DURRËS- Përmbytjet e ditës së sotme në Durrës kanë prekur edhe IEVP-në e Durrësit ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Durrësi është paraqitur si një nga qarqet më problematike sa i përket situatës të reshjeve dhe përmbytjeve për shkak të mos funksionimit të hidrovoreve dhe infrastrukturës kulluese të qytetit. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjithashtu përmbytjen e tre banesave në Durrës, familjarët e të cilave janë evakuuar./Dosja.al