“…Janë të rinjtë të cilët do të duhet të marrin nesër fatin e shoqërisë në dorë, dhe për këtë arsye është e domosdoshme që ata të kenë ide të qarta. Kur unë flas për të rinjtë, është e nevojshme që duhet të luftohet droga. Në këtë kohë historike, në fakt tregu i drogës është pa dyshim instrumenti më i rëndësishëm i pushtetit okult . Ne jemi në prani të një pasurie të madhe kriminale që është e drejtuar kryesisht ndaj të rinjve, ndaj jetës, ndërgjegjes, shëndetin të tyre. Refuzimi i drogës është arma më e fuqishme e të rinjve kundër mafias dhe pushtetit okult…”
Kur Pipo Fava i tha këto fjalë katër dekada më parë gjatë një leksioni në një shkollë të mesme në Katania, ai e dinte mirë se trafiku i drogës po shndërrohej ne nje problem global ndaj ai në një interviste tjetër pak ditë para se të ekzekutohej përdori shprehjen “Siçilizimi i Italise dhe Europës Perendimore”. Pas viteve 1990 bota u perballë me një realitet politiko-gjeografik tjetër, me kufijë të hapur dhe papritur e pakuptuar edhe shqiptarët u perballën me këtë realitet. Shumë nga ata që jetonin në qytete pas kapitullimit dhe shkatërrimit të gjithë industrisë u larguan drejt vëndeve fqinje si Itali dhe Greqi, por më të shumtë ishin banorët e zonave rurale. Të gjetur përballë ketij peisazhi gri, edhe ata u larguan me shpejtësi duke lënë djerrë tokat e përfituara nga ligji 7501. Zakonisht lidershipi politik i ardhur ne pushtet e propogandojë si fitore ligjin 7501 por planet nuk po ecnin sipas parashikimeve. Largimi i banorve në masë të madhe, braktisja e tokës duke e lënë djerrë, shtimi i varfërisë, bëri që të qarkulloj vesh më vesh një legjendë urbane. Dikush me pushtet kishte thënë se: “Banorët ta gëzojnë tokën dhe se ëshët e drejta e tyre të kultivojnë çfarë të dëshirojnë”. Kaq u deshë dhe një “dorë e fshehtë” solli farën e bimës “çudibërëse” nga jashtë. Keshtu filloj në Shqipëri kultivimi i lëndës “Kanabis”. Por disa kërkonin një pasurim më të shpejtë nëpërmjetë substancave të forta psikotrope. Trafikant të qënieve njerëzore të pakënaqur me pasurimin e ngadaltë, papritur kërcyen në vende perëndimore për t’u marrë me trafikun e drogës. Shumë syresh nga këta u stacionuan në shtete të cilat kishin disa ligje me liberale karshi substancave psikotrope, ndërkohë që “miqtë” e tyre ne Shqipëri ju mundësonin transferimin e qetë të parave si dhe investimin e tyre në ekonomin vëndase. Pasurimi i shpejtë i këtyre individëve konsiderohej në popull si diçka pozitive dhe me fjalët se: “Kjo punë nuk ka viktima”. Ndryshe nga trafiku i femrave, ku kodoshët e prostitucionit urreheshin në masën më të madhe të shqiptarëve. Por ata gabuan. Shumë shpejtë nisën përplasjet për shkakë të pazareve të drogës midis bandave rivale shqiptare por edhe të huaja, filluan të shkaktoheshin viktimat e para në njerez, dhjetra djem u vranë ndërsa ata që mbijetuan u kthyen në vendin e origjinës ku kishin dhe kapitalin e tyre financiar. Krimi i organizuar aktualisht kishte kaluar në një shkallë më të lartë. Pervec se trafikonte drogë të tipit “Hashash” nëpërmjet skafeve të cilat kamufloheshin në emër të kontrabandimit të emigrantëve, kishte zbuluar se rruga e kalimit të drogës në perëndim kalonte nëpërmjet Shqipërisë. Element kryesisht recidivist filluan të merreshin me trafikun e substancave psikotrope të tipit të lartë, për herë të parë në raportet e agjencive ligjëzbatuese të vendeve fqinje perëndimore përmendej Shqipëria si rrugë kalimi i substancave psikotrope të ardhura nga lindja. Për herë të parë shfaqeshin në televizione perendimore imazhe te individëve shqipetar të cilët bashkëpunonin me krimin e organizuar grek, italian në forma të grupit të strukturuar kriminal, për herë të parë në Shqipëri u kapën grupe të strukturuara kriminale me sinjalizimin e agjencive ligjëzbatuese partnere si nje grup i fuqishëm ne vitin 2001. Por gjatë kesaj kohe për herë të parë u shfaqën përdorues shqiptar në moshë të re të varur nga substancat e rënda psikotrope, për hëre të parë u fol për viktima në moshë të re nga keto substanca. Në median e shkruar dhe vizive flitet për mijëra e mijëra përdorues droge në moshë të re kryesishtë në qytete të mëdha.
