[Serenata Thaniane në Florida]
.
Nuk të ndahem, je kënga ime,
ç’kuptim ka jeta pa dashuri?
Sa je e ëmbël, aq e hidhur,
besnikja ti, tradhëtia ti, xhelozia ti.
.
(Refreni 2 x)
.
Nuk të ndahem, e kur s’të prek,
së largu ti më zjarron.
Je ti që ngroh, je ti që djeg,
je ti që akullon, je ti që përvëlon, je ti që më vetmon.
.
Nuk të ndahem. Qoftë bekuar,
shpirti i çiltër e djallush.
Kur ti loton, kur je e zemëruar,
mes-nesh ka hyrë dikush.
.
(Refreni 2 x)
.
Nuk të ndahem, e kur s’të prek,
së largu ti më zjarron.
Je ti që ngroh, je ti që djeg,
je ti që akullon, je ti që përvëlon, je ti që më vetmon.
.
S’mund të ndahem, ti je magnet,
je orbitë gazmore, orbitë me brenga.
Në parajsë moj, apo në ferr,
ti je, ti je, ti je, ti je me dy zemra!…
.
(Refreni 2 x)
.
Nuk të ndahem, e kur s’të prek,
së largu ti më zjarron.
Je ti që ngroh, je ti që djeg,
je ti që akullon, je ti që përvëlon, je ti që më vetmon.