Në vargun e koncepteve, modeleve, definicioneve, diskurseve dhe kategorive të larmishme politike, kulturore ose demokratike si “koncepti i kapitalit social në politikën komparative ose analogjike”, “kultura politike dhe struktura politike”, “kultura politike dhe mbështetja politike” “edukata politike dhe modeli demokratik”, “besimi politik dhe konsolidimi i demokracisë”, “etika politike, kultura, demokracia dhe estetika”,” kultura shpirtërore ose fetare-kulturore, filozofia dhe kërkesat e njohura sociopolitike” etj. Njihen disa tipe, koncepte, modele ose kategori të rëndësishme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike. Cilat janë ato? Ato janë identiteti, individualiteti, subjektivitetit, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njohur shtetëror, nacional dhe politik. Identiteti, legjitimiteti dhe kredibiliteti moral dhe politik së bashku me respektin dhe besimin e njohur nacional, qytetar ose politik ndaj udhëheqjes ose pushtetit politik të një vendi. Të cilët në këtë sfond iu përgjigjen tre njesive ose segmentëve kryesore. Respektivisht, bashkësisë politike, sistemit ose rregullimit shtetërorë, nacional dhe politik si dhe autoritetëve të larta shtetërore, nacionale dhe politike të një shteti të pavarur ( sovran) integral dhe demokratik.Ndërkohë që secili (akëcili) prej tipëve, modeleve ose kategorive të sipërpërmendura politike, në forma ose profile të ndryshme legjislative, ekzekutive, administrative, juridike dhe te tjera, i shërbejnë mbarëvajtjes, funksionimit , qëndrueshmerisë ose stabilitetit të përgjithshëm të një rëndi apo sistemi politik në përgjithësi. Ndonëse, sëcili ( akëcili) prej tyre në formë dhe menyrë të ndarë ose të pavarur nga njëri tjetri.Kjo pavarësisht obligimeve, konvergjencave, ndërlidhshmërive, marëdhënieve ose raportëve të njohura horizontale-vertikale në mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë. Dhe, kjo duke filluar që nga testimi ose vërtetimi (konfirmimi) i besimit dhe legjitimitetit qeveritar ose politik, për të vazhduar kështu me identitetin, subjektivitetitn, individualitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin shtetërorë, nacional, politik etj.
Ndërkaq, format dhe metodat e ndryshme të revoltës ose rezistëncës nga” lartë-poshtë”, janë të formave, natyrave ose karaktereve abstrakte, afektive, skematike, normative, periodike etj. Ndërsa, ato nga “poshtë-lartë” me tepër instrumentale, reflektive, kognitive ose empirike. Duke menduar këtu në revoltat ose protestat e njohura të shtresave ose kategorive të ndryshme shoqërore ose qytetare- ndaj qeverisë ose institucionëve të njohura shtetërore, nacionale ose politike.
Në të kundërten, sipas mendimëve dhe prognozave të shumëta të politologëve ose analistëve të ndryshëm politik: Në të ardhmen e afërt, respektivisht, në sfondin e njohur të trendëve dhe standardëve të reja të ” botës globale” dhe bashkohore: Sistemi dhe vet pushteti politikë i një populli ( kombi) apo i një vendi, do matën dhe testohën pikërisht me kreacionin, inovacionin, përformansën, kredibilitetin, rezonansen, vizionet, idealet, ,etikën, edukaten, kulturën, demokracinë, suksesët dhe përgjegjësinë e njohura ligjore, morale dhe politike ndaj njerëzve ose shoqërisë së gjërë shoqërore ose qytetare në përgjithësi. Kjo në radhë të parë duke u mbështetur ose bazuar në evolucionin dhe konceptin e kapitalit social në politikën komparative. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe përparësitë ose benificionët e ndryshme potenciale ose permanente që iu shërbejnë grupëve ose individëve të caktuar mbi bazën e njohur të involvimit ose inkorporimit të tyrë në rrethët ose qarqet e caktuara shoqërore ose sociopolitike.
Nërkaq, qëllimin dhe zbatimin e tij të plotë, koncepti i mesipërm i kapitalit social, e arrinë në formë praktike dhe teorike, pikërisht në kuadrin e politikës komparative ose analogjike. Përkatësisht, në implikimët e ndryshme eksterne ose eksplikative në fusha dhe segmente të ndryshme të sociologjisë si dhe politikës komparative si “postulat” dhe një variabilitet kryesorë ose substancial i studimit dhe analizave të mirëfillëta shkencore ose politologjike në fushat dhe drejtimët e njohura të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Se këndejmi, qytetarët ose shoqëria e gjerë njerëzore, në kuader të ligjeve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe demokratike, janë të konceptuar dhe definur në bazë të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror dhe juridik, madje në bazë të identitetit, intimitetit, spontanitetit, individualitetit, subjektitvitetit, eksluzivitetit, sovranitetit, integritetit, lirisë dhe pavarësisë së tyre individuale ose kolektive. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idealet, shpresat , vizionet, kohezionin dhe koekzistencën e tyre sociale dhe politike me organët e ndryshme të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë.