Droga është instrument mafioz e cila drejtohet në radhë të parë kundër të ardhmes së një vendi, rinisë, kundër shëndetit te saj. Ndaj sic ka thënë dhe ish Prokurori Antimafia i Palermos Roko Cihnici: “Pjesë e detyrës së gjyqtarit, prokurorit, punonjësit të policisë, por edhe mesuesve, psikologve e të tjerë. Eshtë që të flasin me të rinjtë, me njerzit dhe t’ju tregoj atyre se çfarë është droga, pasojat e saj por dhe se kush janë mafiozët të cilët e shesin atë dhe si arrijnë ata të pasurohen. Pa një vetëdije të re, ne, vetëm, nuk do ja dalim kurrë”
Droga drejtohet kundër ekonomisë së një vëndi, riciklimi i parave të pista të ardhura nga trafiku i drogës synon kriminalizmin e ekonomisë. Një ekonomi kriminale mund të ketë shkëlqim nga jashtë por nga brënda ajo gjeneron varfëri, korrupsion, gjakë. Droga drejtohet kundër fermerve, bujqesisë në përgjithesi duke e larguar atë nga funksioni i vërtet i saj. Droga gjeneron konflikte sociale perplasje me pasoja të rënda për familjen dhe shoqerin. Kohët e fundit mendiat e shkruara dhe audiovizive, gazetat perëndimore si dhe agjencitë ligjëzbatuese flasin për shtimin e parcelave të “Kanabisit” në terren. Të dhënat nga shtypi bëjnë fjalë se nuk ka fshat pa kultivuar lëndën e kanabisit. Ky fakt është shumë i rrezikshëm. Por pse? Perveç se drejtohet ndaj shëndetit të rinisë, rrenimit të ekonomisë së vëndit përfshi edhe bujqesin. Rrezik akoma më i madh është shndërrimi i kultivimit të drogës në një “Industri Kriminale”, në një “Korporatë Kriminale”. Dihet se industritë kriminale funksionojnë në menyr zinxhir. Kanabis ashtu sic do bimë, kultivohet në ara bujqësore të cilat në shumicën e rasteve merren me qera nga bujqë të larguar nëpër qytetet e mëdha, kultivimi i saj ka nevojë edhe për krahë pune e cila zakonisht nga trafikantët gjendet nëpër qytete ose zona rurale te varfëra, përvec kultivimit, krahu i punës siguron kujdesin gjatë rritjes, ujitjen, vjeljen, magazinimin dhe përpunimin në punishtet e trafikut. Grupet kriminale përdorin persona edhe për të transportuar dhe shpërndarë drogën. Kështu pa dashje dhe pa kuptuar në këtë industri kriminale punësohen qindra dhe mijëra të ashtëquajtur puntor dhe fshatar të cilët me paratë e fituara nga kjo industri kriminale mbajnë familjet e tyre. Pra perveç se paratë e fituara nga trafiku i drogës mund të përdoren direkt për të financuar kantidatët me të kaluar kriminale në zgjedhje, ky trafik ndikonë edhe në mënyrë të tërthortë sepse rreziku është që individ, struktura brënda shtetit ose partitokratë lokal apo qëndrorë mund të bëjnë “nje sy qorr dhe një vesh shurdh” për të goditur një industri kriminale ku janë punësuar qindra dhe mijëra shqipëtar të cilët në fushata zgjedhore lokale apo qëndrore përkthehen në vota elektorale për partitë e ndryshme. Përvojat e mëparëshme rreth viteve 1990 na ka treguar se për këtë fakt është bërë “një sy qorr” në zona të ndryshme të cilat konsideroheshin bastione të partive të ndryshme politike. Në shoqëri të korruptuara, politika bashkëpunone me krimin e organizuar dhe mafian, por gjithmon kur rregullat e vendosur në mesë të tyre janë shkelur, pervec hakmarrjeve të përkthyera në gjakë ka patur edhe “hakmarrje elektorale”. Një ndër