodran dhe shkodrane asht një artist më vete.
Asht qytet i jareve,
i harmonisë
i kalasë të Rozafës,
qyteti ka pranë liqenin nga ku buron Buna,
por mbi të gjitha Shkodra asht shquar për humorin
shkodranët nuk rrinë dot pa qeshun
shkodranët rrinë pa bukë
por jo pa qesh
dhe të qeshunën e kanë ngjitëse si gripi
ia kanë ngjitë të qeshmen tanë Shqipnisë dhe shqiptarëve!
Por tash duket sikur humori shkodran ka marrë arratinë
ose ka dalë në emigracion
dhe ka kriju një mungesë të madhe
se kur nuk qesh Shkodra
e tanë Shqipnia rrin buzavarë!
Shkodra me humorin e vet i ka bo shqiptarët me qeshë edhe në kohë të kjametit,
ka tallë e ia ka ngjeshë diktaturës kur regjimi barbar të fuste në burg për një fjalë goje
e Shkodra i triblonte diktaturës, tallej me te
dhe i çmërziste shqiptarët prej varfërisë e halleve të përditshmërisë,
i çfriksonte edhe prej regjimit të egër.
E tash pse nuk bon humor Shkodra ?
A ka i dhem barku?
Mos thoni se i kanë dekë ata që bajshin humor
se Shkodrës nuk i vdes kurrë humori
e na ka mësu me qeshë prej gjithmonit.
Kjo asht pyetja që deshta me i ba shkodranëve.
Ku jeni pra, me humorin tuaj gjithë spec djegs,
që tallej me ata që e kishin shpallë veten si Zot
e Zotin e kishin kallë flakë.
Shkodra asht toka ku ka le humori
humori anglez duket humor katuni kur krahasohet me humorin shkodran
që i ka mbrenë erëzat dhe lezetin e gjithë botës!
Zgjohu pra Shkodër loce,
se mjesi asht ardhë!
Shume bukur Lida.
Urime.
I nderuar Zeqir,
Të falenderoj shumë. Me mirënjohje!
Shumë të fala nga Skënderi dhe unë.
Elida
Asht e vertete kjo qe keni shkrue!
Po, a e kuptojne Shkodranet e sotit humorin e “asaj kohe”?!
Pershndetje!
Qe humori te ringjallet,i duhet ba sherbim.
Shkodranet ështe e verte çe kane patur humoruriste te medhenje ,pore edhe njekosishte nje Gazetare shkodran ma shpetoje jetën time dhe te Familjes që i duhem shume ati Njeriu aje Çuhet Arben Lagreta Zoti e bekofte kët njeri ,Zoti e bekoftë shkodrën,e zoti e bekofte tëre shqiptarin !!!
Shkodra ka qene gjithmone nje hap para levizjeve shqiptare. Shkodra asht barometri politik shqiptar.
Bravo Elida
Ke të drejt qi ju zonjë e nderuem ngrini nji shqetsim qytetar për Humorin aktual qi duket se ka ra në letargji dhe Shkodra si ajo vejushë këndellet herë pas heret me refrenin se Shkodra ishte pas ken Zojë e kaluem Zojë qi shndriste në Ballkan!
Ju zonjë mendoj se e thoni me qellim të mirë, ndersa Për çudi ministrja e kulturës e nderuem zj. Mirela Kumbaro thoshte se naishte dikur Shkodra një diamant….(me knaqsi si bijë e atyne kanibalve të jugut.)!
Sa mirë asht me ja risjellë në kujtesë shkakun e ksaj mpimje të kulturës së humorit shkodran për nji kohë prej gati 20 vjetësh!
Nuk asht e vshtir me shfletue pak nga memoria e së kalueme prej 1944 se shka ndodhin në Shkodër(do ju rekomandoja miqsisht të lexoni librin e Fritz Kolë Radovanit “Një Monument në Dhe!” e shkrueme në 2004 dhe e botuem në Kroaci );
Banda e Jugut qi pushtoi dhe sundoi Tiranë plot për 48 vjet me do skllevër të yshtun nga uni personal për me i ba gjamën disa familjeve të kamuna n’bashkpunim me beogradin dhe moskën ju turrën familjeve ma të kulturuem, njerzve të humorit e të muzikës, të poezis e të klerit katolik si ujqër të unshëm . Pionieri i Humorit Shkodran Pjerin Gjini u burgos, Gjosho Vasija etjjjjjjjjjjjj!
Zanin e humorit e fundosën 7 pashë nëndhe, por s’kan mujt me ja cenue aspak shpirtin dhe Genin e Humorit se e ka me të lindun. Të jeni të sigurt se shpejt do ngrihet nga gjumi i curulatjes.