Kjo mu për faktin se njerëzit ose qytetarët në përgjithësi: Në shoqëritë dhe sistemet e zhvilluara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Perëndimit, kuptohen dhe akceptohen si njerëz të besuar dhe loajal ndaj shtetit si dhe ndaj pushtetit. Respektivisht, ndaj sistemëve të lartëpërmendura parlamentare dhe demokratike. Ata pra janë miq, partner, aleat , pretendent, aspirant dhe participant të barabartë. Duke i përfshir këtu edhe opoziten e njohur parlamentare dhe demokratike të Perëndimit. Dhe, jo dhunen, terrorin, kaosin dhe anarkine e papërmbajtur individuale ose kolektive që nuk kanë asgjë të përbashkët me etikën, patriotizmin dhe kulturën e njohur qytetare dhe demokratike.Ndërkohë që testimi ose barometri kryesor mbi legjitimitetin dhe kredibilitetin e një qeverie ose pushteti qëndrorë janë mekanizmat dhe institucionet e njohura parlamentare dhe demokratike, mendimet, opinionet, shprehja dhe vota e lirë qytetare dhe demokratike. Dialogu, konsensusi, kompromisi, kultura, toleranca, barazia e garantuar ligjore, kushtetuese ose juridike. Universaliteti dhe integriteti i njohur moral dhe politik, kohezioni, interpërlanca dhe transparenca e garantuar shtetërore ,parlamenatare, qytetare dhe demokratike. Përformanca, rezonansa, vizionet dhe qëllimët e përbashkëta ( globale ose universale) të individit, grupit, shtetit dhe shoqërisë etj.etj.Kjo don të thotë se sipas koncepteve dhe përceptimeve të përgjithshme dhe substanciale të kulturave dhe demokracive të larta evroperëndimore: Pushteti politik dhe demokratik janë diçka në mes “udhëheqjes ose pushtetit mbi popullin” dhe “udhëheqjes ose pushtetit popullor ose qytetar”.
Në këtë spektër e kemi edhe të ashtuquajturin “nacionalizmin e njohur qytetar dhe politikë” të Perëndimit, ashtu siç i kemi edhe shtetët e njohura nacionale dhe qytetare- sipas kriterëve dhe standardëve të njohura evropërendimore.
Aty janë edhe shumë çështje dhe aspektë të tjera shoqërore dhe politike që u takojnë fushave dhe domenëve të njohura socio-politike, socio-kulturore, socio-psikologjike, socio-filosofike, socio-ekonomike, socio-historike dhe kështu me radhë.
Liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetërorë dhe nacional, janë çelësi dhe formula kryesore ose substanciale e një shteti dhe shoqërie të konsoliduar politike, qytetare dhe demokratike.
Ndonëse, në të ashtuquajturat “demokracitë evolutive” ose “tranzicionale” të popujve, vendëve dhe shoqërive të ndryshme post-komuniste ose post-socialiste: Demokracia dhe shteti demokratik po vazhdojnë të ecin dhe levizin dikund në mes “demokracisë në konsolidim” dhe “demokracisë në tranzicion”. Kjo në radhë të parë për faktin se në strukturën ose subtancën e përgjithshme shtetërore dhe politike të rregullimëve ose sistemëve të mesipërme (tranzitore ose post-revolucionare ) nuk janë studiuar dhe përfilluar sa dhe si duhet parimet, premisat dhe modalitetët e njohura shtetërore, nacionale dhe demokratike.
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu mungesën e hetueshme të shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me mungesat dhe paradokset tjera kushtetuese dhe juridike që po vazhdojnë të rezultojnë me ngritjen dhe sendërtimin e strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme autoritare, totalitare, absolutiste, kleptokratike dhe anarkoindividualisto -anarkoliberaliste tek popujt ose vendët e ndryshme lindore ose post-komuniste në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Juglindore etj.