shembujt është ai që na tregon gazetari italian Karlo Lukareli: “Pas Maxiprocesit ku krerët e mafia-s morën dënime të rënda, si dhe miratimit të shumë ligjeve antimafia si ai i “Il Pentiti”, “41-BIS” pasojë një valë dhune në Sicili. Por më pas erdhën sinjale në planin politik. Në zgjedhjet parlamentare më 16 Qeshor 1987 Cosa Nostra braktisi së mbështeturi Partine Demokristiane dhe i spostoj votat në Sicili në drejtim të krahut tjetër, Partisë Socialiste Italiane dhe Partisë Radikale. Në qytetin e Palermos, Partia Socialiste mori 70% të votave një rekord historik për atë. Krimi i organizuar e bëri këte zhvendosje votash për t’i dhënë një mesazh ish aleatve të tyre demokristian pas Maxiprocesit dhe miratimit të ligjeve anti-mafie, se ne jemi ata që ju kemi sjell në pushtet, po prapë ne jemi ata që ju rrëzojmë”. Shndërrimi i kultivimit të drogës në një industri mafioze e cila mund të diktoj jetën politike, ekonomike dhe financiare të një vendi është kosto shumë e lartë. Në rast se ndodh kjo nuk kemi të bëjmë me një shtetë demokratik por me një shtetë të tipit “Narkokraci”. Rrezik tjetër për Shqipërinë është i ashtëquajturi “Joint Venture” (Xhoint Vencer) midis politikës, krimit të organizuar dhe të ashtëquajturve biznesmen të cilët kanë në dorë pushtetin ekonomiko- financiar dhe atë mediatik. Duket se kjo aleancë është e fshehtë dhe gati e pathyeshme. Sinjalet për këtë aleancë janë dhënë kur në shtypin e shkruar qarkullonte idea e liberalizimit të drogave jo të forta dhe përqëndrimit të tyre në duart e disa biznesmenëve të fuqishëm të lidhur me pushtetin politiko – ekonomiko – financiar. Bile këta kanë arritur deri atje sa të propozojnë dhe legalizimin e prostitucionit pas miratimit të ligjeve të tjera si ai i plehrave i cili u kontestua nga qytetarët me të drejtë. Dikush mundet të thotë se të gjitha keto që ju krahasoni duke përdorur ngjarje ne vendet fqinje nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Une do ju tregoj një histori, një bisedë të treguar nga Magjistrati Antimafia Xhuzepe Ajala mbajtur para studentëve të Institutit “A. Zanelli” ku trajtohej cështja e ligjshmërisë dhe qendrimi i gjeneratave të reja ndaj fenomenit të drogës, prostitucionit dhe mafies. Midis të tjerave ai i tregoj studentëve se shkrimtari Leonardo Sciascia në vitet ’70 gjatë një bisede i kishte thënë :
“A e dini teorinë e Palmës?”. Unë i thashë “jo”. Ai vazhdoi: Sipas teorisë gjeologjike për ngrohjen globale linja e rritjes së Palmave vjenë në rritje në drejtim të veriut ( perfshi dhe verilindjen dhe veriperendimin) njëqind metra cdo vit. Për këtë arsye pas disa vitesh ne do të shohim se palmat do të rriten edhe atje ku sot nuk egzistojnë. ” E pyeta: “Ç’farë lidhje kanë palmat me mafian dhe drogën?”. Sciascia buzëqeshi: ” Edhe linja e mafias, drogës do të ngjitet, cdo vit do të shohim se në vënde ku tani duket se nuk ka rrezik pas disa vitesh do të triumfoj mafia, trafiku i drogës. Dhe në keto vende Krimi i Organizuar do të ketë të njëjtat konotacione siç ka sot në Siçili. Njëher e një kohe në Siçili ishin dy shtete, tani nuk janë me dy. Pushteti i mafias ka hyrë brenda. Një sistem brenda sistemit. Kjo gjë do ndodh edhe në veri dhe vende të tjera…”
Komentet