Mbase mbi bazën e paqëndrueshme dhe tepër rixhide të një fuqie të pakontrolluar policore, ushtarake, pushtetmbajtëse dhe politike të liderëve ose udhëheqësve të ndryshëm autoritar, totalitar, ekskluzivë dhe “karismatik” që po vazhdojnë t´i ngulfasin dhe bllokojnë reformat dhe procesët e gjithëmbarshme integruese dhe demokratike që në embrion.
Duke i shndërruar dhe “transformuar”(koncentruar) kështu forcën dhe ndikimin e tyre të pakufijshëm pushtetmbajtës dhe politik në absolutizëm, paternalizëm, nepotizëm, familjarizëm, klientelizëm, klanizëm dhe në një pushtim ( rifeudalizim) të përgjithshëm social dhe ekonomik në vendët dhe shoqëritë e tyre tranzitore ose respektive.Si mogulët, feudët, emirët, sulltanët ose sheikët e ndryshëm aziatik. Apo, si udhëheqësit e regjimëve të njohura autoritare dhe populiste në vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Azisë etj.
Duke i stisur dhe emituar kështu Somozën, Batistën, Pol Potin, Hugo Çavezin,Fidel Kastron, Vladimir Putinin dhe diktatorët tjerë të regjimëve të ndryshme “revolucionare” ose sandiniste! (…)
Kjo në radhë të parë me anë të ngritjes, formimit dhe finansimit të strukturave të ndryshme familjare , farefisnoredhe klienteliste. Madje, të strukturave dhe “konjukturave” të tjera paralele, centripetale, formale, informale etj. Të cilat kolportojnë dhe janë të lidhura ose të “kurorëzuara” ngushtë me liderët ose pushtetmbajtësitë (bosët) e ndryshëm autoritar dhe absolutist.
Mbase, me qëllim të kontrollit dhe një monopili të gjithëmbarshëm monetar ( financiar) dhe ekonomik mbi shtetët dhe shoqëritë e tyre. ( Kujto regjimin e dikurshëm kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit në Serbi si dhe bashkëpunimin ose kolportimet e tyre të njohura kriminale dhe militariste me Arkanin, Sheshelin, Nikoliqin dhe bandat tjera miltare dhe paramilitare të nëntokës serbe!)Dhe,, të gjitha këto me sloganet, parullat dhe banderolat e njohura “revolucionare” dhe pseudopatriotike mbi “kultin” dhe “karismën” e tyre shtetërore, nacionale dhe patriotike që vazhdojnë të prodhojnë dhe riprodhojnë dhunë, kontroll dhe një monopol të pakufijshëm politik dhe ekonomik. Përkatësisht, korrupsion, krimë të organizuar, kontrabandë, prostitucion, luftëra , konflikte ose e tensionime të vazhdueshme politike, ushtarake,nacionaliste, ideologjike dhe kështu me radhë.Duke lozur vazhdimisht kështu me kartën e djegur nacionaliste ose ultranacionaliste në emër të popupujve dhe shtetëve të tyre përkatese ose respektive.
Kësaj në politologji i thonë demagogji dhe hipokrizi politike. Me pseudo-forma, quazi-ide dhe atni-metoda nuk bëhën dhe nuk sendërtohen shteti, kultura dhe as demokracia.Jo.
Shih për këtë, si duket trendët, standardët dhe procesët e njohura të konsolidimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme jug-lindore ose post-komuniste, i kane njohur dy kahe ose drejtime të ndryhme disproporcionale dhe anatagoniste që vazhdojnë ta kolidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njra tjetrën. Ato janë drejtimi ose orjentimi i njohur ( prapaktheu apo, një hap para dhe dy prapa..) autoritar dhe populisto-komunist i Amerikës Latine etj. Dhe, orjentimi ose modeli i njohur i reformave ,transformimëve, emancipimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm dhe sistematik-drejt vlerave të njohura të kulturës dhe demokracisë liberale dhe progresiviste të Perëndimit.
Duhët bërë kompromise dhe komparacione të vazhdueshme në raportët dhe relacionet e njohura në mes politikës dhe shkencave të tjera shoqërore ose filosofike. Respektivishtë, duke i njohur dhe tërhequr paralelët dhe diagonalët e preferuara në kohë dhe hapësirë .Për t´mbrojtur vetëvetën, identitetin, dinjitetin, subjektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin dhe integritetin e njohur shtetërorë, nacional dhe politikë nga konjukturat, nomenklaturat ose politikat e ndryshme ditore ose periodike .Gjegjësishtë nga klanizimet, fosilizimet, instrumentalizimet, monopolizimet dhe komercionalizimet e ndryshme politikave ose regjimëve të ndryshme ditore ose peridike.
Komentet